Aktualitet

‘Poshtë komunizmi dhe unë jam Klodiani’/ Stresi: Kush po p jerdh për lëvizjen e tyre…

Para ministrisë së Brendshme ka nisur protesta e paralajmëruar kryesisht nga të rinjtë e PD-së, për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha, nga një efekt policie, ngjarje e ndodhur një ditë më parë.

Para ministrisë së Brendshme prej disa minutash është mbledhur një grumbull i madh personash, kryesisht të rinj, të cilët me pankarta bëjnë thirrje kundër ministrit Lleshaj dhe kryeministrit Rama.

Ata kërkojnë të japë dorëheqjen ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

“Jep dorëheqjen, turp, poshtë komunizmi dhe unë jam Klodiani” – ishin thirrjet e tyre.

Protestuesit nuk kishin maska dhe nuk ruanin as distancën sociale, ndërsa sipas vendimit të fundit, nuk lejohen tubime prej më shumë se 10 personazh.

Në protestë shihet edhe një arkë me hurma, pasi ndryshe nga çfarë tha po licia, sipas familjarëve të Klodian Rashës, ai në momentin e vra sjes kishte vetëm dy hurma në duar.

Ndërkohë protestuesit kanë qëlluar me hurma drejt ministrisë së Brendshme në shenjë revolte.

Po ashtu, ata kanë ndezur qirinj te shkallët e mistrisë në nderim të Klodianit.

Protestës i është bashkuar edhe reperi i njohur Arkimed Lushaj, apo siç njihet “Stresi” . I njohur edhe për problemet me drejtësinë , ai ishte në krye të protestës së thirrur pasditen e sotme para Ministrisë së Brendshme për të dënuar vr asjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i policisë.

“Edhe unë jam Klodiani!” u shpreh Stresi në çelje të pr otestës.

Pjesëmarrësit kanë bërë thirrje që protesta të vijojë edhe përtej orës 22:00, kur nis ndalimi i qarkullimit. I pyetur, se nuk është e lejuar dalja në rrugë pas kësa ore, Stresi tha:

“Kush po pjerdh për lëvizjen e tyre? Nuk e kemi problem as orën 22, as 23 dhe as 24. Nuk i trembemi jo këtij këtu (ministrit), por as atij të gjatit (Ramës) që duhet me e kap me këtë cepin e çadrës këtu. Ne jemi këtu” – u shpreh Stresi.

Më pas reperi kërkoi një minutë heshtje për të riun që mbeti v iktimë dhe familjen e tij, përpara se të vijonin marshimin drejt Ministrisë së Brendshme./NOA.al

‘Poshtë komunizmi dhe unë jam Klodiani’/ Stresi: Kush po p jerdh për lëvizjen e tyre… Read More »

Protestë për v rasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha, organizatorët përplasen me p olicinë

Është shoqëruar me p ërplasje fizike mes protestuesve dhe po licisë organizimi i disa të rinjve, të cilët po pr otestojnë përpara Ministrisë së Brendshme, pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha.

Mësohet se dy punonjës po licie dhe një gazetar kanë marrë lëndime.

Të revoltuar, prtestuesit hodhën sende të forta në drejtim të godinës.

Më herët ata thanë se nuk do të largohen prej aty deri në dorëheqjen e ministrit Sandër Lleshaj. /noa.al/

Protestë për v rasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha, organizatorët përplasen me p olicinë Read More »

Protestë për Klodian Rashën

Të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, kanë zhvilluar një marshim-protestë para Ministrisë së Brendshme dhe kryeministrisë, ku kanë kërkuar drejtësi për vra sjen e të riut Klodian Rasha një ditë më parë nga policia.

Ata kanë kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj. Sipas tyre, përpjekja për të manipuluar provat nga ana e Po licisë së Shtetit është e turpshme

Me pankarta në duar ata thërrasin: “Rama ik!”, “Qeveri e kr imit”, apo “Ju jeni vr asës”. Pro tesutesit kërkojnë drejtësi për Klodianin, duke u shprehur se përgjegjës i vetëm nuk është vetëm efektivi. /noa.al/

Protestë për Klodian Rashën Read More »

Meta: Kush fiton me poshtërsi, nuk qeveris dot me drejtësi!

Presidenti Ilir Meta e ka nisur ditën e sotme me një mesazh të fortë dhe të koduar, duke bërë një paralajmërim pë klasën politike në Shqipëri.

Me anë të një postimi në Facebook, Meta shkruan: “Kush fiton me poshtërsi, nuk qeveris dot me drejtësi!”.

Mesazhet e koduara të kreut të shtetit, kanë qenë të shumta në fakt, duke iu adresuar para së gjithash mazhorancës që drejton vendin, sidomos pak muaj para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Përplasjet dhe akuzat e presidenti me kryeministrin Rama nuk janë më një mister, ato janë kthyer thuajse në një rutinë gati të përditshme në jetën politike shqiptare. /noa.al/

Meta: Kush fiton me poshtërsi, nuk qeveris dot me drejtësi! Read More »

Reagon ministri Lleshaj për v rasjen e 25-vjecarit: ‘Sot të gjithë kanë nevojë për qartësimin e plotë dhe shterues të rrethanave që sollën këtë ngjarje tr agjike’

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ka reaguar për herë të parë pas vr asjes së Klodian Rashës, i riu i cili u qëllua nga po licia mesnatën e djeshme, pasi kishte thyer orën po licore.

