Aktualitet

Mosrespektimi i izolimit për të infektuari me Covid është kthyer në një shqetësim për shoqërinë dhe po licinë/ Denonconi cdo rast

Mosrespektimi i izolimit për të infektuari me Covid është kthyer në një shqetësim për shoqërinë dhe po licinë.

Prej fillimit të pandemisë në muajin mars, Covid19 nuk ka kursyer as radhët e po licisë mes të cilëve dhe shumë drejtues të kupolës blu.

Sot një efektiv i skuadrës operacionale ndërroi jetë në moshën 44-vjeçare, pasi ishte diagnostikuar me Covid-19, kurse një tjetër ndërroi jetë pasditen e djeshme.

Sot pozitiv doli edhe k ryepolici, Ardi Veliu i cili mësohet se është izoluar në banesë pasi gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar.

Karantinimi është i detyrueshëm, madje thyerja e izolimit, përbën edhe vepër penale.

Drejtori i Po licisë së Tiranës, Rebani Jaupi shprehet se ka një tendencë që personat mbartës të virusit që shfaqin simptoma të lehta, të mos respektojnë rregullin për izolim në banesë.

Megjithatë kreu i bluve të kryeqytetit garantoi se kontrollet nga ana e po licisë në banesat për këtë kategori personash janë të përditshme ndërsa apeloi qytetarët të denoncojnë në numrin 112 çdo individ që thyen rregullin e vetkarantinës.

“Neglizhencë tregojnë personat që nuk kanë gjendje të rënduar shëndetësore dhe mendojnë që duke e kaluar lehtë mund të dalin jashtë. Kështu që unë u bëj apel të gjithë qytetarëve të njoftojnë në numrin 112 dhe policia do t’i ndjekë me precedencë shumë të shpejtë dhe do të marrin masa të rrepta në zbatim të Aktit Normativ”, tha Jaupaj.

Nisur nga rregullat e reja të vendosura nga komiteti teknik për ndalimin e grumbullimeve, Jaupi , i ftuar në Euronews Albania kërkoi mirëkuptim nga ana e partive politike dhe qytetarët.

Drejtori i Po licisë së Tiranës tha se në zbatim të Aktit Normativ institucioni që ai drejton nuk do të japë leje për asnjë tubim politik edhe pse jemi vetëm pak muaj para zgjedhjeve të 25 prillit.

“U bëj thirrje të gjitha drejtuesve të forcave politike dhe njëherësh të gjitha shoqatave civile që për një apo disa arsye kërkojnë të organizojnë tubime, Drejtoria e Po licë së Tiranës do të jetë korrekt me Aktin Normativ dhe nuk do të japin absolutisht asnjë leje për ushtrimin e këtyre aktiviteteve”- u shpreh Jaupaj./NOA.al

??????????????????????????????????????????????????????????

Mosrespektimi i izolimit për të infektuari me Covid është kthyer në një shqetësim për shoqërinë dhe po licinë/ Denonconi cdo rast Read More »

Presidenti Ilir Meta uron aktori e humorit Bes Kallaku për ditëlindjen

Aktori i humorit Bes Kallaku feston sot ditëlindjen.

Edhe Presidenti Ilir Meta është bërë pjesë e festës së 35-vjetorit të tij të lindjes.

Meta ka ndarë një foto nga festa të cilën aktori i humorit ka zgjedhur ta festojë në një mënyrë origjinale.

“Edhe 100 pranvera për Bes Kallakun”, shkruan Meta krah fotove.

Në një nga fotot me Presidentin Meta është edhe gjyshja e aktorit, Ija./NOA.al

Presidenti Ilir Meta uron aktori e humorit Bes Kallaku për ditëlindjen Read More »

Rregulla të reja/ Greqia mbyll pjesërisht kufijtë tokësor me Shqipërinë, ndryshon orari i lëvizjeve

Zëvendësministri i Mbrojtjes Civile, Nikos Hardalias njoftoi mbylljen e pjesshme të kufijve tokësorë me vendin tonë.

Ai theksoi se lëvizjet ndikojnë në masë të madhe në përhapjen e pandemisë, veçanërisht në Greqinë Veriore, e cila kufizohet nga vendet e Ballkanit.

Hardalias njoftoi se hyrja nga kufiri tokësor do të lejohet vetëm për shtetasit grekë, ose për ata që kanë një leje qëndrimi në vend, nga ora 7 e mëngjesit deri në 11 të mbrëmjes, si dhe do të lejohet hyrja e kamionëve që përdoren për transport mallrash.

“Të dhënat e ditëve të fundit tregojnë se barra epidemiologjike nuk është ulur”, – tha Hardalias.

Hardalias tha gjithashtu se: “Bazuar në të dhënat e javës së ardhshme, ne do të fillojmë heqjen graduale të bllokimit. Por do të duhet të presim për të dhënat e javës së ardhshme. Por nuk duhet të bëjmë asnjë hap prapa ”.

Më tej ai u shpreh se: “Nuk ka asnjë tregues ose provë të mbingarkesës në supermarkete ose shkolla. Inspektimet vazhdojnë të bëhen dhe ne kemi bërë ndërhyrje. Në asnjë rast nuk konfirmohen faktet e hetimit që ju i referoheni “.

