Aktualitet

Spiropali në studio: ‘Unë ju ha për mëngjes juve për vota’/ Shabani: ‘I keni nxjerrë kallajin këtij vendi’

Mbrëmjen e sotme në “Open” teksa diskutohet tema “Zgjedhjet pa konsensus”, ka pasur një debat të ashpër mes ministres Elisa Spiropali dhe Endri Shabanit të Nismës Thurje.

Teksa debatonin në një moment, Spiropali i thotë Shabanit: “Me gjithë respektin, unë ju ju ha për mëngjes, me gjithë vota”.
“Mos kini frikë nga vota,” tha Shabani.

“Nuk kemi frikë ne,” u përgjigj Spiropali.

Debati nisi kur Spiropali i tha Shabanit që e njeh atë shumë mirë, ndërkohë ai iu kthye duke i thënë se ka vjedhur kur ajo ishte tek doganat.
Pjesë nga debati:

Spiropali: Të njoh shumë mirë, Endri Shabani.

Shabani. Ju keni vjedhur kur ishit të dogana. 1.7 milion euro dëm i keni shkaktuar shtetit shqiptar.

Spiropai: Lërini këto shprehje populiste që sna çojnë askund.

Shabani: E thotë KLSH-ja.

Spiropali: E çfarë hyn KLSh-ja kët. Jam e pastër se për ndryshe do më kishte ndjekur prokuroria e PD-së.

Shabani: I keni nxjerrë kallajin këtij vendi.

Spiropali: Nuk dua të merrem me ty, se disa anëtarë të partisë tënde i kam pasur miq të Mjafti.

Shabani: Mos kini frikë nga votuesit.

Spiropali: Unë ju ha për mëngjes juve për vota.

Shabani: Ju jeni minister, unë paguaj pagën tënde dhe shiko si flet.

Spiropali në studio: ‘Unë ju ha për mëngjes juve për vota’/ Shabani: ‘I keni nxjerrë kallajin këtij vendi’ Read More »

Debat mes analistit dhe Spiropalit: ‘Nuk shtyhet jeta me lavde gojore për Skënderbeun’

Ministrja Elisa spiropali dhe gazetari Andi Bushati janë përfshirë në një debat të ashpër në emisionin “Open”.

Debati nisi kur Spiropali i tha gazetarit Bushati se ka mbështetur në Kosovë partinë që është kundër SHBA-së, ndërsa Bushati ia ktheu se “nuk kalohet jeta me lavde gojore për Skënderbeun”.
Pjesë nga debati:

Spiropali: Ti mbështet një parti në Kosovë që del me flamur kundër Amerikës dhe ajo parti tashmë ka rënë në fund.

Bushati: Çfarë po thua se s’po të marr vesh.

Spiropali: Në një status krahasonit zonjën Kim me Elisa Spiropalin. Duhet të dish që zonja Kim është përfaqësuese e SHBA-së për të cilën ne kemi shumë nevojë.

Bushati: Akoma e shikon të folurën në publik si mashtrim. Unë kam mendim të lirë.

Spiropali: Nuk është e vërtetë mendimi jot.

Bushati: Kam të vërtetat e mia. Ju nuk guxoni të thoni të vërtetat tuaja.

Spiropali: Edhe ne themi të vërteta tona.

Bushati: Nuk shtyhet jeta me lavde gojore për Skëndërbeun

Spiropali: Nipi i Hysni Kapos, nuk më intimidoni.

Bushati: E humbët, po ju merret goja. Nuk shtyhet jeta me lavde gojore për Skënderbeun.

Spiropali: Keni një femër përpara dhe flisni më këtë gjuhë.

Bushati: Po ju citoj juve. Ju i keni thënë Skënderbe.

Debat mes analistit dhe Spiropalit: ‘Nuk shtyhet jeta me lavde gojore për Skënderbeun’ Read More »

Grekët paralajmërojnë tjetër ciklon këtë fundjavë/ Flet meteorologia: A do ta prek Shqipërinë?

Mediat greke raportojnë se shteti fqinj do të goditet sërish nga një ciklon të shtunën, ndërsa një metereolog grek nuk përjashtoi mundësinë që cikloni të godasë edhe Shqipërinë.

Por meteorologia Adiola Bami tha sot, se stuhia e paralajmëruar nuk do ta prekë Shqipërinë, por tha se në fundjavë do të ketë rrebeshe shiu e stuhi.

“Vranësira dhe shira dominante në mëngjes, pasdite moti do përmirësohet”, – tha meteorologia, përsa i përket parashikimit për sot.

“Dita e sotme do të paraqitet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash që do na sjellin reshje të pakta. Edhe e premtja do na sjellë kushte të njëjta atmosferike, deri në orët e pasdites ku pritet të kemi shtim të vranësirash që do na sjellin reshje gjatë mbrëmjes dhe natës” u shpreh Adiola Bani.

