Aktualitet

Fabio operohet me sukses/ Fondacioni i drejtuar nga Elvis Naçi mblodhi paratë falë bujarisë së treguar nga shqiptarët

Të premten e kaluar gjatë emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” u publikua në media rasti i familjes Zijai, në Gjirokastër të cilët kishin djalin e tyre të vogël Fabion me hidrocefali.

Mjekët u thanë prindërve të Fabios se djali duhet të o perohej urgjentisht.

Familja e Fabios ndodhej në gjendje të vështirë ekonomike.

Kryefamiljari, Ermali, herë gjente punë e herë jo, Ferideja, e ëma e Fabios, është e papunë. Familja ka katër fëmijë të mitur, më i vogli është 2 muajsh.

Fondacioni i drejtuar nga Elvis Naçi mblodhi paratë falë bujarisë së treguar nga shqiptarët, dhe operacioni i djaloshit u bë i mundur jashtë vendit.

Sot Fabio është shëndoshë e mire ndërsa ai mbahet nën kujdes nga mjekët pediatër. Me të dalë nga salla e operacioni mjeku pediatër i tha të ëmës së Fabios se djali është si kokrra e mollës!/NOA.al

Fabio operohet me sukses/ Fondacioni i drejtuar nga Elvis Naçi mblodhi paratë falë bujarisë së treguar nga shqiptarët Read More »

Moti/ Temperaturat do të zbresin dhe nën zero

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash.

Por temperaturat do të zbresin dhe nën zero.

Në zonat malore në këtë fundjavë do të kemi edhe reshje bore.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojë: në zonat malore, nga -2°C në 07°C, në zonat e ulëta nga 07ºC në 14°C dhe në zonat bregdetare nga 10°C në 17°C.

Era do të fryjë në drejtim Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 5 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot me diell por që do ketë edhe reshje dëbore pothuajse në të gjithë territorin.

Temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore nga -2°C në 05°C dhe në zonat e ulëta nga 00°C në 10°C./NOA.al

Moti/ Temperaturat do të zbresin dhe nën zero Read More »

Profesoreshë Najada Çomo ka sot ditëlindjen/ Fjalët nuk do të mjaftonin kurrë, për të falënderuar këtë grua të fortë, e cila është vënë në krye të vijës së parë të frontit

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka uruar sot publikisht në ditëlindjen e saj, mjeken Najada Çomo, e cila është në frontin e parë të punës, për përballimin e situatës Covid, në vend.

Në këtë periudhë të vështirë, mjekët tanë kanë më shumë nevojë për mbështetjen dhe përpkrahjen e shoqërisë, në përballimin e një prej situatave më të vështira që po kalon mbarë njerëzimi.

Urimi i ministres Manastirliu:

Profesoreshë Najada Çomo ka sot ditëlindjen.

Sot, ashtu si në çdo ditë të vitit, ajo meriton përqafimet e të gjithëve ne, për përkushtimin dhe sakrificën e pashembullt, në shërbim të jetës.

Fjalët nuk do të mjaftonin kurrë, për të falënderuar këtë grua të fortë, e cila është vënë në krye të vijës së parë të frontit, në një prej b etejave më të vështira më të cilat është përballur ndonjëherë shëndetësia dhe shoqëria shqiptare.

Edhe 100 Prof. Najada!/NOA.al

Profesoreshë Najada Çomo ka sot ditëlindjen/ Fjalët nuk do të mjaftonin kurrë, për të falënderuar këtë grua të fortë, e cila është vënë në krye të vijës së parë të frontit Read More »

LSI zgjedh sot kryetarin dhe strukturat e reja, përmes votimit të anëtarësisë që do të zhvillohet ‘on line’

LSI zgjedh sot kryetarin dhe strukturat e reja, përmes votimit të anëtarësisë që do të zhvillohet “on line”.

Ka nisur sot në orën 09:00 procesi i zgjedhjeve brenda Lëvizjes Socialiste për Integrim, që do të zgjasë deri në orën 16:00.

Anëtarët e LSI-së po votojnë këtë të shtunë për forumet drejtuese dhe do të përcaktojnë strukturat që do të drejtojnë forcën politike, që aktualisht udhëhiqet nga Monika Kryemadhi.

Ndërkaq ata që nuk janë të pajisur me kartë do të votojnë pranë qendrave të votimit që janë hapur në të gjitha bashkitë.

