Drejtoria e Pёrgjithshme e Tatimeve ka reaguar pas arrestimit të inspektorit në Drejtorinë e Hetimit Tatimor, 37-vjeçari me inicialet E. T, i cili u merrte rryshfet bizneseve që konstatoheshin me shkelje.
Ky i fundit është larguar menjëherë nga puna, pas publikimit në media.
“Drejtoria e Pёrgjithshme ёshtё e vendosur tё mbёshtesё ҫdo veprimtari tё Policisё sё Shtetit nё luftёn kundёr korrupsionit dhe evazionit fiskal nё Administratёn Tatimore dhe mё gjerё.
Pas njoftimit pёr ngjarjen e ndodhur, DPT ka marrё masat e nevojshme administrative pёr largimin e menjёhershёm tё inspektorit nga detyra”, thuhet në njoftim.
Sa i përket inspektorit, ai u kërkonte dhe iu merrte shuma të konsiderueshme parash subjekteve të ndryshme private.
Këtë e bënte për të mos i hetuar dhe mos i referuar në prokurori, kur këto subjekte konstatoheshin në shkelje.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma monetare prej 5 mijë eurosh, të cilën inspektori ia kishte marrë administratorit të një subjekti privat. /noa.al/
Avokati, Spartak Ngjela, lëshoi deklarata të forta në A2, ku u shpreh se e ardhmja e Shqipërisë nuk është e lidhur me dy grupet aktuale politike. Madje, ai shkoi edhe më tej, duke thënë se nëse BKH-ja do të krijohet deri në vjeshtë, asnjë nga politikanët aktualë nuk do të jenë kandidatë në zgjedhjet e vitit 2021.
“Shqipëria nuk ka asnjë shpresë tjetër përveç reformës antikorrupsion. Mos i merrni seriozisht këta që fillojnë të flasin për fushata elektorale. Ambasadorja amerikane i goditi sot duke thënë se po sabotohet ngritja e Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Shqiptarët e mençur presin BKH-në. Nëse do të kemi forca që të fillojë funksionimi i BKH-së, asnjë nga këta nuk i ke më kandidat për deputet. Jam i sigurt për këtë.
Hetuesit e BKH-së janë edhe me shtetësi shqiptare, janë edhe me shtetësi amerikane. Vetëm kryetari është vetëm me shtetësi shqiptare. BKH i ka shqetësuar këta. Këta dy grupime politike nuk kanë lidhje me fatin e ardhshëm të Shqipërisë.
Nëse politika e madhe që po drejton antikorrupsionin në Shqipëri e formon Byronë Kombëtare të Hetimit brenda vjeshtës, asnjëri nga këta nuk i ke kandidatë për deputetë. Nuk do të jenë kandidatë pasi do të jenë për hetim. Nuk kam të dhëna konkrete, por edhe Rama nën hetim do të jetë. Kjo është edhe arsyeja e reagimit të ambasadës amerikane”, tha Ngjela.
Por kush do ta drejtojë vendin nëse do të largohen këto dy grupe politike, sipas avokatit?
“Vakumi do të ndërtohet nga influenca perëndimore. Ne kërkojmë të shkojmë në BE dhe reformën antikorrupsion e kërkon Brukseli. Por unë mendoj se aktualisht nuk mund të flasim për emra, por për frymë. Fryma e politikës së sotme shqiptare është dekadente dhe duhet ndërruar.
Problemi është shumë i thjeshtë, ne duhet të presim reformën. Ata që do të vijnë do të jenë nga bota akademike dhe sidomos nga shqiptarë të iluminuar në perëndim dhe që janë në pozicione të rëndësishme sot në perëndim. Mos mendoni se nuk ka filluar ingranimi i tyre në politikën e re që do të vijë në Shqipëri. Kam të dhëna që janë të kontaktuar. Ne kemi këtë shpresë, atë të një reforme absolute antikorrupsion”.
Monika Kryemadhi një natë më parë, në një studio televizive, tha se LSI do të dalë forcë e dytë dhe opozita e bashkuar do të marrë në zgjedhjet e ardhshme mbi 100 mandate.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, një ditë pas optimizmit të saj, ka sulmuar ashpër Lëvizjen Socialiste për Integrim.
Ai tha se në kohën kur kjo parti kishte Drejtorinë e Patentave i ka shpërndarë lejet e drejtimit sikur të ishin tesera partie, e kjo sipas shefit të qeverisë kundrejt votës ndaj LSI.
“Jepeshin patentat si tesera partie. LSI-ja patentat i kishte tesera partie. Jepeshin patenta për t’u bërë votues i LSI. Nuk merrej kartën e partisë, merrje patentën, domethënë leje për të vrarë njerëz, për të marrë në qafë votuesit e vet edhe për të marrë në qafë kalimtarët. Kjo gjë ka ndryshuar rrënjësisht”, – tha Rama.
Gjatë inspektimit të zyrave të Drejtorisë Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor në Shkodër, kryeministri nuk la pa kritikuar as kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
“Sulmi i vazhdueshëm i organizuar dhe i udhëhequr nga Partia Demokratike kundër Drejtorisë të Shërbimeve të Trnasportit Rrugor, bazohet tek fjala po investojmë për luks, për fasada. Sepse konsiderojnë luks një mjedis ku njeriu hyn e ndihet njeri. Stallat që kishin i konsideronin të mjaftueshme për njerëzit”, thelsoi Rama.
Kreu i ekzekutivit zhvilloi këtë të enjte disa insepktime në qarket e Shkodrës dhe të Lezhës.
