Aktualitet

Pas 17-vitesh në televizionin ‘Top Channel’Alban Dudushi largohet…

Alban Dudushi është një ndër gazetarët më të njohur dhe ndër më të hershmit në televizionin “Top Channel”.

Ai ka rreth 20 vite karrierë në këtë televizion, por është konfirmuar nga vetë bashkëshortja e tij, Bieta Sulo, se Albani do largohet nga Top Channel.

Së fundmi burime për revistën ‘Who’ konfirmojnë që ai është parë prej ditësh të frekuentojë ambientet e ‘Vizion Plus’ dhe zonën përreth këtij televizioni nën shoqërinë e drejtuesve të tij.

Nuk dihet formati me të cilin do të shfaqet gazetari në ekran, ndonëse mbetet për t’u theksuar se shfaqja e tij në një tjetër logo televizive do të mbetet ndër lëvizjet më të bujshme të sezonit të ri.

Alban Dudushi është ndër figurat themeluese dhe ikonë të ‘Top Channel’, i cili nisi transmetimin në vitin 2001. Ai ka nisur rrugëtimin televiziv si gazetar politik që prej vitit 2001 me emisionin “Ora 0”./noa

Pas 17-vitesh në televizionin ‘Top Channel’Alban Dudushi largohet… Read More »

Baba Mondi: Kush e ka gruan e mirë është i ngrënë e është i pirë!

Baba Mondi i ftuar në emisionin “Rudina”, ka folur për rolin e gruas në familje. Ai është shprehur se një grua e mirë mund të mbajë familjen e bashkuar dhe jo të përçarë, madje ato udhëheqin edhe njerëzimin.

Baba Mondi: Familjarët duhet të jenë të bashkuar dhe jo të përçarë. Këtu rol të madh luajnë gratë, nënat, motrat, të cilat duke qenë të përgatitura, ato e udhëheqin dhe njerëzimin.

Gratë janë nënat, ato rrijnë me fëmijët, ato i edukojnë, kjo është bektashizmi. Në bektashizëm falen në një faltore edhe burrat edhe gratë, nuk ndahen veç.

Rudina Magjistari: Për këtë arsye ju bëni diferencën dhe konsideroheni si një besim shumë i emancipuar.

Baba Mondi: Kush e ka gruan të mirë është i ngrënë dhe i pirë. Parajsa ndodhet në këmbët e nënës.

Rudina Magjistari: Në këto kohë të vështira që po jetojmë prej Covidit, cili është mesazhi që do jepnit ju për të gjithë njerëzit?

Baba Mondi: Njerëzit nuk duhet të tremben, nëse besojnë Zotin, nuk duhet të kenë frikë. Zoti na udhëheq neve për të mos gabuar dhe për të na mbrojtur nga çdo gjë e keqe.

Çfarë është caktuar për njeriun, do e marrë ai njeri, prandaj duhet të kenë kujdes njerëzit, rregullat duhet të zbatohen dhe nuk duhet të kenë frikë sepse kanë Zotin me vete.

Siç thotë një ajet Kuranor “nuk mund të të zërë as qielli, as toka as dheu, të zë zemra e besimtarit të bindur. Familjarët duhet të jenë të bashkuar dhe jo të përçarë.

Rudina Magjistari: Baba Mondi keni të dhëna, sa besimtarë bektashinj ka në Shqipëri?

Baba Mondi: Gati gjysma e popullsisë shqiptare janë besimtarë bektashinj.

Rudina Magjistari: 50%?

Baba Mondi: Po, pavarësisht se politika apo regjistrimet që janë bërë janë të gabuara. Ne kemi filluar regjistrimin vetë për t’i treguar njerëzve se sa bektashinj ka në Shqipëri. Nga 70% e myslimanëve në Shqipëri, 50% janë bektashinj.

Rudina Magjistari: Këto janë statistikat dhe të dhënat tuaja?

Baba Mondi: Jo jo janë dokumentet edhe sikur të mos duam ne. Merren regjistrimet e Zogut dhe jo regjistrimet sipas politikës. Ne jemi 2%. 2% jemi ne në Shqipëri? Nuk janë 2% por kjo është politika që ka ngatërruar gjëra të tilla. Megjithatë ne nuk kemi kundërshtuar pavarësisht se kemi filluar regjistrimin vetë. Ka 848 tyrbe në Shqipëri dhe 116 teqe.

