Aktualitet

‘Jetove në mes tonë duke e sfiduar mjerimin tënd të bardhë në këtë botë hipokrite, tinëzare e të marrë fund, duke u tallur aq bukur e mençurisht me ironinë e fatit, gjithë gazmend e stoik, plot indiferentizëm e shpërfillje në gjithë këtë realitet absurd’

Ai qëndronte gjithnjë në këmbë te kryqëzimi i “21 Dhjetorit” siç njihet në Tiranë, por që tani e tutje, drejtuesit e makinave që e hasnin në rrugë, por edhe kalimtarët nuk do ta shohin më.

Personazhi mjaft i njohur në kryeqytet, i njohur si “Ver Llapa”, ka ndërruar jetën nga koronavirusi. Të gjithë e njihnin Verin dhe ai ishte një prej personazheve më dashura në Tiranë, për mimikën e veçantë, ku shpesh me gjuhën e tij, përqeshte mjerimin dhe i bënte të tjerët për të qeshur.

Ai ishte i varfër dhe bukën e gojës e siguronte nga paratë që i jepnin shoferët e makinave te “21 Dhjetori”.

Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur Ilir Çumani, drejtor i përgjithshëm i Institutit Kombëtar për Integrimit e Jetimëve, shoqëruar edhe me një përkushtim plot dashuri dhe vlerësim.

Mesazhi i Ilir Çumanit

“PËRSHPIRTJE PËR NJERIUN E MIRË….

Jetove në mes tonë duke e sfiduar mjerimin tënd të bardhë në këtë botë hipokrite, tinëzare e të marrë fund, duke u tallur aq bukur e mençurisht me ironinë e fatit, gjithë gazmend e stoik, plot indiferentizëm e shpërfillje në gjithë këtë realitet absurd, ku bashkëjeton në mënyrë të pistë dhe absurde superluksi i pakicës së pushtetshme të korruptuar me mjerimin masiv të shumë të ngjashmëve të tu, si për të treguar se asgjë në këtë jetë nuk është e pafundme…

Ndaj, asgjë nuk duhet marrë seriozisht… Ishe engjëlli më i bukur dhe më i pafajshëm mbi këtë tokë, një dëshmi e gjallë ku luhet drama Njerëzore, shkaktuar prej makutërve të panginjur e zemër katranë të pashpirtë, por të pangjashëm me pafajësinë dhe shpirtin tënd naiv, të bukur e të dëlirë….

Ik VERI…., prehu i qetë prej gjithë atij stërmundimi e përvuajtje të paepur që dëshmove në jetën tënde, ishte një sakrificë sublime prej cigani e bohemi që aq shumë ta doja e ta adhuroja… Pusho në Paqe o NJERI i mrekullueshëm i Zotit. R.I.P”. /noa.al/

‘Jetove në mes tonë duke e sfiduar mjerimin tënd të bardhë në këtë botë hipokrite, tinëzare e të marrë fund, duke u tallur aq bukur e mençurisht me ironinë e fatit, gjithë gazmend e stoik, plot indiferentizëm e shpërfillje në gjithë këtë realitet absurd’ Read More »

Incidenti me Lilën në stadium, reagon kryedemokrati Lulzim Basha

Një ditë pas incidentit në stadiumin e Kavajës, ku ish-futbollisti i kombëtares nuk u lejua nga po licia të jepte intervistë për një media, ka reaguar kryedemokrati Lulzim Basha.

Basha e quajti këtë veprim të turpshëm, duke shtuar se nuk do lejojë që Shqipëria të kthehet sërish në di ktaturë.

“Kjo është e turpshme dhe kr iminale! Sapo përfundova një telefonatë me Andi Lilën, një nga yjet e futbollit shqiptar, të cilit policia i kërkoi të largohej nga fusha e futbollit në qytetin e tij të lindjes në Kavajë, ndërkohë që jepte një intervistë për media. Kjo vetëm për faktin se Lila është një nga kandidatët për deputetë propozuar nga PD Kavajë! Kjo duhet të marrë fund! Askush nuk do të na mbyllë gojën! Në demokraci çdokush ka të drejtë të thotë çfarë të dojë. Ne do ta mbrojmë me forcë këtë të drejtë të fituar me sakrifica dhe nuk do lejojmë që Shqipëria të kthehet sërish në diktaturë”, shprehet Basha.

