Aktualitet

Basha: ‘Qytetarëve shqiptarë i duhet një qeveri që punon për ta. Që punon për ty’

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha sot se qeveria e ardhshme që do të ndërtojë ai dhe opozita, pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021, do të ndezë dritën e shpresës për shqiptarët.

Basha ilustroi me një video keq-qeverisjen e vendit nga Rama, që sipas tij, i ka ardhur fundi.

Reagimi i plotë i Bashës:
“Qytetarëve shqiptarë i duhet një qeveri që punon për ta. Që punon për ty!
Një qeveri që nuk merret me dallavere politike, por që siguron ndihmë ekonomike për çdo familje.

Një qeverisje që nuk e shpenzon kohën në Instagram, por që është në vijën e parë të luftës me Covid-19.

Një qeveri që ndez dritën e shpresës për shqiptarët.

Qeveria që ne do të ndërtojmë!”

Më poshtë video, që shoqëron reagimin e kryedemokratit:

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/190165689309985/?t=8

Basha: ‘Qytetarëve shqiptarë i duhet një qeveri që punon për ta. Që punon për ty’ Read More »

Masat anti-Covid/ Ambasada gjermane në Tiranë, mbyll zyrën e vizave të pasaportave

Për shkak të masave anti-Covid, ambasada gjermane në Tiranë, ka mbyllur zyrën e vizave të pasaportave.

Në një mesazh në Facebook, ambasada iu drejtohet të gjithë qytetarëve që preken nga mbyllja e kësaj zyre se do të marrin një datë të re aplikimi në momentin më të parë të mundshëm.

Mesazhi i ambasadës gjermane:

Prejt ditës së sotme, 18.11.2020, nisur nga gjendja aktuale Zyra e Vizave dhe e Pashaportave të Ambasadës Gjermane në Tiranë është e mbyllur për arsye parandaluese. Personat e prekur nga mbyllja e zyrës do të marrin në momentin më të parë të mundshëm një datë/orë të re aplikimi.

Ne do të informojmë përmes faqes së internetit apo Faceboouk-ut sapo zyra të rinisë veprimtarinë e saj. Lutemi për mirëkuptimin tuaj.

Në raste urgjente konsullore mund të na kontaktoni përmes numrit të shërbimit të gatshëm. Lutemi për mirëkuptimin tuaj që përmes këtij numri nuk mund të japim informacione rreth datave të aplikimit apo procedurave për vizë.

Masat anti-Covid/ Ambasada gjermane në Tiranë, mbyll zyrën e vizave të pasaportave Read More »

Clirimi i Tiranës/ Në cermoni morën pjesë Meta dhe Veliaj. Nderohet dhe Enver Hoxha nga veteranët dhe nostalgjikët

Është rishfaqur sot nga nostalgjikët gjatë ceremonisë për 76-vjetorin e Çlirimit të Tiranës portreti i Enver Hoxhës, si dhe parullat ko muniste të kohës së di ktaturës.

Homazhet në nder të atyre që sakrifikuan jetën për çlirimin e vendit u mbajtën pranë Ushtarit të Panjohur, ceremoni, ku mbajti fjalën edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, më pas edhe Presidenti Ilir Meta.

Edhe veteranët dhe nostalgjikë të kohës së ko munizmit marshuan drejt Ushtarit të Panjohur, duke mbajtur në dorë banderolën: “Rroftë Partia Komuniste Shqiptare”, ndërsa ata përshëndesnin sipas simbolit të tyre; me grusht.

Nostalgjikët kishin përgatitur një buqetë në formë ylli me trëndafila të kuq, ndërsa nuk munguan as fotot e diktatorit Enver Hoxha dhe parrullat e dikurshme.

Debati mbi çështjen nëse duhen dënuar apo jo manifestime të tilla duket se ka qenë i kotë, sepse 30 vite pas rënies së komunizmit, Enver Hoxha vazhdon të nderohet në mes të kryeqytetit./NOA.al

Clirimi i Tiranës/ Në cermoni morën pjesë Meta dhe Veliaj. Nderohet dhe Enver Hoxha nga veteranët dhe nostalgjikët Read More »

Kryemadhi: ‘Rama t’i lërë filmat me mjekë që aktrojnë’

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka deklaruar se qytetarët janë në panik nga Covid 19 për shkak të mungesës së menaxhimit të situatës nga ana e qeverisë.

