Aktualitet

Greg Rama flet për sportin, tregon tre arsye se përse është tifoz me skuadrën e Tiranës: S’më vjen mirë kur thonë ‘Rama ik’

Derbi Tirana-Partizani ishte tema e emisionit sportiv “Pasó në Top Albania Radio me gazetarët Denis Dyrnjaja, SiDorela Gjoni dhe Glent Nallbani, ku në një lidhje telefonike ishte edhe djali i kryeministrit Edi Rama, Greg Rama.

Në rrëfimin e tij, ai ka treguar tre arsye se përse është tifoz me skuadrën e Tiranës, edhe pse xhaxhai i tij Olsi Rama është drejtor i përgjithshëm i Partizanit.
“E para, Tirana është persekutuar 50 vjet nga Ministria e Mbrojtjes dhe e Brendshme, e dyta Tirana është identitet dhe nuk është ideologji dhe meqenëse xhaja im ka zgjedhur ideologjinë, unë do të mbaj identitetin, se ‘baba’ është jashtë loje, ngaqë Dinamon e mori lumi…. (qesh) dhe e treta se pse jam me Tiranën është se më pëlqejnë lojtarët e huaj të veshur me fanellën bardheblu.”

I pyetur se çfarë mendimi ka për ata që thërrasin “Rama ik”, Gregu u shpreh se jetojmë në demokraci dhe se të gjithë kanë të drejtë të shprehin mendimin e tyre.

“Nuk më vjen mirë, por duhet ta pranojmë që jemi në demokraci, këtë ja them edhe vetes edhe shokëve të mi. Mendimi është i lirë…,”-shtoi ai.

Greg Rama flet për sportin, tregon tre arsye se përse është tifoz me skuadrën e Tiranës: S’më vjen mirë kur thonë ‘Rama ik’ Read More »

A do të ketë shpërblim për pensionistët në fundvit?

Qeveria do të rishikojë për herë të katërt me akt normativ buxhetin e këtij viti. Në një intervistë për televizionin Klan, ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj, thotë se rënia e të ardhurave në buxhet si pasojë e pandemisë është më e lartë se parashikimi fillestar duke kapur në total vlerën e gjysmë miliardi Euro, ndërsa një pjesë e fondeve që nuk janë përdorur nga institucionet do të shkojnë për të ulur nivelin e defiçitit në 6.9% të prodhimit kombëtar nga 8.4 që parashikohej.

“Rënia e të ardhurave është më e madhe se parashikimi, shkon në 60 miliard lekë, por fondet që nuk janë përdorur dhe që ne kemi qenë më të kujdesshëm do të shkojnë për uljen e defiçitit”.

Denaj thekson se fondet e rindërtimit edhe pse janë disbursuar më pak se parashikimi nuk do të digjen por do të transferohen vitin e ardhshëm.

“Paratë e rindërtimit janë të trashëgueshme”.

Brenda rishpërndarjes së parave në buxhet qeveria është duke llogaritur edhe shumën që do të japë si bonus në fundvit për pensionistët, por këtë herë nuk do të shpërblime me bazë performance për administratën publike.

“Jemi duke llogaritur shumën që do të caktojmë si bonus për pensionistët”.

Denaj thotë se vitin e ardhshëm qeveria do të ridizenjojë skemat e garancisë sovrane të cilat nuk janë përthithur totalisht për t’u ofruar sërish ndihmë bizneseve derisa ata të kenë nevojë.

“Skema e parë do të ridizenjohet dhe ajo për kapital qarkullues do të shtyhet, po mendojmë edhe për paketa për eksportuesit”.

Deri tani pandemia ka krijuar 24 mijë të papunë të regjistruar, thotë ministrja e Financave, ndërsa shprehet se viti i ardhshëm do të ketë një tremujor të parë të vështirë, por në çdo skenar qeveria do të përshtatë buxhetin me nevojat që do të nxjerrë pandemia.

“Viti i ardhshëm nuk do të jetë normal, por më i mirë se ky vit”.

Anila Denaj siguron se qeveria po punon për të plotësuar rekomandimet që ka lënë për vendin misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar.

A do të ketë shpërblim për pensionistët në fundvit? Read More »

Si parashikohet të jetë moti për javën që vjen, mbani cadrën me vete

Moti i thatë dhe temperaturat që luhaten këto ditë nuk do të jenë të tilla me fillimin e javës së re.

Nesër vendi pritet të karakterizohet nga vranësira, në të gjitëh vendin.

Kurse java pritet të karakterizohet nga reshje të dendura shiu në pjesën jug-perëndimore të vendit.

Reshjet do të jenë të dendura gjatë natës kryesisht në zonat midis Vlorës, Gjirokastës dhe Fierit, ku sasia e reshjeve pritet të jetë 10 mm, madje deri në 20 milimetra shi në orë, në zona të caktuara.

Ndërkohë, në orët e mëngjesit të datës 7 dhjetor parashikohen reshje shiu thuajse në të gjithë territorin e vendit.