Gjithçka ndodhi një ditë më parë dhe shkak për këtë skandal ishte fakti që Lila është propozuar si kandidat për deputet nga PD e Kavajës, qyteti i tij i lindjes.

Një punonjës i Bashkisë dhe po lici bashkiak i kanë kërkuar Lilës të largohet nga ambjentet sportive kur po jetpe intervistë.

Punonjësi i Bashkisë i thotë Lilës se përzënia nga fusha sportive vjen për shkak të politikës.

Debati i plotë:

Punonjësi: Ke punë shumë?

Lila: Ja mbaruam.

Punonjësi: Se na bënë me llafe.

Lila: Kush bëri llafe?

Punonjësi: Na bënë me llafe. Sikur se di si funksionon, hë pra mo.

Lila: Nuk e di, kush bëri llafe.

Punonjësi: Për Zotin na bën me llafe. Unë kastile kam ardhur, s’kam çfarë të bëj ty por na bën me llafe. Kështu që po pate për të mbaruar…

Lila: O Aldo unë këtu e kam bërë me djersë e gjak, kështu që ata të kanë thënë ty…Është fusha ime.

Punonjësi: Është muhabet politik, po të vij si vëlla, mos na vër në siklet, ti tani më kupton. Edhe ty po të thonë…

Lila: Kush të ka thënë? Të ka thënë kryetari i bashkisë?

Punonjësi: Po më vë në siklet. Të kam lajmëru unë o vlla.

Lila: Ti çfarë je?

Punonjësi: Drejtori i sporteve. Policinë bashkiake unë e kam lajmëruar vëlla?

Polici bashkiak: Jo, jo.

Lila: Kush e ka lajmëruar.

Polici bashkiak: Komandanti.

Punonjësi: Për Zotin nuk e kam lajmëruar unë, për kokë të familjes.

Lila: Komandanti? Që të nxirrni Andi Lilën përjashtë.

Punonjësi: Për Zotin na vë në siklet, na vë në siklet, për kokë të familjes se mu s’po më bi mendja. S’po kandidoj unë për kryetar bashkie, as për deputet. Për Zotin 10 vetë më kanë marrë në telefon.

Lila: Mbaruam!

Punonjësi: Me siklet të madh vallahi, po më dridhet zëri.

Një tjetër: Siklet se ikim prej pune…

Lila: Të kuptoj shumë mirë.

Punonjësi: O vlla janë ca gjëra, është politike, nuk është problemi që është sport. Po të jetë sport, është sport. Andi nuk ka punë sepse është politikë, në krah të kundërt me ne. Ky është gjithë muhabeti që është folur, çfarë të them unë?! Ka më shqip?! Për Zotin kjo është.

Lila: Pyeti njëherë vlla në Kavajë të vijë më Andi Lila apo jo? Po ça janë këto injoranca.

Punonjësi: Çfarë të them unë. Mua kështu më thanë.

Incidenti me Lilën në stadium, reagon kryedemokrati Lulzim Basha Read More »

Në cilin qark do të kandidojë ish-kryeministri, flet Berisha

Ish-kryeministri Berisha nuk zbuloi se ku do të kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit pavarësisht insistimit të gazetares Juli Xhokaxhi në intervistën e tij në ABC.

Ai tha se kjo është “top sekret” dhe se vendimin final do ta marrë kryesia e Partisë Demokratike.
Më tej, ish-kryeministri tha se nuk ka asnjë vendim në lidhje me qarkun ku ai do të kandidojë.

“Nuk ka njeri që të ketë më pak sekrete se unë, por kjo është top sekret. Në fakt nuk ka asnjë vendim. Kjo do të shpallet kur të merret vendimi nga kryesia e Partisë Demokratike“, tha Berisha.

Gazetarja Juli Xhokaxhi u shpreh se kishte zëra që do flisnin në lidhje me një kandidim të mundshëm të tij në qarkun e Shkodrës për të mbledhur të pakënaqurit nga largimi i Jozefina Topallit, por ish-kryeministri tha se kishte dhënë dorëheqjen tashmë nga drejtimi i PD dhe se tashmë priste vendimin e kryesisë duke theksuar se do të mbetej deri në fund mbështetës i kësaj partie. /abcnews.al

Në cilin qark do të kandidojë ish-kryeministri, flet Berisha Read More »

