Aktualitet

Dita e Rinisë/ Rama publikon foton: ’30 VJET janë shumë në rrugën e një njeriu, por jo edhe aq në rrugën e historisë së një vendi’

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kujton ditën që shënon 30-vjetorin e rënies së komunizmit.

Ai shkruan se 30 vite janë shumë në rrugën e një njeriu, por jo në rrugën e historisë së një vendi e sidomos kur kjo është koha e kalimit nga një diktaturë ekstreme, në një demokraci funksionale. Bashkangjitur me postimin, shefi i qeverisë publikon edhe një foto të 30 viteve më parë teksa mban një fjalim në Qytetin Studenti.

“30 VJET janë shumë në rrugën e një njeriu, por jo edhe aq në rrugën e historisë së një vendi e sidomos kur kjo është koha e kalimit nga një diktaturë ekstreme, në një demokraci funksionale. Bëhen plot 30 VJET sot nga dita, apo më saktë mbrëmja e daljes së studentëve në rrugën pa kthim të daljes prej diktaturës. Vite të jashtëzakonshme në jetën e shoqërisë sonë dhe një privilegj i jashtëzakonshëm të qenurit pjesë aktive e përpjekjeve përgjatë kësaj rruge, së bashku me nderin e madh të udhëheqjes së vendit në 7 vitet e fundit, pavarësisht thinjave të shtuara me një shpejtësi marramendëse në këto vite”, shkruan Rama. /noa.al/

Dita e Rinisë/ Rama publikon foton: ’30 VJET janë shumë në rrugën e një njeriu, por jo edhe aq në rrugën e historisë së një vendi’ Read More »

Ambasada e SHBA-se jep mesazhin e rëndësishëm për Shqipërinë

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka përcjellë një mesazh të rëndësishëm në 30 vjetorin e lëvizjes studentore të dhjetorit. Në rrjetet sociale shkruhet se, Shtetet e Bashkuara do t’a mbështesin gjithnjë popullin shqiptar në këtë udhëtim.

“Urojmë të gjithë shqiptarët teksa festojnë Ditën Kombëtare të Rinisë, e cila këtë vit shënon 30 vjetorin e lëvizjes studentore që solli rrëzimin e komunizmit më 8 dhjetor, 1990. Sot është një ditë për të nderuar studentët e guximshëm, të cilët protestuan kundër diktaturës dhe sollën demokracinë e lirinë në Shqipëri, si dhe për të vlerësuar përparimin që është bërë në këta 30 vjet nga Shqipëria, tashmë një anëtare e plotë e NATO-s dhe drejt rrugës së Bashkimit Europian.
Është gjithashtu edhe një ditë për t’u siguruar që sakrificat që ata studentë bënë nuk do të harrohen, dhe për të nderuar ata që ende kontribuojnë për një Shqipëri më të mirë. Shtetet e Bashkuara do t’a mbështesin gjithnjë populin shqiptar në këtë udhëtim”, shkruan Ambasada Amerikane. #KrahPerKrah

Ambasada e SHBA-se jep mesazhin e rëndësishëm për Shqipërinë Read More »

Reportazh/ ‘Pse rruga e madhe e k anabisit në Evropë është kaq e vështirë të mbyllet’/Vlonjati shpjegon se si mund të bësh pasuri, të paktën derisa të kapesh’

Në një reportazh të thelluar me titullin, “Pse rruga e madhe e k anabisit në Evropë është kaq e vështirë të mbyllet?”, shtypi i huaj vazhdon ta kategorizojë Shqipërinë si një nga vendet e origjinës për kultivimin dhe trafikun e dr ogës.

Rrjeti televiziv britanik BBC, ka treguar me detaje përmes këtij reportazhi të kryer në kufirin shqiptaro-grek se grupet kriminale vendase vijojnë aktivitetin e tyre të paligjshëm.

“Në një distancë të shkurtër, përpara është kufiri me Shqipërinë. Kjo është rruga më e madhe tokësore për trafikimin e kanabisit në Evropë. Fshati kufitar grek Haravg i Janinës, është afër, por nuk ka tela me gjemba ose ndonjë pengesë tjetër për të shënuar kufirin”, nis reportazhi.

