Aktualitet

Edhe Kosova në ‘shtetrrethim’ rikthehen orët po licore

Shtatë komuna të Kosovës pritet të futen në karantinë nga dita e premte. Lajmin e ka njoftuar kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, teksa ka thënë se nga ora 19:00 në këto komuna do të ketë edhe orë policore për qytetarët.

Komunat me këtë vendim do të jenë: Prishtina, Podujeva, Mitrovica, Peja, Gjakova, Gjilani, Ferizaj, raporton Koha.net.

Në këto komuna, qendrave tregtare dhe veprimtarive të hotelerisë dhe restoranteve u lejohet veprimtaria nga ora 05:00 deri në ora 20:00. Ndërsa bizneset lejohen që të ushtrojnë veprimtarinë e tyre nga ora 05:00 deri në orën 18:00.

Hoti ka folur për një varg masash që do të merren për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Ai tha se situata me pandeminë është tepër e rëndë, duke u shprehur se projeksionet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike janë tejet pesimiste.

“Situata është tepër e rëndë, ne kemi përgatitur të dhënat konkrete që t’i shohin të gjithë qytetarët. Duke pas parasysh kapacitetet ne duhet të kujdesemi për masa me specifike. Testimet janë trefishuar në javët e fundit, numri i rasteve pozitive është rreth 1 në 3 që testohen, e ndonjëherë edhe deri në 50 për qind dalin pozitive. Edhe rastet fatale janë në rritje. Projeksionet e IKSHPK-së janë mjaft pesimisite”, ka thënë Hoti.

Edhe Kosova në ‘shtetrrethim’ rikthehen orët po licore Read More »

Kush është 42-vjecarja që mashtronte qytetarët, duke u hequr si p olice

Zbulohet identiteti i plotë dhe kush është 42-vjeçarja nga Tirana, e cila u arrestua sot pasi hiqej si punonjëse po licie.

Elvira Lani hiqej sikur kishte funksione në institucione të ndryshme shtetërore, shkonte në dyqane të ndryshme dhe merrte artikuj të ndryshëm pa bërë pagesën ose me justifikimin se do të paguante më vonë.

Ajo është drejtoreshë e Përgjithshme koordinimi në OJF e regjistruar si agjenci investigative “Stop Kr imi”.

Po licia njofton se në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një radio e ngjashme me atë të punonjësve të Po licisë, pasaporta dhe dokumente të ndryshme identifikimi, një distinktiv dhe sende të tjera të kundërligjshme./NOA.al/

Kush është 42-vjecarja që mashtronte qytetarët, duke u hequr si p olice Read More »

A do të mbyllet sërish Shqipëria? Ministrja Manastirliu tregon skenarin pas 2 dhjetorit

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, e pyetur nëse do të ketë tjetër mbyllje, tregoi skenarin pas 2 dhjetorit.

Manastirliu theksoi se situata do të vlerësohet, pasi ky virus ka shumë të panjohura.
“Maska është një masë e gjithë-pranuar sot që funksionon, por duhet shoqëruar me distancim dhe higjienë. Komiteti i Ekspertëve është duke mbajtur nën vëzhgim situatën për gjithçka. Ne do ta vlerësojmë situatën mbi baza dinamike. Shpresojmë shumë në bashkëpunimin e qytetarëve. Ne çdo gjë e kemi arritur falë bashkëpunimit të qytetarëve, duke pasur fleksibilitet edhe tek masat.

Ne nuk e duam mbylljen, por masat kufizuese do të vlerësohen në bazë të situatës, sepse jemi përballë të panjohurave. Ky virus ka edhe të panjohura edhe të njohura. Covid-19 ndërpret transmetueshmërisë kur nuk ka terren dhe kjo arrihet vetëm me maska e zbatim të masave”, tha Manastirliu.

A do të mbyllet sërish Shqipëria? Ministrja Manastirliu tregon skenarin pas 2 dhjetorit Read More »

‘Shmangni grumbullimet dhe kafet’, Manastirliu tregon se çfarë do bëhet me shkollat

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e ftuar në studion e emisionit “Real Story” në News24, teksa fliste për domosdoshmëinë e mbajtjes së maskave, këshilloi se për mbrojtje më të mirë, duhet ruajtur edhe distanca si dhe higjiena.

Sokol Balla: Nuk shihni rrezik tek kafenetë që u lanë hapur?
Manastirliu: Në kafe duhet ruajtur distance, pse jo edhe të eleminohet kafja kur është e mundur. Shmangni mbledhejt famljare. Përvec maskës duhet të ruhet distance dhe higjiena

Sokol Balla: Çfarë do të bëjmë me shkollën?

