Aktualitet

Meta firmos dekretin/ Ja kur do t’i drejtohen kutive të votimit shqiptarët për të zgjedhur Parlamentin e ri

Të dielën e 25 prillit, shqiptarët do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur Parlamentin e ri me një mandat 4-vjeçar.

Pas konsultimeve me liderët politikë, Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur të mesmen e artë, një datë të ndërmjetme mes datës më të afërt, që u kërkua nga opozita për të larguar sa më parë qeverinë, dhe 9 majit, datës preferenciale të socialistëve që përkon me Ditën e Europës.

Dekreti i firmosur nga Kreu i Shtetit hyn në fuqi menjëherë, duke bërë zgjedhjet e ardhshme parlamentare më të afërta, për shkak të ndryshimeve të dakortësuara në Këshillin Politik.

Mbetet ende për t’u parë se si do të procedohet më tej me mandatin e mbetur të socialistëve përpos prillit, nëse Rama do t’i mbajë ose jo çelësat e Kryeministrisë deri në shtatorin e ardhshëm apo mandati do t’i nënshtrohet ndryshimeve të dakortësuara politike.

Dekreti

Në mbështetje të nenit 65, pikat 1 dhe 2, 92 shkronja “gj” dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe të nenit 8, 9, pikat 1 dhe 4 të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe pas konsultimit me partitë politike mbi caktimin e datës së zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë,

D e k r e t o j:

Neni 1

Zgjedhjet për Kuvendin të zhvillohen ditën e diel, më datë 25 prill 2021.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.1a

Nr. Dekreti 11700 Tiranë, më 06.09.2020

Meta firmos dekretin/ Ja kur do t’i drejtohen kutive të votimit shqiptarët për të zgjedhur Parlamentin e ri Read More »

Studimi/ Sa ndikim ka raporti i dy prindërve në zhvillimin e fëmijës dhe në rritjen e tyre

Një studim i publikuar nga ‘Daily Mail’ tregon se sa ndikim ka raporti i dy prindërve në zhvillimin e fëmijës dhe në rritjen e tyre, larg të qenurit i abuzuar apo abuzues.

Adoleshentët që e shohin nënën dhe babain e tyre si kujdestarë të dashur kanë më pak të ngjarë të jenë abuzivë në internet, ndryshe nga fëmijët të cilët janë të rrethuar nga prindërit që nuk shfaqin dashuri mes tyre.

Një sondazh i realizuar me mbi 12,000 të rinj amerikanë të moshës 11 -15 vjeç në lidhje me marrëdhëniet e tyre familjare dhe përvojat me ngacmimet, zbuloi se të rinjtë që kanë prindër që shtiren si të dashur kanë gjashtë herë më pak të ngjarë të përfshihen në nivele të larta të abuzimit në internet sesa ata që thonë se prindërit e tyre nuk janë “thuajse kurrë” të dashur ndaj tyre.

Në eksperimentin e realizuar nga Universiteti i New York-ut, ngacmimi në internet u përcaktua si çdo sjellje përfshirë fyerjet, kërcënimet ose përhapja e thashethemeve në internet.

Në Mbretërinë e Bashkuar, 43 % e adoleshentëve raportojnë se kanë hasur një ngacmim në internet, ndërsa në SH.B.A. është më shumë se gjysma.

Rezultatet e studimit janë publikuar pasi situata e karantinimit ka bërë që të rinjtë te jenë shumë më afër internetit dhe abuzimit social.

Studimi/ Sa ndikim ka raporti i dy prindërve në zhvillimin e fëmijës dhe në rritjen e tyre Read More »

Rudina Xhunga mesazh për vajzat e instagramit: Në Shqipërinë, jashtë instagramit, një nënë 37 vjecare, sot, humbi jetën

Një 37-vjeçare nga Saranda i dha fund jetës duke u vetëhelmuar pasi dyshohet se ish-bashkëshorti mori kujdestarinë e vajzës 12-vjeçare.

Ngjarja tronditi sot opinion publik, duke sjellë reagime të shumta.

Një reagim në lidhje me ngjarjen ka bërë edhe gazetarja Rudina Xhunga, e cila shkruan për realitetin e vajzave të Instagramit dhe për realitetin e trishtë të ngjarjeve që ndodhin jashtë rrjeteve sociale.

