Aktualitet

Meta: Koha që të dëgjohet zëri i qytetarëve

Presidenti Ilir Meta citon mesazhin e Papa Françeskut, drejtuar qeverisë, për të dëgjuar zërin e qytetarëve.

Kreu i shtetit thotë se solidarizohet me mesazhin e mençur të Papa Françeskut drejtuar qeverive ndaj të cilave protestohet, që ta dëgjojnë zërin e qytetarëve, sidomos atyre që janë më në nevojë e kushte më të vështira, dhe t’i mbështesin aspiratat e tyre të drejta.

“Koha që zëri i qytetarëve të dëgjohet nga të gjithë!”, shkruan Meta, duke ndarë shkrimin që gjeni më poshtë.

Papa: protestat të jenë paqësore, të dëgjohet zëri i qytetarëve

Vështirësitë e shumë njerëzve, në të katër anët e botës, janë gjithnjë në zemrën e Papës. Pas lutjes së Engjëllit të Tënzot, mendimi i Atit të Shenjtë shkoi tek “manifestimet e shumta popullore të protestës, që shprehin pakënaqësinë e shoqërisë civile përballë situatave politike e shoqërore posaçërisht kritike:

“Ndërsa i nxis demonstruesit t’i paraqesin kërkesat e tyre në formë paqësore, pa rënë në tundimin e agresivitetit e të dhunës, u bëj thirrje të gjithë atyre që kanë përgjegjësi publike e qeveritare ta dëgjojnë zërin e bashkëqytetarëve të tyre e t’i mbështesin aspiratat e tyre të drejta, duke respektuar plotësisht të drejtën njerëzore dhe liritë civile”.

Françesku iu drejtua edhe bashkësive kishtare, të cilat jetojnë në këto rrethana, që barinjtë “të punojnë në favor të dialogut e në favor të pajtimit”.

Strehim dinjitoz!

Papa mendon për ngjarjet që po ndodhin në Kampin e Moria, në ishullin Lesbo, të përfshirë nga zjarret. Flakë, që lanë mijëra njerëz pa strehë, ndonëse strehë të përkohshme. E rikujtoi vizitën e tij të vitit 2016:

“Është gjithnjë e freskët në kujtesën time vizita e kryer atje e thirrja e bërë, së bashku me Patrikun Ekumenik Bartolomeu dhe Kryepeshkopin Hieronymos të Athinës, për t’u siguruar strehim njerëzor e dinjitoz grave e burrave migrantë, refugjatëve, të gjithë atyre, që kërkojnë strehim politik në Evropë. U shpreh solidaritetin e afërsinë viktimave të këtyre ngjarjeve dramatike”.

Ndihma për Tokën Shenjte

Në të dielën kushtuar Lëmoshës për Tokën Shenjte – shtyrë nga e Premtja e Madhe – për sot – nga shkaku i pandemisë, Papa nënvizoi rëndësinë e një gjesti konkret në këtë çast, kur në trojet e Krishtit ka kaq shumë nevojë për ndihmë të gjithanshme:

“Në rrethanat aktuale, kjo ndihmë është më shumë se kurrë shenjë shprese e afërsie solidare për të krishterët, që banojnë në tokën ku Zoti u bë njeri, vdiq e u ngjall për ne. Sot kryejmë një shtegtim shpirtëror, me imagjinatë, me zemër, në Jeruzalem ku, siç na kujton Psalmi, janë burimet tona, e bëjmë një gjest solidariteti për këto bashkësi”.

Së fundi, një mendim për çiklistët e sëmurë nga parkinsoni, që e përshkuan Udhën francigjene nga Pavia – në Romë; për bashkësitë “Laudato si’”, që kujdesen për Krijimin e për familjet italiane, që në gusht iu kushtuan mikpritjes së shtegtarëve.

Meta: Koha që të dëgjohet zëri i qytetarëve Read More »

Zaho shkon në klas të parë/ Rama:Dita e parë emocion i rrallë

Nisja e këtij viti shkollor është i veçantë, edhe për Kryeministrin Edi Rama.