Manastirliu: Kur morëm këtë vendim që ishte politik, por i bazuar në studimin e ekspertëve të ISHP, e bazuar tek të dhënat e Qendrës Europiane të Sëmundjeve Infektive nxorën botime se pse shkollat apo tansemtueshmëria në shkolla nuk sjell një përhapje të lartë të virusit. Sipas ISHP grupmosha e fëmijëve nuk ka pasur rritje të madhe, pra, shkolla nuk është risk i madh nëse qëndron hapur.
Sokol Balla: Po, por janë infektuar mësues, ka edhe prindër që ngulin këmbë që fëmijët e tyre asimptomatikë të vijojnë mësimin. Ndaj them duhen shtuar kontrollet në shkolla.

Manastirliu: Kontrollet janë të vazhdueshme. Është shumë e rëndësishme të kuptohet se i kemi hapur, por jo pa protokolle, ruajnë distancën, ka turne, maskë, higjienë.

‘Shmangni grumbullimet dhe kafet’, Manastirliu tregon se çfarë do bëhet me shkollat Read More »

Rama, Metës dhe Bashës: Ju jeni një çetë e çakërdisur personazhesh qesharake me kostume serioze!

Pas kritikave mbi menaxhimin e pandemisë nga qeveria, nga opozita dhe presidenti Meta, ka reaguar Kryeministri Edi Rama.

Nga ana e tij, Rama akuzon opozitën se i ka varur shpresat për pushtet te ‘katastrofa shëndetësore.

“Ilir, që ti, Monika, Luli, Saliu i keni varur shpresat tuaja të lodhura për pushtet tek ëndrra e katastrofës shëndetësore, këtë e kupton çdokush me dy fije mend! Që do dështoni edhe më keq se herë tjetër këtë do ta shihni në 25 prill! Kjo që bëni është një turp që do u mbetet juve!” – shkroi në reagimin e tij Rama.

Pas rastit të katërt teska një pacient u hodh sot nga godina e Infektivit ku ishte shtruar, opozita kritikoi ashpër qeverinë.

Kryeministri bëri edhe krahahsim dhe tha se janë vetëvrarë 71 persona në Itali nga marsi deri në gusht të këtij viti. Ai tha se si ndryshim opozita italiane nuk merret me këtë fenomen, pasi nuk ka lidhje me qeverisjen.

“Në Itali nga marsi në gusht janë vetëvrarë 71 persona me Covid dhe s’ka bërë vaki të merret opozita me këto tragjedi,po ju s’jeni opozitë, ju jeni një çetë e çakërdisur personazhesh qesharake me kostume serioze!Do kaloni dhe ju bashkë me Covidin,me dhimbje po do kaloni me dimrin”, shkroi Rama.

/NOA.al

Rama, Metës dhe Bashës: Ju jeni një çetë e çakërdisur personazhesh qesharake me kostume serioze! Read More »

Meta, Ramës: A nuk ishe ti që ju premtove shëndetësinë falas? A e di ti sa paguan sot çdo shqiptar për mjekim dhe ilaçe për t’i shpëtuar Covid-19

Presidenti Ilir Meta ka reaguar dy herë brenda një ore, lidhur me pandeminë.

Kreu i shtetit pas pretendimeve të fundit të kryeministrit Rama, tha se “qytetarët e infektuar po shtohen çdo ditë!”, duke i parashtruar edhe disa kërkesa konkrete qeverisë.

“Jetët e humbura po shtohen çdo ditë!”

“Shto testimet!”

“Rimburso pacientët të cilët mjekohen në shtëpi, familjet në nevojë dhe pensionistët e infektuar me COVID-19!”

“Rrit buxhetin për sistemin shëndetësor! Shto spitalet COVID!”

“A e di ti sa paguan sot çdo shqiptar për mjekim dhe ilaçe për t’i shpëtuar COVID-19?”

“A nuk ishe ti që ju premtove shëndetësinë falas?”

“Mjaft me koncensione dhe PPP korruptive! Mjaft me tendera sekrete për oligarkët!”, – kanë qenë disa nga pyetjet publike, të cilat i janë drejtuar kryeministrit Rama, nga kreu i shtetit.

Rama më herët fajësoi opozitën që po politizon pandeminë.

Në reagimin e një ore më parë, Presidenti Ilir Meta bëri me përgjegjësi sërish qeverinë për gjendjen aktuale, e cila sipas kreu të shtetit, nuk ka asnjë edhe një plan për daljen nga situata.

