Aktualitet

E konfirmon Rama: Vaksina kundër COVID do të jetë falas për të gjithë!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se vaksina kundër COVID kur të vijë në vendin tonë do të jetë falsa për të gjithë. “Po”, tha Rama pasi u pyet nga gazetarja se kur të vijë vaksina a do të jetë falas për të gjithë. Gjatë një konferencë me gazetarët që është duke u zhvilluar prej një ore në kryeministri, Edi Rama ka premtuar shkarazi dhe një paketë të re mbështetëse për qytetarët. Sipas Ramës paketa do të dalë shumë shpejt, dhe do të jetë një mbështetje për personat e sëmurë, si dhe familjet në ndihmë ekonomike, por pa saktësuar më konkretisht se në çfarë do të konsistojë ajo.

Kjo nuk është hera e parë që Rama premton një paketë ndihmëse për qytetarët, ndërkohë që paketa e tretë që u premtua nuk u pa në asnjë rast që të zbatohej në realitet. Rama tha se ai dhe qeveria nuk duan që të ketë një mbyllje të ekonomisë, e për këtë shkak nuk ka masa drastike kufizuese.

“Kemi gati edhe një paketë tjetër që do të dalë shumë shpejt, qoftë për të mbështetur të sëmurët, qoftë për të mbështetur familjet në ndihmë ekonomike. Sepse gjërat mund të shkojnë në drejtime të ndryshme.

Nuk kemi bërë masa shtrënguese të një natyre si ato që janë bërë në shumë vende. Masat shtrënguese janë minimale sepse ne nuk duam ta mbyllim ekonominë sepse mendojmë se ka mundësi të mbahet një ekuilibër. U bëj thirrje njerëzve të bëjnë detyrat e veta. Për njerëzit më në nevojë situata nuk është e lehtë. Për ata me ndihmë ekonomike, deri në mbarim të kësaj flame, të bëjmë një shtesë financiare të konsiderueshme”, u shpreh Rama.

Qindra qytetarë që janë duke u trajtuar për Covid në banesat e tyre, janë të detyruar të shpenzojnë deri në 1 mijë apo 2 mijë euro për kurimin e pasojave të sëmundjes, ndërkohë që asnjë prej ilaçeve që rekomandojnë mjekët nuk janë pjesë e listës së barnave që rimbursohen.

E konfirmon Rama: Vaksina kundër COVID do të jetë falas për të gjithë! Read More »

Kryeministri Edi Rama emëron zv/ ministër të Ekonomisë dhe Financave Besart Kadia

Kryeministri Edi Rama emëroi sot zv/ ministër të Ekonomisë dhe Financave ekspertin e fushës së ekonomisë për PD-në, Besart Kadia, madje edhe këshilltar i Bashës deri pak muaj më parë.

Eksperti i njohur i Partisë Demokratike për ekonominë, gjithashtu pedagog në një universitet privat, u shpreh se ofertën e kreut të qeverisë e pranoi, pasi qëllimi i tij është të kontribuojë për Shqipërinë.

Tashmë që ai iu bashkua ekipit të Edi Ramës, “i uroj suksese Bashës” tha Kadia në një intervistë për “Abc News”, ku edhe sqaroi arsyen pse vendosi t’i bashkohej qeverisë “Rama”.

Besart Kadia ka qenë ish-sekretar për sipërmarrjen e lirë në PD dhe këshilltar i Lulzim Bashës.

Përse e la opozitën 6 muaj para zgjedhjeve?

Mendoj që opozita kishte disa qartësi deri në 2017, më pas duket se është bërë e paqartë me politikat ekonomike.

Çfarë ju shtyu që të pranonit ofertën dhe kur iu bë?

Ideja është e sfidave të forta, tërmeti dhe pandemia, edhe unë si ekonomist që jam me shkollim perëndimor. Cdo kontribut personal për Shqipërinë.

Ofertën kush ua bëri?

Oferta ka qenë me kryeministrin.