Monika Kryemadhi kandidon e vetme, ndërsa përmes këtij votimi, që zhvillohet on line për shkak të pandemisë, do të zgjidhen edhe strukturat e partisë.

Zgjedhjet e ekipit drejtues të LSI, janë edhe zgjedhje të “ekipit fitues për zgjedhjet e 25 prillit.”

Kështu u shpreh kryetarja e KQZ-së në këtë parti Silva Caka, e ka cilësuar tepër të rëndësishëm procesin e votimit.

Në një deklaratë për media pas nisjes së votimeve në 51 qendra, Caka tha se deri më tani s’janë vërejtur mangësi në materialet zgjedhore dhe kanë nisur votimet si fizikisht ashtu edhe përmes aplikacionit online. /NOA.al

LSI zgjedh sot kryetarin dhe strukturat e reja, përmes votimit të anëtarësisë që do të zhvillohet ‘on line’ Read More »

Kryemadhi vendos maskë për herë të parë: ‘Vetëm Partia ma mbledh, askush tjetër’

LSI zhvillon sot zgjedhjet brenda partisë për kryetarin dhe strukturat e reja drejtuese të saj.

Kryetarja aktuale e LSI Monika Kryemadhi, e cila është kandidate e vetme për kreun e kësaj force politike, ka votuar pak më parë në zgjedhjet edhe për anëtarësinë dhe strukturat drejtuese.

Ajo që ra në sy te Kryemadhi, ishte mbajtja e maskës që kryetarja e LSI e vendosi për herë të parë.

Ka qenë një anëtare e LRI që i ka dhuruar maskën Kryemadhit.

“Ju lutem ju kemi sjellë një maskë për tu mbrojtur”, i tha anëtarja e re e LSI, ndërsa Kryemadhi pasi e mori maskën dhe e vendosi, tha, “ju mbroj juve se veten s’ka nga ta mbroj.”

Kujtojmë se Monika Kryemadhi është gjobitur dy herë deri tani, sepse nuk ka mbajtur maskë në ambientet publike.

Pjesë nga deklarata e Monika Kryemadhit:

“Sot unë dhashë një votë si të gjithë anëtarët e LSI. Shoh shumë vajza të reja dhe të rinj që i janë bashkuar LSI në këto vite të opozitës. Unë sot garoj për tu rikonfirmuar. Po pres me padurim zgjedhjen e ekipit drejtues, të gjitha strukturave drejtuese që do të dalin nga ky proces. Që do të drejtojnë LSI në misionin e saj kombëtar, për t’ju dhënë shqiptarëve të ndihen në Shqipëri si në shtëpinë e tyre”.

“Jam shumë krenare për ata të rinj dhe të reja që sot kanë zaptuar dhe kanë pushtuar zyrat e qendrat e votimit të LSI, me një pjesëmarrje jashtëzakonisht të madhe. Kjo tregon se fitorja jonë në 25 prill do të jetë e madhe. Por nuk është fitore e LSi por e të rinjve”.

“Në fakt, partia ma mbledh, nuk ma mbledh dot njeri tjetër. Unë përsëri vazhdoj të mendoj që maska është një element që mbahet në ambient të mbyllur, njerëzit duhet ta mbajnë se besojnë, jo se i kërcënojnë. Shqiptarët nuk i mund as koronavirus, as varfëria, as diktatura, janë një popull që brenda vetes së tyre kanë dashurinë, solidaritetin, lidhjen dhe forcën me njëri-tjetrin”, tha Kryemadhi./NOA.al

Kryemadhi vendos maskë për herë të parë: ‘Vetëm Partia ma mbledh, askush tjetër’ Read More »

Cili është i ftuari që priti Fevziu te dera e ‘Klanit’

Që prej vitit 1998 Blendi Fevziu është pjesë e televizionit “Klan” ku ka pritur e përcjellë me qindra e mijëra personazhe politikë dhe jo vetëm në emisionin e tij “Opinion”.

Por si për çudi, në ansjë rast Fevziu nuk ka dalë të presë të ftuarit e tij te dera e “Klan-it”, dhe këtë nuk e ka bërë as për ish-kryeministrat Fatos Nano e Sali Berisha dhe as për Edi Ramën apo Lulzim Bashën.
Duhej të vinte dita e sotme që për herë të parë Blendi Fevziu të dilte ted era e “Klan-it” për të pritur as më pak dhe as më shumë por ministrin e Jashtëm të Italisë Luigi Di Maio.