“Kanabisi trafikohet në këmbë nga shqiptarë që jetojnë në fshatrat në anën tjetër të kufirit”, thotë oficeri grek, Lambros Tsoumanis, i cili kalon shumë nga koha e tij duke patrulluar këto male.

“Ata janë njerëz të guximshëm, të fortë dhe i njohin të gjitha kalimet në pëllëmbë të dorës. Ata mund të mbijetojnë me ditë në pyll”.

Sipas reportazhit, nga fillimi i vitit e deri tani po licia greke ka arritur të kapë 1.5 tonë ka nabis, ndërsa dy vitet e mëparshme, ata kapën rreth 9 tonë.

Ko ntrabandistët, zakonisht të ar matosur me a rmë ka llashnikov, mbajnë në shpinë çantat e mbushura me 40-50 kg ka nabis. Ata e fshehin dr ogën afër pikave të caktuara, një pemë të madhe ose një burim. Më pas çantat merren nga anëtarët e një rrjeti grek.

Sa i përket çmimit, sipas BBC, një kg kanabis me shumicë në Shqipëri, mund të arrijë deri në 900 sterlina, ndërsa baronët e dr ogës në Itali ose Greqi paguajnë dyfishin.

Shqipëria l ufton me kultivuesit e kanabisit

“Pati shumë ditë b etejash me p olicinë. Gr anata dhe pr edha mo rtajash u qëlluan në drejtim të efektivëve, por deri në fund u konfiskuan më shumë se 10 tonë marijuanë, mijëra bimë ka nabis dhe ar më zj arri. E megjithatë, deri në vitin 2016, ekonomia e ka nabisit në Shqipëri ishte përhapur në të gjithë vendin, sipas Nismës Globale Kundër Kr imit të Organizuar Transnacional”, – vijon reportazhi i rrjetit britanik, duke iu referuar aksionit të po licisë shqiptare në Lazarat në vitin 2014.

Më tej flitet se si Ballkani është kthyer në pikën kyçe të tr afikut të dr ogës në Europë. “Tani, kanabisi përftohet nga prodhuesit e fshatrave si dhe nga grupet e krimit të organizuar që e shesin atë në të gjithë Bashkimin Evropian. Për një brez të rinjsh shqiptarë, tregtia e paligjshme ofron një mënyrë për të fituar para”.

Historia e një prodhuesi

“Artani, 39 vjeç, është një nga prodhuesit e rinj të kanabisit në rritje e sipër. Ulur në një lokal në qytetin bregdetar të Vlorës, ai shpjegon se si mund të bësh pasuri, të paktën derisa të kapesh”, – lexohet në shkrimin e gazetarit grek për BBC, Kostas Koukoumakas.

“Ti mund t’i japësh ryshfet shefit të Po licisë ose Agjencisë së L uftës kundër Dr ogës, por nëse dikush të zbulon, atëherë çdo njeri mendon për vete”, thotë ai.

Prodhimi i ka nabisit dhe tr afikimi në Greqi është kthyer në një joshje të madhe për të rinjtë shqiptarë. Artan, nuk është emri i tij i vërtetë. Ai kaloi dy vjet në Itali, por u kthye për të drejtuar biznesin nga shtëpia e tij.

“Këtë vit gjetëm një pjesë të mirë toke në kullotat afër qytetit të Tepelenës, por duhet të ecësh 3-4 orë në male”, shton ai.