Habiten edhe vetë metereologët/ Ja ç’mot do të kemi deri në fund të nëntorit

Vlerat minimale zbresin deri në -3 gradë

Aspak të zakontë e konsiderojnë sinoptikanët këtë Nëntor të pakursyer në diell dhe temperatura të larta, por prej së enjtes sugjerojnë për gjithsecilin një pulovër më tepër. Kjo pasi vlerat termike do të pësojnë një ulje ndjeshme me disa gradë.
“Presim një rënie me të paktën 4 gradë Celsius nga dita e sotme në fundjavë gjatë mëngjesit. Ndërsa mesdita nuk do të sjellë ndryshime të mëdha, kjo për shkak të prezencës së kthjellimeve të motit me diell. Presim një luhatje me 1-2 gradë Celsius. Krahasuar me 10-12 gradë Celsius që janë aktualisht, presim që nga dita e nesërme deri në fundjavë të zbresin deri në 7 apo në 8 gradë Celsius zona bregdetare, e cila është zona më e ngrohtë”.

Me mot më të ftohtë do të përballen zonat veriore dhe verilindore të vendit, kryesisht Bajram Curri, Kukësi, Peshkopia, Puka etj.

Megjithatë muaji do të mbyllet me një mot të kthjellët, dhe reshje te pakta.
“Parashikohet që edhe pjesa tjetër e muajit Nëntor të mbetet me këto kushte, pasi reshjet do të jenë shumë pak prezente”.

Pavarësisht diellit që do na shoqërojë, temperaturat e ulëta të mëngjesit na kujtojnë afrimin e stinës së ftohtë.

Habiten edhe vetë metereologët/ Ja ç’mot do të kemi deri në fund të nëntorit Read More »

Me qindra besimtarë luten te Kisha e Laçit/ O i lumi e i mrekullueshmi shenjti shna Ndue, gjithë bota e dëshiron madherinë tënde!

Me qindra besimtarë ishin sot dhe u lutën te Kisha e Laçit.

Ata u lutën sot para Shenjtit Shna’Ndue.

“Ne e dimë se jemi mëkatarë të mëdhënj e nuk meritojmë që t’i sjellish sytë e tu të dashur prej nesh; por denjohu të këqyrësh me sy të dhembshëm mjerimin, në të cilin gjendemi”, thuhet ndër të tjera në lutjen e tyre.

Janë me mijëra besimtarë që shkojnë vazhdimisht dhe luten te Kisha e Laçit.

Kisha e Laçit publikoi lutjen e sotme: Shenjti Shna’Ndue lutu për ne

Lutja e shna Ndout

O i lumi e i mrekullueshmi shenjti shna Ndue, gjithë bota e dëshiron madherinë tënde. Të mëdhenj e të vegjël, pleq e të pasur e të papasur, të gjthë tregojnë hiret e shumta e të mrekullueshme, që kan nxjerrë prej Zotit nëpër lutjet tua. E kushtet, që lëhen përpara fytyrës sate si nderim ngadhënjimi, dhuratat që rrethojnë e stolisin përherë lterin tënd, a s’e bëjnë dëshmi pushtetin tënd e fuqinë e lutjeve tua para të Lartit Zot?

Edhe ne, pra po vijmë të përmbysemi ndër këmbët tua e të porosisim një punë, që ne kemi për zemër sa kurrnjë tjetër. Ne e dimë se jemi mëkatarë të mëdhënj e nuk meritojmë që t’i sjellish sytë e tu të dashur prej nesh; por denjohu të këqyrësh me sy të dhembshëm mjerimin, në të cilin gjendemi.

Po vijmë pra, të ti duke shpresuar në mbrojtjen tënde, po të lypim hirët që dëshirojmë. Dhe, bën që mos të thuhet, se njerëz të shkretë , si jemi ne, kemi ardhur të ti e nuk na i ke plotësuar lutjet tona. Por bën që edhe ne të bashkohemi me tjerë për të lumturuar e për t’u falënderuar. Amen!/NOA.al

Me qindra besimtarë luten te Kisha e Laçit/ O i lumi e i mrekullueshmi shenjti shna Ndue, gjithë bota e dëshiron madherinë tënde! Read More »

Kërkesë e pazakontë po bën xhiron e rrjeteve sociale/ ‘E dashur komshie, nëse nuk i mban dot r ënkimet dhe u lërimat përbrenda, ndërro orarin e qejfit ose…’

Një kërkesë e pazakontë po bën xhiron e rrjeteve sociale.

