Aktualitet

Bylykbashi: Më 25 prill Rama takohet me fundin politik

Përfaqësuesi i PD-së në Këshillin Politik ka akuzuar Partinë Socialsite se për dy muaj mbajti në sirtar 7 ligjet për ndryshimet e Kodit Zgjedhor,

Sipas Oerd Bylykbashit, Edi Rama ka shkelur marrëveshjen e 5 qershorit, ndërsa nënvizon se presioni i opozitës dhe ndërkombëtarevë bëri që ligjet të kalojnë në Kuvend.

“Ligjet u miratuan në korrik në Këshillin Politik si pjesë e Marrëveshjes së 5 qershorit, por për dy muaj u mbajtën të fshehur në sirtarët e Kuvendit. U desh presioni i Opozites ne Keshillin Politik ditën e martë 22 shtator dhe presioni ndërkombëtar që përfaqesuesit e PS t’i nxirrnin nga sirtari pas dy muajsh fshehjeje dhe t’i regjistronin sot ne Kuvend”, shkruan Bylykbashi në Facebook.

Por çfarë përcaktojnë këto ligje?

“Njeri ligj i kalon SPAK-ut kompetencën për të hetuar shitblerjen e votës. Një ligj i shtrëngon rripat prokurorisë së zakonshme për të goditur krimet e tjera zgjedhore dhe jo t’i tolerojë ato siç ka bërë deri më sot. Nje ligj qartëson rolin e policisë në zgjedhje që Kryeministri të mos i japë më urdhër policëve që të bëjnë fushatë për PS.

Ligjet e tjera godasin fenomene të tjera që cenojnë zgjedhjet”, vijon Bylykbashi.

Sipas tij, “sado që të përpiqet, më 25 prill 2021 Edi Rama ka takim me fundin e tij politik”. /noa.al/

Bylykbashi: Më 25 prill Rama takohet me fundin politik Read More »

Ekspertët/ ‘Jo panik nga tërmetet, dukuri normale.Shqipëria zonë sizmike’

Sipas sizmiologëve, lëkundjet sizmike të ditëve të fundit nuk duhet të jenë motiv për frikë apo panik në rradhët e qytetarëve. Ekspertët shprehen se vendi ynë klasifikohet tek zonat me aktivitet sizmik të konsiderueshëm, ndaj edhe fenomene të tilla mund të konsiderohen normale.

Profesori Llambro Duni, për “RTV Ora”, sqaron se lëkundjet e njëpasnjëshme në vendin tonë nisën mëngjesin e së enjtes dhe kanë vazhduar përgjatë gjithë asaj dite. Por, ai thotë gjithashtu se kjo është një vatër e re dhe nuk ka lidhje më atë të 26 nentorit.

“Seria e re e ngjarjeve sizmike ka filluar dje në mëngjes në orën 01:25 me një tërmet të madhësisë 4.5, në veri të Cërrikut. Është pasuar nga dy ngjarje të tjera më të vogla, dhe dje në mbërmje ka pasur një ngjarje tjetër të madhësisë 4.2 e cila është pasuar me disa lëkundje më të vogla. Tërmetet e djeshme nuk kanë lidhje me vatrën e ekspozuar në nëntor të vitit të kaluar, por është një vatër e re”.

Pavarësisht shqetësimit të qytetarëve, sizmiologët kërkojnë prej tyre të jenë të qetë.

Nderkohë, nga ana e Institutit të Sizmiologjisë, në mënyrë të vazhdueshme bëhen kontrolle në stacionet sizmiologjike të vendit.

“Ne bëjmë kontrolle rutinë në stacionet tona, me qëllim që ato të jenë në gjendje pune. Kjo po ndodh aktualisht, monitorojmë çdo ngjarje që ndodh”.

Edhe njëherë, specialisti përsërit se tërmetet janë të paparashikueshëm. Ndërkohë, lidhur me aplikacionet, profesor Duni shprehet se qytetarët nuk duhet të panikosen. Ai këshillon gjithashtu që për bazë të merren informacionet e institucioneve zyrtare.