Në një status në Facebook, Lleshaj thotë se bëhet fjalë për një ngjarje tra gjike, për të cilën autoritetet ligjore duhet ta përmbyllin sa më shpejt në shërbim të së vërtetës.

Postimi i Lleshajt

E VËRTETA ËSHTË NGUSHËLLIMI MË I MADH

Ka shumë arsye se përse e ndjej fort se çfarë do të thotë humbja e Klodian Rashës për prindërit dhe familjarët e tij. Në këto çaste të hidhërimit të madh, u shpreh atyre ngushëllimet e mia më të thella për këtë humbje t ragjike.

Në të njëjtën kohë, shpreh besimin tim të plotë se organet ligjore përgjegjëse do të finalizojnë shpejt, saktë, drejt dhe jashtë çdo ndikimi hetimet për vrasjen e Klodian Rashës.

Kjo ngjarje ka prekur shumë njerëz, të afërm të v iktimës, qytetarë të zakonshëm, pjesëtarët e Policisë së Shtetit dhe gjithë të tjerët.

Sot të gjithë kanë nevojë për qartësimin e plotë dhe shterues të rrethanave që sollën këtë ngjarje tr agjike dhe autoritetet përgjegjëse ligjore duhet të përmbyllin sa më shpejt detyrën e tyre në shërbim të së vërtetës dhe të drejtësisë.

Reagon ministri Lleshaj për v rasjen e 25-vjecarit: ‘Sot të gjithë kanë nevojë për qartësimin e plotë dhe shterues të rrethanave që sollën këtë ngjarje tr agjike’ Read More »

Ilir Meta bën deklaratën e fortë, paralajmëron ndryshimin e madh pas 25 prillit

Presidenti Ilir Meta u shpreh se referendumi është e vetmja mënyrë që “shpëton Shqipërinë”.

Meta tha se ka ardhur koha për një “restart”, rifillim dhe që sipas tij kjo do të fillojë pas zgjedhje të 25 prillit.
“Bëmë eksperimente. Bëmë lu ftë politike dhe harruam që koha rrjedh dhe që të rinjtë nuk durojnë dot gjatë. Ndaj tani jemi në atë momentin e fundit kur “restart-i” apo një rizgjim i demokracisë është edhe një apel për të ndaluar shpopullimin, për të shpëtuar edhe të ardhmen e popullit e të kombit, sepse jemi një vend që rrezikohemi, sepse jemi një vend i vogël, një vend në një rajon ku fryjnë gjithmonë shumë erëra, dhe në qoftë se nuk do të qëndrojmë në këto momente të bashkuar, nuk do t’i mbajmë të rinjtë këtu, nuk do t’u japim shpresë, perspektivë, jemi të kë rcënuar në shumë aspekte edhe në planin kombëtar në të ardhmen”, tha Meta.

“Vetëm ajo mund ta sjellë dhe do ta sjellë situatën aty ku duhet në mënyrë që politika t’i nënshtrohet qytetarëve, jo qytetarët t’i nënshtrohen politikës. Kjo është be teja më e madhe dhe unë e kam shpallur këtë bet ejë. Kjo është e vetmja rrugë që shpëton Shqipërinë. Nuk e shpëton as Ilir Meta, as Lulzim Basha, as Lutfi Dervishi, as njeri, fare, fare! As sot, as nesër! Do ta shpëtojë marrja përsipër e përgjegjësive të vetë qytetarëve, sepse nuk do të guxonte kush të miratonte këto ligje të çmendura PPP në rast se do të hidhej ligji në referendum të popullit, sepse çdo qeveri do të rrë zohej në rast se ai ligj do të rrë zohej nga referendumi”, shtoi Presidenti.

Ilir Meta bën deklaratën e fortë, paralajmëron ndryshimin e madh pas 25 prillit Read More »

Moti/ Mësoni se çfarë pritet të ndodhë në orët në vijim

Vendi do të përfshihet nesër nga moti i keq me reshje të dendura shiu dhe shtrëngata. Sipas Institutit të Gjeoshkencës, priten reshje intensive në qarqet Shkodër, Lezhë, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje mesatare.

Në qarqet Shkodër, Vlorë dhe Gjirokastër reshjet do të arrijnë lokalisht deri shumë intensive.
Për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve mund të ketë vërshime të shkurtra lokale nga përrenjtë ose lumenjtë e vegjël nëjug dhe veriperëndim të vendit.

Moti/ Mësoni se çfarë pritet të ndodhë në orët në vijim Read More »

Ja sa shpërblim do marrin pensionistët këtë fundvit

Qeveria shqiptare do të japë shpërblim për pensionistët edhe këtë fundvit.

Shifra nuk është përcaktuar ende, por po diskutohet të jetë 3 mijë lekë ose 5 mijë lekë, që mund t’i kushtojë buxhetit të shtetit nga 2-3.3 mld lekë.
Nga rishikimi i buxhetit 2020 për herë të katërt, do përcaktohet edhe shuma që do u jepet.

Ja sa shpërblim do marrin pensionistët këtë fundvit Read More »