Aktualitet

Rama: ‘Kemi patjetër të metat, gabimet, boshllëqet tona, po më të mirë se ne për Shqipërinë nuk ka’

Kryeministri Edi Rama ka folur për dy prej fatkeqësive që kanë goditur njëri pas tjetrës Shqipërinë, tërmetin e 26 nëntorit dhe më pas pandeminë globale të koronavirusit.

Rama shprehet i bindur se Shqipëria do të dalë më e fortë nga këto dy sfida të rënda.

Përmes një postimi në Facebook, ai shkruan se qeveria do të bëjë gjithçka të mundur në luftën kundër armikut të padukshëm. Kryeministri shtoi se qeveria do të përkushtohet në rindërtimin e të gjithë shtëpive të dëmtuara nga tërmeti.

“Ne do ta bëjmë me të gjitha forcat luftën me Armikun e Padukshëm dhe fronti ynë i mbrojtjes në spitalet Covid do të jetë deri në fund, një shembëlltyrë e vendosmërisë, kurajos, profesionalizmit, pa asgjë mangut krahasuar me kushtet spitalore, kurat farmaceutike, shërbimin mjekësor në spitalet Covid të Europës!,” – theksoi Rama.

“Ne do t’i rindërtojmë një për një shtëpitë, apartamentet, shkollat, kopshtet, spitalet e qendrat shëndetësore të shembura nga tërmeti, në kohë rekord krahasuar me ecurinë e një procesi të tillë në vendet që janë përballur me këtë sfidë!”, shtoi kreu i qeverisë.

“Dhe Shqipëria do të dalë më e fortë nga këto dy sfida të rënda, të cilat mund t’i përballojë e t’i fitojë vetëm kjo shumicë qeverisëse, sepse ne nuk jemi më të mirët dhe kemi patjetër të metat, gabimet, boshllëqet tona, po më të mirë se ne për Shqipërinë nuk ka!” – shkroi Rama, i bindur se pas pandemisë Shqipëria do të dalë më e fortë nga kjo betejë./NOA.al

Rama: ‘Kemi patjetër të metat, gabimet, boshllëqet tona, po më të mirë se ne për Shqipërinë nuk ka’ Read More »

Basha: ‘Ne do ta rrëzojmë Edi Ramën me zgjedhje dhe bashkë do ta shërojmë Shqipërinë’

Basha me mësuesit: Rama i braktisi në përballjen me virusin, ne do ta ndryshojmë kryekëput këtë realitet të hidhur dhe të vështirë për shqiptarët. Që nga dita e parë e pandemisë mësuesit kanë qenë ndër më të rrezikuarit. Qindra janë infektuar dhe karantinuar dhe për fat të keq disa prej tyre e kanë humbur betejën me virusin. Ndërkohë vala e dytë e pandemisë i gjeti sërish shkollat fillore dhe ato të ciklit të mesëm të papërgatitura dhe mësuesit pa asnjë mbështetje.

Në një takim me arsimtarë nga gjithë vendi biseduam për vështirësitë me të cilat ata përballen, nga orët e zgjatura të punës, mungesa e ujit në shumë shkolla, deri tek mungesa e testimeve në kohën kur numri i të infektuarve po rritet çdo ditë.
Është e papranueshme se si Rama dhe qeveria i braktisën mësuesit! Ata kanë nevojë për ndihmë dhe jo për retorikë boshe nga FB dhe Instagrami. Edi Rama ka zgjedhur të mos dëgjojë, të mos punojë as edhe një ditë të vetme për shqiptarët.

Ne do ta ndryshojmë kryekëput këtë realitet të hidhur dhe të vështirë për shqiptarët. Ne do ta rrëzojmë Edi Ramën me zgjedhje dhe bashkë do ta shërojmë Shqipërinë!

Basha: ‘Ne do ta rrëzojmë Edi Ramën me zgjedhje dhe bashkë do ta shërojmë Shqipërinë’ Read More »

Dhjetë p olicë humbin jetën nga Covid, ja sa të tjerë po kurohen…

P olicia e Shtetit shqiptar po vuan pasoja të rënda nga prekja e efektivave të saj me k oronavirus.

Raportohet se gjatë kësaj periudhe pandemie kanë humbur jetën 10 punonjës po licie.

