Aktualitet

Këngëtarja e njohur: Ish-burri më ngriti kurth për tradhti që të më kapte në flagrancë

Rubrika “Shihemi në gjyq” në TV Klan soli ditën e sotme historinë e dhimbshme të artistes së njohur Burbuqe Rada.

Në muajin Qershor të këtij viti, djali i saj ndahet nga jeta dhe dhimbja për të është ende e freskët dhe shumë e madhe. Gjatë gjithë programit, ajo nuk ka mundur të mbajë dot lotët dhe shprehet se tashmë ka mbetur e vetme sepse vetëm atë fëmijë kishte.

Burbuqe tregoi se martesa e saj nuk shkoi ashtu sikurse duhet dhe një vit pas lindjes së djalit, pikërisht në vitin ’87, ajo vendos të divorcohet.

Ndarja ndodhi për arsye keqtrajtimi, por artistja tregoi gjithashtu edhe një rast kur ish-bashkëshorti i saj i ngriti një kurth dhe kjo ishte një tjetër motiv, që e detyroi atë të ndahej prej tij.

Burbuqe Rada: Atë banesë e mori nga babai i tij, ishte sekretar partie dhe merrte shtëpitë pa problem. Kjo nuk ishte shtëpi e atij ishte shtëpi e shtetit. Ai e mori atë banesë se po ndaheshim me bashkëshortin dhe e mori që mos i zija dhomën, siç ka qenë atëherë.
Eni Çobani: Deri në atë kohë banonit me vjehrrin dhe vjehrrën në një banesë shtetërore?

Burbuqe Rada: Po! Për çudi nuk e mendoja se do merrnin dhe shtëpi. Më çojnë mua tek mamaja bashkë me çunin dhe kur vjen aty e dija që kishin marrë shtëpi dhe kishte çuar të gjitha rrobat e mia pa dijeninë time tek ajo shtëpia. Më vjen, prekem, dhimbja është shumë e madhe kur kujtoj ato historitë e mia që i kam kaluar me shumë dhimbje në një moshë të re. I them mos më ço në Allias ose në Kombinat, jo më tha do marrim në shtesat e Tiranës së re. Ndërkohë plaçkat i kishte çuar në Allias me qëllimin e vetëm që atje të më fuste dy-tre veta brenda në shtëpi, të më kapte në flagrancë, sikur më kishte kapur në flagrancë.

Eni Çobani: Të të bënte kurth?

Burbuqe Rada: Të më fuste njeri brenda aty dhe kur të shkoja unë të hapja derën ishte tjetri brenda, ky të vinte nga mbrapa dhe unë të isha me dikë brenda. Këtë ia kam thënë dhe atij dhe më tha po të vije ti nëse më doje mua. Jo i thashë, unë nuk vija. Në atë kohë zonja Eni, kam Zotin lart që as një fjalë, nuk kam gënyer kurrë në jetën time dhe nuk kam pse ta bëj. Në atë kohë kam lajmëruar policinë, komitetin e partisë, sekretarin e partisë së bllokut ku jetonim ne dhe të frontit, nuk kam lajmëruar vetëm komitetin e partisë që kapte 21 Dhjetorin sepse do ta merrte vesh babai i tij dhe do bënte ndonjë gjë. Policia ka shkuar atje dhe ka gjetur vetë i treti.

Eni Çobani: Banesën e kishin zënë disa burra të themi?

Burbuqe Rada: Po ishin siç më kishin treguar mua.

Eni Çobani: Për të krijuar kurthin ty pra, kur ti të shkoje në banesë do gjeje këta burra brenda dhe ai të pretendonte se ti kishe bërë tradhëti bashkëshortotre?

Burbuqe Rada: Po, kjo është e vërtetë! Edhe ndarjen e bëra për keqtrajtim, por do ta duroja zonja Eni nëse nuk do të ishte ky kurthi, nuk do ta ndaja. Por që të thoja për kurth nuk më dilte njeri dëshmitar, sepse ishin shokët e tij dhe personi që do futeshe brenda.