Thuajse e tëra java do të karakterizohet nga reshje shiu, që në zonat malore pritet të shoqërohet edhe me reshje dëbore./NOA.al

Si parashikohet të jetë moti për javën që vjen, mbani cadrën me vete Read More »

Kryeministri Edi Rama niset për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës/ Vaksina të vijë sa më parë në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama është nisur për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Rama kërkon të njihet me vaksinën dhe mundësinë që ajo të mbërrijë sa më parë në Shqipëri.

“Sigurimi i vaksinës sa më parë është një prioritet i luftës sonë kundër Armikut të Padukshëm dhe s’do lemë gur pa luajtur që vaksina të fillojë të vijë sa më parë në Shqipëri!Kontakti sy më sy me prodhuesit e vaksinës i shërben këtij qëllimi. Rrugës për në Shtetet e Bashkuara”, shkruan Rama.

Sipas asaj që kryeminsitri njoftoi në Twitter, qëllimi i kësaj vizite në SHBA është sigurimi sa më parë i vaksinës anti-Covid dhe takimi me prodhuesit e saj, pra ata që lidhin kontratat.

Kujtojmë se, Qeveria shqiptare ka bërë një marrëveshje me me kompaninë Gavi për blerjen e 1 milion e 140 mijë vaksinave për qytetarët shqiptarë, me një vlerë prej 3 milion e 990 mijë dollarë.

Por kohët e fundit Moderna është një tjetër kompani që ka nxjerrë një vaksinë edhe më efikase, rreth 95 për qind. Kjo vaksinë po porositet nga shumë vende të botës, ndërsa prodhimet e saj të para janë të kufizura. (Rama në avion, foto ilustruese)/NOA.al

Kryeministri Edi Rama niset për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës/ Vaksina të vijë sa më parë në Shqipëri Read More »

E pabesueshme ajo që i ka ndodh emigrantit shqiptar në Itali

Aleksandër Foleta, një i ri nga Shkodra dhe që jeton në Itali prej 4 vitesh, tregoi për “Stop”, se në datë 19 Nëntor të 2020-ës, mediat vizive dhe online japin një lajm për një ngjarje në Shkodër, ku i vihet tr itol një lokali, i cili ishte në pronësi të familjes Foleta.

Shkaku sipas lajmit në fjalë, ishte hakmarrja ndaj djalit të familjes, Aleksandër Foleta, i cili në muajin Gusht kishte pasur një precedent kr iminal. Në fotot ilustruese të lajmit, shfaqet personi denoncues, i cili nuk ka asnjë lidhje me personin e ak uzuar.
Qytetari Aleksandër Foleta: Përshëndetje, Stopi! Unë zgjodha t’ju drejtohem juve, sepse keni një audiencë shumë të madhe televizive. Më është bërë një padrejtësi.

Qytetari Aleksandër Foleta: Quhem Aleksandër Foleta. Jam nga fshati Gimaj, Dukagjin, Shkodër. Aktualisht, kam 4 vite, që jetoj në Itali, nuk jam kthyer për motive dokumentesh.

Aleksandri thotë, se është i biri i Gjokë dhe Age Foletës dhe jo Hanës. Mediat sipas tij, duhet ta verifikonin rastin dhe jo t’i merrnin fotot në Facebook.
Qytetari Aleksandër Foleta: Kam dalë në gazeta e televizor, më akuzojnë për therje të dy personave me thikë në Shkodër në muajin gusht, kur unë kam 4 vite, që jetoj në Itali. Ndërkohë i vënë një lokali një tr itol dhe më hedhin mu në media televizive. Unë nuk jam djali i Hanës, jam i tjetër kujt. Jam djali i Gjokë Foletës, nana ime quhet Age, nuk quhet Hanë.

Qytetari Aleksandër Foleta: Më kanë hedh 4 foto të miat nëpër mediat televizive dhe në gazeta dhe më kanë ak uzuar, se të tjerët nuk më njohin kush a ky, kush është ai. Ata njohin atë, që shohin në foto.

Kërkesa e vetme e Aleksandrit, është heqja e fotove nga rrjetet sociale e Youtube, për shkak se mund t’i krijohen probleme të kota.

Kush të njoftoi?

Qytetari Aleksandër Foleta: Njerëzit e mi, babi jem m tha shife, ca të kanë nxjerrë në gazetë e në televizor. Çfarë thua mor?! Unë isha në punë, lashë punën e thashë do t’i bie mbrapa kësaj gjëje, se është një gjë, që unë s’kam kenë fare, kurrfarë një precedent penal, as kurrkund, as në Itali, as në Shqipëri, as kurrkund. Asht krejt gabim, asht krejt….unë s’kam lidhje fare. Kanë ngatërruar person totalisht. Unë jam shumë i rënduar nga kjo gjë e më ka prish shumë punë.

Sa vjeç je ti?

Qytetari Aleksandër Foleta: Unë jam 25 vjeç.

Gjendja civile?

Qytetari Aleksandër Foleta: Beqar, tani. Eh, s’kemi çfarë t’i bëjmë!

Çfarë kërkon?