Sipas saj, “ky sistem me vranësira do na sjellë rrebeshe shiu. Herë pas here në formën e shtrëngatave”.

Ajo shtoi se “është një situatë që nuk do zgjasë shumë, pasi mesdita e së shtunës dhe e diela do na sjelle përmirësim të motit”.

‘Kjo do na sjellë dhe ulje temperaturash. Vlerat ditore do të luhaten nga 6-7 gradë në mëngjes në zonat malore, kurse maksimumi në 24-26 gradë Celsius”.

“Këto rrebeshet e shiut janë mëse normale në stinën e vjeshtës. Vendi jonë ndikohet vetëm me vranësira dhe rrebeshe shiu, por që nuk do të zgjasin shumë në kohë. E diela në orët e mbrëmjes dhe e hëna do sjellin sërish rrebeshe shiu dhe vranësira të dendura”.

“Shpresojmë që nuk do të na sjellin problematika. Për sa i përket Greqisë e shtuna të sjellë rrebeshe shiu me intensitet goxha të lartë, pasi fundjavën që kaloi pati një stuhi tropikale. Duke qenë se kemi temperatura të larta këto ditë sigurisht nuk përjashtohen dhe rrebeshet me breshër”, – tha meteorologia, Adiola Bani.

/NOA.al

Grekët paralajmërojnë tjetër ciklon këtë fundjavë/ Flet meteorologia: A do ta prek Shqipërinë? Read More »

Tjetër lëkundje tërmeti në Shqipëri, të dhënat e para

Një tërmet tjeter ka goditur vendin.

Raportohet se lëkundjet ishin 3.5 ballë të shkallës Rihter.

Nga të dhënat e para mësohet se epiqendra ishte 36 kilometra në jug të Tiranës, 10 km në veri-perëndim të Lushnjes.

Gjatë ditës së sotme në vend ka pasur edhe disa lëkundje të tjera.

Mësohet se tërmeti më i fortë është regjistruar në Cërrik, me magnitudë 4.5 të shkallës rihter, në orën 01:26, ndërsa përgjatë gjithë natës janë ndjerë lëkundje të vogla në Belsh dhe Fier.

Për fat të mirë nuk ka pasur të lënduar në njerëz dhe as dëme materiale. /k.k/noa.al/

Tjetër lëkundje tërmeti në Shqipëri, të dhënat e para Read More »

Bllokoi foltoren, deputeti Adriatik Alimadhi u përjashtua nga seanca e sotme parlamentare

Nën pretendimin se bllokoi foltoren, deputeti Adriatik Alimadhi u përjashtua nga seanca e sotme parlamentare.

Kryeparlamentari Gramoz Ruçi i kërkoi të lironte foltoren, por përballë refuzimit të tij, ndërpreu seancën.

Kjo pasi Alimadhi iu drejtua pa mikrofon duke i thënë “komunist i ndyrë”.

“Je fatkeq për identitetin që ke. Po të jap vërejtje do të përjashtoj nga seanca. Atëherë je i përjashtuar nga seanca. Dy minuta pushim, shërbimet e Kuvendit ta nxjerrin përjashta. Në qoftë se nuk del do i kërkoj sekretariatit 10 ditë përjashtim. O trim largohu nga foltorja! Është shekulli i mendjes, jo i forcës”, tha kryeparlamentari për kreun e Ballit Kombëtar.

Kreu i Kuvendit njoftoi se seanca do të rinisë në orën 12.45.

Bllokoi foltoren, deputeti Adriatik Alimadhi u përjashtua nga seanca e sotme parlamentare Read More »

Yuri Kim, Ramës dhe Bashës: Mbajuni marrëveshjes së 5 qershorit, përgjegjësia juaj

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, bën apel ndaj Kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha, që ti përmbahen marrëveshjes së 5 qershorit.

Gjithçka teksa palët politike nuk po gjejnë dakordësinë për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, lidhur me listat dhe koalicionet.

“Ne i kujtojmë Kryeministrit Edi Rama, Lulzim Bashës dhe të gjithë udhëheqësve të tjerë të gjitha angazhimet që ata kanë bërë në lidhje me marrëveshje e 5 qershorit dhe çdo masë përtej kësaj. Angazhimi, propozimet dhe kundër-propozimet duhet të jenë me mirëbesim. Gjithmonë do ju mbështesim, por JU udhëheqësit, jeni pala përgjegjëse”, shkroi kryediplomatja amerikane. /noa.al

Yuri Kim, Ramës dhe Bashës: Mbajuni marrëveshjes së 5 qershorit, përgjegjësia juaj Read More »