Mbi masat e reja ai deklaroi:

“Transporti kontribuon në mënyrë të konsiderueshme dhe për këtë do të zbatohet sa vijon:

1) Vetëm Grekët dhe shtetasit e Bashkimit Evropian lejohen të kalojnë nga Promachonas, nga 7 e mëngjesit deri në 11 të mbrëmjes. Për transferime, transiti lejohet 24 orë në ditë.

2) Nga Kakkavia lejohet vetëm për shtetasit grekë ose me leje qëndrimi në vend, nga 7 e mëngjesit deri në 11 të mbrëmjes. Ata që hyjnë nga Kakavija do të hyjnë në një karantinë 7-ditore, në zonën që ata kanë deklaruar në PLF e tyre.

Siç mund të shihet Kakavija është e vetmja pikë kufitare nga ku ata që hyjnë për në Greqi duhet të bëjnë karantinë shtatë ditore, si dhe ka një ndryshim në orarin e hyrjes në shtetin fqinj. Më parë udhëtimi mund të niste në orën 6, tashmë nis në orën 7 të mëngjesit.

3) Nga Evzoni dhe Kipi do të lejohen vetëm për shtetasit grekë ose me leje qëndrimi në vend, nga 7 në 11 të natës. Transferimet do të lejohen 24 orë në ditë.

4) Nga Nymfaio, Ormenio dhe Exochi do të lejohen vetëm për transporte, 24 orë në ditë dhe vetëm me drejtuesin e automjetit.

5) Krystalopigi është mbyllur tashmë nga sot.

Përveç kësaj, të gjithë qytetarët që kërkojnë të hyjnë në Greqi duhet të kenë me vete një PLF dhe një test negativ për maksimumi 72 orë.

Të gjithë hyrësit do t’i nënshtrohen një testi të shpejtë nga ekipet e EODY, ndërsa shoferët e kamionëve do të merren mostra./NOA.al

Rregulla të reja/ Greqia mbyll pjesërisht kufijtë tokësor me Shqipërinë, ndryshon orari i lëvizjeve Read More »

Rama: ‘Për a kuzën e pashembullt të Lulëzim Bashës, e cila cënon drejtëpërdrejtë integritetin moral e profesional të mjekëve të vijës së z jarrit dhe nxit dh unë ndaj tyre, do t’u drejtohem nesër shqiptarëve me një mesazh’

Kryeministri Edi Rama, u është përgjigjur a kuzave të kryedemokratit Basha, i cili një ditë më parë denoncoi në një emision televiziv se autoritetet shëndetësore po fshehin numrin e v dekjeve reale që shkaktohen nga Covid 19.

Rama thotë se kundërshtari i tij politik, po cënon integritetin moral të mjekëve, duke kaluar çdo cak dhe duke u sjellë si një aktor i papërgjegjshëm.

“Për akuzën e pashembullt të Lulëzim Bashës, e cila cënon drejtëpërdrejtë integritetin moral e profesional të mjekëve të vijës së z jarrit dhe nxit dh unë ndaj tyre, do t’u drejtohem nesër shqiptarëve me një mesazh të drejtëpërdrejtë, sepse këtu është shkuar shumë shumë larg, përtej çdo caku të politikës së ulët ditore dhe këtu nuk është më fjala thjeshtë për llafet e një aktori të papërgjegjshëm!”, – shkruan Rama në Facebook.

Kryeministri thekson se përulet me mirënjohje para stërmundimit të mjekëve, të cilët prej nëntë muajsh vijojnë b etejën me ko ronavirusin për të shpëtuar jetë.

“Sot u shpreh të gjithë solidaritetin dhe mbështetjen time, profesoreshë Najada Çomos e të gjithë skuadrës së saj shembullore, duke u përulur me mirënjohje përpara stërmundimit të tyre të përditshëm prej nëntë muajsh me radhë, si edhe duke u thënë që historia e mjekësisë shqiptare do të flasë për ta kur Lulëzim Bashës e xhagajdurëve të tjerë të botës mizerabël të shpifjeve e të thashethemeve, t’u jetë harruar emri, nami e nishani!”. /noa.al/

Rama: ‘Për a kuzën e pashembullt të Lulëzim Bashës, e cila cënon drejtëpërdrejtë integritetin moral e profesional të mjekëve të vijës së z jarrit dhe nxit dh unë ndaj tyre, do t’u drejtohem nesër shqiptarëve me një mesazh’ Read More »

Zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi dedikim prekës për ndarjen nga jeta të aktorit fierak: ‘Me lot burri në sy, ju njoftoj se miku im dhe i të gjithëve humbi jetën sot’

Ish-deputeti dhe zv.ministri aktual i Mbrojtjes, Petro Koçi, ka bërë një dedikim prekës pas lajmit për ndarjen nga jeta të aktorit fierak të humorit, Fatmir Xhelili.

Në një postim në Facebook, Koçi shkruan se Fierit do t’i mungojë tashmë një gjysh dhe baba i mrekullueshëm, një aktor i madh si Xhelili. Ai ka publikuar një foto të humoristit me mbesën e tij.

