Aktualitet

Tritan Kalo reagon ashpër ndaj politikës: ‘Nuk u ngopët ju o ‘ish-brekëgrisur’

Në një shënim në rrjetet sociale, mjeku u njohur Tritan Kalo ka reaguar ashpër ndaj politikës, e në veçanti ndaj opozitës, pas akuzave për fshehjen e numrit të vi ktimave.

Kalo mohon akuzat e kryedemokratit Lulzim Basha për fshehje të numrit të të vdekurve nga COVID 19, ndërsa thotë se problemi më i madh sot i sistemit shëndetësor publik është politizimi i tejskajshëm duke rrënuar profesionalizmin.

Ai i quan politikanët e sotëm “ish-brekëgrisur” që nuk ngopen me vjedhje, ndërsa nuk lë pa kritikuar dhe qeverinë. Kalo shton se asnjë politik nuk mund të hedhë baltë ndaj profesionit të nderuar të mjekut.

SHKRIMI I PLOTË I TRITAN KALOS:

KOHË KOVIDIANE….22.11.2020….”PORDHITIKA” e çoroditur e këtyre 30 viteve DEMON-KRACI, që me fillimet e saja “gjeti një target lehtësisht të perceptueshëm prej “il poppolo Albanese” si thelbi i keq-qeverisjes së vendit, për të tërhequr vëmëndjen nga praktikat e tyre qeverisëse korruptivo-kleptokratike….Fillimisht mjekët dhe personeli mjeksor u akzuan si bartës të “bluzave të zeza” (1993), dhe sot më 2020 si ”fshehës të numurit she shkaqeve të vdekjes” së të sëmurëve të prekur nga “flama e shekullit”, Infeksioni Sars-Cov2/Covid-19, POR pa haruar për asnjë çast përpjekjet për “ritestimin e tyre” më 2015, për ti mbajtur ata/ato nën presionin e kësaj politike…..

KRIMI më i madh i bërë ndaj Sistemit Shëndetsor Publik dhe jo vetëm, në këto 30 vite të katrahurës socio-ekonomiko-politike dhe një nga “njollat më të zeza” të Demon-kracisë “Made in Albania”, ishte dhe mbetet POLITIZIMI i saj i tejskajshëm duke rrënuar me sa të ishte e mundur profesionalizmin e drejtimit të të gjitha hallkave të saj, dhe vendosjen e militantëve mediokër në menaxhimin e këtij sektori jetik për të sotmen dhe të ardhmen e vendit, të popullit dhe të vetë KOMBIT SHQIPTAR…. LARG duart tuaja të politizuara e të kleptokratizuara ekstremisht prej SHËNDETSISË sonë…..

GJITHKUSH prej nesh si shqiptar meriton të trajtohet në mënyrë të barabartë cilësisht kudo dhe kurdoherë, që ai/ajo e ka të nevojëshme ndihmesën për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e shëndetit të tij….MIRËKUJDESIN për shëndetin e tyre NUKU e ofron “pulitika mjerane e lojës me viktimat e kësaj flame mbarëbotërore”, POR vetëm e vetëm BESIMI në Punën, Profesionalizmin dhe Përkushtimin e PERSONELIT të Shëndetësisë sonë….QËNËRINË tuaj për poste politike dhe PUSH-SHTET që keni treguar në këto 30 vite, mos e injektoni në popull për t’a ndërsyer atë ndaj NESH….NUK u nginjët ende ju “ish brekëgrisur” të para 1990-ës…..Vodhët e po vidhni gjithshka që Natyra na ka dhuruar me bujari mbi dhe nën tokë…..

Privatizuat, pervetësuat e keqpërdorët gjithshka që NE me djersë, gjak e sakrifica ndërtuam në 45 vite….E detyruat gjysmën e popullatës së Shqipërisë së këndej Drinit të largohen në udhën e theqafjes së emigracionit….NË DARKË përsëri JU politiqenër të PS, PD, LSI, PR, PSD, PBDNj, PDIU, PDK, PAA, LZHK, etj., uleni rreth “tavolinës së shtruar me peshk e ngjala dhe verë franceze”, për të ndarë mes jush çdo gjë që mundet ende të përftohet nga pasuritë e vendit dhe nga taksat tona, pavarësisht nga retorika televizive e përplasjeve tuaja gjatë DITËS si gjoja të qënurit tuaj parimor dhe përvuajtës për “grigjën tonë”….

KURRË të mos harroni se: 1- BARDHËSIA e MISIONIT të një MANTELBARDHI nuk ka qënë e mundur dhe kurrë nuk do të mundet të baltoset prej asnjërit prej jush, si dhe se 2- MIRËBESIMI dhe MIRËKUPTIMI mes nesh, mes popullit dhe personelit shëndetsor do të mbetet thelbi i suksesit tonë edhe në përballjen me sfidën e “flamës mbarëbotërore” të këtij shekulli, Pandemisë së infaksionit nga Sars-Cov2/Covid-19….TOGETHER FOREVER!!!