Qytetari Aleksandër Foleta: Unë kërkoj, që t’i heqin fotot e mia, lajmin le ta lënë, se për mua nuk ka lidhje lajmi./tvklan

E pabesueshme ajo që i ka ndodh emigrantit shqiptar në Itali Read More »

Salianji: ‘Unë kam hyrë në opozitë në parti, kam sakrifikuar nuk kam marrë’

Ervin Salianji ka treguar nëse do të vazhdojë në PD edhe po mos ta fusim në lista për deputet.

“Mirë thashë që këtë e hoqën dhe e eleminuam, por nuk thanë pse nuk bën? Ta thanë pse nuk bën?”, e pyeti Çuri Salianjin.
“Kam mbetur i shokuar, si ka mundësi që një parti e tërë mos t’ia dijë ato që ka bërë Salianji tërë këto kohë, rrezikon burgun dhe nuk ia dinë. Nuk është shenjë e mirë, habitem me Salianjin në kuptimin e mirë të fjalës si ka energji të bëjë opozitarin”. shtoi Arjan Çuri.

“Unë kam hyrë në opozitë në parti, kam sakrifikuar nuk kam marrë. Padyshim do ta vazhdoj kontributin tim dhe do jem në mbështetje të PD kudo ta vendosin. Kontributin publik dhe personalitetin politik nuk ta humb askush”, tha Salianji.

Salianji: ‘Unë kam hyrë në opozitë në parti, kam sakrifikuar nuk kam marrë’ Read More »

Lajmi i mirë për emigrantët shqiptarë, ja si do të votojnë në zgjedhjet e 25 Prillit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kerkuar qe emigrantët të marrin pjesë në zgjedhjet e 25 prillit duke votuar permes postes përmes postës.

Në një raport 26 të siguruar nga ABC, grupi i punës në KQZ ka dalë në këtë konkluzion, edhe pse në vetvete e gjithë panorama paraqitet pesimiste, me rrisqe të larta, pasiguri, kosto financiare, e mbi të gjitha kohë e pa mjaftueshme për ti kryer të gjitha proceset e nevojshme.
KQZ, duke marrë në konsideratë kushtet e Shqipërisë (shtrirjen gjeografike të diasporës, afatet kohore në dispozicion, shërbimi postar, mungesën e sistemeve të zhvilluara teknologjike, vlerëson se më i përshtatshëm për tu zbatuar aktualisht në vendin tonë, është metoda e votimit nga jashtë përmes postës dhe shkarkimit i fletës së votimit online në faqen e KQZ-së. Grupi i Punës velerëson këtë metodë votimi (modeli i Kosovës), si në zgjidhje afat-shkurtër.

Në këtë mënyrë, grupi i punës ka hedhur poshtë idenë e votës nëpër ambasada për shkak të numrit të kufizuara të selive tona diplomatike nëpër botë, si dhe ka përjashtuar votimin online, pasi ai është i pasigurt.

Sipas rrugës së shtruar nga KQZ, emigrantët, së pari duhet të deklarojnë vendbanimet e tyre jashtë shtetit përmes portalit E-albania. Më pas, ai duhet të hyjë në portalin e KQZ dhe të dërgojë një kërkesë ku të shfaqë interesin të votojë. Administrata e komisionit bën verifikime dhe e njofton emigrantin nëse e drejta e tij për të votuar është pranuar.
Në këtë rast, emigrantët grupohen në një regjistër të posaçëm, dhe emri i tyre hiqet nga lista e zgjedhësve në Shqipëri. Fletën e votimit, zgjedhësi jashtë vendit e shkarkon online nga faqja e KQZ-së, dhe pasi e plotëson, e dërgon përmes postës në Shqipëri.

Megjithatë, grupi i punës në KQZ, thotë se ky proces ka anë të dobëta, ku ndër të tjera rreshtohen:

– Siguria që fleta e votimit pas plotësimit nga zgjedhësi arrin në Shqipëri në kohë; – Mungesa e sigurisë përgjatë rrugës ose para numërimit / mbërritjes në KQZ; – Kostoja financiare më e lartë për votuesit, pasi posta drejt Shqipërisë është më e kushtueshme; – Rreziku i shtimit fiktiv të fletëve të votimit. Grupi i punës në KQZ, nuk ka përllogaritur dot sa do të kushtojë ky proces, por parimisht, thotë se vota e një emigranti mund të kushtojë, nga 22-25 dollarë.

Lajmi i mirë për emigrantët shqiptarë, ja si do të votojnë në zgjedhjet e 25 Prillit Read More »

Moti/ Parashikimi i motit për fundjavën

Meteoalb parashikon një mot të kthjellët sot në të gjithë Shqipërinë, ndërsa temperaturat do të luhaten nga vlera minimale e 0 gradë deri në atë maksimale të 16 gradëve në mesditë.

Ndërkohë që e diela sjell të tjera ‘zhvillime’ në qiell, pasi dita do të mbizotërohet nga kthjellimet, por në mbasdite vrasësirat do të shtohen.
Për më shumë ndiqni parashikimin e Meteoalb:

Moti/ Parashikimi i motit për fundjavën Read More »