Djali i tij i vogël, Zaho, shkon në klasë të parë dhe natyrisht babi Edi, nuk mund të mungonte në këtë moment.

Ai ka ndarë një fotografi të vogëlushit me çantën në sup dhe me lule në duar, duke shkuar në shkollë.

“Dita e parë emocion i rrallë. Zoti i bekoftë të gjithë fëmijët që sot nisën shkollën dhe i mbroftë gjithnjë bashkë me prindërit e gjyshërit e tyre të pazëvendësueshëm.

Dashuri, shëndet e gëzime paçin gjithmonë”, shkruan Kryeministri. /noa.al

Zaho shkon në klas të parë/ Rama:Dita e parë emocion i rrallë Read More »

Dita e parë e shkollës/ Shahini në Fushë Krujë: Do t’ja dalim

Ministrja e Arsimit, Besa Shahuni është ndalur në Fushë Krujë, në ditën e parë të shkollës.

Ajo ndan disa fotografi dhe thotë se e kaloi mëngjesin nëpër shkollat që u hapen sot për herë të parë pas 6 muajsh.

“Ndalova në gjimnazin ‘Shote Galica’ Fushë-Krujë, shkollë e cila ka marrë të gjitha masat e nevojshme në funksion të protokollove të sigurisë së ruajtjes së shëndetit. Gjimnazi është shkollë pritëse edhe për nxënësit e 3 shkollave të dëmtuara nga tërmeti, ‘Sherif Dervishi’, “Bilaj” dhe “Mazhë e Vogël”, deri në rindërtimin e tyre”, shkruan Shahini.

Ajo shton se gjatë bashkëbisedimit me nxënësit, u ndje mirë ndërsa dëgjoi prej tyre se janë plotësisht të ndërgjegjshëm mbi respektimin e masave anti-COVID, fakt i cili më ngroh që do ta përballojmë me sukses normalitetin e ri.

“I porosita nxënësit të mësojnë fort sivjet, të dalin me rezultate të mira, si dhe të dëshmojnë se përkundër sfidave, ne jemi të qëndrueshëm dhe do t’ia dalim më së miri”, shkruan ministrja. /a.y/noa.al

Dita e parë e shkollës/ Shahini në Fushë Krujë: Do t’ja dalim Read More »

Marin Mema: Ky vend është dashuria e pafundme!

Marin Mema
Ky vend ka halle, ka probleme, ka shumë pamundësi, varfëri, padrejtësi, ka mungesa të shumta e shtetarë të çdo krahu që duan ta rrjepin e ndukin, por prapë është vendi ynë, është historia, trashëgimia, kultura, të parët tanë. Ky vend është dhimbja, loti, pasioni, dashuria, fëmijëria, rrudhat, kujtimet, gjyshërit, shokët, malli , emocionet, gjaku ynë…. Ky vend është dashuria e pafundme. Më quani idealist të sëmurë, të tepruar, të pariparueshëm, por për vendin tim do të jem gjithmonë i tillë ! Një përqafim të madh të gjithëve. ❤️🇦🇱

Marin Mema: Ky vend është dashuria e pafundme! Read More »

Kryeministri Rama ndodhet për vizitë në Turqi

Kryeministri Rama ndodhet për një vizitë në Turqi. Përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale, ai shfaqet me Presidentin Erdogan.

“Me Presidentin e Turqisë, mikun e çmuar Rexhep Taip Erdogan, në një nga bisedat gjatë qëndrimit në rezidencën e tij verore në Marmaris, ku folëm gjerësisht për marrëdhëniet mes Shqipërisë e Turqisë, sfidën e kohës për fuqizimin e ekonomisë në kushtet e përballjes me Covid-19, ecurinë e bashkëpunimit dypalësh, si edhe situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, shkruan Rama në status.