Nëna rrëfehet mes lotësh: ‘Fëmijët nuk më duan, duan të më nxjerrin jashtë nga shtëpia, bashkëshorti ka rreth 20-vite që është larguar nga kjo jetë’

Një nënë 67-vjeçare, e cila ka trokitur në studion e emisionit me “Zemër të Hapur”, ka apeluar ndihmë. “Dhimbje në shpirt”, shprehet ajo, “fëmijët nuk më duan, duan të më nxjerrin jashtë nga shtëpia, bashkëshorti ka rreth 20-vite që është larguar nga kjo jetë”.
Fatmira Koleci tregon sesi e humbi njërin prej djemve, i cili u vetëvar në Greqi, pas një debati me vëllezërit e tij. Ai ndërroi jetë në vitin 1998. 67-vjeçarja jeton me njërin prej djemve dhe nusen e tij, të cilët e keqtrajtojnë dhe duan ta nxjerrin nga banesa.
Banesë, të cilën Fatmira ka kontribuar për ta ndërtuar. “Ti nuk je nënë e mirë”, kështu i thotë djali dhe nusja, duke shkuar madje deri aty sa e quajnë “kurvë”, e ndërsa fëmijët e djalit e shohin shtrembër gjyshen.

Rrëfimi mes lotësh i të moshuarës: Jam Fatmira Koleci, 67 vjeç, jam nëna e katër fëmijëve. Më kanë vdekur dy çuna. Njëri prej tyre 18 vjeç, në 1998 më vdiq djali u vetëvar në Greqi, ai jetonte me dy vëllezërit. Zihej shumë me vëllezërit e tij. Nuk e di për çfarë ziheshin me njëri tjetri. Çunat atëherë nuk na treguan se ishin zënë, por mua më treguan kushërinjtë. Unë tani jetoj me njërin nga çunat dhe nusen, burri vdiq para 20 vitesh. Djali që jetoj unë me të punon saldator. Ndërsa nusja e ka fëmijën e vogël. Ky ka tre fëmijë, dy çunat e mëdhenj më shikojnë me sy të shtrembër, goca e vogël që është 6-vjeçe shkon edhe i vë dorën në fytyrë të atit që të pushojë kur zihet me mua. Më bëjnë presion gjatë gjithë kohës duan të iki nga shtëpia më thotë dil jashtë kësaj shtëpie, ti nuk je nëna jonë. Nusja që kam brenda më thotë ti vajzat e tua i ke kurva.

Goca e madhe u nda nga burri se ishte pijanec dhe kjo shkonte punonte nëpër shtëpira, por djemtë e mi thonin që ka shkuar punon prostitutë. Djemtë nuk i flasin vajzës edhe mua më thonë se ti je kurvë si vajzat. Kur erdhi vajza njëherë te mua ata filluan ta shanin dhe i thonë që ti ke bërë kopila. Unë para vitit të ri bëra një krevat, ma bleu goca, dhe jetoj vetëm në një dhomë, gatuaj vetë një shishe qumësht. Edhe ai që jeton në Greqi më thotë ti je nënë e keqe, ti nuk je nënë. Nuk më duan, nuk di çfarë të bëj, ku të shkoj, sepse kur punoja ata më donin, tani që nuk punoj nuk më do njeri. Më ushtrojnë dhunë psikologjike dhe fizike, mbrëmë debatuam, ai më thoshte ik nga shtëpia mos të të shikoj këtu, më thoshte do marr djalin tjetër në Greqi që të të thotë edhe ai të zhdukesh. Nuk di ku të shkoj, erdha te ju për ndihmë.

Nuk jam ulur kurrë të bisedoj me djalin, sepse zemra ime është bërë copa, nuk ngjitet më. Vetëm ata e dinë se çfarë kanë me mua. Nusja gatuan, por unë nuk ha nga ata se nuk më japin mua, unë ha veç, nuk ulem në tryezë me ata. Herë më ftojnë në tryezë, herë jo. Unë me këdo i qaj hallet, por askush nuk më rri afër, vetëm dy gocat më qëndrojnë afër. Njëra nga gocat që këta e dhunojnë psikologjikisht më thotë mos ki turp për të shprehur hallet. Gjërat nuk përmirësohen më me djalin, sepse unë i kam turpëruar ata se dola në televizor. Unë kam frikë të kthehem sërish aty.

Vajza e 67-vjecares: Unë si vajza e asaj dua të di çfarë kërkojnë nga nëna. Unë kam folur, kryefjala e vëllezërve të mi është ofendimi dhe fjalët e pista ndaj nënës dhe ndaj dy motrave. Shumën më të madhe të operacionit të nënës time e kam dhënë unë. Ata le të dalin publikisht të dy vëllezërit dhe të thonë çfarë kanë me nënën time. Kur interesi dhe injoranca të mbulon kjo do ndodhi. Nëna ime kur ishte e fortë fizikisht ata e donin dhe tani nuk e duan më. Nuk e kuptoj çfarë kanë të dy vëllezërit. Unë jam paragjykuar nga vëllezërit për zgjidhjen e martesës. Nëna ime më shumë është kujdesur për ata. Unë dua që ata të tregojnë se çfarë kanë me nënën. Nëna është e moshuar, se di çfarë do bëhet me nënën time.

