Aktualitet

Psikologia kërkon mbylljen e shkollave

Ditën e sotme hyn në fuqi masat e reja të koronavirusit në vendin tonë, ku do të mbyllen të gjitha bizneset në orën 22:00 dhe do të ndalohet lëvizja e qytetarëve deri në orën 06.00 të mëngjesit.

Psikologia Denata Toçe ka folur në lidhje me këtë gjë duke thënë se është kundër këtyre masave, pasi shkollat dhe kopshtet janë burim infeksioni, ndryshe nga ajo që deklaroi Komiteti Teknik i Ekspertëve.
Kjo e fundit ka thënë se:

“Nuk jemi Italia. Duhet të jemi me këmbë në tokë. Jemi Shqipëria ku kemi sistem arsimor ku niveli i sigurisë lë për të dëshiruar. Kemi parë raste me edukatore që për shkak të numrit të fëmijëve, jo të gjitha kopshtet kanë masat e duhura, shohim që ka edukatore, mësues dhe nxënës të infektuar mbi moshën 10 vjeç.

Mendoj se duhet të marrim sa më parë masa, jo të reagojmë kur dëmi është bërë. Nëse vazhdojmë të mendojmë se shkollat nuk janë burim infeksioni, se baret dhe restorantet qenkan burim infeksioni veç pas orës 22, se njerëzit tashmë janë ndërgjegjësuar, JO! Pse sot kemi në spitale më shumë të rinj? Sepse brezi i vonë po bën më shumë kujdes. Pra duhet të marrim masa graduale.”
Gjithashtu, psikologia e njohur theksoi se:

“Duhet të marrim masa jo të zakonta për një situatë jo të zakontë. Kjo është një arsye pse kam kërkuar mbylljen e shkollave. Nuk mendoj që nga 22 e natës deri në 6 të mëngjesit u bëka nami i madh. “

Një gjë tjetër që përmendi Toçe ishte dhe strategjia, pra se çfarë duhet të bëjmë në këto ditë pandemie, duke thënë se strategjia më e mirë është zbatimi i masave të Covidit, mbështetja financiare dhe stabiliteti i shëndetit mendor.

Psikologia kërkon mbylljen e shkollave Read More »

A po shkon vendi drejt një mbyllje totale? Flet minitrja Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, tha se masat e reja kufizuese, që hyjnë në fuqi në orën 22:00 të mbrëmjes së sotme, janë masa të intensitetit mesatar.

Në një lidhje me Skype për “Open”, ndërsa u pyet nëse vendi po shkon drejt një mbyllje totale, minsitrja u shpreh se situata po monitorohet.
Sipas Manastirliut, me evoluimin e epidemisë do të informohen edhe hapat e tjerë që do të ndërmerren.

“Këto masa janë masa të intensitetit mesatar. Situata është dinamike, patjetër që dhe masat janë fleksibël, grupet e punës po monitorojnë situatën. Do të ketë një vlerësim periodik me bazë javore dhe dy javore, me evoluimin epidemisë do kemi dhe komunikime që do informojmë për hapat që do ndërmarrim dhe situatën epidemiologjike, theksoi Manastirliu.

A po shkon vendi drejt një mbyllje totale? Flet minitrja Manastirliu Read More »

A e gjeni dot miun mes këtyre lepujve, vetëm brenda 10 sekondave

Çfarëdo që ju keni bërë, është koha për të marrë një pushim të shkurtër dhe të testoni shikimin tuaj.

Testet e shikimit vërtetojnë nëse syri dhe mendja juaj janë aq të fortë dhe të përqendruar për të gjetur edhe ndryshimin më të vogël.
A e gjeni dot miun e bardhë mes lepujve për 10 sekonda?

Do ju duhet pak më shumë kohë se aq.

A e gjeni dot miun mes këtyre lepujve, vetëm brenda 10 sekondave Read More »

A ka ‘gisht’ kryeministri Rama në krijimin e partisë së re? Flet Jozefina Topalli

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila ka qenë numri 2 i PD është larguar nga kjo parti për shkak të Lulzm Bashës. Në emisionin “Aktualitet” nga Bejdo Malo në Fax News ka folur rreth formularit që i dorëzoi Basha për të shpjeguar kontributet në PD duke thënë se ishte enverizëm i gjallë, fyes dhe qesharak.