Rudina Magjistari: Çfarë sekreti ka ky mali i Tomorrit?

Baba Mondi: Vendet e mia janë gjithmonë vende të cilat kanë energji pozitive. Të çlodhin nga ajo rrumuja, ngarkesa që merr gjatë ditës apo gjatë vitit. Shenjtorët që kanë fuqi si Zoti, të lehtësojnë barën. Ti prandaj futesh e falesh për të shkuar mbarë dita, muaji, familja dhe shoqëria ku jeton. Lutjet Zoti t’i dëgjon edhe shenjtorët na i plotësojnë dëshirat të cilat japin atë enegji edhe atë frymëzim që ne të përballojmë vështirësitë.

Rudina Magjistari: Cilat janë pikat më të forta përsa i përket kësaj energjie të bektashinjve në Shqipëri?

Baba Mondi: Është Mali i Tomorrit, Sarisalltiku në Krujë dhe Kaptina e Martaneshit, këto janë peligrinazhe jo vetëm shqiptare por edhe ndërkombëtare. Të gjitha teqet janë të shenjta, edhe kryegjyshata botërore. Njerëzit vijnë një kryegjyshatë për t’u shkarkuar nga energjia negative. Zoti dhe shenjtorët e dinë se për çfarë shkojmë ne dhe për çfarë lutemi dhe na japin frymëzim për të përballuar vështirësitë e kësaj bote.

Baba Mondi: Kush e ka gruan e mirë është i ngrënë e është i pirë! Read More »

Sazan Guri,Piperos: Pse Rama s’mban maskë, ka ndonjë ilaç?

Ambientalisti Sazan Guri i ka bërë një pyetje që e ka ‘zënë’ paksa ngushtë mjekun e njohur Pëllumb Pipero. Të dy kanë qenë të ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin Zonë e Lirë.

I pyetur nga Sazan Guri nëse besonte realisht te mbajtja e maskës, Pipero u shpreh “Jo vetëm besoj, por në rradhë të parë ua këshilloj juve. Maska jep një mbrojtje deri në 90 e ca %. Jo vetëm që parandalon hapjen e spërklave të pështymës, por parandalon dhe spërklat e të tjerëve për t’i marr neve.”

“Pse kryeministri nuk mban maskë? Për të gjithë këta? Apo mos kanë ndonjë ilaç?”, e pyeti sërish ambientalisti Guri Piperon. “Unë ua këshilloj dhe atyre ta mbajnë maskën. Në ato dalje televizive kryesisht e kam parë me maskë”, u përgjigj mjeku.

Sazan Guri,Piperos: Pse Rama s’mban maskë, ka ndonjë ilaç? Read More »

Ambasada e SHBA ben njoftimin e rëndësishëm

Ambasada Amerikane njofton se më 14 shtator rinis procesi i aplikimeve për Lotarinë Amerikane. Përmes një njoftimi të postuar në faqen zyratre në Facebook, ambasada bën me dije se afati i fundit për të aplikuar është 30 shtatori.

“Bazuar në udhëzimet e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Ambasada e SHBA-së në Tiranë do të rinisë procedimin e aplikimeve për Lotarinë Amerikane të hënën, më 14 shtator.

Ju lutemi, kini parasysh që Programi i Lotarisë Amerikane 2020 skadon më 30 shtator 2020. Departamenti i Shtetit ka përcaktuar përparesitë në planifikimin e intervistave, bazuar në vendimin e fundit të gjyqit (Gomez kundër Trump) dhe standardeve statutore, të cilat Departamenti i Shtetit shpreson të rezultojnë në lëshimin në kohë të vizave për aplikantët e përzgjedhur, deri më 30 shtator.

Më tej ambasada jep detaje lidhur me vizat imigruese dhe kriteret që duhet të plotësojë secili aplikant për të përfituar një vizë imigruese në SHBA.