Ai pretendon të ketë mbjellë 50.000 bimë kanabisi vetëm këtë vit, një numër i madh edhe nga standardet shqiptare. “Ekzistojnë tre rregulla themelore: afër ujit, qëndrimi larg po licisë dhe syve kureshtarë dhe durim”. /noa.al/

Reportazh/ ‘Pse rruga e madhe e k anabisit në Evropë është kaq e vështirë të mbyllet’/Vlonjati shpjegon se si mund të bësh pasuri, të paktën derisa të kapesh’ Read More »

Hapet Kapshtica vetëm për hyrjen në Shqipëri, kategoritë që përjashtohen

Nga dita e sotme dhe në vazhdim, nga ora 06:00 e mëngjesit, deri në 22:00 të mbrëmjes, do të lejohen të dalin nga Greqia dhe të hyjnë në Shqipëri përmes Kapshticës, këmbësorët dhe kamionët e mallrave.

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë, përmes një njoftimi thekson se autobusët, taksitë, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojë.

Stacioni i Policisë Kufitare Kapshticë, bën me dije se: “Informohemi nga Autoritetet e Policisë Greke, se në vijim të masave të marra mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, prej ditës së sotme dhe në vazhdim, nga ora 06:00 deri në orën 22:00, do të lejohen të dalin nga Greqia dhe të hyjnë në Shqipëri nëpërmjet kësaj Pike Kalimi, vetëm këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë, kamionë mallrash. Ndërsa autobusat, taksitë, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojë. Rikujtojmë qytetarët se hyrja për në shtetin grek, vijon të jetë e mbyllur. Duke ju falenderuar për mirëkuptimin”, thuhet në njoftim.

Pika doganore e Kapshticës, u mbyll më 20 nëntor në kuadër të masave të marra nga Greqia për frenimin e përhapjes së koronavirusit. /noa.al/

Hapet Kapshtica vetëm për hyrjen në Shqipëri, kategoritë që përjashtohen Read More »

Bashkia e Vlorës apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet me makina, ja çfarë na pret orët në vijim

Moti i keq ka përfshirë disa zona në vend.

Bashkia e Vlorës u ka bërë apel qytetarëve që të shmangin lëvizjet me makina.
“Te dashur qytetare! Duke parë kushtet e motit nê Vlorë, por edhe në të gjithë vendin, do ju luteshim të shmangnit të gjitha lëvizjet me makina për shkak të shirave të dendur dhe erërave të forta qe priten ne vijim. Kujdesuni për veten dhe familjarët tuaj!

Për çdo nevojë vendosni kontakt me Ujësjellës Kanalizimet dhe Shërbimet publike të Bashkisë”, shkruan bashkia

Bashkia e Vlorës apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet me makina, ja çfarë na pret orët në vijim Read More »

Moti/ Bëhuni gati për një dimër të vërtetë

Vendin e pret një javë e vertetë dimërore. Që prej orëve të para të ditës së sotme e deri në mesditë do të ketë reshje shiu dhe shtrëngatat me rrufe lokale, të cilat do të jenë të pranishme në të gjithë vendin.

Në lartësitë mbi 1300m do të ketë reshje bore, raporton Shërbimi Meterologjik Ushtarak. Përkohësisht situata vjen në përmirësim ditën e martë, ku vranësirat dhe dielli do të jenë dominuese. Në pjesën bregdetare do të ketë reshje lokale.
Kushtet meteorologjike do të përkeqësohen sërish të mërkurën duke sjellë reshje shiu dhe në formën e rrebesheve me rrufe. Reshjet e dëborës, do të rikthehen përsëri në lartësitë mbi 1300m.

Prej ditës së enjte e deri të premten në mbrëmje do të ketë përgjithësisht mot me alternime vranësirash e kthjellimesh të cilat hera herës do të pasohen nga reshje shiu dhe dëbore të dobët në male.

Era parashikohet me drejtim kryesor juglindjen e cila hera herës do të fitojë intensitet përgjatë pjesës bregdetare, luginave dhe në momente me shtrëngata, duke sjellë dhe shtim të dallgëzimit. Temperaturat do të pësojnë

Moti/ Bëhuni gati për një dimër të vërtetë Read More »

Traditën nuk e ndal as Covid19/ Fieri ndez dritat e fundvitit

Qytetarët e Fierit kanë harruar për pak minuta shtimin shpejt të të infektuarve me covid 19 në qytetin e tyre dhe kanë marrë pjesë në ndezjen e dritave të pemës së fundvitit në sheshin qendror të qytetit.