Gazetarja Anila Hoxha detajon se nga 10 po licë që kanë ndërruar jetë deri tani, prej tyre 9 janë po licë me uniformë dhe 1 agjent civil.

Ata kanë humbur jetën pasi u infektuan gjatë kryerjes se detyrës.

Sakaq, tre po licë gjenden në këto momente në spitalet Covid.

Ndërkohë që 271 po licë janë të karantinuar aktualisht nga Covid si të infektuar.

Vetëm sot që flasim, janë raportuar nga radhët e po licisë si të prekur, edhe 24 persona. /noa.al/

Dhjetë p olicë humbin jetën nga Covid, ja sa të tjerë po kurohen… Read More »

Rrëfimi i shqiparit në Londër: Si e shpëtova italianin që donte të hidhej nga ura

Në studion e emisionit me “Zemër të Hapur” të gazetares Evis Ahmeti, në Neës24, u trajtua një histori sa e bukur aq edhe frymëzuese.

Shqiptari Ermir Bruka, i cili jeton në Londër, shpëtoi jetën e një shtetasi italian, që donte të hidhej nga ura qe t’i jepte fund jetës.

“Faleminderit juve për ftesën, nga një anë jam duke u dridhur, do mundohem të jem më i qetë, më i komunikueshëm. Jam shumë i vetëdijshëm për atë që ndodhi, e kujtoj çdo ditë. Ishte data 4 nëntor, ishte dita e fundit që do të karantinohej vendi. Atë ditë vendosa të dal me një mikeshën time në një bar për të konsumuar një kafe, duke ecur në këmbë buzë një ure, aty dëgjova zëra dhe u afrova që të shikoja se çfarë po ndodhte, pashë që një djalosh rreth të 25- ve po i jepte fund jetës, menjëherë u afrova me kujdes dhe fillova t’i flisja se nuk duhet ta bënte këtë veprim, – tregon i riu shqipar. – Sapo arrita t’i afrohesha, ai thirri që mos u afro se do hidhem, u afrova me kujdes duke i folur dhe duke e pyetur për jetën dhe familjen dhe pse kishte vendosur ta bënte këtë akt të tillë të padrejtë. Arrita t’i afrohesha dhe e kapa për beli, ai rrëshqiti dhe po mbahej vetëm me një dorë, aty e ngrita me dy duart peshë dhe po e mbaja për beli, aty u bërtita disa njerëzve që po shikonin ngjarjen dhe ju kërkova ndihmë për të thirrur policinë. Menjëherë erdhi policia, provuan të komunikonin me djalin, por nuk ja arritën qëllimit”.

Më pas Bruka, tregon bisedën që zhvilloi me personin që tentoi vetëvrasjen, duke u përpjekur ta mbante dhe të mos e lëshonte.

“Unë vazhdova bisedën me djalin dhe po e pyesja se pse duhet ta bëjë një gjë të tillë! Ai filloi të më tregonte se kishte pësuar një fatkeqësi, i kishte vdekur e ëma para disa muajve dhe kishte shumë vite pa komunikuar me motrën e vet, e cila nuk fliste dhe nuk mbante marrëdhënie me të. Ai më tregoi se kishte edhe probleme financiare. Unë vazhdoja të bisedoja me të për gati 30 minuta, derisa ai filloi të bindej dhe të mos e kryente atë akt, – vijona Bruka. – Një moment ai tentoi përsëri të vetëhidhej, por unë nuk e lejova, i pohova se nëse ai hidhej, do të hidhesha edhe unë bashkë me të. Ai më pyeti për origjinën time dhe unë i tregova se jam shqiptar. Ai shpëtoi nga ai veprim që kishte marrë dhe u shoqërua nga policia në spital”.

Ermiri thotë se ndidhet shumë i emocionuar që shpëtoi jetën e një të riu që ishte mërzitur me jetën. “Edhe pse kanë kaluar disa ditë, kam ende emocione të asaj ngjarje, kam biseduar me djalin, i cili quhej Aleks dhe ishte me origjinë italiane dhe ai më ka pohuar se ka komunikuar edhe me motrën dhe se një ditë do të ritakohemi sërish, – tregoi shqiptari. – Në fund ai me tha që Zoti të ruajt ty dhe gjithë shqiptarët”, – u shpreh Ermiri.