“Vizat Imigruese për në Shtetet e Bashkuara procesohen për qytetarët dhe rezidentët e Shqipërisë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë.
Për të aplikuar për një vize imigruese, një qytetar i huaj që dëshiron të emigrojë, duhet të sponsorizohet nga një qytetar amerikan ose të afërm të ngushtë me rezidencë të përhershme ligjore, ose një punëdhënës i ardhshëm amerikan, si dhe të ketë një peticion të miratuar përpara se të aplikojë për vizë emigruese. Sponsori nis procesin duke dorëzuar një peticion në emër të qytetarit të huaj tek Shërbimet për Shtetësinë dhe Imigrimin në Shtetet e Bashkuara (USCIS). Ju mund të keni nevojë që të kontrolloni Listën e Kategorive të Vizave në usvisas.state.gov për të mësuar për llojet e ndryshme të vizave imigruese për në Shtetet e Bashkuara, përfshirë edhe programin tonë të Lotarisë Amerikane. Më pas, ndiqni hapat e Procesit të Vizave Imigruese ose të Lotarisë Amerikane, në faqen usvisas.state.gov për të nisur aplikimin për viza imigruese.

Pasi USCIS të ketë miratuar peticionin tuaj dhe pasi ju të keni përfunduar fazën përgatitore të procesit me Qendrën Kombëtare të Vizave (NVC), ose nëse jeni përzgjedhur për Lotarinë Amerikane dhe keni përfunduar procesin me Qendrën Konsullore në Kentaki (KCC), ju duhet të rishikoni udhëzimet që ju janë dhënë nga NVC-ja ose KCC-ja, së bashku me informacionin e dhënë në këtë faqe interneti, për udhëzime dhe drejtime të mëtejshme”, përfundon njoftimi i ambasadës.

Ambasada e SHBA ben njoftimin e rëndësishëm Read More »

Shtatori, optimizëm për turizmin

Pas një vere të vështirë për turizmin, brigjet e Adriatikut dhe Jonit vijojnë të mirëpresin pushues edhe gjatë muajit shtator.

Zgjatja e sezonit e favorizuar edhe nga temperaturat e larta të kësaj vjeshte, shihet me optimizëm edhe pse prenotimet janë të pakta.

Sipas kryetarit të shoqatës së Hoteleri-Turizmit në Durrës, Eduard Xhepa, të ardhurat e siguruara nga ana e hoteleve kanë pësuar rënie me 70% në krahasim me të njëjtën periudhë një vit më parë.

Ndërkohë në Vlorë, gjysma e sezonit turistik vlerësohet e suksesshme por mungesa e transportit urban vijon të mbetet shqetësim kryesor.

Sipas kreut te operatorëve turistikë, Vasil Bedini, edhe kërkesa për punonjës të huaj është thelbësore.
Shtatori fatmirësisht duket do të jetë një muaj i plotë turistik në Vlorë pasi vijojnë prenotimet nga kosovarët, ata ukrainas dhe bjellorusë.

Shtatori, optimizëm për turizmin Read More »

Vizita e Ramës në Athinë pritet me interes të veçantë

Burimet sqarojnë se Athina është e interesuar që me Tiranën zyrtare të ketë një dialog gjithëpërfshirës, madje është e vendosur që të lëshojë pe në disa prej problemeve të hapura mes dy vendeve, mjaft që edhe Tirana zyrtare të dëshirojë një zgjidhje të drejtë të problemeve mes dy dy vendeve.

Vizita e kryeministrit Edi Rama në Athinë po pritet me interes të veçantë nga politika greke. Ndonëse ajo është në kuadër të presidencës shqiptare të OSBE, mbërritja e kreut të qeverisë shqiptare pritet të ringjallë shpresat se të dy vendet do të nisin një fazë të re afrimi mes tyre, e cila pritet të kulmojë me përfundimin e bisedimeve për çështjet e hapura mes dy vendeve, një proçes i iniciuar në 2014 prej qeverisë se kaluar greke dhe kabinetit Rama me Ditmir Bushatin në krye.

Burime tepër të besueshme të Top Channel në Athinë thanë se pas pakësimit të retorikës nacionaliste në të dy anët e kufirit tashmë janë pjekur kushtet që të dy vendet të përfundojnë disa marrëveshje mes tyre, ku heqja e ligjit të luftës dhe ajo e demilitimit të ujerave territoriale si dhe traktati i ri i miqësisë strategjike mes dy vendeve do të jenë në krye të agjendës.

Burimet sqarojnë se Athina është e interesuar që me Tiranën zyrtare të ketë një dialog gjithëpërfshirës, madje është e vendosur që të lëshojë pe në disa prej problemeve të hapura mes dy vendeve, mjaft që edhe Tirana zyrtare të dëshirojë një zgjidhje të drejtë të problemeve mes dy dy vendeve.