Të dashur miqte e mi,

Me lot burri në sy, ju njoftoj se një nga simbolet e artit dhe kulturës fierake, miku im dhe i të gjithëve, vellai i Mirës, shoqes time të klasës, vëllai i Met Xhelilit, shokut tim të 8-vjeçares, aktori i madh i teatrit dhe estradës së Fierit tonë, Fatmir Xhelili, humbi jetën sot për shkak të këtij Covidi të mallkuar dhe një patologjie tjetër të mëparshme!

Është një dhimbje shpirti dhe një vuajtje e vërtetë kur qytetit tonë i shuhen njerëz si Fatmiri, që i kanë dhënë ndër vite gaz e kuptimplotshmëri jetës tonë, shpirtit dhe zemrës së qytetit!

Zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi dedikim prekës për ndarjen nga jeta të aktorit fierak: ‘Me lot burri në sy, ju njoftoj se miku im dhe i të gjithëve humbi jetën sot’ Read More »

Rama: ‘Unë nuk jam arrogant.Mbase i marr përsipër më shumë se çduhet të gjitha përballjet’

Kryeministri Edi Rama mendon se qytetarët gabojnë kur e shohin atë si arrogant.

Gjatë një interviste për emisionin “Real Story”, këtë mbrëmje, Rama u shpreh se është “me mish e me shpirt” në shërbim të qytetarëve dhe gati për t’iu përgjigjur sfidave:

“Shumë njerëz mendojnë që unë jam arrogant. Por unë jam i gjithë me mish e me shpirt në këtë punë.

Dhe pasionohem siç jam pasionuar gjithmonë, që nga sfida për të realizuar ëndrrën time për pikturë murale që u bë histori në Galerinë e Arteve e tek të gjitha sfidat e tjera. Mbase i marr përsipër më shumë se çduhet të gjitha përballjet,”-tha Rama.

Rama: ‘Unë nuk jam arrogant.Mbase i marr përsipër më shumë se çduhet të gjitha përballjet’ Read More »

Pika doganore e Kapshticës do të qëndrojë e mbyllur nga sot, ja deri kur…

Pika doganore e Kapshticës do të qëndrojë e mbyllur nga sot (20 nëntor) deri në 4 dhjetor 2020. Kështu pra, për dy javë, pika doganore që lidh Shqipërinë me Greqinë do të qëndrojë e mbyllur për shkak të masave të marra nga autoritetet e shtetit fqinj mbi situatën e pandemisë Covid 19.

Autoritetet e Policisë Kufitare Greke, në bazë të një njoftimi zyrtar që i kanë dërguar Policisë Kufitare të Kapshticës, sqarojnë se “në zbatim të vendimit të qeverisë greke për marrjen e masave, mbi përballimin e situatës së krijuar, prej datës 20.11.2020, ora 06:00 e mëngjesit, deri në datën 04.12.2020, kjo pikë do të jetë e bllokuar”.

Sipas njoftimit të palës greke, nuk do të lejohet lëvizja e këmbësorëve dhe e mjeteve (vetura, autobusë dhe kamionë) si në hyrje dhe në dalje të Greqisë.

Ndërkohë, Policia Kufitare e Kapshticës, iu bën thirrje të gjithë qytetarëve që duan të udhëtojnë drejt Greqisë, që gjatë këtij harku kohor, të shmangin udhëtimin në drejtim të kësaj pike kalimi.

Përgjatë aksit rrugor Korçë-Kapshticë, do të ketë forca policie të cilat do të mbikëqyrin situatën dhe nuk do të lejojnë kalimin e mjeteve, në drejtim të Kapshticës. /noa.al/

Pika doganore e Kapshticës do të qëndrojë e mbyllur nga sot, ja deri kur… Read More »

Kreu i partisë ‘Bindja Demokratike’, Astrit Patozi kujton Oldashin në 7-vjetorin e v dekjes

Kreu i partisë “Bindja Demokratike”, Astrit Patozi, ka publikuar një video në Facebook, teksa këndon me kitarë një këngë, tekstin e të cilës e ka shkruar Sokol Olldashi.

Ndryshe nga herët e tjera, Patozi ka dalë nga kornizat e politikës, siç jemi mësuar ta shohim vazhdimisht, për t’i kushtuar këngën me titull “Si ditën e parë…” mikut të tij të ndjerë në 7 vjetorin e ndarjes nga jeta, duke luajtur në kitarë.

Në çdo përvjetor të vdekjes së Olldashit, Patozi nuk harron ta përkujtojë në rrjetet sociale mikun e tij, duke i kushtuar poezi apo edhe vargje këngësh.

Ish-deputeti dhe ministri i PD, Sokol Olldashi humbi jetën shtatë vite më parë, në 20 nëntor 2013, në një aksident rrugor në rrugën Elbasan-Tiranë. /noa.al/

blob:https://www.facebook.com/48fc0832-b2b5-4fca-b85f-259c3b6342ff

Kreu i partisë ‘Bindja Demokratike’, Astrit Patozi kujton Oldashin në 7-vjetorin e v dekjes Read More »