Bëhet fjalë për një grup banorësh në rrugën “Riza Cerova”, të cilët kërkojnë që komshija e tyre që banon në katin e 4-të të pallatit të mos i shqetësojë më me zhurma, në momentet intime.

Kërkesa e tyre është ngjitur në hyrje të pallatit dhe ka përfunduar në faqen e “JOQ ALBANIA”.

“Thirrje komshies që i vlon gjaku në katin e katërt. E dashur komshie, ta kuptojmë dhimbjen por nëse nuk i mban dot r ënkimet dhe u lërimat përbrenda, ndërro orarin e qejfit ose shko diku gjetkë me qera. Në të kundërt do të merremi me kollovarin. Këshilli i banorëve të pallatit”, shkruhet në letër.

Hand in hand

Kërkesë e pazakontë po bën xhiron e rrjeteve sociale/ ‘E dashur komshie, nëse nuk i mban dot r ënkimet dhe u lërimat përbrenda, ndërro orarin e qejfit ose…’ Read More »

Covidi i mori jetën 28-vjeçares shtatzënë, nëna dedikim prekës: ‘U bë dhe shpirti mamiit ëngjëll… o zooot’

COVID-19 i mori jetën dy netë më parë edhe 28-vjeçares Emanuela Dalipi, e cila ishte shtatzënë.

Ajo ishte shtruar në spitalin Infektiv dhe ishte në muajin e pestë të shtatzënisë.
Për lajmin e hidhur ka reaguar edhe nëna e 28-vjeçares, Irma Dalipi, e cila ka publikuar foton e të bijës në Facebook teksa shkruan:
“U bë dhe shpirti mamiit ëngjëll… o zooot…”.
Një tjetër familjar i saj ka reaguar teksa shkruan se:

“Tr agjeditë nuk kanë mbarim në familjen tonë…Sot humbëm nga kjo jetë Emën, mbesën tonë të shtrenjtë. Ema, lamtumirë e shtrenjta jonë. Të duam fort kudo të jesh Emanuela, bashkë me Blertën”.

Në fakt Ema, tre vjet më parë ka humbur vajzën e tezes Blertën.

Blerta Pepa, humbi jetën në maj të vitit 2017 në moshën 16 vjeçare. Blerta Pepa ka qënë një emër i dëgjuar pasi ka qënë pjesëmarrëse në spektaklin e fëmijëve, “Gjeniu i Vogël”.

Ajo iu nënshtrua një operacioni në këmbë për shkak të një dëmtimi në orën e fizkulturës por nuk mundi të dalë nga ndërhyrja kirurgjikale.

Covidi i mori jetën 28-vjeçares shtatzënë, nëna dedikim prekës: ‘U bë dhe shpirti mamiit ëngjëll… o zooot’ Read More »

Spiropali: Doktori i falimentuar po flet përçart për kontrollin e pandemisë.Mos u merrni me humbësin e çakërdisur

“Doktori i falimentuar po flet përçart për kontrollin e pandemisë, spitalet, v dekjet, shtrimet, statistikat, testet, masat parandaluese”.

Kështu u shpreh ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Ajo nuk përmendi emër, por duket se fjalën e ka pasur për ish-kryeministrin Sali Berisha.

“S’di se ç’flet. Ka rënë në delir të thellë. Ka humbur çdo vetëkontroll dhe çdo lidhje me realitetin, – tha Spiropali, më tej, në reagimin e saj.

Spiropali rifreskoi edhe disa a kuza të vjetra.

“Kryeministri i Gërdecit, i panikosur nga humbja e afërt e vetes dhe e zhganit që e rrethon, sikur flet nga ndonjë planet tjetër”.

“Vr asësi i 21 Janarit po e ngatërron Aritmetikën më keq se pupaci i vet”.

“Don Kishotin e Tranzicionit e kanë lënë ment’ e kokës”.

“Frikacaku i pashërueshëm s’po sheh nga sytë, s’po dëgjon nga veshët”.

“Mos u merrni me humbësin e çakërdisur”, tha në reagimin e saj Elisa Spiropali, e cila dha edhe sugjerimet se çfarë duhet të bëjnë qytetarët për të sfiduar koronavirusin:

“Mbani maskën!”

“Ruani distancën!”

“Së bashku do fitojmë!”. /NOA.al

Spiropali: Doktori i falimentuar po flet përçart për kontrollin e pandemisë.Mos u merrni me humbësin e çakërdisur Read More »