Mbas përkeqësimit të marrëdhënieve me Turqinë, Athina ka synuar ngritjen e një fronti europian, por edhe ballkanik që do të tentojë të pakësojë influencën turke në rajon,ndaj mbështetja greke ndaj integrimit europian të Shqipërisë pritet të jetë e pa kufizuar.
Në këtë kontekst, Athina zyrtare pritet të bëjë disa lëvizje diplomatike në rajon,ku synon të rrisë mbështetjen e saj ndaj forcave pro europiane në Ballkanin perëndimor, madje Athina është e vendosur të ketë një qasje të re me faktorin Shqiptar në rajon,duke parë që ky i fundit,është kthyer në faktor qeverisës ne Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut edhe më gjerë.

Kjo qasje e re, mund të konkludojë deri në formimin e një marrëdhënie të re të besimit mes grekëve dhe shqiptarëve në rajon,me pikë kulmore të saj,njohjen e Kosovës nga Greqia.

Vizita e Ramës në Athinë pritet me interes të veçantë Read More »

Basha: I kërkoj qeverisë të nisë urgjentisht testimin masiv të mësuesve para fillimit të vitit të ri shkollor

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Basha, thotë se masat e që ka marrë qeveria aktuale janë gjysmake.

Kreu i opozitës Lulëzim Basha ka reaguar së fundmi në lidhje me vendmin që ka marrë qeveria për hapjen e shkollave më 14 shtator.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Basha, thotë se masat e që ka marrë qeveria aktuale janë gjysmake. Po ashtu ai i ka bërë thirrje qeverisë që të nisë urgjentisht testimin masiv të mësuesve para fillimit të vitit të ri shkollor, në mënyrë që të parandalohet përhapja e Covid-19 tek nxënësit.

Postimi i Bashës

Shpreh dhe njëherë shqetësimin për masat gjysmake të marra nga qeveria për fillimin e vitit të ri shkollor. Ruajtja e shëndetit të nxënësve dhe mësuesve duhet të jetë parësore në situatën kur numri i të prekurve me COVID-19 vazhdon të jetë i lartë.
Për këtë, edhe njëherë i kërkoj qeverisë të nisë urgjentisht testimin masiv të mësuesve para fillimit të vitit të ri shkollor. Identifikimi dhe parandalimi i rasteve me COVID-19 nga stafi pedagogjik është tejet i rëndësishëm për të parandaluar zinxhirin e infektimit. Veç kësaj, procesi mësimor me disa turne e bën të domosdoshme rritjen e numrit të mësuesve në dispozicion të zhvillimit normal të shkollës.

Në kushtet aktuale të zhvillimit të mësimit, çdo mësues do të ketë më shumë ngarkesë për shkak të ndarjes së klasave në disa turne. Ndaj, veç kujdesit për shëndetin, qeveria duhet të marrë masa edhe për rritje të shpërblimit për stafin mësimor. Vetëm vënia në zbatim e këtyre masave do të mund të sigurojë shëndetin e mësuesve dhe nxënësve, si dhe zhvillimin pa ndërprerje të shkollës.

Është koha të merren masa urgjente dhe konkrete për të mbrojtur jetën e nxënësve, mësuesve dhe të gjithë shqiptarëve. Rifillimi i shkollës është proces jetik për fëmijët dhe familjet shqiptare, dhe ky proces ka nevojë për kujdes dhe impenjim serioz nga strukturat shtetërore.

Basha: I kërkoj qeverisë të nisë urgjentisht testimin masiv të mësuesve para fillimit të vitit të ri shkollor Read More »

Lajm i mirë për adhuruesit e detit, ja sa do shkojne temperaturat

Edhe pse në muajin Shtator vendi ynë edhe për këtë fundjave do të vijojë të ndikohet nga kushtet e qëndrueshme atmosferike, një lajm i mirë ky për adhuruesit e plazhit dhe diellit.

Në këtë mënyrë si për ditën e Shtunë ashtu dhe të Dielën moti do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites në relievet kodrinore malore.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi 1-10m/s (më tepër e ndjeshme përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore), ndërsa temperatuart do të vijojnë të mbeten në vlerat e ditëve të fundit. Vlerat e mëngjesit parashikohen nga 15°C në relievetmalore deri në 22°C në ato të ulta, ndërsa në vlerat e mesditës nga 30°C në relievet malore deri në 38°C në ato të ulta.

Lajm i mirë për adhuruesit e detit, ja sa do shkojne temperaturat Read More »