Ekspertët/ ‘Jo panik nga tërmetet, dukuri normale.Shqipëria zonë sizmike’ Read More »

Shi dhe përmbytje në fundjavë/ Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile letër pesë prefektuarave në vend për të marrë masa

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile i ka dërguar letër pesë prefektuarave në vend, për të marrë masa pasi gjatë fundjavës pritet mot me reshje të shumta shiu.

Letra u është nisur prefekturave të Shkodrës, Lezhës, Fierit, Vlorëës dhe Gjirokastrës.

Duke cituar të dhënat e IGJEUM, theksohet se në veri perendim dhe jug të vendit priten stuhi dhe reshje të mëdha shiu, të cilat mund të sjellin edhe përmbytje.

Zonat që rrezikojnë të preken më shumë Shkodra, Dibra, Malësia e Madhe, Kruja.

Apeli shkon për marrjen e masave në mënyrë që të parandalohen situata të rënda.

“Pushteti vendor të përcaktojë vendet e pa rrezikuara për zhvendosjen e popullsisë në rast rreziku”, thuhet në letër. /noa.al/

Shi dhe përmbytje në fundjavë/ Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile letër pesë prefektuarave në vend për të marrë masa Read More »

Presidenti Ilir Meta i përgjigjet Kryeministrit Edi Rama për lumin Vjosa: E duam Vjosën dhe do ta mbrojmë!

Presidenti Ilir Meta i përgjigjet Kryeministrit Edi Rama pas deklaratave të bëra në distancë për lumin Vjosa.

Ai ka ndarë një fotografi ku shkruan mes “çunave të paparë” siç i quan ai, të rafting dhe eksplorimit të Vjosës, ku nuk kursen shigjetimet ndaj kreut të qeverisë.

“E duam Vjosën dhe do ta mbrojmë! Një trashëgimi natyrore kombëtare me rëndësi të jashtëzakonshme dhe potencial të madh turistik që arroganca, korrupsioni dhe marrëzia nuk do mundet ta tjetërsojë dot!”, shkruan Presidenti.

Ky reagim vjen pasi më herët Rama tha se është dakord me Ilir Metën që e ardhmja nuk është shkatërrimi, por shtoi se sa mirë do kishte qenë sikur ta kishte mbrojtur Valbonën nga shkatërrimi “kur ishte zv.shef i qeverisë së Saliut, siç mbron sot Vjosën nga rreziku imagjinar i hidrocentraleve që nuk do të ndërtohen!”

Më tej tha se “Qeveria jonë e ka shpallur Park Kombëtar Vjosën e lartme”.

Rama deklaroi se Ministria Mjedisit ka refuzuar zyrtarisht të japë leje për projekte HEC-esh në Vjosën e poshtme që do të integrohet me Parkun Kombëtar.

“Vala shkatërruese e qeverisë së vjetër mbi lumenjtë në tërësi është zmbrapsur ka kohë!”, deklaroi në mbyllje Edi Rama. /noa.al

Presidenti Ilir Meta i përgjigjet Kryeministrit Edi Rama për lumin Vjosa: E duam Vjosën dhe do ta mbrojmë! Read More »

Meteorologu lajmëron rrebeshe shiu, ja deri kur do vazhdojne

Meteorologu Hakil Osmani ka sjellë parashikimin e motit për ditët në vijim. Në një lidhje në emisionin “ABC-ja e mëngjesit”, Osmani u shpreh se gjatë ditës së sotme pritet të kemi rrebeshe shiu që do të jenë prezentë deri në orët e para të ditës së shtunë. Ai shtoi se në mesditë, mund të kemi një përmirësim të lehtë, ndërsa në orët e mbrëmjes do të kemi rritje të reshjeve të shiut.

“Gjatë ditës së sotme pritet të kemi rrebeshe shiu që do të jenë prezentë deri në orët e para të ditës së shtunë. Por në orët e mesditës dhe në vijim mund të kemi një përmirësim të lehtë, ndërsa në orët e mbrëmjes do të kemi rritje të reshjeve të shiut. Gjatë ditës së hënë deri në mesditë reshjet e shiut do të jenë të larta. Ndërkohë të dielën dhe gjatë ditës së hënë do të kemi reshje të konsiderueshme në vendin tonë. Edhe më Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut presim që reshjet të jenë me intensitet të lartë. Si pasojë të reshjeve të konsiderueshme vlerat maksimale do të zbresin në 21-22 gradë Celsius,”– u shpreh meteorologu.
Ditët e fundit, vapa e nxehtë e verës u ka lënë hapësirë reshjeve të vjeshtës dhe temepraturave më të ulëta. Reshjet e shumta të shiut kanë sjellë edhe përmbytje në shumë qytete.