“Është fyerje ti çosh dikujt formular. Është i rremë në cdo gjë, nuk demokratizohet partia me formular. Kur e lexova, thashë si ka mundësi që të tjerët e kanë plotësuar. Ishte aq fyes dhe qesharak si ai që kërkoi mbrapa që të mos thonim asnjë fjalë kundra gjësë. Është një enverizëm i gjallë dhe është kundra qenies time”, tha Topalli.
E pyetur nëse Rama ka gisht në krijimin e partisë së re “Lëvizja për ndryshim”, Topalli thotë: “Rama është kundërshtari im i parë i sotshëm dhe i hershëm dhe kjo lëvizje është vetëm kundra Edi Ramës sepse jam e bindur se është në qeveri vetëm se ka marrë peng PD. E kam thënë prej vitesh, pa hequr Bashën nuk ikën Edi Rama, duhet të ishte larguar prej kohësh. Shqiptarët po paguajnë gjithë vuajtjen e tyre për shkak të pazareve që palët kanë bërë gjatë kësaj periudhe.”

Sa i përket partive të reja që po krijohen nga opozitarë, Topalli me bindje shprehet se nëse nuk do ishte Basha në krye të PD, të gjithë do të bashkoheshin.

“Po të kishim një kryetar të ri, të pakorruptuar, të gjithë do bashkoheshim aty ku kemi qenë dikur. Është përçarësi më i madh i së djathtës, përgjysmoi të djathtën dhe nuk ka lidhje me një forcë politike si PD dhe mban në fuqi Edi Ramën”, shtoi Topalli.

A ka ‘gisht’ kryeministri Rama në krijimin e partisë së re? Flet Jozefina Topalli Read More »

Moti/ Ja si do jenë temperaturat sot

Dita e enjte parashikohet të ketë mot kryesisht të kthjellët e vranësira kalimtare.

Në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes prezencë të mjegullës së dendur përgjatë luginave. Era nga veriperëndimi-verilindja 1-7m/sek.
Temperaturat parashikohen në:

– zonat malore 1°C deri në 12°C

– zoant e ulëta 4°C deri në 22°C
– zonat bregdetare 4°C deri në 21°C

Moti/ Ja si do jenë temperaturat sot Read More »

Niko Peleshi feston ditëlindjen, vajza i bën dedikimin prekës

Ish-ministri Niko Peleshi ka festuar sot 50 vjetorin e lindjes.

Vajza e tij Aleksia i ka bërë një dedikim të veçantë babait të saj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Aleksia e cilëson babain si ‘idhullin’ e saj duke i dedikuar fjalë të ëmbla dhe prekëse.

Gjithashtu ajo ka publikuar edhe një foto ku të dy duket të lumtur pranë tortës së ditëlindjes.

“Unë mund të mos jem bija e përsosur dhe aq më pak aq e përsosur sa e meriton ti, por ti je padyshim babai dhe njeriu më i përsosur që dikush mund të kërkojë. Kur isha e vogël dhe më pyesnin kush ishte idhulli im, gjithmonë përgjigjesha “babi”. Kjo përgjigje mbetet po e njëjta edhe sot. Gëzuar ditëlindjen miku im më i mirë!”- ka shkruar Aleksia.

Niko Peleshi feston ditëlindjen, vajza i bën dedikimin prekës Read More »

Basha: Zbato planin tim për të luftuar pandeminë dhe për të shpëtuar jetë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha iu drejtua sot kryeministrit Edi Rama me anë të një videomesazhi, duke u shprehur se në vend që të luftojë COVID-in, po përhap gënjeshtra kundër tij.

“Rama, duhet të të vijë turp nga vetja. Në vend që të luftosh Covid-in, në vend që të marrësh masa për të shpëtuar ekonominë, në vend që të ndihmosh qytetarët, ti po përhap gënjeshtra monstruoze kundër meje. Harxhon gjithë kohën për të përhapur gënjeshtra, në vend që të shpëtosh jetën e qytetarëve shqiptarë dhe ekonominë tonë”, tha Basha në videomesazh.

“Si të gjithë qytetarët shqiptarë, unë jam mësuar të dëgjoj gënjeshtra nga ti, sepse ti nuk je në gjendje të mbash asnjë premtim të vetëm. E vetmja gjë që bën është shkatërrimi i ekonomisë dhe i të ardhmes tonë”, theksoi Basha.

