Aktualitet

Meta: Koha të pastrojmë politikën nga k rimi

Presidenti Ilir Meta komenton letrën që ambasadorja amerikane, Yuri Kim, iu dërgoi kryetarëve të partive politike, ku kërkoi që në zgjedhjen e kandidatëve për deputetë, të zgjidhen figura të pastra dhe me integritet.

Nga Vlora, pas një aktiviteti ku ishte i pranishëm, Presidenti tha se ka ardhur koha që përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme të pastrohet gjithçka në vendin tonë dhe të kemi institucione plotësisht demokratike e legjitime.

“Vetëm zgjedhjet e lira e të ndershme e pastrojnë politikën nga elementet kriminale apo të korruptuar, apo të cilët për interesa grupesh të ndryshme kërkojnë të mbajnë peng funksionimin e shtetit ligjor në mënyrë të plote e europiane”, u shpreh Meta.

Lidhur me datën e zgjedhjeve, ai shtoi se do ti duhet të dëgjojë përfaqësuesit e forcave politike dhe më pas do të flasë me siguri.

“Unë kam kërkuar takime me përfaqësuesit e forcave parlamentare dhe më pas do të kemi një vlerësim”, tha kreu i shtetit.

Sa i takon formimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, shtoi se i duken gjëra të vogla.

“Nëse ka vullnet këto çështje mund të zgjidhen fare thjeshtë. Nëse ka vullnet për zgjedhje të lira e demokratike, nuk shoh ndonjë arsye pse mos të zgjidhen. Nëse ka vullnet për të respektuar marrëveshjen e 5 qershorit, nuk shikoj asnjë problem. Këto të gjitha janë detaje”, deklaroi Ilir Meta. /noa.al

Meta: Koha të pastrojmë politikën nga k rimi Read More »

Meta: 3 shtatori të shpallet festë kombëtare

Presidenti Ilir Meta nënvizon një mesazh, teksa sot ishte në Vlorë, për të kremtuar 100-vjetorin e epopesë së lavdishme të Luftës Kombëtare të Vlorës.

Ai thotë se u ndal në qytetin e flamurit dhe për të theksuar me forcë mesazhet tepër të rëndësishme dhe frymëzuese të saj në çdo kohë: “bashkimin e të gjithë popullit në mbrojtje të vlerave dhe interesit kombëtar, Pavarësisë dhe Sovranitetit të Shqipërisë, kundër çdo pushtuesi”.

Më tej thotë se mbështet idenë që 3 shtatori të jetë një Ditë Feste Kombëtare, sepse kjo ngjarje e plotëson dhe e vë në jetë Pavarësinë që ne festojmë çdo 28 Nëntor.

“Mirënjohje të gjithë historianëve, studiuesve dhe akademikëve për Konferencën Shkencore të organizuar sot për këtë qëllim, si edhe për ndriçimin e të vërtetave dhe veprës së ndritur të figurave të shquara, që përjetësuan dhe i dhanë lavdinë e merituar Luftës së Vlorës”, shprehet Presidenti. /noa.al

Meta: 3 shtatori të shpallet festë kombëtare Read More »

Të shpallen dëshmorë mjekët që humbën jetën nga Covid-19!

“Të shpallen dëshmorë mjekët që humbën jetën nga koronavirusi!” Është kjo kërkesa e Sindikatës së Punonjësve të Kujdesit Shëndetësor, për Kryeministrin Edi Rama.

Nëpërmjet një njoftimi zyrtar kërkohet sigurimi i jetës i personelit shëndetësor, si dhe kërkohet rritja e trajtimit financiar të personelit shëndetësor.

Sindikata thotë se personelit shëndetësor të çdo niveli duhet që t’i sigurohen të gjitha kushtet optimale, në punë për parandalimin e infeksionit sipas të gjitha standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare.

Deri më tani në vend, si pasojë e koronavirusit kanë humbur jetën mjekët Arjan Pushi, Anibal Byberi dhe Hysni Shkjau. /noa.al

Të shpallen dëshmorë mjekët që humbën jetën nga Covid-19! Read More »

E mërkura vijon me vranësira, por ja si do jetë moti nesër

Moti sot parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira, si dhe reshje shiu të izoluara përgjatë relieveve malore në Veri-Verilindje të vendit.

Kurse dita e enjte parashikohet të ketë mot kryesisht të kthjellët e vranësira të pakta kalimtare.

Era do të jetë nga Veri-Veriperëndim me shpejtësi 1-8m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare hera-herës fiton intensitet deri në 18m/s.

E mërkura vijon me vranësira, por ja si do jetë moti nesër Read More »

Kryemadhi: ‘Kryeministri i dështuar refuzon të shohë alternativën më të mirë’

Gjatë fjalës së tij për zgjedhjet e ardhshme, kryeminstri Edi Rama i quajti kundërshtarët politikë “humbës kronikë”.

Pas kësaj deklarate ka reaguar kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka shpërndarë foto me të rinjtë e partisë që drejton, ajo thotë se:
“Kryeministri i dështuar refuzon të shohë alternativën më të mirë. Këta të rinj dhe të reja janë gjenerata tjetër e udhëheqësve të Shqipërisë. Është koha për të ecur drejt Evropës.”