Reagimi i plotë:

Ne Shqiperine, jashte instagramit, nje nene 37 vjecare, sot, humbi jeten. Pas ndarjes nga bashkeshorti, Gjykata vendosi qe vajza e saj 12 vjecare duhej te jetonte me babain, i cili u largua me te voglen, ne Itali. Nena nuk e perballoi dot. Sot e nisen me urgjence ne Tirane, pasi ishte vethelmuar. Nuk ia doli. Eshte e veshtire t’ia dalesh, kur te largojne nga femija. Sepse nuk gjen shume arsye te jetosh. Njoh gra qe mbijetojne, por nuk jetojne me, qyshkur gjykatat iu kane marre femijet. Vajza te instagramit, kur bota eshte e padrejte, e keqja vjen e te gjen. E nuk ka instagram qe te te beje te buzeqeshesh me. Ndaj duhet te kerkojme, sot, kush ia mori jeten Elones. Ishte njera nga ne. Sot jemi nje me pak. #kushevrauElonen.

Rudina Xhunga mesazh për vajzat e instagramit: Në Shqipërinë, jashtë instagramit, një nënë 37 vjecare, sot, humbi jetën Read More »

Historia e pazakontë/ Ditën në shtëpi, natën në b urg

B urgu i Vaqarrit është i vetmi b urg në botë ku policët nuk e marrin shërbimin për të parandaluar ndonjë arr atisje të mundshme, por për të ruajtur bazën materiale.

Është gjithashtu i vetmi b urg në botë që ka vetëm një të dënuar, por edhe ai në mëngjes del nga qelia dhe çdo darkë fiks në orën 20:00 , paraqitet për të fjetur në qeli.

Agim Tufa, 62 vjeç i dënuar për dhunë mbërrin çdo mbrëmje në b urg sipas urdhrit të gjykatës.

Këtë dënim Tufa po e vuan prej një muaji deri në fund të vitit.

Fillimisht, për shkak të pandemisë, 62-vjeçari dezinfektohet dhe më pas kontrollohet.

Pavarësisht se gjatë ditës qëndron në shtëpi përpara se dera të mbyllet i moshuari ka të njëjtat të drejta si çdo i dënuar , mes tyre edhe detyrimi i burgut për t’i shërbyer vaktin e mbrëmjes dhe të mëngjesit.

Por meqënëse ai është vetmi i dënuar pasi burgu i Vaqarrit pas rikonstruksionit do kthehet në një burg gjysëm lirie dhe sigurie të ulët, Tufës i sillet ushqimi nga një burg tjetër.

Historia e pazakontë/ Ditën në shtëpi, natën në b urg Read More »

Ndahet nga jeta nëna e ish Presidentit shqiptar, dedikimi prekës: Qaj si fëmijë megjithëse jam baba!

Ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka dhënë lajmin e hidhur për humbjen e njeriut të shtrenjtë në jetën e tij. Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, bën me dije se nëna e tij është ndarë nga jeta.

Pavarësisht se është bërë baba, Nishani thotë se dhimbja është aq e madhe sa e ka bërë të qajë si fëmijë. Nuk kanë munguar ngushëllimet e ndjekësve që i thonë të gjejë forcën për ta përballur humbjen.
“Kur Nëna të largohet nga kjo jetë, megjithëse ti je vetë baba, përsëri qan si një fëmijë”,- shkroi Nishani.

Ndahet nga jeta nëna e ish Presidentit shqiptar, dedikimi prekës: Qaj si fëmijë megjithëse jam baba! Read More »

‘I kam dhanë besën e shqiptarit Zotit me prue dashni’

Nga Ardit Bido
Nënë Tereza vendosi gjithë jetën e saj në shërbim të njerëzimit; duke dhënë më shumë se sa fjalën dhe veprën, duke dhënë dashurinë.
Nënë Tereza për shqiptarët ka simbol të shumëfishtë.

Ajo është humanistja universale pa shtetësi dhe kombësi, që jetën ia dedikoi Zotit, përmes shërbimit sakrifikues ndaj shëmbëlltyrës së Tij, njeriut! Sidomos ndaj njeriut të vobektë dhe të pamundur, ndaj të cilit dashuria e fjalës dhe veprës, pa prapaqëllime e pa kursim, përbën pasqyrën më të mirë të qenies pranë Hyjit.