Eni Çobani: Shumë e rëndë! /tvklan

Këngëtarja e njohur: Ish-burri më ngriti kurth për tradhti që të më kapte në flagrancë Read More »

Moti/ Ja cfarë do të ndodh në pjesën më të madhe të vendit

Situata do të përkeqësohet në pasdite pasi priten vranësira lokale dhe shira të izoluar. Ndërsa era do fryjë mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 3-4 ballë.

TIRANË– Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme në Shqipëri. Sipas IGJEUM, ditën e sotme kthjellimet do të mbizotërojnë motin në vendin tonë deri në mesditë kur vranësira kalimtare fillojnë të shfaqen në pjesën më të madhe të vendit.

Situata do të përkeqësohet në pasdite pasi priten vranësira lokale dhe shira të izoluar. Ndërsa era do fryjë mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 3-4 ballë.

HARTA LIVE:

https://www.windy.com/?wind,surface,36.527,7.471,3&utm_medium=embed-map&utm_source=https%3A%2F%2Fdosja.al%2Fharta-live-harrojeni-diellin-rikthehen-vranesirat-kalimtare-ne-pjesen-me-te-madhe-te-vendit%2F%3Ffbclid%3DIwAR2jJbGxhA7nUo1fF3tF1h4tK9d1kF5som2I8yRkJJHJyc1bC9AC5HNQEs0

Moti/ Ja cfarë do të ndodh në pjesën më të madhe të vendit Read More »

Zi në politikën shqiptare, ndahet nga jeta një prej politikanëve më të vjetër në vend!

Zi në politikën shqiptare, ndahet nga jeta një prej politikanëve më të vjetër në vend.

Sabit Brokaj ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare në orët e fundit, si pasojë e një ataku kardiak.

Sabit Brokaj ka qenë deputet në Kuvendin e Shqipërisë që nga viti 1991.

I ndjeri ishte dhe ministër i Shëndetësisë i Shqipërisë në vitin 1991 si dhe ministër i Mbrojtjes i Shqipërisë gjatë viteve 1997 – 1999.

Brokaj ishte një prej mjekëve më të njohur në vend, si dhe ka ndjekur gjendjen shëndetësore të ish-diktatorit Enver Hoxha. /noa.al

Zi në politikën shqiptare, ndahet nga jeta një prej politikanëve më të vjetër në vend! Read More »

‘I rëndë plumb, ky lajm i sotëm.Këtë mëngjes, këtë shtator.Na piku thellë kjo ikja jote.I shtrenjti ynë, Profesor/ Elegji për Prof. Sabit Brokaj nga Sejmen Gjokoli

TË KISHIM MAL…Sejmen Gjokoli
-Elegji për Prof. Sabit Brokaj-
1.
I rëndë plumb, ky lajm i sotëm,
Këtë mëngjes, këtë shtator,
Na piku thellë kjo ikja jote,
I shtrenjti ynë, Profesor.
2.
Të kishim shënjt, polar të kishim,
Në Labërinë që nxorri yje,
Se fjala jote e vepra jote,
U bë një copë Shqipërie.
3.
Një udhë e gjatë nëpër thepisje,
Në ujra deti e me ushtarë,
Gjersa u ngjite në bash të vendit,
Si profesor e burrë i rrallë.
4.
Me erë grykash e malesh rritur,
Atje ku honesh rrjedh Shushica,
Pikove mjaltë me fjalën hoje,
Me syrin feksur, me shtatë drita.
5.
Human i lindur, si rrallë tjetër,
Me buzën gaz që s’rreshti kurrë,
Siç mbeti prerë kjo fjala jote,
Kur vendit donin ti hiqnin gurë.
6.
Për vendin tënd qëndrove burrë,
S’njohe pazare, s’u tunde grimë,
I shënjtë Atdheu, e shtrenjtë liria,
Si fill i kuq na mbete vijë.
7.
Me dhimbje e mall Kosovën deshe,
Sa munde bëre për ta e lirinë,
Kur flaka e luftës u ndez asaj ane,
Ti njësh u bëre me mendje e frymë.
8.
Sa shumë na dhëmbi kjo ikja jote,
Dhe malet labe nisën jehonë,
Të kishim mal, ashtu do mbetesh,
Në vendin tënd, në shpirtin tonë.
9.
Në Labërinë që shumë e deshe,
Me male, gryka, shkëmbenj të sertë,
Që kokën ul, po prap ngre ballin,
Kur kapedanë i ikin djemtë…