Rama sot kërkoi nga Elbasani një mandat të tretë qytetarëve, ndërsa tha se shqiptarët nuk kanë alternativë më të mirë se ai.

Kryemadhi: ‘Kryeministri i dështuar refuzon të shohë alternativën më të mirë’ Read More »

Bashkia e Gjirokastrës i ka dhënë titullin ‘Qytetar Nderi’ mjekut të njohur Tritan Kalo/ Thellësisht i prekur!

Bashkia e Gjirokastrës i ka dhënë titullin “Qytetar Nderi ” mjekut të njohur Tritan Kalo, i cili ndodhet në vijën e parë të luftës me COVID-19.

Me një reagim në facebook, Kalo shprehet i prekur nga vlerësimi.
“Do mbetem përherë një bir i lidhur genetikisht dhe shpirtërisht i Gjirokastrës sonë të njohur dhe të nderuar ndër shekuj….PËRKULEM me shumë-shumë respekt e konsideratë përpara jush për këtë vlersim të lartë!!!”, shkruan mjeku, babai i të cilit ka lindur në këtë qytet.

Postimi i plotë:

Kohë Kovodiane….QYTETAR NDERI i qytetit të GJIROKASTRËS….Nuk e kisha menduar ndonjëherë se vjen një ditë që Puna, Përkushtimi, Profesionalizmi dhe Humanizmi i një Mantelbardhi si unë, do të tëhiqte vëmëndjen dhe do të vlerësohej kaq lartë nga Anëtarët e një Këshilli Bashkiak, të cilët përpos detyrimeve e punëve të tyre të shumta të kohës do të konsumonin minuta nga koha e tyre e çmuar, për të më aprovuar më 31 Gusht 2020 si BIR të NDERUAR të Qytetit të Gurtë, simbol i paçmuar i Atdhetarisë, i Arsimit, i Kulturës, i Qytetarisë dhe i Tolerancës në mbarë TROJET ARBËRORE…..Qyteti ku në Gusht të vitit 1931, lindi im atë i ndjerë Mirdash KALO, pinjoll i Kalatëve të Palortosë dhe i Çoçolatëve të Dunavatit….

Ishin fillimisht mjekët e këtij qyteti që i adresuan kërkesën Kryetarit të Bashkisë, Dr. Flamur Golemit, dhe ky i fundit që i propozon me shkrim në 24.08.2020 dhe i adresohet direkt Anëtarëve të Këshillit Bashkiam më 31 Gusht 2020, për të më nderuar e përjetësuar me këtë Titull Nderi….PA shumë FJALË por THELLËSISHT i prekur….NJERËZIA gjithmonë e ka njohur e vlersuar Gjirokastrën si qyteti i gdhendur plot hijeshi e madhështi në shpatet e Malit të Thatë, si qyteti që plot bujari rrit e ushqen djem e bila të përkorë, atdhe e kulturë-dashës, sepse për gjithkënd në Viset tona Arbërore “GJI-ROK-ASTRA” nuk është gjë tjetër, veçse: “Gjiri i Gurtë që ushqen e rrit, vlerëson e lartëson ata/ato që i konsideron vlera, Astra/Yje” për vete, për Vendin dhe për Shqiptarinë….

NUKU e di nëse jam vërtet një i tillë, POR ju siguroj se edhe në ditët e mbetura të jetës sime, unë Dr. Tritan KALO, do të vijoj të bëj të pamundurën, që të mos i zhgënjej aspak bashkëqytetarët e Gjirokastrës sime dhe jo vetëm, për këtë vlersim dhe besim, përkundrazi…. Do mbetem përherë një bir i lidhur genetikisht dhe shpirtërisht i Gjirokastrës sonë të njohur dhe të nderuar ndër shekuj….PËRKULEM me shumë-shumë respekt e konsideratë përpara jush për këtë vlersim të lartë!!!

Bashkia e Gjirokastrës i ka dhënë titullin ‘Qytetar Nderi’ mjekut të njohur Tritan Kalo/ Thellësisht i prekur! Read More »

Paloka: ‘Rama ka filluar të rrjedhë nga pleqëria’

Ish-deputeti i PD-së, Edi Paloka ka reaguar pas fjalimit të Kryeministrit Rama në Elbasan i cili kërkoi mandat të tretë qeverisës.

“Filloi xhaja të zbulojë armiq të brendshem madje dhe të padukshem…

Këto janë shenjat kur fillon e te kap plakja keq, fillon dhe gjen armiq të padukshëm edhe brenda stanit që ke zgjedhur vetë.

Ka filluar të rrjedhë nga pleqëria, se nuk besoj se dikush ja ka mbush mendjen se me këtë stil demode mund të frymëzojë ndokënd… veç Taulantit dhe shokëve të tij të Toyta Yaris”, shkruan Paloka në Facebook.

Më herët edhe kreu i Qeverisë thumboi demokratët duke thënë se janë humbës kronikë.

