Aktualitet

Ndërron jetë një nga figurat më të shquara të stomatologjisë shqiptare(emri)

Bëhet me dije se sot është ndarë nga jeta në moshën 83 vjeçare një prej figurave të shquara të stomatologjisë shqiptare, mjeku stomatolog Zenel Kokomiri. Lajmin e hidhur të ndarjes së tij nga jeta e ka dhënë urdhri i Stomatologjisë Shqiptare, i cili përmes një postimi shpreh ngushëllime për ndarjen e tij nga jeta.

Ai ishte një ndër themeluesit e katedrës së “Terapisë Stomatologjike” në Fakultetin e Mjekësisë, Dega Stomatologji.
Postimi i Urdhrit të Stomatologjisë:

Është ndarë nga jeta në moshën 83 vjeçare një ndër figurat e shquara të stomatologjisë shqiptare, mjeku stomatolog Zenel Kokomiri. Ai ka lindur në qytetin e Korçës 26 Prill 1937. Në vitin 1954 mbaroi arsimin e mesëm profesional (Politeknikumin Mjekësor të Tiranës). Filloi Fakultetin e Mjekësisë , Dega Stomatologji në vitin 1959 dhe u diplomua si mjek stomatolog në vitin 1964, brezi i parë i mjekëve stomatologë shqiptarë.

Ai ishte një ndër themeluesit e katedrës së “Terapisë Stomatologjike” në Fakultetin e Mjekësisë, Dega Stomatologji.
Dr.Zeneli që në fillimet e veta si pedagog i Stomatologjisë u shqua si tepër i talentuar në kërkimin shkencor dhe në kuturën e tij të gjithëanëshme gjë e cila e shënjestroi për një persekutim të pastër politik me regjimin e kohës.

Dr.Zenel Kokomiri si një intelektual elitar i viteve ’60, ’70 nuk u mposht nga persekutimi asnjëherë, por vazhdoi kërkimin shkencor si rrallëkush në fushën e Stomatologjisë.

Edhe sot stomatologët e parë shqiptarë e pëmendin si pedagog të talentuar Dr.Zenelin për vetë peripecitë e jetës. Doktori gjithë jetën ia kushtoi vetëm dhe vetëm Stomatologjisë dhe kërkimit shkencor në këtë fushë.

Në 100-vjetorin e Pavarësisë Dr .Zenel Kokomiri nderohet nga Ministria e Shëndetësisë me çertifikatë mirënjohjeje se bashku me 72 mjekë në të gjithë vendin.

Sot Stomatologjia shqiptare humbi një nga vlerat më të shquara të kërkimit shkencor në këtë fushë.

Në emër të Urdhrit të Stomatologut të Shqipërisë dhe gjithë dentistrisë shqiptare i shprehim ngushëllimet familjes dhe miqve e kolegëve të tij!

Presidenti i USSH: Nikoll Deda

Ndërron jetë një nga figurat më të shquara të stomatologjisë shqiptare(emri) Read More »

Moti për sot, mesoni si do jenë temperaturat

Moti vijon të jetë i qëndrueshëm edhe gjatë ditës së sotme.

Parashikohet kryesisht mot i kthjellët e me vranësira kalimtare në orët e mesditës, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.
Era nga Veriperëndimi-Verilindja 1-10m/s.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore 15°C deri në 32°C
zonat e ulëta 16°C deri në 36°C

zonat bregdetare 17°C deri në 34°C

Moti për sot, mesoni si do jenë temperaturat Read More »

Tritan Kalo “shp ërthen” ndaj politikanëve: ‘Dem onët e glasës sonë të politiqenërve…’

Mjeku infeksionist, Tritan Kalo, ripërsërit thirrjen për qytetarët, që të respektojnë masat kundër koronavirusit.