Nëna rrëfehet mes lotësh: ‘Fëmijët nuk më duan, duan të më nxjerrin jashtë nga shtëpia, bashkëshorti ka rreth 20-vite që është larguar nga kjo jetë’ Read More »

‘Rrëfehet’ Iliazi me dy gra: 5 ditë me njërën, 5 me tjetrën, por…

Historia e sjellë nga Top Channel e Iliaz Laskajt, nga Selishta e Peshkopisë, u bë virale në rrjet për shkak se ai është ndër të rralët në vendin tonë që ka dy gra, Manushaqen dhe Anifen.

Në vitin 2001 Iliazi u martua me Anifen, por në vitin 2005 ai lidhi një kurorë të dytë me Manushaqen. Iliazi ka 7 fëmijë dhe pret që së shpejti të bëhet baba për herë të 8-të.
Familja ditën e sotme bëri një intervistë në emisionin “Shqipëria Live” duke rrëfyer se si e kalojnë ditën dhe se si është jeta e tyre.

“Martesa ime e parë qe me Anifen, por nuk po bëheshim prindër kështu vendosëm që në familje të merrnin edhe Manushaqen. Sot të dyja janë nëna, Anifja na bëri për herë të parë prindër. “, thotë Iliazi, ndërsa shton se kurrë nuk kanë pasur probleme mes tyre.


Pjese nga intervista:
Manushaqja: Kafen e bën njëra prej nesh. Iliazian nuk bën kafe. Se kemi lënë veten ta lemë këtë. Ka heq keq se punon në mal ke lulet. Gatuajmë mëngjesin u japim bukë dhe i nisim për shkollë. Edhe për pushime kalamajtë i marrim me vete.

Ilizi: Të jetë që të jenë zënë nuk rrinë aty. Po nuk janë zënë kurrë….Kemi shkuar shumë mirë për 13 vjet. Për këtë Zot, nuk jemi ngatërruar asnjë herë.

Gazetari: Kush të thotë më shumë të dua?

Ilizai: Unë nuk tregoj sekretet se plas sherri pastaj. Unë i dua një llojë. Të dyja janë të mira dhe shohin punën e vetë. Nuk janë xheloze. Telefon nuk kanë, se i shkatërron njerëzit krejt telefoni. Vetëm unë kam telefon. Nuk duan telefon dhe s’ka çju duhet. Komunikojnë me telefonin tim me vlla, me njerëz.”

Anifja: “Dakord, se telefonit.”

Iliazi: Unë nuk desha me bo dy gra. Por për hall se nuk bonte kalamaj. Sa erdhi Manushqaja bënë të dyja fëmijë. Patën folur vitin e parë. U rrinte si fiksim në kokë. Po tani u bën 13 vjet, jo tre ditë. Në fillim u vinte çudi. Më thonin si i ruan si i mban? Kështu thonin. “

Iliazi: Manushqaja që është shtatëzanë nuk punon shumë. Kurse unë dhe Anifja punon gjithë ditën. Edhe Manushaqja do punoje si të bëjë kalamajtë. Zonja e shpisë janë të dyja. Diplomat duhet të jesh se s’kan si rrinë dy gra.

Anifja: Emrat e kalamajve i ka vënë vetë Iliazi. Prindërit e mi nuk thanë gjë. Unë vetë u martova. U thash se nuk dal nga shpia, burrë tjetër nuk marr. Doja unë të rrija. Burrin nuk e lej dhe do bëj jetesën. Ne bëmë kalamjatë dhe ishim shumë të lumtur. 8 kalamaj, me lule mali i mbajmë”

Iliazi: Kisha qef një shtëpi të mirë për kalamjtë po skam mundësi. Po vjen i teti. Jo do i vejmë kapak s’do bëjmë më fëmijë. Unë nuk bona gratë për qejf por sa erdhi Manushaqja kto bënë të dyja fëmijë. E bëra nga halli. Në dasëm shkojmë të tre. Nuk vlen ftesa çift. Vetëm tre, o me të dy gratë ose nuk shkoj fare”

“Unë ja futa me shaka, ajo e kishte fut në televizor. I thash 5 me njërën 5 me tjetrën., ajo e kishte fut në televizor.”

‘Rrëfehet’ Iliazi me dy gra: 5 ditë me njërën, 5 me tjetrën, por… Read More »