‘I rëndë plumb, ky lajm i sotëm.Këtë mëngjes, këtë shtator.Na piku thellë kjo ikja jote.I shtrenjti ynë, Profesor/ Elegji për Prof. Sabit Brokaj nga Sejmen Gjokoli Read More »

Zonat më mishngrënëse në Shqipëri/ Sa shpenzojnë shqiptarët për mish

Shpenzimet për mish dhe nënprodukte kanë peshën kryesore në shpenzimet që ne bëjmë për të ushqyer. Rreth 44% e totalit të shpenzimeve që bëjnë familjet shqiptare në këtë drejtim apo 33,400 lekë kanë si qëllim kryesor sigurimin e ushqimeve dhe pijeve jo alkoolike.
Por a e dini se peshën më të madhe për këto shpenzime e zënë sigurimi i mishit dhe i nënprodukteve të tij.
Sipas të dhënave që disponon ‘Monitor’ nga INSTAT, 18.5% apo një e pesta e buxhetit për ushqime, shkon për mishin dhe nënproduktet.

Shpenzimet mesatare mujore për një familje për mish dhe nënprodukte llogariten 6,180 lekë. Në totalin e shpenzimeve të familjeve (jo vetëm e grupit mish dhe nënprodukte), shpenzimet mesatare të familjeve shqiptare për këtë zë llogariten 8.1% e totalit.

Shpenzimet për bulmet, qumësht, nënprodukte dhe vezë, renditen si zëri i dytë për nga pesha në totalin e buxhetit që shkon për ushqimin, ndjekur nga buka dhe drithërat, perimet, frutat, vajrat dhe yndyrat dhe në fund renditet shpenzimet për peshk.

Sipas INSTAT, Nëngrupet që zënë peshën më të madhe në shpenzimet për ushqim janë “mish dhe nënprodukte”, me 18,5 %, “qumësht me nënproduktet e tij dhe vezë” me 16,3 %, “bukë dhe drithëra” me 14,9 % ndjekur nga “perimet” me 13,8 % , “frutat” 8,5 %,“vajra dhe yndyrna” 8,2 % dhe 3,9 % shkon për nëngrupin “peshk”.

Më mishngrënësit në vend…

Mishi dhe nënproduktet e tij janë kryesisht të konsumuara në vendet e ftohta, ku individëve iu nevojitet më shumë energji e konsumuar nëpërmjet ushqimit për të përballuar temperaturat e ulëta. Pra nuk është aspak çudi që Dibra është qarku që mban rekordin për shpenzimet e larta të familjeve për të siguruar mish dhe nënprodukte.

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT në raportin vjetor rajonal, familjet dibrane shpenzuan 10.8% të buxhetit të tyre për ushqime për këto produkte.

Anketa e Buxhetit të Familjes 2018 u krye nga INSTAT përgjatë gjithë vitit, me një kampion prej 9.384 familjeve. Në përfundim të vrojtimit u intervistuan rreth 7.559 njësive ekonomike familjare të shpërndara në mënyrë uniforme në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Në vitin 2018, shpenzimet mesatare mujore për konsum për një njësive ekonomike familjare, e përbërë mesatarisht nga

3,7 persona, janë 75.935 lekë. Vlerësimi i shpenzimeve mesatare mujore për konsum të familjeve në vitin 2018, është 3,5 % më i lartë se në vitin 2017. Totali i shpenzimeve për konsum është 58,67 miliardë lekë në muaj për 772.664 familje.