“Ndërkohë që merresh me vizatime dhe nuk shkulesh nga Instagrami, unë e kam vënë tërë jetën time në shërbim të vendit. Për Shqipërinë. Për shqiptarët. Për pavarësinë e Kosovës. Ti nuk më bën dot moral mua për patriotizëm. Ti nuk më mëson dot mua çfarë është besnikëria ndaj Shqipërisë”, tha Basha.

“Edhe sot me gënjeshtrat, mashtrimet dhe veprimet e tua ti dëmton Shqipërinë, Kosovën dhe interesat kombëtare. Po ta them qartë dhe prerë, të gjitha akuzat e tua janë shpifje dhe mashtrime për të larguar vëmendjen nga skandalet dhe dështimet e tua që po i paguajmë me jetë njerëzish”, nënvizoi Basha.

Për të gjitha këto, shtoi kreu i PD, “po vjen dita të japësh llogari para drejtësisë. Por tani do të investoj çdo minutë të kohës time që pas 8 vitesh dështimesh të tua, të të mposht në zgjedhje, dhe bashkë me shqiptarët të punoj për të shëruar vendin tonë. Për t’i dhënë një shpresë të re njerëzve. Për t’i korrigjuar të gjitha dështimet e tua. Gjithçka që premtove dhe nuk përmbushe”.

“Zbato planin tim për të luftuar pandeminë, për të ulur infeksionet dhe për të shpëtuar jetë. Hiqua paratë që u dhe miqve të tu dhe jepja ato spitaleve për më shumë mjekë, infermierë dhe kujdes për të sëmurët. Jepu ndihmë financiare qytetarëve, të gjithëve pa përjashtim. Merr urgjentisht masa për çmimet e ilaçeve dhe të ushqimeve që vetëm janë rritur gjatë kohës tënde. Rikupero dëmet e tërmetit, për të cilat shumë flet e pak bën. Mjaft e bllokove rrugën drejt Bashkimit Europian dhe të ardhmen e vendit dhe brezave që vijnë”, apeloi Basha./atsh

Basha: Zbato planin tim për të luftuar pandeminë dhe për të shpëtuar jetë Read More »

V dekshmëria nga COVID në Shqipëri për 100 mijë banorë, shumë më pak se shtetet e rajonit

Shqipëria ka një shkallë vdekshmërie prej 3.2 vd ekjesh nga COVID-19 për 100 mijë banorë sipas një analize që mban datën 11 nëntor, nivel që e rendit vendin tonë shumë poshtë shteteve fqinje të rajonit.

Sipas burimeve të Qendrës Europiane për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve dhe Eurostat, vdekshmërinë më të lartë e ka Republika Çeke me 26.1 vdekje për 100 mijë banorë, ndjekur nga Belgjika me 21.4.

Menjëherë pas këtyre shteteve, vijnë tre fqinje të Shqipërisë të cilat rezultojnë me shkallë të lartë fatalitetesh mes të prekurve nga COVID-19.

Bosnjë-Hercegovina e ka vdekshmërinë 14.4, Mali i Zi, 12.3 dhe Maqedonia e Veriut 12.1.

Bosnjë-Hercegovina regjistroi 30% të të gjitha vdekjeve me Covid-19 gjatë 2 javëve të fundit.

Kosova në analizën e shifrave rezulton se ka një vdekshmëri prej 6.3 vdekjesh për 100 mijë banorë dhe vendi me shkallën më të ulët të vdekshmërisë është Serbia me 1.7.

Si mund të krahasohen gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor (WB6) me 27 vendet anëtare të Bashkimit Europian në një numër kumulativ të vdekjeve nga Covid-19 për 100 000 banorë në 14 ditët e fundit?

Mesatarja e vdekjeve nga COVID-19 për 100 mijë banorë për dy javët e fundit qëndron në shifrat 6.6 për 27 vendet anëtare të BE-së dhe 6.4 për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Bosnjë-Hercegovina, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut janë mes pesë vendeve të para dhe mesatarja e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor është më e mirë sesa ajo e Bashkimit Europian. /atsh

V dekshmëria nga COVID në Shqipëri për 100 mijë banorë, shumë më pak se shtetet e rajonit Read More »