Aktualitet

‘Kosova është Serbi’/ Gazetari shqiptar lë intervistën në gjysmë në Uashington, konfrontohet me provokuesin

Dje në Uashington është nënshkruar marrëveshja për normalizim ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë, në prani të presidentit Donald Trump.

Mirëpo, “një incident” ka ndodhur jashtë Shtëpisë së Bardhë me gazetarin shqiptar Ridvan Berisha, i cili është provokuar nga një person që thërriste me megafon “Kosova është Serbi”, teksa ai i merrte intervistë delegacionit kosovar.
“Kosova është Serbi”, thërriste serbi, ndërsa gazetari shqiptar i është kthyer menjëherë duke i thënë “Kosova është e pavarur”, duke lënë dhe intervistën përgjysmë.

‘Kosova është Serbi’/ Gazetari shqiptar lë intervistën në gjysmë në Uashington, konfrontohet me provokuesin Read More »

Javët e fundit me diell! Turistët nga Kosova ‘dynden’ drejt bregdetit

Sërish radhë në kufirin e Morinës. Turistët nga Kosova kanë vendosur që të shfrytëzojnë deri në fund javët me diell, duke ardhur edhe këtë fundjavë pranë bregdetit shqiptar.

Burime të Dosja.al bëjnë me dije se vetëm sot në Shqipëri kanë hyrë rreth 10 mijë automjete e 25 mijë qytetarë, duke shkaktuar një radhë prej rreth 2 kilometrash.
Për shkak të radhëve të krijuara nga fluksi i madh i njerëzve, Pika Kufitare po punon me procedurë të përshpejtuar por megjithatë ka qënë e pamundur shkaktimi i radhëve.

Duke marrë parasysh nisjen me vonesë për shkak të pandemisë së koronavirusit, sezoni turistik në vend do të zgjasë edhe përgjatë shtatorit. Ndërkohë që prej hapjes së kufirit, kanë qënë vizitorët nga Kosova ata që mbajnë vendin e parë për turizëm në Shqipëri, duke kaluar qoftë edhe për një fundjavë.

Javët e fundit me diell! Turistët nga Kosova ‘dynden’ drejt bregdetit Read More »

Shenjtërimi i Nënë Terezës/Me gjak, unë jam shqiptare!

Kryeministri Rama e nis ditën me një video për shenjtoren e madhe shqiptare Nënë Tereza.

“MIRËMËNGJES dhe me disa nga fjalët e shenjta të Nënë Terezës në ditën e saj të Shenjtërimit, ju uroj një fundjavë të paqtë si vetë ajo”, shkruan Rama dhe ndan videon e mëposhtme me mesazhe të shenjtores.
Më 5 shtator 2016, botës i shtua një shenjtore, Nënë Tereza, sot Shenjta Terezë. Sot është dita e shenjtërimit të saj.

Nënë Tereza lindi në vitin 1910 nga prindër shqiptarë. Ajo i mori mësimet e para në një shkollë në qytetin e Shkupit dhe në moshën 18 vjeçare u dorëzua murgeshë. Pasi u specializua në Irlandë u vendos në Indi, ku në vitin 1950 themeloi urdhërin e saj të murgeshave të quajtur Misionarët e Bamirësisë. Nga ky moment Nënë Tereza do të bëhej nënë e të gjithëve dhe jetën e saj do t’ia dedikonte tërësisht të varfërve. Urdhëri i Nënë Terezës numëron mbi 4000 misionarë dhe është shtrirë në mbi 100 vende të botës.
“Me gjak, unë jam shqiptare. Me shtetësi, jam indiane. Me besim, unë jam një murgeshë Katolike. Sipas profesionit tim, unë i përkas botës. Për nga zemra ime, unë i përkas plotësisht Zemrës së Jezusit”, janë fjalët e thëna nga Nënë Tereza, që jetën e saj ia përkushtoi të varfërve.

Shenjtërimi i Nënë Terezës/Me gjak, unë jam shqiptare! Read More »

Marrëveshja historike/ Rama: Nuk ka asnjë tradhëti burra

Ka reaguar menjëherë kryeministri Edi Rama, pas marrëveshjes historike mes Serbisë dhe Kosovës, arritur sot në Shtëpinë e Bardhë, në prani të Presidentit Donald Trump.

Kryeministri Rama me anë të një mesazhi në Twitter, pas marrëveshjes tha se nuk ka “asnjë tradhëti burra”, duke i paraprirë kështu akuzuave të mundshme ndaj kryeministrit Abdullah Hoti.

“ASNJË TRADHËTI BURRA!”, – shkroi Rama.