Ajo akuzoi kryeministrin Rama, që sipas saj duhet t’i lërë aktrimet me filma dhe mjekë në televizione, por t’i bëjë ballë pandemisë.

“Një kryeministër që merret me një gjë të tillë, nuk ekziston. Çështja e akuzave ndaj opozitës nuk është gjë tjetër, veç se largimi i vëmendjes. Për një të sëmurë minimumi duhet mbi 1 mijë euro, ky është paniku që kanë sot qytetarët shqiptarë, – tha Kryemadhi në një bashkëbisedim me gazetarët. – Të akuzosh sot opozitën për menaxhimin e pandemisë, është mungesë inteligjence dhe dashakeqësi. Ajo që unë dua të them, është se gjëja e parë që duhet t’u japim qytetarëve, është besimi dhe shpresa. Kovidi mundet si çdo virus tjetër, por duhet solidaritet dhe nga strukturat e shtetit. Pjesa më e madhe e shqiptarëve janë në panik për shkak të mungesës financiare që kanë për të paguar. Ka reparte dhe mjekë që aktrojnë në filmat multiplikativë të kryeministeit dhe autoambulanca që presin në radhë me pacientë. Rama duhet të merret me rimbursimin e barnave dhe shtimin e testimeve”, – theksoi Kryemadhi.

Kryemadhi: ‘Rama t’i lërë filmat me mjekë që aktrojnë’ Read More »

Premtimi i Ramës për vitin 2021

Thuajse pesë muaj para zgjedhjeve të përgjithshme në vend, kryeministri Edi Rama ka premtuar se brenda vitit 2021 do të ketë 24 orë furnizim më ujë të pijshëm në 55 zona të mëdha urbane dhe në vitin 2022 në mbi 200 zonat rurale më të populluara të vendit.

“Brenda pranverës së ardhshme do të hapen 70 kantiere të tjera për të garantuar 24 orë furnizim me ujë vitin e ardhshëm në 55 zona të mëdha urbane të vendit dhe pastaj në 2022 në mbi 200 zonat më të populluara rurale të vendit”.

I ndërgjegjshëm që premtimi për ujë të pijshëm riciklohet në çdo proces zgjedhor, Rama pati këtë përgjigje.

“Shumë pyesin si ka mundësi që flasim akoma për ujin e pijshëm kur bota ka shkuar në Hënë? Është e vërtetë por rrjetet e trashëguara janë rrjete të ndërtuara në vitet ’70-’80, as në vitet e komunizmit nuk është garantuar furnizimi me ujë 24 orë dhe as është ndërtuar një sistem ujësjellësi i rrjetizuar nga qendra në periferi. 25 vjet pas komunizmit kemi filluar të prekim një sistem furnizimi me ujë. Është reformë terësore, një nga pesë kolonat e përcaktuar në objektivat tonë. Nuk ka të bëjë vetëm me investimet por konsolidimin financiar të ndërmarrjeve të Ujësjellësit. Kuadri ligjor dhe rregullator është përmirësuar ndjeshëm.Investimet që janë kryer për ujin e pijshëm nga viti 2014-2019 janë 514 milion euro, nga të cilat 202 milionë nga buxhetit i shtetit dhe të tjerat financime të huaja”, – u shpreh ai.

Në nivel kombëtar, Shqipëria siguron 15 orë furnizim të pandërprerë me ujë dhe me ndërhyrjet që do të bëhen, parashikohet që të arrihet në 18 orë në ditë. /noa.al/

Premtimi i Ramës për vitin 2021 Read More »

Ithtarët e Enver Hoxhës mes Tiranës me parrulla dhe flamuj

Ashtu si çdo vit, edhe sot nuk kanë munguar iIthtarët e kreut të regjimit komunist Enver Hoxha për të përkujtuar përvjetorin e çlirimit të kryeqytetit nga pushtuesit nazistë.

Ne festimet e organizuara nga Bashkia e Tiranës, përfaqësues të Partisë Komuniste parakaluan për këtë 76-vjetor në qendër të Tiranës me foto të Enver Hoxhës.