Tritan Kalo reagon ashpër ndaj politikës: ‘Nuk u ngopët ju o ‘ish-brekëgrisur’ Read More »

Muharrem Fejzo iku! Sot i ka ikur ekranit shqiptar një burrë i pashëm mendje hapur!

Regjisori i njohur Mevlan Shanaj ka shprehur dhembshurinë e tij për ndarjen nga jeta të kolegutj, Muharrem Fejzo.

Përmes një postimi në Facebook, Shanaj shprehet se ekranit i është shuar një burrë i pashëm, mendje hapur. Ai shton se regjisori Fejzo i kishte premtuar aktorit se do i bënte një pikturë.

Regjisori u nda nga jeta në moshën 87-vjeçare, ndërsa ishte i shtruar në një spital në Itali, ndërkohë që ishte i infektuar me ko ronavirus.

Mesazhi i Mevlan Shanajt:

Muharrem Fejzo iku! Sot i ka ikur ekranit shqiptar një burrë i pashëm mendje hapur! Sa mirë ishte këte verë. Punonte ende në pikturë. Gjatë gushtit më tha, dua të kesh dhuratë kompozim portretin tënd. Ditë covidi o Leme, e shtyjmë për më vonë! Emër i pasur me vepra! Regjjsor i filmave: Mësonjtorja, Operacioni Zjarri, Një emër mes njerzeve, Muri i gjallë, Guna përmbi tela, Fije që priten, Kapedani ( bashkëautor)etj. Skulptor, piktor! Njeri i ditur, mik i pastër, sqimtar! Iku një njeri që mbillte fisnikëri , buzeqeshja ishte pronë e tij! Lamtumirë Leme, kur të kam njohur luaje në kitarë!

Muharrem Fejzo iku! Sot i ka ikur ekranit shqiptar një burrë i pashëm mendje hapur! Read More »

Gjobitet lokali ku Bes Kallaku festoi ditëlindjen, ndëshkohen edhe 6 p olicë

Gjashtë punonjës po licie në Tiranë janë pezulluar nga detyra, pasi nuk kanë kryer kontroll të territorit, teksa një ditë më parë është zhvilluar një ditëlindje me 30 persona në fshatin Laknas të Tiranës, duke shkelur masat anti-Covid.

Në fakt, bëhet fjalë për ceremoninë e ditëlindjes së 35-vjetorit të aktorit të humorit, Bes Kallaku, që u zhvillua në shkelje të plotë të rregullave anti-Covid për ndalimin e organizimeve festive dhe ndalimin e qarkullimit pas orës 22:00.

Në festën e organizuar nga Kallaku ishin të ftuar edhe presidenti Meta dhe bashkëshortja e tij, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Administratori i lokalit është gjobitur me një shumë të majme prej 1 milion lekësh lekësh, pasi në lokalin e tij ka lejuar festimin e ditëlindjes në fjalë.

Gjithashtu në bazë të pamjeve filmike janë identifikuar të gjithë personat që ishin pjesëmarrës në aktivitetin e zhvilluar dhe do ndëshkohen me masë administrative për shkelje të masave kufizuese anticovid-19.

Për këtë arsye, drejtori i DVP Tiranë ka pezulluar nga detyra 6 punonjës P olicie për moskryerje të kontrollit të territorit dhe ndaj tyre.

Drejtoria e Standarteve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur ecurinë disiplinore për shkelje të rëndë. /noa.al/

Gjobitet lokali ku Bes Kallaku festoi ditëlindjen, ndëshkohen edhe 6 p olicë Read More »

Ndotet lumi Osum, edhe bagëti të n gordhura anë tij

Lumi Osum në Berat është ndotur duke na ofruar një pamje shqetësuese këtë të dielë.

Përveç ndotjes, në anë të lumit janë parë po ashtu edhe bagëti të n gordhura.

Dyshimet janë se shkak për ndotjen e lumit mund të jenë bërë derdhjet e fabrikave të përpunimit të ullirit.

Situata ka krijuar shqetësim mes banorëve, por ende asnjë reagim nga Bashkia dhe institucionet e tjera.

Ndodh shpesh që ky lumë të bjerë pre e ndotjes dhe papërgjegjshmërisë. /noa.al/

Ndotet lumi Osum, edhe bagëti të n gordhura anë tij Read More »

Ja parashikimi i motit për sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të kthjellët por që në zonat malore do të kemi edhe reshje bore.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -3°C në 07°C, në zonat e ulëta nga 05ºC në 14°C dhe në zonat bregdetare nga 08°C në 17°C.
Era do të fryejë në drejtim Verior- Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot me diell por që do ketë edhe reshje dëbore pothuajse në të gjithë territorin. Temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore nga -3°C në 05°C dhe në zonat e ulëta nga -1°C në 10°C

Ja parashikimi i motit për sot Read More »

Rama: ‘Ne do ta fitojmë këtë l uftë, me mund të vazhdueshëm me besim të palëkundur dhe me durim’

Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e sotme me anë të një videoje që u drejtohej qytetarëve ka folur edhe rreth një karantine të dytë.