“Urime Kryeministrit Hoti për marrëveshjen e arritur me Serbinë, e cila s’është fundi po vazhdimi i të vetmes rrugë drejt njohjes përfundimtare: Dialog për gjithçka, Bashkëpunim për çka mundet sot, Këmbëngulje për çka duhet nesër!”, – ishte mesazhi që lëshoi kreu i qeverisë Shqiptare, pak çaste pas arritjes së marrëveshjes historike, në zyrën ovale të Shtëpisë së Bardhë.

/NOA.al

Marrëveshja historike/ Rama: Nuk ka asnjë tradhëti burra Read More »

Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë/ Kim: Një hap i madh përpara për paqen dhe prosperitetin në Ballkanin Perëndimo

Hap të madh për paqen në Ballkanin Perëndimor e ka konsideruar ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë marrëveshjen e arritur sot mes Kosovës dhe Serbisë, në Uashington.

Në Tuiter Juri Kim shkroi se dy vendet arritën marrëveshje në sektorin ekonomik.

“Një hap i madh përpara për paqen dhe prosperitetin në Ballkanin Perëndimor:

Duke u përqëndruar në krijimin e vendeve të punës dhe rritjen ekonomike, të dy vendet ishin në gjendje të arrijnë një përparim të vërtetë në bashkëpunimin ekonomik në një gamë të gjerë çështjesh”, shkroi Kim në Tuiter.

Marrëveshja është përshëndetur edhe nga organizmat europianë, si një nisje e mirë për të vazhduar më tej. /noa.al/

Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë/ Kim: Një hap i madh përpara për paqen dhe prosperitetin në Ballkanin Perëndimo Read More »

‘Përpara se të na kërkoni votën, na tregoni dhe formulën sa shpejt pasurohet një pushtetar me një mandat të thjeshtë se ndoshta funksionon dhe për ne’

OPINION nga Silvana Begaj

Përpara se të na kërkoni votën na tregoni njëherë pse nuk u mbajtën ato që u premtuan gjithë këto vite ku pushteti ishte në të njëjtat duar që nga ardhja e demokracisë.

Përpara se të na kërkoni votën mos akuzoni njëri tjetrin për dështimet, sa për sy e faqe, dhe të vazhdoj e njëjta histori. Gjeni ndonjëherë dhe ndonjë zgjidhje se nuk na duhet kush ishte fajtori dhe kush ishte ai i shkathëti që kap gabimet.

Përpara se të na kërkoni votën, na tregoni dhe formulën sa shpejt pasurohet një pushtetar me një mandat të thjeshtë se ndoshta funksionon dhe për ne.

Përpara se të na kërkoni votën, kur të shkoni derë më derë, shikojeni sic do 4 vjet mjerimin ku është Shqipëria që nga kohaa që ra ekonomia e Italisë dhe Greqisë, dhe mbajini në mend të jepni zgjidhje kur të jeni në pushtet.

Përpara se të na kërkoni votën, na tregoni pse kapet aq shpejt hajduti i pulave dhe ai që vjedh në sasi apo bën krime më të rënda është ose arrest shtëpie ose në drejtim të paditur.

Përpara se të na kërkoni votën, na gjeni nje zgjidhje lehtësisht të aplikueshme dhe të kuptueshme për bizneset e vogla dhe të mesme se ato të medhatë i keni merak vetë ju, nuk i lini të falimentojnë aq lehtë. Prezantoni një plan projekt për zhvillimin e ekonomisë. Fillojeni nga krijimi i kushteteve për Bujqësinë si infrastruktura dhe logjistika, dhe ofroni siguri për Turizmin.

Rininë, punësimin, shëndetësinë, drejtësinë… Na tregoni që do të ketë vërtet ndryshime përvec iluzioneve propagandistike. Se nuk e di pse nuk po e thyen asnjëri këtë traditën që premtohet dicka tjetër dhe gjatë mandatit del dicka tjetër që cuditërisht lidhet gjithmonë me rritjen e detyrimeve dhe pagesave ndaj shtetit apo institucioneve të tij.

Përpara se të na kërkoni votën, shkurtojini pak burokracitë e tepërta dhe të kota duke qëneë se i hap vend vetëm korrupsionit. E thënë më qartë, shkurtoni punët e kota dhe rrisni numrin e psikologëve nëpër institucione përshembull. Bulizmi dhe rritja e agresivitetit dhe dhunës sa nuk po ulëret që aty duhet nderhyrje.

Përpara se të na kërkoni votën, bëni dhe ndonjë trajnim për Komunikimin se dukeni sikur pasi nuk keni zgjidhur problemet me bashkëshortët në shtëpi vini dha nxirrni inatet në parlament. Komunikimi është i rëndësishëm. Mos flisni me fjalë që as vetë nuk i kuptoni për të na lënë në errësirë.