Përmes një mesazhi të gjatë në ‘Facebook’, mjeku Kalo ‘thumbon’ dhe politikën, teksa shprehet se ‘nuk e meritojmë të jemi aty ku duhej të ishim edhe 30 vite pas ndryshimeve të menduara dhe dëshiruara si demokratike, por që në fund të fundit rezultuan të ishin vetëm e vetëm ndryshime demon-kratike, ku demonët e klasës/kastës/glasës sonë të politiqenërve zotërojnë gjithçka, si dhe tallen me fatet tona’.Mesazhi i Kalos:
KOHË KOVIDIANE…..KAM lindur I-LIR dhe I-LIR do të vdes…..Të qënurit SOVRAN në Trojet Arbërore për mua don të thotë, të “qëndrosh e ushqehesh në SOFRËN/SOVRAN tënde me DINJITET”, të jesh në çdo kohë e rrethanë ZOT i “menysë së saj”, si dhe të mos “gëlltitësh çdo lloj çorbe që të ofrohet” me hir apo me pahir mbi të….A JEMI NE SOVRANË???….UNË THEM SE JO!!!….Mes Nacionalizmës dhe Internacionalizmës, do të zgjidhja të parën….Mes Shqiptarizmës dhe Globalizmës si moto, si shtysë mendore të jetësimit të mbrothësimit socio-politiko-ekonomik të Trojeve Arbërore, pa as më të voglin hezitim do të zgjidhja të parën….PA DINJITET e MBROTHËSI socio-ekonomike mbetesh përjetësisht si një nxënës i vobegtë përballë tryezës së “mësuesit” tënd, mbetesh hallka e fundit dhe më e thyeshme e një Bashkësie vendesh në Europë e kudo gjetkë…….NATYRA na ka falur bujarisht pasuri mbi dhe nëntokësore të pallogaritëshme, për të qënë të LIRË dhe për të jetuar me DINJITET….

NUKU e meritojmë të jemi aty ku nuk duhej të ishim edhe 30 vite pas ndryshimeve të menduara dhe dëshiruara si DEMOKRATIKE, por që në fund të fundit rezultuan të ishin vetëm e vetëm ndryshime DEMON-KRATIKE, ku demonët e klasës/kastës/glasës sonë të politiqenërve zotërojnë gjithshka si dhe tallen me fatet tona….FRYMOJMË mbi ato troje ku u thelbësua CIVILIZIMI, GJUHA dhe KULTURA e përbotëshme, NDAJ nuk e meritojmë aspak të jemi aty ku KURRË nuk duhet të ishim….ZGJOHUNI Bashkëkombas të mi kudo që frymoni në viset e Shqipërisë Natyrale të 28 Nëntorit 1912, për sa kohë që ende flitet SHQIP dhe për sa kohë që ende frymojnë SHQIPTARË në këto vise….NUKU duhet të jemi thjesht aktorë, POR vetëm e vetëm faktorë të zhvillimeve në “Illiricum Peninsula”….

Në kushte të tilla historike, BASHKIMI KOMBËTAR si fillesa e ringritjes, rimbrothësimit, faktorizimit sicio-ekonomiko-politik mbetet i vetmi opsion për NE, për të rifituar vendin meritor në mesin e KOMBEVE të emancipuar të Njerzimit…..SOFRËN e mbrothësimit NUKU ta shtron Bota, por vetëm e vetëm ventërgjegjësimi, puna, përkushtimi e atdhedashurija….. Demokracija na e ofron mundësinë e rradhës më 25 Prill 2021, për t’i dhënë peshën e forcën e duhur VOTËS sonë, si mekanizmi kryesor i ndryshimeve socio-politike në këtë sistem, e për të bërë më së fundmi NDRYSHIMIN e kërkuar kaherë që në Dhjetor 1990!!!….WAKE UP MY ALBANIANS!!!….

Tritan Kalo “shp ërthen” ndaj politikanëve: ‘Dem onët e glasës sonë të politiqenërve…’ Read More »

Zgjerimi në Jon i Greqisë/ Rama: Grekët flasin për detin, këtu pl as peshku

Kryeministri Edi Rama theksoi edhe një herë se nuk ka asnjë marrëveshje me Greqinë për çështjen e detit.