Ministri i Jashtëm Italian do të jetë në një intervistë për “Opinion” pas takimit me krerët e shtetit shqiptar.

Cili është i ftuari që priti Fevziu te dera e ‘Klanit’ Read More »

Apel për ndihmë për Elifin, vogëlushen me tumor në kokë: Kërkohen 20 mijë euro për trajtimin

Bamirësi Elvis Naçi ka bërë publik rastin e Elifit, vogëlushes që vuan nga tumori në kokë. Për kurimin e saj duhen 20 mijë euro.

Familjarët kanë gjetur një spital në Turqi që ka marrë përsipër ta kryejë këtë operacion të vështirë, ndaj ata kërkojnë ndihmën e çdokujt.
Të gjitha të dhënat e llogarive bankare ku mund të depozitohen ndihmat janë në shënimin e publikuar nga Hoxhë Elvis Naçi.
Postimi i plotë
Urgjente, Shperndajeni ju lutem! Elifi eshte motra jone e vogel me tumor ne koke. Duhen 20 mij euro qe Elifi te kurohet.

Familjaret kane gjetur nje spital ne Turqi qe ka marre persiper kete operacion te veshtire.

https://www.gofundme.com/f/Firdeus-halle-2020

Pay pal:[email protected]

Te dhenat bankare ne Zvicër: Name: Firdeus

Emri i Bankes: Post Finance

Adresse: Untere Scheugstr 3 8707 Uetikon am See

Konto Nr.: 15-387081-5

IBAN: CH94 0900 0000 1538 7081 5

BIC: POFICHBEXXX

Të dhënat bankare në USA:

Bank Name : Morton Community bank

Beneficiary Name : Friends of Fondacioni Firdeus

Routing Number: 071123204

Account number : 769397

Të dhënat bankare në Shqiperi:

Fondacioni Firdeus, Credins Bank,

Adresa e bankes: Rr Vaso Pasha, nr 8, Tirana, Albania.

SWIFT CODE CDISALTR

IBAN EURO:AL76 2121 1573 0000 0000 0088 3481

IBAN USD: AL33 2121 1573 0000 0000 0088 3479

Konto Gjermani:

Firdeus Germany Stiftung

Sparkasse Fürstenfeldbruck

IBAN: DE88 7005 3070 0032 2673 46

BIC: BYLADEM1FFB

Zoti i shperblefte bamiresit!

Apel për ndihmë për Elifin, vogëlushen me tumor në kokë: Kërkohen 20 mijë euro për trajtimin Read More »

Çfarë do ndodh me motin këtë fundjavë, flet sinoptikani

Sinoptikani Hakil Osmani ka zbuluar se gjatë fundjavës, i gjithë territori i vendit do të përballet me një dimër të vogël për shkak të uljes së temperaturave, reshjeve të shiut dhe të dëborës. Në një intervistë për “Me Xhaxhiun”, Osmani u shpreh se mund të ketë temperatura deri në -3 gradë Celsius, ndërsa reshjet e shiut dhe të dëborës do të përfshijnë kryesisht verilindjen e Shqipërisë.

“Duke filluar ditën e shtunë, pritet që të ketë prezencë të vranësirave në territorin shqiptar, që do të sjellin reshje të pakta dëbore, sidomos në zonat verilindore të territorit shqiptar. Do të ketë edhe prezencë të shiut në zonat juglindore të vendit, ndërsa qendra dhe ultësira perëndimore do të jenë me mot të thatë.
Ka pasur një rënie të vlerave termike duke nisur nga e marta, ndërsa nga dita e nesërme, pritet që në Tiranë të shkojnë 4-5 gradë celsius vlerat minimale. Gjatë kësaj fundjave pritet që në territorin shqiptar të shkojnë edhe në -3 gradë celsius ndërsa vlerat maksimale deri në 17 gradë. Pra do të kemi një dimër të vogël në këtë fundjavë”, tha Osmani.

Por këto temperatura do të mbeten vetëm në fundjavë pasi gjatë javës së fundit të nëntorit, vlerat minimale do të jenë pozitive dhe mund të cilësohen vlera edhe më të larta se zakonisht për stinën e dimrit.

Çfarë do ndodh me motin këtë fundjavë, flet sinoptikani Read More »