Njëherazi, ajo ishte bijë e këtij kombi, që në universalizmin e dashurisë së vetë, kurrë nuk e mohoi rrënjën e saj etnike e kombëtare, por e shpalosi atë si një element identiteti që nuk ia kufizonte pakufijshmërinë e të qenit njeriu i mbarë botës.
E kjo sjellë në vëmendje, që në hapësirat ku shqiptarët jetojnë ekziston brumi për të përçuar dashurinë e dhembshurinë.

Në këtë vigjilje të ditës së shenjtërimit të saj prej një feje, por njëherazi festë zyrtare në Shqipëri përtej çdo feje, nuk menduam mënyrë më të mirë, bashkë me Agjencinë për Dialog dhe Bashkëqeverisje, që shenjtërinë e shqiptarinë e Nënë Terezës ta përcillnim veçse përmes fjalëve të saj; në tre letra dorëshkrim të cilat ruhen në Arkivin Qendror Shtetëror dhe një fotografi të rrallë gjatë vizitës së saj në Shqipëri.

Krahas dy letrave të njohura të gushtit 1989 dhe dhjetorit 1990, gjendet edhe një dorëshkrim i tretë që kishte humbur nga sytë e studiuesve, e rrasur në thasët e shumtë që arkivi mban mbi kurriz të papërpunuara e të paaksesueshme.

Kur vitin e kaluar vendosëm që gjithë dokumentacioni i PPSH-së do të përpunohej brenda një viti, nga 15 vjet që ishte planifikimi, fal mbështetjes në burime njerëzore të qeverisë shqiptare, vështirë se e mendonim se kjo letër do të rivendosen në shërbim për studiuesit.

Ajo nuk është ekspozuar kurrë më herët në origjinal dhe përmes fjalëve të Nënë Terezës, të shkruara në një fletore të thjeshtë, pa luks, pa makinë shkrimi, pa kompjuter, me bojën e stilolapsit të zakonshëm që përdorim të gjithë, përmban shumë mesazhe.

Nënë Tereza në tetor të vitit 1989 shkruante pasazhe shqip, duke hequr çdo pikëpyetje të ngritur nga disa studiues se shkrimet e fundit shqip të saj i takonin një dekade më herët.

Për më tepër, fjalët e saj në gjuhën amtare përmbajnë simbolikën e mbrujtjes së traditës së kombit nga vjen, që i mundësoi të bëhej përtej kombeve shënjtorja e të varfërit e të vobektit, e humanizmit dhe e dhembshurisë, e mbi të gjitha shënjtorja e dashurisë së njeriut ndaj njeriut.

„Unë ja kam dhan besën e shqiptarit Zotit me prue dashni“! Fjalia e shkruar në shqip gërsheton traditën e besës, që kur Nënë Tereza lindi vijonte të ishte një vyrtyt i përhapur gjerë në trojet tona, dhe fuqisë mbietnike që jep dashuria.

Vendosja e kësaj letre në shërbim për këdo, në prag të ditës së nderimit të saj prej shqiptarëve, duket si një prej atyre mrekullive shënjtorësh, që vijnë atëherë kur ka më shumë nevojë. E sot, më shumë se kurrë, më pëlqen ta shoh si ndërmjetësim të Shën Terezës sonë që në këto momente të vështira për mbarë njerëzimin na inkurajon në gjuhën tonë, se e ardhmja e kombit të saj është shpresëplotë.

*Nenë Tereza në shqip dhe origjinal

Kjo letër e Nënë Terezës ekspozohet për herë të parë në origjinal, krah dy të tjerave të njohura, në COD, në Kryeministri, e prezantuar dje me Kryeministrin, përfaqësues të bashkësive fetare dhe akademikë, si Shaban Sinani, Vasil Tole, Paskal Milo, Pranvera Dibra, Kaliopi Naska e të tjerë dhe bashkëpunimin e shkëlqyer me Agjencinë për Dialog e Bashkëqeverisje.