Zonat më mishngrënëse në Shqipëri/ Sa shpenzojnë shqiptarët për mish Read More »

Ndarja nga jeta e Profesor Brokajt/ Reagon Presidenti Meta: Humbje e pazëvendësueshme!

Presidenti i Republikës, Ilir Meta reagon pas ndarjes nga jeta të profesorit të njohur Sabit Brokaj.

Duke e konsideruar një humbje të pazëvendësueshme, Presidenti Meta i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes.

Postimi i plotë:

Trishtues lajmi për ndarjen nga jeta të Profesor Sabit Brokaj, mjekut dhe intelektualit të shquar, gjithmonë të angazhuar në çështjet kombëtare edhe si deputet e ministër.

Ngushëllimet më të ndjera familjes Brokaj, të afërmve dhe miqve të tij për këtë humbje të pazëvendësueshme që na lëndoi të gjithëve ne që e njohëm nga afër.
I paharruar kujtimi i Profesor Sabitit!”

Ndarja nga jeta e Profesor Brokajt/ Reagon Presidenti Meta: Humbje e pazëvendësueshme! Read More »

Ish-kryeparlamentarja dhe ish-nënkryetarja e PD-së, Jozefina Topalli publikon foto me Azemin dhe Berishën: Kur kishim opozitë

22 vite nga v rasja e pishtarit të demokracisë, Azem Hajdari, për ta kujtuar, ish-kryeparlamentarja dhe ish-nënkryetarja e PD-së, Jozefina Topalli ka publikuar një foto.

Topalli në foton e realizuar pak kohë para vrasjes së Azemit qëndron mes tij dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ajo ka dhënë edhe mesazhin krahas fotos duke shkruar: Kur kishim opozitë!

Ky mesazh është i qartë: Sot nën drejtimin e Lulzim Bashës, sipas Jozefina Topallit, vendi është pa opozitë.

Azem Hajdari u vra para selisë së PD-së më 14 shtator 1998, kur ishte në atë kohë deputet.

Pas rrëzimit nga pushteti nxitur edhe nga traziratb e ’97, Partia Demokratike edhe pas rënies në opozitë drejtohej nga Sali Berisha.

Është edhe kjo periudha kur Jozefina Topalli nisi karrierën politike, për të bërë një nga zërat më të fuqishëm të PD-së, derisa me rënien e dytë në opozitë, ajo u largua nga Basha.

/NOA.al

Ish-kryeparlamentarja dhe ish-nënkryetarja e PD-së, Jozefina Topalli publikon foto me Azemin dhe Berishën: Kur kishim opozitë Read More »

Keni çrregullime të gjumit, ndiqni këto rregulla

Nuk ka më gjë stresuese sesa të shkosh në shtrat për të fjetur dhe mos kesh gjumë.

Të shumtë janë ata që kanë çrregullime të gjumit, apo e bëjnë atë duke parë ëndra.

Nëse keni diçka të tillë, po ju sugjerojmë të aplikoni disa këshilla të thjeshta.

1. Bëni ushtrime 20 deri në 30 minuta në ditë, pak orë përpara se të shkoni në shtrat.

2. Vendosni një orar gjumi që duhet ta ndiqni vazhdimisht.

3. Relaksohuni përpara gjumit, si për shembull duke bërë një dush të ngrohtë apo duke lexuar.

4. Shmangni çdo kafeinë apo nikotinë gjatë natës.

5. Mos qëndroni zgjuar në shtrat. Nëse e keni të vështirë të flini, merruni me diçka tjetër derisa të lodheni. /noa.al/

Keni çrregullime të gjumit, ndiqni këto rregulla Read More »