Ai u ka kërkuar qytetarëve që të zbatojnë rregullat anti-covid, dhe të shmangin sa më shumë të jetë e mundur lëvizjet, pasi sipas tij vetëm në këtë mënyrë do të mund të ‘shpëtojmë’ nga një izolim i dytë.
“Ne do ta fitojmë këtë l uftë, me mund të vazhdueshëm me besim të palëkundur dhe me durim. Ju lutem të gjithëve të zbatoni rregullat. Kufizoni çdo lëvizje që është e mundur, të kufizohet. Kontribuoni që të shmangim një mbyllje tjetër. Me çdo mënyrë dhe as mos dyshoni në vërtetësinë e fakteve zyrtare që qeveria mban përgjegjësi para jush. Mos bini pre e f rikës që duan t’ju kallin në shpirt. Nga ata që ju duan mish për topin e tyre për pushtet. Do ta kalojmë këtë dimër të vështirë. Do ta kalojë edhe Shqipëria këtë të keqe. Dhe do ta heqim me forcën e karakterit tonë.” tha Rama.

Rama: ‘Ne do ta fitojmë këtë l uftë, me mund të vazhdueshëm me besim të palëkundur dhe me durim’ Read More »

Nisin reshjet e para të dëborës në vendin tonë

Nisin reshjet e para të dëborës në vendin tonë.

Ulja e ndjeshme e temperaturave ka sjellë dëborë në juglindje te vendit, konkretisht në fshatin turistik të Dardhës.

Reshjet janë me intesitet të ulët, ndërsa kanë nisur prej gati 1 ore dhe janë ende të pranishme në lartësi mbi 1200m.

Sipas zyrtareve te autoritetit lokal rrugor, reshjet e pakëta do të përfshijë fshatrat turistike Dardhë,Voskopojë dhe Qafë Qarrin.

Nisin reshjet e para të dëborës në vendin tonë Read More »

Rama: ‘Opozita bashkë me Presidentin bëjnë aleancë me Covid-in për të rrëzuar qeverinë’

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas denoncimit të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha se numri i v iktimave që kanë humbur jetën nga COVID-19 është manipuluar nga autoritetet.

Rama thotë se ne nuk mund të jemi rasti unikal ku qeveria lu fton kundër COVID dhe opozita bashkë me Presidentin të bëjnë aleancë me COVID-in për të rrëzuar qeverinë”.

Fotogratitë nga morgu i Tiranës, të cilat pushtuan mediat sociale ditën e djeshme, Rama i ka quajtur thjeshtë klandestine, duke theksuar se shpërndarja e tyre nuk është as demokratike dhe as shqiptare, por haptazi jonjerëzore.

“Jam krenar se si ne kemi reaguar si popull në të dyja rastet. Qoftë në 26 nëntor, apo duke bërë edhe pjesën e sakrificës në përballje me virusin që po sprovon mbarë botën. Jam krenar si kryeministër se si forcat e shtetit dhe ato shëndetësore janë vënë në dispozicion të qytetarëve”, thotë Rama.

“Jam i keqardhur që kjo dalje sot u provokua nga krejt e kundërta e karakterit të fortë që i ka karakterizuar shqiptarët në këtë përballje”.

“Një pakicë e zhurmshme qëndron mënjanë, shan, akuzon dhe lufton përditë në frontin e kësaj lufte nervash”.

“Nuk jam këtu për baltën dhe pështymën që marr përditë nga pakica e zhurmshme. Mua të sharat që më adresohen më bëjnë më të fortë dhe realisht me japin më shumë energji për t’i udhëhequr betejat tona në çdo fushë”.

“Në mes te një luftë mund të sfidohet edhe qeveria, por edhe ekspertiza, por nuk mundet që deri edhe Presidenti të krijojë komitetin alternativ edhe opozita gjithashtu, ku një komitet thotë që të mbahen maskat dhe një tjetër të thotë që qytetarët të shkojnë në kisha dhe xhamia të luten për largimin e qeverisë”.

“Ne nuk mund të jemi rasti unikal ku qeveria lufton kundër COVID dhe opozita bashkë me Presidentin të bëjnë aleancë me COVID-in për të rrëzuar qeverinë dhe duke shpërndarë fotografi klandestine nga m orgu i spitalit. Nuk është as demokratike dhe as shqiptare, por haptazi jonjerëzore”. /NOA.al

Rama: ‘Opozita bashkë me Presidentin bëjnë aleancë me Covid-in për të rrëzuar qeverinë’ Read More »