Këto ditë keni diskutuar, apo më përpara?

Jo, vetëm nga sfida e covidit dhe nevoja për ta menaxhuar.

Takim, telefonatë …

Patjetër, që kryeministri është ai që merr vendimet për kabinetin e vet….

Çfarë përgjigje keni për ata që thonë se kaluat nga krahu opozitar te i shumicës?

Unë jam kthyer në Shqipëri pas studimeve në Angli për të kontribuar për cështjet ekonomike. Mendoj që opozita kishte disa qartësi deri në 2017, më pas duket se është bërë e paqartë me politikat ekonomike. Sfidat janë të menaxhimit të borxhit, rënia ekonomike për shkak të krizës dhe për të dalë sa më të zhvilluar pas kësaj krize.

A keni një përgjigje për ata që mendojnë se 6 muaj para zgjedhjeve kaluat me shumicën, pasi nuk iu fut Basha në listë?

Aspak! Bashës i uroj sukses edhe partisë Demokratike. Nuk është vendimi im personal që vendos fatet e Shqipërisë.

Çfarë përgjigje keni për ata që e shikojnë këtë lëvizje si fillimin e një bashkëqeverisjes mes PS-PD?

Unë i kontribuoj shtetit shqiptar, nuk ka rëndësi nëse është e majta apo e djathta, idetë e mia janë pro tregut dhe biznesit.

Sfida juaj më e madhe?

Ka të bëjë me reformat pro biznes.
/NOA.al

Kryeministri Edi Rama emëron zv/ ministër të Ekonomisë dhe Financave Besart Kadia Read More »

Ambasadorja suedeze: Unë mund të them që Edi Rama është shumë fashionist

Elsa Hastad është nga ato ambasadore që nuk e ka problem fare të flasë për pasionet e saj.

Ashtu sikurse pëlqen vendet në Shqipëri, kuzhinën apo dhe stilin e të konsumuarit kafe, ajo është edhe e apasionuar pas fashion.

Ambasadorja tregoi se ka shumë rroba të cilat janë realizuar me materiale te riciklueshme.

Por si komenton ajo stilin e veshjes në politikën shqiptare? Ka të preferuarit e saj?

Kur e pyesin se çfarë do ti thoshe shoqes tënde më të mirë për mënyrën se si vishen politikanet ne Shqipëri ajo u përgjigj:

“Unë mund të them që Edi Rama është shumë fashionist. Unë në fakt i them djalit tim, shikoji këpucët , janë japonezë. Gratë deputete janë shumë elegante.
NOA.al

Ambasadorja suedeze: Unë mund të them që Edi Rama është shumë fashionist Read More »

Tjetër vendim i papritur i qeverisë Rama

Nën-kryetari i bashkisë së kryeqytetit, Toni Gogu, është emëruar Prefekt i Qarkut të Tiranës.

Toni Gogu mbante deri më sot edhe postin e kreut të Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Vendimi për emërimin e tij në postin e Prefektit, post që mbante Suzana Jahollari, është marrë sot nga qeveria ‘Rama’.

Toni Gogu më herët ka mbajtur postin e zv.ministrit të Drejtësisë.

Suzana Jahollari pasi është shkarkuar si Prefekte e Qarkut të Tiranës, ende nukështë bërë e qartë se çfarë posti do të mbajë në të ardhmen./voa

Tjetër vendim i papritur i qeverisë Rama Read More »

Rama qytetarëve: ‘Shumë tërbim sot nga çeta e çakërdisur e opozitaristëve pa vizion, duan t’ju fusin ankthin, t’ju kallin t merrin’

Një ditë më parë kryeminsitri Edi Rama ndau pamje nga spitali Efektiv në Tiranë, ku po trajtohen të prekurit me Covid-19.

Rama, pas akuzave të qeverisë, ka reaguar sërish.