Me qindra qytetarë të Fierit edhe pse kanë harruar distancimin social kanë ndjekur ndezjen e dritave të pemës së Krishtlindjeve dhe spektaklin e fishekzjarrëve në ketë prag festash .

Traditën nuk e ndal as Covid19/ Fieri ndez dritat e fundvitit Read More »

Moti/ Parashikimi nga meteorologët: Priten dallgë deri në gjashtë metra në Adriatik, erë e fortë dhe shi pa ndalim

Meteorologu Hakil Osmani, në një lidhje telefonike për Report Tv, u shpreh se që nga orët e mbrëmjes së ditës së sotme dhe nesër do jenë me reshje shiu me intensitet mesatar. Ndërsa në zonat e thella malore do të ketë reshje dëbore, kryesisht në verilindje. Sipas Osmanit, nuk përjashtohet dëbora në fundvit edhe pse është ende herët për të dalë në një përfundim. Ai shtoi se ky muaj do të jetë kryesisht i lagësht.
TIRANË– Moti i frikshëm me shi dhe erë të fortë do të zhvendoset nga Italia dhe Kroacia, në Shqipëri. Paralajmërimin e kanë dhënë meteorologët kroatë, të cilët shprehen se brigjet e adriatikut do të pushtohen nga një stuhi e fortë, që sjell edhe dallgë deri në gjashtë metra në bregdet

Priten gjithashtu edhe rrebshe shiu në të gjithë territorin shqiptar.
Meteorologu Hakil Osmani, në një lidhje telefonike për Report Tv, u shpreh se që nga orët e mbrëmjes së ditës së sotme dhe nesër do jenë me reshje shiu me intensitet mesatar. Ndërsa në zonat e thella malore do të ketë reshje dëbore, kryesisht në verilindje. Sipas Osmanit, nuk përjashtohet dëbora në fundvit edhe pse është ende herët për të dalë në një përfundim. Ai shtoi se ky muaj do të jetë kryesisht i lagësht.

“Pritet që nga orët e mbrëmjes së ditës së sotme dhe nesër do jenë me reshje shiu me intensitet mesatar, në zonat e thella malore do të ketë reshje dëbore, kryesisht në verilindje, por pjesa e dytë e ditës së hënë sjellë një përmirësim në zonat perëndimore dhe më pas në të gjithë vendin. Dita e martë sjell kryesisht një mot të qëndrueshëm, kurse e mërkura dhe enjtja sjellin shira me intesitet mesatar, ndërsa në zona malore do të ketë reshje të pakta dëbore. E premtja dhe fundjava do të sjellë një përmirësim. Mëngjesi i ditës së hënë, pritet të ketë reshje me intesitet mesatar, kryesisht në zonën në zonën Perëndimore. Dhjetori parashikohet një mot i lagësht, deri nga data 12, më pas deri nga data 16 do kemi një mot të kthjellët dhe të ftohtë, kurse pjesa tjetër do të sjellë reshje shiu, reshje dëbore do të jenë më të dukshme në zonat malore. Eksiton mundësia që të ketë reshje shiu dhe dëbore në fundvit, por është ende herët për të parashikuar zonat se ku do të kenë dëborë. Në pjesën e dytë të dhjetorit, do jemi shumë afër vlerave minimale. Maksimumi në zonat malore do të shkojë jo më shumë se 5-6 gradë celsius, ndërsa në Ultësirën perëndimore nuk shkojnë më shumë 15-16 gradë Celsius,”- përfundoi Osmani.

Italia dhe Kroacia janë pushtuar nga një mot i keq prej dy ditësh. Rrugë dhe hekurudha janë bllokuar duke izoluar shumë banorë. Në Venetto u rrëzua dhe një urë për shkak të motit të keq dhe furtunës.

Moti/ Parashikimi nga meteorologët: Priten dallgë deri në gjashtë metra në Adriatik, erë e fortë dhe shi pa ndalim Read More »