Ajo shkruan në shqip, pas më shumë se dhjetë vitesh nga sa e datojnë shumë studiues herën e fundit që shkruan në gjuhën amtare. E mbi gjithçka na përcjellë me fjalët e vyera: “i kam dhanë besën e shqiptarit Zotit me prue dashni”, që në kohë pandemie vlejnë më shumë se kurrë.

Vetëm një ditë, nesër, do të jenë në Kryeministri, krah dy letrave te gushtit 1989 dhe dhjetorit 1990 dhe një fotoje të papublikuar më herët të vizitës së saj në Shqipëri.

‘I kam dhanë besën e shqiptarit Zotit me prue dashni’ Read More »

3 arsye për të hequr dorë nga përdorimi i telefonit natën

Përdorimi i telefonit celular natën është një zakon i përhapur gjerësisht. Orë të gjata të kaluara duke shfletuar internet, duke parë video, duke përdorur aplikacione për të luajtur lojëra ose për të redaktuar foto. Por a e dini se përdorimi i tabletave dhe telefonave celularë gjatë natës mund të dëmtojë shëndetin tonë?

Kjo është ajo që thonë disa studiues të cilët e kanë përqendruar kërkimin e tyre në efektet anësore që mund të rezultojnë nga përdorimi natën i telefonave inteligjentë. Më poshtë gjeni tre arsye se pse duhet të hiqni dorë nga përdorimi i celularëve natën:

Çrregullojnë gjumin– Drita blu e lëshuar nga telefonat inteligjentë pengon formimin e melatoninës. Melatonina është një hormon veçanërisht i rëndësishëm për stimulimin e gjumit. Përveç kësaj, fushat magnetike të celularëve ndërhyjnë në valët e trurit dhe nxisin çrregullimet e gjumit. Si përdundim, drita e emetuar mund të shkaktojë pagjumësi, dhimbje koke, mungesë përqendrimi, madje edhe depresion.

Dëmtim i syve– Sipas ekspertëve, drita blu e telefonave inteligjentë mund të shkaktojë ndryshime molekulare në retinë dhe korne. Rezulton se drita e emetuar nga pajisjet elektronike mund të ketë efekte veçanërisht të dëmshme në sytë tanë. Mund të shkaktojë plakje të sistemit okular i cili ndikon drejtpërdrejt në shikim, tharje të syve dhe inflamacion të syve.

Shtohet rreziku për tu prekur nga kanceri– Përdorimi i smartphone-it tuaj gjatë natës mund të rrisë rrezikun e prekjes nga kancerit. A e dini se melatonina ngadalëson zhvillimin e qelizave kancerogjene? Pra, nëse niveli i këtij hormoni në trupin tonë bie si rezultat i ekspozimit të vazhdueshëm ndaj dritës së telefonave inteligjentë, qelizat kanceroze mund të shumohen të pashqetësuara. Drita e emetuar nga pajisjet elektronike zvogëlon veprimin e tamoxifen, një përbërës aktiv që përdoret në trajtimin e kancerit të gjirit. /noa.al

3 arsye për të hequr dorë nga përdorimi i telefonit natën Read More »

Shqipëria nuk i është borxhlije asnjë qyteti dhe asnjë krahine. Të gjithë qytetet, katundet dhe krahinat i janë borxhli Shqipërisë

OPINION nga Shaban Murati

Shqipëria nuk i është borxhlije asnjë qyteti dhe asnjë krahine. Të gjithë qytetet, katundet dhe krahinat i janë borxhli Shqipërisë.

Nëse sot krerët e pushtetit e ndjejnë veten borxhli ndaj grupeve krahinore, që i sollën në pushtet apo i mbajnë në pushtet, është detyrim i tyre personal dhe familjar, jo i shqiptarëve dhe aq më pak i kombit.

Narrativa e sotme folkloriko-historike allasovjetike, që rrëfejnë shesheve e sokakëve krerët e politikës duke hiperbolizuar dhe duke keqpërdorur historinë krahinore në funksion të legalizimit të sundimit të sotëm, është mentalitet tribal dhe feudal i mesjetës, është përçarje krahinore dhe një përdhosje e demokracisë.

Shqipëria nuk i është borxhlije asnjë qyteti dhe asnjë krahine. Të gjithë qytetet, katundet dhe krahinat i janë borxhli Shqipërisë Read More »