Sipas tij, Greqia e ka legjitime zgjerimin me 12 milje në det. Rama u shpreh në “Opinion”, se sa herë në Greqi flitet për detin, në Shqipëri plasin “peshqit”.
Rama: Nuk ka pasur ndonjëherë marrëveshje deti me tre shporta, sepse nuk bëhet marrëveshje për të ndarë midhjen dhe karkalecat. Shporta për të cilën flet ambasadorja, janë blloqe të një dialogu me Greqinë ku ne kemi parashtruar të gjitha temat dhe ata kanë parashtruar të gjitha temat. Marrëveshja quhet e tillë kur ekziston dhe që një marrëveshje e tillë për detin të ekzistojë duhet të ketë firma dhe vula.

Ajo nuk është e vlefshme edhe me firma dhe me vula deri kur kalon disa etapa. Ky grup negociator mund ta bëjë një marrëveshje, por ajo nuk është ende e vlefshme, nëse nuk shkon tek Kuvendi, nëse nuk kalon Presidentin dhe Presidenti i Shqipërisë aktual ka thënë që ai do ta çoj marrëveshjen paraprakisht në Gjykatën Kushtetuese.

E fundit që kam, është që kryeministrit grek nuk ka folur fare në deklaratën e tij për ndonjë shtrirje në ujërat që janë objekt i kësaj negociate dhe i përpjekjes për një marrëveshje. Ai ka folur për një parim që nuk është i aplikueshëm për Shqipërinë sepse nuk përmbushen kushtet. Konventa thotë se të gjitha shtetet kanë të drejtën sovrane. Nuk ka vendosur të çojë asgjë asgjëkundi në raport me Shqipërinë.
Ka folur në Parlamentin grek kur po ratifikohej marrëveshja e ujërave me Italinë. Ai flet për detin dhe këtu plas peshku në një mënyrë aluçinante se të duket vetja sikur këtu jeton në floktoren e Ollgës. Presidenti Ilir Meta, Sali Berisha, Lulzim Basha, Monika e skuq me Desperado, këta janë autorët e një marrëveshje që është rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese.

Zgjerimi në Jon i Greqisë/ Rama: Grekët flasin për detin, këtu pl as peshku Read More »

Të tjera largime nga ‘Portokalli’

Portokallia është spektakli i humorit që transmetohet çdo të diel në ekranin e Top Channel. Prej disa vitesh ky spektakël po përballet me largimin e shumë aktorëve, ku së fundi bëhet me dije se janë larguar edhe dy të tjerë. Mësohet se Renada Caci, aktorja e njohur e Portokallisë e cila njihet me rolin e “Luzes” ka dhënë dorëheqjen. Ajo ka njoftuar largimin nëpërmjet një postimi në Instagram, ku falenderon drejtuesit e Top Channel, por jo Altin Bashën, regjisorin.

Bëhet me dije se konflikti me të është edhe arsyeja e largimit, pasi Basha është sjellë shumë keq me aktoren, madje edhe duke e ofenduar. Gjithashtu nga stafi i aktorëve është larguar edhe Egla Ceno, e cila mësohet se ka dhënë dorëheqjen. Edhe për Cenon thuhet se konflikti me Bashën dhe mungesa e një roli ka sjellë largimin e saj.
Kujtojmë se nuk është hera e parë që Basha është bërë problem për spektaklin e humorit, pasi shumë aktorë janë larguar prej tij. Agron Llakaj, Jul Deda, Erion Isai, Bes Kallaku dhe Delinda Disha kanë dhënë dorëheqjen pas problemeve me regjisorin./Korrieri

Të tjera largime nga ‘Portokalli’ Read More »

Çështja e detit me Greqinë, Rama ngre zërin: Meta, Basha dhe Berisha duhet ta qepin gojën!

