Aktualitet

Kisha e Laçit ofron ‘mrekulli për të gjithë’/ Kundër pandemisë dhe stresit

Pavarësisht pandemisë, shumë pelegrinë dynden në Kishën e Shën Antonit, në majën e një mali shqiptar. Besimtarë ose ateistë, myslimanë apo të krishterë, të gjithë kërkojnë ngushëllim, mbase edhe ndonjë një mrekulli, për të lehtësuar ankthin e tyre.

Në këtë vend të vogël në Ballkan, kufijtë midis feve janë porozë, paganizmi nuk është aq larg, bestytnitë dhe legjendat janë me bollëk.

Të gjitha mjetet janë ideale për t’i shpëtuar stresit të ambientit në një vend të varfër, ku, si kudo tjetër, shërbimi shëndetës po lufton me virusin.

Në majë të malit përballë qytetit të Laçit, në veri-perëndim të vendit, kisha Saint-Antoine, e quajtur kështu sepse Antoine of Padova thuhet se kishte fjetur në një shpellë aty pranë, ka tërhequr pelegrinë për shekuj me radhë.

Por, me gjithëhapjen e pandemisë në Shqipëri dhe mbarë botën, më shumë njerëz se kurrë mbërrijnë në këtë vend të lartë të sinkretizmit, ku Zoti është i njëjti për të gjithë, siç shpjegoi Afërdita Onuzi, antropologe në Universitetin e Tiranës. “Të gjithë besojnë në mrekullinëtë, që mund të ndryshojë jetën e tyre”.

Ata ndezin qirinj për të realizuar dëshirat e tyre, vendosin rroba për fëmijët e sëmurë me shpresën e një shërimi, ose lënë fotografi të të dashurve të tyre për t’ju sjellë fat të mirë.

Përtej dhimbjes trupore, ata duan të shërojnë shpirtrat e tyre, nënvizon prifti i vendit, Mirash Ivanaj.

“Njerëzit vijnë në këtë vend të shenjtë për të kërkuar zgjidhje për sëmundjet e tyre dhe për të hequr qafe frikën e tyre prej pandemisë,” i tha ai AFP.

“Ankth i tepruar”!

“Ne ndjejmë ankth më shumë se ç’duhet, ndonjëherë të tepërt, veçanërisht kur ato zgjojnë plagë të vjetra, të tilla si sëmundjet ose katastrofa të së kaluarës.” Por edhe për të rikuperuar nga Covid-19, disa vijnë gjithashtu “për të gjetur shërimin shpirtëror”, tha prifti Françeskan.

Shumë, si Ada Zdrava, një 20-vjeçare, po vizitojnë këtë vend pelegrinazhi për herë të parë, i cili mund të strehojë qindra mijëra njerëz. Ajo dëshiron të “lehtësojë ankthet e saj” dhe të promovojë “lumturinë e saj dhe të familjes së saj”.

Shqipëria dhe 2.8 milion banorët e saj kanë jetuar prej kohësh nën një diktaturë të ashpër komuniste, e cila kishte vendosur ateizmin si një dogmë, duke ndaluar çdo praktikë fetare, sikurse të gjitha format e besimit.

Në prag të rënies së regjimit në 1991, vendi rimori traditat e tij fetare të tolerancës. Një shumicë myslimane jeton së bashku me pakica të mëdha katolike dhe ortodokse, disa ndajnë festat fetare të të tjerëve, kurse martesat e përziera janë të shpeshta./Pjesë nga një artikull i AFP/NOA.al

Kisha e Laçit ofron ‘mrekulli për të gjithë’/ Kundër pandemisë dhe stresit Read More »

Përlotet ish-deputeti Kastriot Islami për humbjen e papritur të mikut të tij, Marko Bello: Jam shumë i trishtuar dhe mund ta besoj dot që kjo ndodhi

Ish-deputeti Kastriot Islami u përlot sot teksa po fliste për humbjen e papritur të mikut të tij, ish-deputetit të PS, Marko Bello.

Në një inetervistë për News24, Islami kujtoi momentet e fundit me ish-deputetin e PS-së, i cili nuk i mbijetoi koronavirusit dhe u nda nga jeta në një spital në Turqi.

“Jam shumë i trishtuar. Kemi pirë një kafe para tre javëve, ishte i shqetësuar se ishin infektuar fëmijët e tij, por nuk kishin probleme madhore.