“Në mungesë të një plani dhe strategjie konkrete për të përballuar përhapjen masive të pandemisë COVID-19, të reflektuar me shtim çdo ditë të numrit të qytetarëve të infektuar, fatkeqësisht edhe të humbjeve në jetë, sistemi shëndetësor rrezikon të zhytet në kolaps të thellë, me pasoja tepër të rënda për shëndetin e qytetarëve”.

“Në këto kushte, është tepër e domosdoshme të shtohet masivisht numri i testimeve, si një mjet efikas për gjurmimin dhe trajtimin në kohë të qytetarëve të prekur nga COVID-19”.

“Për këtë qëllim të miratohet pa vonesë edhe një plan koordinimi i qartë dhe transparent me sistemin privat, për të bashkuar të gjitha energjitë dhe kapacitetet e duhura”.

“Thelbësore gjithashtu është vënia në efiçencë të plotë të mjekut të familjes, shtimi i stafit mjekësor dhe atij mbështetës, si dhe planifikimi i buxhetit të duhur në ndihmë të tyre”.

“I bëj thirrje Qeverisë të bëjë çdo përpjekje për rimbursimin e plotë të shpenzimeve, veçanërisht të pacientëve që mjekohen në banesë, të familjeve me ndihmë ekonomike dhe të pensionistëve”, ishte reagimi i parë nga Presidenti Meta.

Meta, Ramës: A nuk ishe ti që ju premtove shëndetësinë falas? A e di ti sa paguan sot çdo shqiptar për mjekim dhe ilaçe për t’i shpëtuar Covid-19 Read More »

Mbyllja e lokaleve dhe kufizimi i lëvizjeve për njerëzit/ Si do funksionojë dhe kush bën përjashtim

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar detajet se si do të funksionojë mbyllja e bareve dhe restoranteve pas orës 22:00 deri në orën 06:00, si edhe kufizimin e lëvizjes së qytetarëve në po këtë orar.

Kufizimi i aktiviteteve pritet të jetë i tillë deri në datën 2 dhjetor të këtij viti.

Ndërkaq, nga ky urdhër përjashtohen bizneset që kryejnë shërbim delivery, në banesë.

Sa i përket qytetarëve, lejohet të lëvizin vetëm për arsye shëndetësore, nevoja pune apo motive të tjera të domosdoshme.

Personat që lëvizin për arsye pune duhet të marrin leje në portalin E-Albania, duke pasur edhe dokumentin e punës.

Mbyllja e lokaleve dhe kufizimi i lëvizjeve për njerëzit/ Si do funksionojë dhe kush bën përjashtim Read More »

Gazetarja me Covid, thirrje kolegëve: Ndaloni lajmet e trishta lidhur me virusin

Gazetarja dhe moderatorja sportive Ina Qirjo tha se edhe ajo është infektuar me Covid-19.

Prandaj ajo iu ka kërkuar kolegëve të mos përhapin panik, në këto ditë, prej pandemisë së koronavirusit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Qirjo ka treguar eksperiencën e saj gjatë kohës që ishte e infektuar me Covid-19.

Ndërkohë ajo ka bërë thirrje që të ndalohet paniku i madh nëpër media sepse nuk i bën mirë askujt.

Postimi i plotë i gazetares Ina Qirjo:

Ne momentin që mësova se jam e prekur nga Covid 19, fillova ta përgatis trurin tim se ky virus është thjesht një grip i zakonshëm për shumë njerëz të shëndetshëm!

“Këtë mendim kisha deri në momentin kur në dhomën time, e izoluar , nuk ekzistonte televizori! Ju nuk e keni idenë çfarë ndodh ne psikozën e një të prekuri me Covid 19, kur sa herë hap tv dëgjon dhe lexon vetem lajme të trishta lidhur me Covid 19, pa menduar se si ndikojnë këto lajme tek ata njerëz që kanë zënë krevatet në shtëpi nga ky virus!

“Ndoshta ai s’është thjesht një “grip”, për ata qe kanë probleme të tjera me shndetin, ama e trumbetuar kaq shumë dhe në çdo moment, edhe unë që e mbart në trup, filloj të mendoj çdo me gjejë nesër!!!!!!!”

“Media di shumë mirë t’u vijë në ndihmë qytetarëve sa herë ata kanë nevojë, ju lutem bëjeni edhe tani! Si një qytetare dhe jo si një gazetare prej vitesh, ju lutem ndaloni panikun e madh në media sepse nuk i bën mirë askujt..”

“Shumë kujdes dhe pa panik….”, shkroi gazetarja, pasi mësoi se edhe ajo është prekur nga Covid.

“Uroj të jeni mirë!”, tha gazetarja Ina Qirjo. /NOA.al

Gazetarja me Covid, thirrje kolegëve: Ndaloni lajmet e trishta lidhur me virusin Read More »