Një vajzë e re, vetëm 25 vjeçe gjeti vdekjen pasditen e së mërkurës, si pasojë e një aks identi të ndodhur, në rrethrrotullimin në hyrje të autostradës “100 Vjetori”, Vlorë.
Dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit dhe shpejtësisë së lartë, doli nga rruga dhe u përmbys automjeti tip ‘Ford’.
Si pasojë e aksidentit mbetën të plagosura dy vajza të reja, ku njëra prej tyre gjeti vdekjen në vend, ndërsa tjetra ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Viktima është 25-vjeçarja që shikoni në fotografi Gabriela Meto.
Madje një ditë më parë në media u publikuan edhe pamje nga trupi i pajetë i saj në asfalt. /noa.al
Presidenti Ilir Meta reagon lidhur me raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, për klimën e investimeve në vend.
Kreu i shtetit thotë se Shqipëria perceptohet në raportin vjetor të Departamentit Amerikan të Shtetit si vendi me korrupsionin më të lartë në Ballkanin Perëndimor, ku klima mbytëse e të bërit biznes është përkeqësuar nga vendimet arbitrare e politikat fiskale jo transparente dhe klienteliste që cenojnë konkurrencën dhe sipërmarrjen e lirë.
Meta thotë se sipas konkluzioneve tronditëse të DASH “investitorët e huaj përmendin korrupsionin, veçanërisht në gjyqësor, mungesën e transparencës në prokurimin publik dhe zbatimin e dobët të kontratave si probleme të vazhdueshme në Shqipëri. Përdorimi në rritje i kontratave të Partneritetit Publik Privat (PPP) ka ulur mundësitë e konkurrencës, përfshirë investitorët e huaj, në infrastrukturë dhe sektorë të tjerë. Investitorët amerikanë sfidohen nga korrupsioni dhe vazhdimi i praktikave informale të biznesi. Të drejtat e pronës vazhdojnë të jenë një sfidë sepse titulli i qartë është i vështirë për t’u fituar. Ka pasur raste që individë dyshohet se manipulojnë sistemin gjyqësor për të marrë tituj të paligjshëm të tokës”.
Në vijim shprehet se ky raport vjen në një kohë kur shoqatat e biznesit, Dhomat e Tregtisë, përfshi dhe atë Amerikane, kanë ngritur në mënyrë të përsëritur shqetësimin në lidhje me përkeqësimin e klimës së biznesit dhe të investimeve.
Presidenti nënvizon se edhe Banka Botërore në raportin e saj të ‘Doing Business’ ka ngritur me shqetësim rritjen e barrës fiskale dhe ndryshimet e shpeshta në aktet ligjore dhe nënligjore.
Ndërsa sipas tij, Fondi Monetar më herët ka ngritur me shqetësim rrezikun nga rritja e numrit dhe të kostos së PPP-ve, si dhe rritjen e borxhit publik si pasojë e tyre.
“Sjell në vëmendje se shumë dekrete për kthimin e ligjeve që denoncojnë antikushtetutshmërinë e tyre, cenimin e interesit publik e kombëtar, si dhe cenimin e financave të shtetit me ligje speciale me efekt favorizues për një grup të caktuar individësh janë rrëzuar nga Kuvendi i Shqipërisë. Procesi ligjbërës po shpërdorohet haptazi, në mënyrën më flagrante të mundshme, ku tashmë nuk po shkelet ligji për të kryer favore, por po bëhen ligje të posaçme për t`i realizuar ato”, shkruan Presidenti.
Ai shton se në këtë klime mbytëse për investitorët e brendshëm dhe të huaj, kur PPP-të dhe tenderat janë përqendruar vetëm në një grusht oligarkësh, në kushtet e tentativave për amnisti fiskale korruptive, si dhe të mungesës së transparencës në sistemin e prokurimeve, është domosdoshmëri kthimi i ekonomisë në normalitet në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm.
Meta thotë se i ka bërë thirrje publike prej muajsh Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK) të nisë hetimet për të gjitha procedurat e propozimit dhe shqyrtimit të këtyre ligjeve për të vënë përpara përgjegjësisë autorët, të cilët përmes ligjit duan të përmbushin qëllimet e tyre favorizuese klienteliste, por se ende nuk ka marrë asnjë përgjigje dhe ende nuk ka asnjë hetim.
Presidenti deklaron se procesi ligjbërës dhe interesat klienteliste nuk mund të fusin në qorrsokak procesin e integrimit dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë.
“Është koha që shqiptarët të marrin në dorë fatet e tyre!”, thotë në mbyllje kreu i shtetit. /noa.al
Kryeministri Edi Rama ka publikuar para pak orësh projektin e shkollës 9-vjeçare “Shaqe Mazreku” në Durrës, për të cilën thotë se është shkolla e parë drejt përfundimit.
Me anë të një shënimi në facebook, Rama thotë se mësuesit dhe nxënësit e kësaj shkolle shumë shpejt do të kthehen në një mjedis si në çdo vend të Europës.
Mirëpo nuk kanë munguar komentet e shumta nga qytetarët, të cilët në një farë mënyre kanë shprehur mosbesimin e tyre në këto projekte. Sigurisht nuk kanë munguar as përgjigjet e kryeministrit në adresë të audiencës së tij.
“Fasadë si vetë rilindja”, i shkruan një komentues.
“po pra, ishte shume e bukur sic ishte dhe ti mos u krih hic e as mos u qeth e mos u rruaj kurre, se fasade eshte, s’ke ce do”, i përgjigjet Rama.