Pasdite më tha që më duket se jam infektuar edhe unë. Bëri një skanim dhe më tha që do të trajtohem se nuk kishte ndonjë gjë të madhe. Në ditët në vijim nuk më hapi telefonin dhe më thanë që ishte shtruar në Sanatorium dhe mjekët më thanë që kishte probleme me mushkëritë dhe e këshilluan që të shkonte në Turqi. Gjendja e tij ka qenë njëherë e mirë dhe njëherë rëndohej. Mbrëmë u bë më keq, nuk doja ta besoja. Jam shumë i trishtuar dhe mund ta besoj dot që kjo ndodhi”,- u shpreh Islami.

“Sapo hapa celularin, ambasadori në Turqi më tha Marko nuk ia doli dot. Ishte e pabesueshme. Unë kisha përherë një shpresë, një dëshirë të fshehtë, kisha besim se Marko do ia dilte, por mesa duket kjo paska qenë e pamundur. Jam i tronditur. Nëna e tij e moshuar që e donte kaq shumë. Ne ishim miq të ngushtë dhe bashkë me miq të tjerë pinim kafe përditë.

Edhe shokët tanë nuk e besonin lajmin e hidhur. marko ishte një qytetar me dinjitet të lartë dhe shumë paqësor, tolerant, i arsyeshëm, i butë dhe kishte dëshirën për pajtim mes njerëzve. Marko kishte përfunduar doktoraturë, ka qenë një njeri me principe, ishte ministër që donte të afronte Shqipërinë me BE, ishte rektor në universitet dhe familjar shembullor”, tha Islami.

Përlotet ish-deputeti Kastriot Islami për humbjen e papritur të mikut të tij, Marko Bello: Jam shumë i trishtuar dhe mund ta besoj dot që kjo ndodhi Read More »

Rama: Emigracioni nuk është një problem shqiptar por shumë më i madh dhe më i përgjithshëm dhe këtë nuk e luan topi.Shqiptarët kanë ikur, ikin dhe do ikin, janë kthyer, kthehen dhe do kthehen

Teksa fliste për emigracionin dhe shifrat në rritje të shqiptarëve që zgjedhin të lenë vendin, kryeministri Edi Rama, i ftuar në “Politik On”, e quajti këtë një problem global dhe jo vetëm shqiptar.

Sipas tij, njerëzit kanë ikur, ikin dhe do të ikin, ndërsa shtoi se Shqipëria nuk mund të bëhet Gjermani as për një, as për dy dhe madje as për 5 mandate.

“Emigracioni nuk është një problem shqiptar por shumë më i madh dhe më i përgjithshëm. Dhe këtë nuk e luan topi. Shqiptarët nuk do kenë nevojë e emigrimit as e kam thënë as nuk do e them kurrë. Nuk jemi më në bunkerin e Enver Hoxhës. Lavdi Zotit. Njerëzit mund të ikin. Shqiptarët kanë ikur, ikin dhe do ikin, janë kthyer, kthehen dhe do kthehen. Balanca mes ikjes dhe kthimeve do të kërkojë akoma kohë për tu ekuilibruar sado pak. Është e paekuilibruar. Siç kanë ikur, ikin dhe do ikin, janë kthyer kthehen dhe do të kthehen. Dhe ajo që ne duhet të bëjmë është ta bëjmë këtë vend më të mirë çdo ditë, çdo vit, brenda të gjitha atyre që janë të mundshme. E pamundura, pra bërja e Shqipërisë vendi i dytë pasa Gjermanisë mund të bëhet me llafe por me fakte nuk bëhet dot. Sot As për 1, as për 2, as për 3 mandate, as për 5 mandate Shqipëria nuk bëhet dot Gjermani”,-tha Rama.

Rama: Emigracioni nuk është një problem shqiptar por shumë më i madh dhe më i përgjithshëm dhe këtë nuk e luan topi.Shqiptarët kanë ikur, ikin dhe do ikin, janë kthyer, kthehen dhe do kthehen Read More »

Hidhet shorti për zgjedhjen e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi

Në presidencë po zhvillohet shorti për zgjedhjen e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Që në fillim është përzgjedhur nga shorti si anëtare të KED-së Marsida Xhaferllari.

Anëtarja e Gjykatës Kushtetuese ka qenë një emër tejet i kontestuar nga mazhoranca, madje përzgjedhja e saj nga presidenti Meta solli përplasje të forta.