Vizita e kreut të Qeverisë shqiptare në Turqi vjen në një kohë ku mes këtij shteti ka një konflikt të hapur me Greqinë për detin, ashtu sikurse së fundmi po flitet për një marrëveshje mes Shqipërisë dhe Greqisë, pikërisht për kufirin detar.

Por diçka e tillë është mohuar nga Edi Rama. /noa.al/

Kryeministri Rama ndodhet për vizitë në Turqi Read More »

Nis sot Viti i ri shkollor/ Rama: Shëndet dhe patjetër edhe me rezultate sa më të mira!

Pas një ndërprerje të detyruar prej koronavirusit në muajin mars, nis sot viti i ri shkollor.

Në këtë ditë të parë mësimi, e cila nis me rregulla të reja prej Covid-19, Kryeministri Edi Rama bën një urim për nxënës dhe mësues.

“Duke ju uruar nxënësve e mësuesve një vit të mbarë shkollor, pikësëpari me shëndet dhe patjetër edhe me rezultate sa më të mira”, shkruan kreu i qeverisë.

Ai ka ndarë disa fotografi nga ambientet e shkollave ku shihen distancat e diktuara prej pandemisë.

Janë rreth 480 mijë nxënës që ulen në banka, ku mësimi do të zhvillohet me 2 dhe 3 turne, me orë të reduktuara ndjeshëm. /noa.al

Nis sot Viti i ri shkollor/ Rama: Shëndet dhe patjetër edhe me rezultate sa më të mira! Read More »

Moti merr kthesën e papritur, mësoni si pritet të jetë koha gjatë gjithë kësaj jave

Dita e sotme do të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat në orët e mesditës në relievet malore do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal.

Dita e Martë do të ketë mot kryesisht të kthjellët e vranësira të pakta kalimtare.

Dita e Mërkurë do të ketë mot me vranësira dhe intervale kthjellimesh.

Dita e Enjte parashikohet të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat përgjatë relieveve malore do të pasohen nga reshje të herëpasherëshme shiu me intensitet të ulët.

Dita e Premte parashikohet të ketë mot kryesisht të vranët dhe intervale kthjellimesh. Reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet të ulët deri mesatar përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe zonave malore.
Era do të jetë kryesisht nga Veriperëndimi-Jugperëndimi 1-10m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 18m/s, kryesisht ditën e Hënë dhe të Martë, thotë meteoalb.

Moti merr kthesën e papritur, mësoni si pritet të jetë koha gjatë gjithë kësaj jave Read More »

Ministria e Shëndetësisë apel mësuesve, prindërve dhe nxënësve: Të parandalojmë përhapjen e Covid

Nesër nis viti i ri shkollor, ku pas mësimit online dhe pushimeve verore, shkollat rihapin dyert për të pritur nxënësit, por këtë herë nën masa të rrepta higjieno- sanitare dhe distancimi social, kushte të diktuara nga pandemia e COVID-19.

Me nisjen e shkollave Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë një apel kundrejt të gjithë mësuesve, prindërve, nxënësve, të tregojnë kujdes me zbatimin me përpikëri të masave që frenojnë përhapjen e COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë apelon për respektimin e distancimit social, vendosjen e maskave ose barrierave mbrojtëse, larjen ose dezinfektimin e duarve, ajrosjen e ambienteve, matjen e temperaturës së nxënësve çdo ditë. Të gjitha institucionet arsimore që fillojnë ditën e nesërme mësimin duhet të zbatojnë me rigorozitet Udhëzimin mbi masat anti-COVID19 me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Strukturat e sistemit shëndetësor janë në gatishmëri për t’ju përgjigjur çdo problematike, si dhe për të identifikuar dhe izoluar në kohë çdo rast të dyshuar.

Ndërsa më herët ministria e Arsimit ka nxjerrë protokollin e sigurisë që duhet zbatuar për hapjen e shkollave dhe se si do të veprojnë në rast se ka nxënës apo mësues të prekur nga COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë apel mësuesve, prindërve dhe nxënësve: Të parandalojmë përhapjen e Covid Read More »