Kryeministri Edi Rama u shpreh se: Ilir Meta, Saliu, Monika po e po janë shumë më patriot se unë.

Për detyrën që ka presidenti iu takon që ta kuptojë çfarë ka thënë kryeministri grek. Transparencë bëhet për diçka që nuk ka ndodhur. Negociatat nuk zhvillohen në Jalë. As në maunet në formë varke, as në gjirin e Lalëzit, por me delegacione. Njerëzit që i kanë peshkuar ose që janë shqetësuar të kuptojnë disa gjëra të thjeshta. Ambasadori e shtoi konfuzionin duke thënë që nuk ka transparencë. Kur u ndryshua qeveria në Greqi, nuk kanë rifilluar. Nuk ka zhvillime të reja. Nuk ka marrëveshje për detin, me qeverinë e mëparshme. Llogarit me të renë. Dimë që Mistotakis ka qasje të mirë me Shqipërinë për të ndërtuar një marrëdhënie solide dhe të fqinjësisë së mirë. Presidenti është peshkatar sepse nëse ka një pikë që Ilir Meta, Lulzim Basha dhe Saliu duhet ta qepin gojën është kjo pikë. Siç e qelbën këta nuk e bën dot asnjë qeveri shqiptare. E kanë treguar se janë të paaftë për të mbrojtur interesat kombëtare.

Çështja e detit me Greqinë, Rama ngre zërin: Meta, Basha dhe Berisha duhet ta qepin gojën! Read More »

Monika Kryemadhi: ‘Edi Rama u ka thënë të dua deri në vdekje 7 grave deri tani, edhe i ka…”

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është e ftuar në Open në Top Channel ku foli për çështje aktuale. Kryemadhi ironizoi Edi Ramën për mos mbajtjen e premtimeve.

“Edi Rama u ka thënë të dua deri në vdekje 7 grave deri tani, edhe i ka ndarë të gjitha. Edi Rama i ka të humbura zgjdhjet.
Unë nuk kam frikë nga Edi Rama. Po të ishte dikush tjetër në krye të PS do ta kishim shumë më të vështirë. Po të ishte Pandeli Majko në krye të PS do ta kishim më të vështirë në zgjedhje”- tha Kryemadhi.

Monika Kryemadhi: ‘Edi Rama u ka thënë të dua deri në vdekje 7 grave deri tani, edhe i ka…” Read More »

85-vjecari shkon të takoje nipin në b urg: ‘Më ka marrë malli për të kam 4 muaj që se kam parë. Më thanë që të flas në ‘skype’, po ku di unë’

Covid është përhapur frikshën në burgun e Drenovës ku 2 prej të dënuarve kanë ndërruar jetë, njëri prej të cilëve vetëm një ditë më parë.

Dhimitraq Jani, i cili ka nipin që vuan dënimin, i shqetësuar për këtë situatë ka shkuar ta takojë sot në burg.

Ai është paraqitur këtë mëngjes në ambientet e burgut të Drenovës për të mësuar më shumë për të afërmin e tij për të cilin shprehet se ka 4 muaj pa e parë.

“Kam ardhur për nipin, ka hyrë brenda për një çështje sherri, plagosi me thikë dikë. Sot erdha për ta takuar por nuk më lanë të futem, nuk i dija rregullat” tha ai.

“Më ka marrë malli për të kam 4 muaj që se kam parë. Më thanë që të flas në ‘skype’, po ku di unë. Unë jam 85 vjeç”.

“Këtu erdha se i solla ca gjëra nipit. Nuk vij dot ta takoj. Frikë kemi shumë por ishallah nuk ndodh gjë, ndaj erdha ta takoj”, u shprehet i moshuari për mikrofonin e ABC News.

/NOA.al

85-vjecari shkon të takoje nipin në b urg: ‘Më ka marrë malli për të kam 4 muaj që se kam parë. Më thanë që të flas në ‘skype’, po ku di unë’ Read More »