Meteorologu lajmëron rrebeshe shiu, ja deri kur do vazhdojne Read More »

Qytetari e de noncon publikisht: ‘E kanë dë nuar me bu rg, por është akoma në detyrë’/ Ja përgjigja e Ramës

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot se ka nisur zbatimi i programit të qeverisë për nxitjen e punësimit.

Sipas kryeministrit, “kushdo që ka larguar punonjës për shkak të pandemisë COVID-19, tani është koha për t’i ripunësuar”.
Pas njoftimit të kryeministrit, të shumta kanë qenë dhe reagimet në rrjetet sociale. Një qytetar denoncon një drejtor që është dën uar me b urg, por është akoma ne detyrë. Rama i kthehet se më shumë drejtorë duhet të dënohen. Ai ka su lmuar dhe opozitën duke rikujtuar periudhën e vr asjes së katër qytetarëve në bulevard ku asnjë nuk u dën ua.

Qytetari e de noncon publikisht: ‘E kanë dë nuar me bu rg, por është akoma në detyrë’/ Ja përgjigja e Ramës Read More »

Rama: Vala shkatërruese e qeverisë së vjetër mbi lumenjtë në tërësi është zmbrapsur ka kohë

Pasi Presidenti Ilir Meta ditëve të fundit është shprehur se do të vazhdojë të mbështes nismën për mbrojtjen e lumit Vjosa dhe shpalljen Park Kombëtar të pjesës lumore ku parashikohen HEC-et, vjen reagimi i Kryeministrit Edi Rama.

Ai thotë se është dakord me Ilir Metën që e ardhmja nuk është shkatërrimi, por shton se sa mirë do kishte qenë sikur ta kishte mbrojtur Valbonën nga shkatërrimi “kur ishte zv.shef i qeverisë së Saliut, siç mbron sot Vjosën nga rreziku imagjinar i hidrocentraleve që nuk do të ndërtohen!”

Më tej thotë se “Qeveria jonë e ka shpallur Park Kombëtar Vjosën e lartme”.

Rama sqaron se Ministria Mjedisit ka refuzuar zyrtarisht të japë leje për projekte HEC-esh në Vjosën e poshtme që do të integrohet me Parkun Kombëtar.

“Vala shkatërruese e qeverisë së vjetër mbi lumenjtë në tërësi është zmbrapsur ka kohë!”, deklaron në mbyllje Edi Rama. /noa.al

Rama: Vala shkatërruese e qeverisë së vjetër mbi lumenjtë në tërësi është zmbrapsur ka kohë Read More »

Veliaj: ‘Jap dorëheqjen nëse…’

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj gjatë një interviste në emisionin Opinion, i pyetur nga ekonomisti Besart Kadia ka folur lidhur me çshtjen e çmimit të ujit në Tiranë.

Sipas Veliajt uji në Tiranë është më i lirë se në Korçë dhe Pogradec, e madje nëse nuk është kështu ai është i gatshëm të japë dorëheqjen.
“Për çështjen e çmimit, në Tiranë uji është më i lirë se në Korçë, më i lirë se në Pogradec e madje edhe më i lirë se në Kamzë. Në kamzë është 67 lekë. Kjo Tiranë që e ka ujin në pjesën më të madhe 24 orë dhe prapë paguan më pak se Kamza dhe paguan sa gjysma e Korçës dhe Pogradecit”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku tha se arkëtimet e ujit janë rritur dhe aktualisht 98.7% e qytetarëve të Tiranës paguajnë faturat.

Më tej, duke iu rikthyer edhe një herë çështjes së çmimit të ujit, Veliaj tha: “Nëse nuk është më i lirë se Pogradeci dhe Korça unë jap dorëheqjen si kryetar bashkie”.

Veliaj: ‘Jap dorëheqjen nëse…’ Read More »