Kreu i qeverisë, duke iu referuar qeverisë, thotë se “duan t’ju fusin ankthin, t’ju kallin tmerrin e t’ju mbushin me panik, për “spitalet në kolaps”, “të sëmurët që dergjen dyshemeve”, “situatën jashtë kontrollit” dhe ëndërrojnë që kështu të ndodhë vërtetë, të sëmureni sa më shumë, të vdesin sa më shumë njerëz, të bëhet qameti fare, sepse kjo është shpresa e tyre e fundit për t’u rikthyer në pushtet…”

Postimi i plotë i kryeministrit Rama:

Shumë tërbim sot nga çeta e çakërdisur e opozitaristëve pa vizion, pa program, pa ide dhe as din e iman, me daljen para syve tuaj të pamjeve e të dëshmive nga brendia e spitaleve Covid 1 dhe 3!

Duan t’ju fusin ankthin, t’ju kallin tmerrin e t’ju mbushin me panik, për “spitalet në kolaps”, “të sëmurët që dergjen dyshemeve”, “situatën jashtë kontrollit” dhe ëndërrojnë që kështu të ndodhë vërtetë, të sëmureni sa më shumë, të vdesin sa më shumë njerëz, të bëhet qameti fare, sepse kjo është shpresa e tyre e fundit për t’u rikthyer në pushtet…

Por siç e patë dhe siç do ta shihni edhe në pjesët e tjera EKSKLUZIVE me pamje e dëshmi, spitalet Covid nuk janë aspak në kolaps, shtretërit e lirë nuk mungojnë, pacientët trajtohen me dinjitet, respekt, profesionalizëm, asnjë protokoll mjekësor anti-Covid që përdoret sot në Europë nuk mungon dhe shifrat e tregojnë qartë, që niveli i infektimeve e i humbjeve të jetëve s’është aspak ndryshe nga askund në Europë, ashtu sikundër tregojnë se niveli i shërueshmërisë në spitalet tona është i lartë, si kudo, pavarësisht fataliteteve që njësoj si në të gjithë botën fatkeqësisht nuk mungojnë.

KINI BESIM, BËNI DURIM, JINI TË KUJDESSHËM PËR VETEN E TË DASHURIT TUAJ, RESPEKTONI RREGULLAT, MOS BINI PRE E LAJMEVE TË RREME, FABRIKIMEVE POLITIKO – MEDIATIKE DHE TEORIVE TË KONSPIRACIONIT!

KEMI PËRPARA EDHE DISA MUAJ TË VËSHTIRË, POR DO T’IA DALIM EDHE KËSAJ LUFTE TË EGËR DHE DO TË DALIM MË TË FORTË NGA KY STËRMUNDIM I MADH!/NOA.al

Rama qytetarëve: ‘Shumë tërbim sot nga çeta e çakërdisur e opozitaristëve pa vizion, duan t’ju fusin ankthin, t’ju kallin t merrin’ Read More »

Covid-19/ Basha: Plani ynë për personat e infektuar

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar një video me deklaratat e kryeministrit Rama, e cila sipas tij është një mashtrim.

Në një postim në Facebook, Basha thotë se qytetarët meritojnë më shumë. Mes të tjerash krydemokrati thekson se opozita ka një plan për të zgjidhur këtë situatë.

“Qytetarët shqiptarë meritojnë më shumë. Më shumë teste, më shumë ndihmë, më shumë zgjidhje. Plani ynë ofron zgjidhje dhe përfshin rimbursimin e plotë të shpenzimeve për personat e prekur me covid që kurohen në shtëpi. Kjo nuk është çështje politike, është çështje për jetë a vdekje”, shkruan Basha. /NOA.al/

Covid-19/ Basha: Plani ynë për personat e infektuar Read More »

Rama akuza opozitës: Shpresat për pushtet i kanë te Pandemia

Kryeministri Edi Rama ka akuzuar opozitën se po mbjell panik, duke u kthyer në zëdhënës të së keqes, sipas tij çdo ditë, në lidhje me menaxhimin e situatës në vend nga ana e qeverisë.