Paloka: ‘Rama ka filluar të rrjedhë nga pleqëria’ Read More »

Kryeministri Rama flet për fillimin e mësmit: Do të zhvillohet edhe me 3 turne

Nuk na ndajnë shumë ditë nga nisja e vitit të ri shkollor 2020-2021, nën kushtet e pandemisë së COVID-19.

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në një takim online drejtuesit e Drejtorive Rajonale dhe zyrave arsimore vendore.

Në fjalën e tij ai u ka dhënë një mesazh të qartë dhe të prerë drejtuesve të arsimit, ndërsa iu bëri të ditur atyre se duhet të respektojnë gërmë për gërme udhëzuesin e përgatitur nga Ministria e Arsimit, për të ruajtur shëndetin e nxënësve, por dhe të prindërve të tyre.

Më tej, ai zbuloi se mësimi do të zhvillohet në 1997 shkolla me nga një turn, në 472 të tjera me 2 turne dhe 183 shkolla do të kenë nga tre nënturne.

Të gjithë shkollar po marrin masat për fillimin e vitit të ri shkollor dhe janë në një sfidë të jashtëzakonshme, thotë kryeministri, duke shtuar se në çdo shkollë do të ketë nga një punonjës të shëndetit publik.

Edi Rama: Vështirësia është sfida më e madhe për tu kapërcyer në këtë vit shkollor, të gjithë së bashku duke pasur parasysh se çfarë rëndësie madhore ka shëndeti i të gjithëve dhe duke pasur parasysh që fëmijët nuk janë të imunizuar plotësisht nga ky virus dhe pavarësisht faktit se marrja e virusit nga fëmijët është më pak e rrezikshme se sa për të mëdhenjtë.

Duke parë se çfarë ndodh nëpër botë, padiskutim që jemi të shqetësuar lidhur me domosdoshmërinë për një nivel maksimal performance të gjithë zinxhirit të drejtimit të shkollave për këtë arsye MAS ka kryer një punë të thelluar dhe ka vënë në dispozicionin tuaj një udhëzues goxha të detajuar për fillimin e vitit shkollor, por përtej çfarë është studiuar dhe duke u analizuar me shumë përgjegjësi dhe përgjegjshmëri që është hedhur në këtë udhëzues, suksesi lidhet me shumëfishimin e energjive që ju dhe gjithë skuadrat tuaja së bashku me drejtuesit e shkollave duhet të vini në dispozicion të këtij viti, Duhet ta bëni natën ditë pa u lodhur dhe pa pushim dhe të jeni në krye të detyrës në terren, ju personalisht dhe të gjithë ata që ju punoni çdo ditë dhe për të ndjekur me rigorozitet udhëzuesin. Që nga drejtuesit e shkollave deri tek çdo mësues përfshirë edhe prindërit.

Kjo do të thotë që udhëzuesin jo vetëm duhet ta mbani mirë parasysh në çdo paragraf të tijin po duhet ta mishëroni ju të parët. E dini shumë që funksionimi i shkollës do të jetë ndryshe nga vitet e tjera dhe shkollat do të funksionojnë me 1, 2 dhe 3 turne. Ashtu sikur e di se, 1997 shkolla kanë 1 turn, 472 me 2 turne, 183 shkolla kanë tre nënturne. Mësimi do të zhvillohet me turne dhe orë 30 minutshe ku në klasa duhet të respektohen rregullat dhe s’duhet të ketë asnjë klasë me më shumë se 20 nxënës. Javën e parë do të zhvillohet në klasa dhe 1 javë online. Dje u hapën 600 klasa nëpër shkollat publike për 4500 nxënës që e kishin të pamundur gjatë karantinës të ndiqnin mësimin online.

Të gjithë institucionet arsimore që po marrin masat për fillimin e vitit të ri shkollor janë në një sfidë të jashtëzakonshme jo thjesht për të filluar por për të vazhduar dhe përfunduar këtë vit shkollor. Pas trajnimeve të vazhdueshme me drejtuesit arsimorë, pajisjen me bazë material të nevojshme ku shtohen këtë vit dorezat alkool termometër etj, do të ketë një person nga sistemi I shëndetit publik pranë shkollës, ju lutem duhet të jenë kontakt I juaji I përditshëm, për t’ju gjendur pranë për të këmbyer një informacion.

Në dijeninë time procesi I vijëzimeve nëpër shkolla po përfundon dhe sigurimi I distancës fizike në të gjitha mjediset e tyre është domosdoshmëri por thënë kjo është absolutisht e domosdoshme që të kuptohet nga të gjithë ju që nuk bëhet fjalë për të vendosur në rresht persona adult por burra dhe gra, djem dhe vajza që janë në moshën e tyre të pjekurisë, bëhet fjalë për të disiplinuar sjelljen në mjedisin social të një grupi moshash shumë delikate dhe prandaj është e domosdoshme që ky proces të kryhet me kujdes dhe përkushtim.

Kryeministri Rama flet për fillimin e mësmit: Do të zhvillohet edhe me 3 turne Read More »