Rrëfimi i shqiparit në Londër: Si e shpëtova italianin që donte të hidhej nga ura Read More »

‘Rrokadë’ në kabinetin e presidentit Ilir Meta në Presidencë, lëvizje të rëndësishme në institucionin që drejton

“Rrokadë” në kabinetin e presidentit Ilir Meta në Presidencë. Kreu i shtetit, ka njoftuar ditën e sotme disa lëvizje të rëndësishme në institucionin që drejton.

Meta ka njoftuar publikisht, se ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti do të jetë shefi i ri i Kabientit të Presidentit, ndërkohë që këtë post e mbante Arben Cici. Diplomati Cici është emëruar si Këshilltar diplomatik i Presidentit Meta.

Ndërkohë që një ndryshim tjetër ka qenë largimi i Bahri Shaqirit dhe zëvendësimi i tij si këshilltar për Çështjet e Sigurisë Kombëtare me, Spiro Koçin.

“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta ka pranuar sot dorëheqjen e z.Bahri Shaqiri nga detyra e Këshilltarit për Çështjet e Sigurisë Kombëtare, për shkak të angazhimeve të tij në të ardhmen, që nuk përputhen me këtë detyrë tepër të rëndësishme. Presidenti Meta, ka emëruar Këshilltar për Çështjet e Sigurisë Kombëtare, z.Spiro Koçi, i cili deri sot ka ushtruar detyrën e Këshilltarit Diplomatik të Kreut të Shtetit, – thuhet në njoftim. – Presidenti Meta ka emëruar Këshilltar Diplomatik, z.Arben Cici, i cili ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Kabinetit. Për shkak të forcimit të prioriteteve të reja të Institucionit të Presidentit të Republikës, me qëllim përballimin me sukses të sfidave, që parashtron koha, në funksion të interesit më të mirë qytetar dhe kombëtar, siç janë:

Sfidat e pandemisë COVID-19 dhe shëndetit publik,

Sfidat me të cilat përballet faktori shqiptar;

Shpopullimi i vendit,

Sfidat në Arsim,

Sfidat në Mjedis,

Kreu i Shtetit, ka emëruar sot në detyrën tepër të rëndësishme të Drejtorit të Kabinetit, Prof.Dr. Edmond Panariti”, thekson Presidenca. /NOA.al/

‘Rrokadë’ në kabinetin e presidentit Ilir Meta në Presidencë, lëvizje të rëndësishme në institucionin që drejton Read More »

‘Na bëri Shqipëria me euro por me thinja shumë’, Renato Mekolli bëhet nostalgjik

Shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli ka postuar një video në llogarinë e tij të Instagramit duke kujtuar disa momente të qeshura jashtë emisionit “Hell’s Kitchen Albania”.
TIRANË- Shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli ka postuar një video në llogarinë e tij të Instagramit duke kujtuar disa momente të qeshura jashtë emisionit “Hell’s Kitchen Albania”.

“@fatma_methasani bashke kemi qene ketu. Para sa vitesh? Kur kam jetuar në Athine,na beri shqiperia me euro por me thinja shume”- ka shkruar Renato në videon e postuar duke e shoqëruar me disa të qeshura.

‘Na bëri Shqipëria me euro por me thinja shumë’, Renato Mekolli bëhet nostalgjik Read More »

1 kilogram nga kjo bimë kushton 3000 euro

Rreth 3.000 euro për një kilogram tartuf dhe në Shqipëri kjo kërpudhë e rrallë rritet gjerësisht. Tartufi shqiptar është shumë i ngjashëm me kushëririn e tij francez, por ato kushtojnë shumë më pak. Aq me vlerë është tartufi i bardhë saqë është i kuotuar edhe në bursë, ku çmimet fillojnë nga 300 në 1000 Euro. Tartufi është një lloj kërpudhe që rritet në rrënjët e lisit, blirit, pishës dhe shelgut të egër.