Ata vendosën kurora me lule në memorialin për nder të partizanëve dhe qytetarëve të rënë për çlirimin e kryeqytetit, teksa nderuan me grushtin lart.

Policia ka qenë e pranishme, por nuk ka ndërhyrë për t’i larguar. Opozita shqiptare, gjithnjë ka akuzuar Partinë Socialiste si frymëzim për këta ithtarë, në përpjekje për të ringjallur edhe një herë sistemin komunist në vend. noa.al/

Ithtarët e Enver Hoxhës mes Tiranës me parrulla dhe flamuj Read More »

M asakra e Krushës/ Rama: ‘Basha duhet të shpjegohet vetë, nuk ka pse të flasë partia e tij për të. Unë nuk dëshiroj që ato a kuza jo të bëra nga unë, të jenë të vërteta’

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ai nuk e a kuzon kreun e PD Lulzim Basha për çështjen e videos së ma sakrës së Krushës në Kosovë, por ai kërkon një shpjegim për ato që thuhen në shtyp.

Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, shefi i qeverisë u shpreh se ai nuk hedh akuza, por e shikon si detyrim që kryedemokrati të mbajë një qëndrim dhe të mos fshihet.

“Unë s’kam bërë asnjë akuzë, detyrimi im është që t’i kërkoj shpjegime Lulzim Bashës. Unë, as nuk i njoh akuzuesit e as i kam takuar ndonjëherë. Unë kam kërkuar po ashtu pse PD-LSI votuan pro raportit të Dick Marty-t. Basha duhet të shpjegohet vetë, nuk ka pse të flasë partia e tij për të. Unë nuk dëshiroj që ato akuza jo të bëra nga unë, të jenë të vërteta. Basha është i detyruar vetëm të shpjegohet. Është llogaridhënie nga dikush që kërkon të drejtojë shtëpinë tonë të përbashkët.

Kjo nuk është çështje personale, është detyrimi im t’i them Bashës shpjegohu. Një drejtues duhet të dalë dhe të përballet me çështje të tilla. Unë mbase e kam të ekzagjeruar si tipar, që i dal përballë të gjitha çështjeve dhe akuzave. Unë nuk kam akuza, akuzat konfirmohen nga heshtja e gjatë apo vonesat për t’u përballur me to”, – deklaroi Rama.

Lulzim Basha a kuzohet nga Melaim Bellanica, kameramani që filmoi ma sakrën e serbëve në Krushë, dhe që kasetën, që sot rezulton e zhdukur, ia kishtë dhënë në atë kohë demokratit që punonte për UNMIK. /noa.al/

M asakra e Krushës/ Rama: ‘Basha duhet të shpjegohet vetë, nuk ka pse të flasë partia e tij për të. Unë nuk dëshiroj që ato a kuza jo të bëra nga unë, të jenë të vërteta’ Read More »

Ja kush do ta drejtojë ‘Parlamentin’ e Tiranës

Zëvendësministrja e Brendshme, Romina Kuko, është emëruar kryetare e Këshillit Bashkiak të Tiranës. Pas emërimit të Toni Gogut si prefekt të kryeqytetit, ky post u la vakant.
Ndërsa “Parlamentin” e Tiranës, do ta drejtojë tashmë Romina Kuko, e cila mban postin e zv.ministres së Brendshme.
Në një postim në Facebook, ajo shkruan se është nder dhe privilegj vlerësimi dhe besimi për të dhënë kontributin në këtë institucion duke pasuar kolegë si Toni Gogu.
“Nder dhe privilegj vlerësimi dhe besimi për të shërbyer si Kryetare e Këshillit Bashkiak Tiranë; duke pasuar një koleg të çmuar si Toni Gogu dhe me ekipin e kolegëve këshilltarë të spikatur, besimplotë se bashkë do vazhdojmë punët e mira të Tiranës sonë”, – shkruan Kuko në Facebook. Romina Kuko u zgjodh anëtare e këshillit bashkiak në zgjedhjet e 30 qershorit të vitit të kaluar. /noa.al/

Ja kush do ta drejtojë ‘Parlamentin’ e Tiranës Read More »