Rama ka thënë se spitalet nuk janë në kolaps dhe i konsideroi mjekët heronj të vërtetë.

“Sulmet e opozitës janë pa fakte dhe pa shifra. Nuk mund të ngrihet teza se njerëzit vetëvriten në spitale për shkak të kushteve dhe mungesës së shërbimit. Kjo më ngjall mua një qeveri për “shefat” e opozitës, të cilët e kanë lënë shpresën për të ardhur në pushtet te pandemia. Nuk është e vërtetë që pacientët po kurohen nëpër spitale. Rritja e numrit të vetëvrasjeve ka pësuar një numër të madh edhe në botë. Propaganda e shfrenuar e opozitës po dëmton edhe mjekët”, shtoi ai mes të tjerash.

Sipas shefit të qeverisë, përmes gënjeshtrash dhe sajimesh, opozita po perhaps panik dhe po rrezikon seriozisht shëndetin e shqiptarëve.

“Janë çakërdisur deri në pikën kur shpresat e tyre të lodhura I kanë mbështetur të gjitha te ëndrra e një katastrofe shëndetësore. Dhe faktikisht janë bërë zëdhënës të panikut, zëdhënës të çorodisë psikologjike dhe zëdhënës të një pesimizmi krejtësisht të fabrikuar për të krijuar sa më shum dëshpërim në popull përmes gënjeshtrash, sajesash, abuzimesh, të një propaganda të shfrenuar që rrezikon seriozisht”, u shpreh Rama.

Rama akuza opozitës: Shpresat për pushtet i kanë te Pandemia Read More »

Ve tëvrasjet në spitalet Covid/ Rama: Po ndodhin në të gjithë botën

Në konferencën për shtyp të ditës së sotme, kryeministri Rama foli për situatën e Covid dhe ve tëvrasjet në spitalet Covid që kanë tronditur vendin

Ai tha se kjo nuk ndodh për shkak të mungesës së kushteve në spitalet Covid por ka të bëjë vetëm me virusin.

Kreu i qeverisë shtoi se në spitale nuk mungon asgjë dhe se po bëhet gjithçka për shpëtimin e pacientëve.

“Numrat po rriten kudo, po vjedh kancelarja gjermane? Po vjedh qeveria franceze? Kryeministri anglez? Është një absurd që nuk vjen nga padituria, po nga qëllimi ogurzi për të mbjellë dëshpërim dhe për të armiqësuar njerëzit me qeverinë. Shumë e dukshme, shumë vulgare, e dënueshme si strategji politike për të marrë një pushtet, që nuk kanë shans ta marrin. Lavdi Zotit, ky virus nuk na gjeti me qeverinë e tyre, se s’kishim asgjë, – u shpreh Rama. – Nuk i gjeti pavijonet pa çarçafe e batanije, nuk i gjeti të sëmurët pa aspirina. Nxjerrin lloj lloj sharlatanësh që flasin për gjëra pa lidhje. Si ngrihet teza këtu se njerëzit vriten për shkak të kushteve në spitale. Ju bini në kurth se nuk merrni përsipër të bëni një kërkim shumë të thjeshtë, për të parë që shifrat botërisht tregojnë atë që është paralajmëruar nga ekspertët botërisht, që një nga pasojat e futjes së këtij virusi në trupin e njeriut, është nxitja për të vrarë veten”.

Sipas shefit të qeverisë, “në Itali, 71 persona janë vetëvrarë, në Francë është rritur numri i vetëvrasjeve që lidhen me Covid-in, dhe ka qenë nëpër lajme. 4 persona në Gjermani, në Arabi, Britani, si pasojë e ankthit dhe frikës së infektimit nga Covid. Mjekë e infermierë kanë vrarë veten në spital, në vendin e tyre të punës”, – theksoi ai. /NOA.al/

Ve tëvrasjet në spitalet Covid/ Rama: Po ndodhin në të gjithë botën Read More »