Zakonisht ai rritet në tokë ranore dhe nuk ka as rrënjë, as gjethe, as degë. Kjo specie është në formën e zhardhokut dhe e merr ushqimin nga rrënjët e bimëve të tjera. Ai thith prej rrënjëve kripëra minerale, të cilat janë pikërisht ato që e bëjnë kaq të kërkuar dhe të çmuar këtë specie të rrallë. Në natyrë gjenden disa lloje tartufi. I ziu është ai që haset më shpesh dhe që arrin një vlerë deri në 350 euro për kilogramë. Tartufët e bardhë ngjajnë me zhardhokët e patates. Por me formacion më të çrregullt, të cilët çmohen më shumë, për shkak të vlerave ushqyese dhe shijeve që mbartin. E veçanta e këtyre kërpudhave është se aroma e tyre varet nga bima në të cilën rritet. Tartufi më i shtrenjtë rritet në rrënjët e lisit dhe merr aromën e kësaj peme.
Zhardhoku i tartufit e merr formën nga formacioni i terrenit dhe nga rrënjët e bimëve në të cilat paraziton. Sa më i madh të jetë zhardhoku i tartufit aq më shumë vlerësohet e për këtë arsye i rritet edhe çmimi. Kërpudhat e zonës së Reçit në Malësi të Madhe janë gjithashtu tejet të kërkuara dhe eksportohen në Francë. Këto kërpudha rriten në zonën e gështenjave dhe mbulohen nga degë dhe gjethe gështenjash. Tartufi është padyshim një thesar i fshehur në pyjet tona.

1 kilogram nga kjo bimë kushton 3000 euro Read More »

Horoskopi për sot, parashikimi për secilën shenjë

Dashi

Bëni durim: nuk është shumë e lehtë këto ditë të merresh vesh me partnerin. Në punë, sa më shumë të jemi afër vitit 2021, do të vijë diçka e mirë!
Demi

Hëna nuk është në anën tuaj dhe do të sjellë disa momente shqetësimi. Mundohuni të zgjidhni problemet e vogla në dashuri. Në punë, dikush ka pasur konfirmim, por keni nevojë për të shpejtuar kohën për të bërë kërkesa. Situata e përgjithshme është e mirë!

Binjakët
Hëna sot është e favorshme: ditë pozitive në dashuri, sigurisht më e mirë se dy të fundit! Në punë, ka ardhur koha për të zgjidhur disa pyetje: situata astrologjike ju lejon.

Gaforrja

Yje të diskutueshëm në dashuri që mund të vënë në pikëpyetje një marrëdhënie. Në punë, përpiquni të trajtoni problemet me qetësi dhe mos luani bixhoz me paratë!

Luani

Një moment pak i vështirë për dashurinë: do të ketë probleme të tjera në fund të muajit. Në frontin e punës, nervozizmi rritet dhe disa mund të jenë ziliqarë!

Virgjëresha

Venusi do të tranzitojë në mënyrë aktive nga data 21: nëse ekziston një person për të cilin ju intereson, vazhdo përpara. Në punë, ju jeni shumë i stresuar dhe keni punuar shumë gjatë ditëve të fundit!

Peshorja

Hëna dhe Venusi janë të favorshme: mundësi të mira në dashuri. Në punë, një biznes i vogël mund të jetë i suksesshëm, ju vetëm duhet të shkurtoni kohën!

Akrepi

Hëna është e favorshme: një lajm i mirë për ndjenjat, madje mund të dashuroheni. Në punë, ka probleme financiare sepse shpenzimet për shtëpinë ose për fëmijët janë shumë!

Shigjetari

Hëna është e favorshme: rikuperimi i mirë në sferën e ndjenjave. Në punë, shumë janë të etur për të ndryshuar gjërat dhe të kenë përvoja të reja!

Bricjapi

Një muaj i rëndësishëm për ndjenjat nëse ka një person që ju intereson. Nëse keni një punë me kohë të pjesshme, tani mund ta gjeni veten duke u përballur me një numër pengesash për të kapërcyer.

Ujori

Sot Hëna është e favorshme: historitë e dashurisë që lindin në këtë periudhë janë shumë premtuese. Në punë, ju mund të keni filluar të kapërceni disa probleme të së kaluarës dhe të bëni një punë vetë!

Peshqit

Mos e nënvlerësoni një marrëveshje. Sa më afër fundit të muajit aq më shumë mundësi të mira do të vijnë dhe gjithçka do të dalë për mirë në dashuri. Në punë jeni pak dembelë dhe nuk doni t’i vini në praktikë ndryshimet.

Horoskopi për sot, parashikimi për secilën shenjë Read More »