Përpara se të na kërkoni votën, mendoni dhe për diasporën. Mund të jenë një forcë shumë e madhe lobuese nëpër botë për interesa të kombit dhe influenciator të politikave.

Përpara se të na kërkoni votën, tregojini militantëve se cilin program po mbështesin, jo cilin idhull politik se është turp që flasin dhe mbrojnë me pasion dicka që as vetë nuk e dinë.

Mos u nxitoni me Exit Polle se duket sikur po shikojmë horoskopin në stacione të ndryshme.

Përpara se të na kërkoni votën, dilni njëherë para pasqyrës dhe pyesni veten: Po ju a do ta votonit vetveten?

Kursejini përqafimet në fushata se njerëzit duan motivim, shpresë, plane, siguri,punë.. Pastaj dhe nëse na përqafoni bëhemi për mall se nuk do ju shikojmë më për 4 vite të tjera.

Njerëz jemi dhe na merr dhe malli…

/NOA.al

‘Përpara se të na kërkoni votën, na tregoni dhe formulën sa shpejt pasurohet një pushtetar me një mandat të thjeshtë se ndoshta funksionon dhe për ne’ Read More »

Basha: Shumica e shqiptarëve kërkojnë zgjedhjet sot

“Shumica e shqiptarëve kërkojnë zgjedhje sot jo nesër, ata duan zgjidhje pasi janë të lodhur nga propaganda dhe mashtrimet, shqiptarët kanë nevojë urgjente për punë dhe zgjidhje”.

Kështu deklaroi kryedemokrati Lulzim Basha pas takimit konsultues që pati me Presidentin Ilir Meta, për caktimin e datës së zgjedhjeve parlamentare.

Ai tha se për opozitën e rëndësishme është që procesi të jetë i lirë dhe i ndershëm.

Më tej Basha citoi fjalët e Nënë Terezës duke thënë se, “E nesërmja nuk ka ardhur akoma, ndaj të fillojmë të punojmë që sot për të nesërmen”.

Rreth orës 12.30 në takim me Metën, do të jenë përfaqësuesit e Lëvizjes Socialiste për Integrim, kryetarja Monika Kryemadhi dhe sekretari i përgjithshëm të LSI, Endrit Braimllari.

Në 17.30 pritet të shkojë në Presidencë edhe përfaqësuesja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari. Pas këtyre konsultave kreu i shtetit pritet të dalë me një datë për zgjedhjet e vitit 2021. /a.y/noa.al

Basha: Shumica e shqiptarëve kërkojnë zgjedhjet sot Read More »

Rudina Hajdari braktis Myslim Murrizin/ Ja me cilët do ta krijojë partinë e re

Deputetja Rudina Hajdari do të formojë një parti të re, jo me kolegët Myslim Murrizi dhe Halit Valteri, por me “Nisma Thurrje”.

Ish-deputetja e PD-së, Rudina Hajdari, e cila nuk iu përgjigj thirrjes së partisë për braktisjen e Kuvendit, ka qenë dhe mbetet deri tani pjesë e së ashtuquajturës “opozita e re parlamentare”.

Ajo konfirmoi sot se nuk do të jetë pjesë e partisë Lëvizja Demokratike Shqiptare, që pritet të drejtohet nga Myslym Murrizi, por do të krijojë partinë e saj. Nuk dihet ende emri i partisë, apo detaje të tjera për të, por pritet që ajo të zyrtarizohet në ditët në vijim.

“Do të krijoj një parti të re, por jo me Myslim Murrizin. Kemi nisur mbledhjen e firmave për t’u regjistruar zyrtarisht. Javën tjetër nisim takime nëpër rrethe”, – u shpreh Rudina Hajdari për Report TV.

Ndërkohë, pak ditë më parë deputeti Halit Valteri zbuloi logon e partisë më të re, Lëvizja Demokratike Shqiptare, pjesë e së cilës është edhe ai vetë.

Kjo parti është krijuar nga grupi i deputetëve opozitarë të dalë nga listat e PD-së, por Rudina duket se e ka refuzuar edhe atë.

Ajo do të garojë me një parti të re, në bashkëpunim me një grup të rinjsh, të cilët pretendojnë se i përkasin shoqërisë civile, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, për të cilat nuk është përcaktuar ende një datë zgjedhjesh.

Opozita kërkon 18 prillin, ndërsa PS-ja kërkon që zgjedhjet të zhvillohen në çdo datë, përveç 2 majit.

Presidenti Ilir Meta ka pritur sot përfaqësuesit e partive kryesore, për të diskutuar datën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

/NOA.al

Rudina Hajdari braktis Myslim Murrizin/ Ja me cilët do ta krijojë partinë e re Read More »