Partia Socialiste e përfshiu edhe pjesë të objektit të hetimit, duke cilësuar si shkelje procesin e përzgjedhjes, pasi kreu i shtetit e zgjodhi të katërtën në renditje. Ndërsa u pretendua se duhet të zgjidhte Arta Vorpsin.

Tashmë Xhaferllari do të jetë në KED ku do të ketë si detyrë për zgjedhur anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese. Ndërsa si anëtare e dytë u zgjodh Elsa Toska. KED e re do të nisë punë në vitin 2021.

Hidhet shorti për zgjedhjen e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi Read More »

Elvis Naçi jep lajmin e mirë për vogëlushen Elif: U o perua me sukses

Bamirësi Elvis Naçi ka dhënë lajmin e mirë për vogëlushen, Elifi e cila vuan nga tu mori në kokë.

Në një postim të tij në rrjetin social, Naçi zbulon se vogëlushja i është nënshtruar me sukses op eracionit në Turqi.
Hoxha falenderon shqiptarët për kontributet e tyre, teksa shton se një tjetër nënë që lotët i peshonin rëndë mori një mundësi që ajo ta ketë vajzën sërish në krahët e saj.

Statusi i plotë:

Thoni MashAllah!
Lajm i mrekullueshem! Elifi beri ope racionin ne Turqi dhe deri tani gjithcka po shkon mire. Lotet e nje nene per jeten e femijes se saj, peshojne rende dhe dera e shqiptareve i dha nje mundesi qe ajo ta kete perseri ne krahet e saj. Sot qe vendosim kete status kemi Elifin ne Turqi, kemi Ildisin ne Turqi, kemi Xhesilajden ne Itali, kemi Tuanen ne Itali, kemi Latifin ne Itali, kuruam Amren e vogel, Fabion me operacionet ne koke.

Ne nje kohe te shkurter, me qindra e mijera njerez u bene pjese e shperblimit dhe bamiresise, me lutjet e tyre, me bamiresi, sepse i menduan keta femije sikur te ishin femijet e tyre, lotet e atyre nenave sikur te ishin lotet e tyre, dhimbjet e atyre nenave sikur te ishin dh imbjet e tyre. Ne nje situate te pashprese kur perballe shikonin vetem vd ekjen ju shqiptare u bete shpresa e tyre, u dhate jete, u dhate mundesine t’i perkedhelin perseri. Ndaj me zemer ju them faleminderit ne emer te tyre dhe lus Zotin t’ju shperbleje tek femijet tuaj, ne familjet tuaja duke ju dhene shendet ne kete kohe te veshtire. Zoti qofte me ne ne rrugtimin tone te veshtire…

Elvis Naçi jep lajmin e mirë për vogëlushen Elif: U o perua me sukses Read More »

P las sh erri mes Gjekmarkaj dhe Shabanit: ‘S’ke këllqe të më thuash shërbëtor mua’

Analisti Agron Gjekmarkaj dhe anëtari i “Nisma Thurja” Endri Shabani, janë përfshirë në një debat në studion e “Open”, ku po diskutohet për raportin Venecias për ndryshimet Kushtetuese.

Debati mes tyre nisi pas akuzave të Gjekmarkaj se partitë e reja i shërbejnë kryeministrit Edi Rama, ndërsa pas përgjigjes së Shabanit, analisti iu kthye ashpër.
Debati:

Gjekmarkaj: Është e kuptueshme tani. Partitë e vogla i shërbejnë Ramës.

Shabani: Si i shërbej Edi Ramës unë? Është e turpshme kjo.
Gjekmarkaj: Unë flas për fenomenin, s’po them për ju personalisht.

Shabani: Më bëra akuzë, ma shpjego tani.

Gjekmarkaj: Partitë e reja po peshkojnë vota në pellgun e opozitës. S’merrem me ju. Ju keni në parti Rudina Hajdarin.

Shabani: Shpjegoje, edhe unë mund të them se jeni shërbëtor.

Gjekmarkaj: Ske këllqe të më thuash shërbëtor mua. Fenomeni është ky, ju hiqni vota nga opozita dhe i çoni te Edi Rama.

Shabani: Nuk ndodh kjo, sepse votuesi im është votues që nuk beson as të Rama e as të Basha. Ky votues nëse ’më voton mua, nuk voton fare.

P las sh erri mes Gjekmarkaj dhe Shabanit: ‘S’ke këllqe të më thuash shërbëtor mua’ Read More »

Moti, ja sa do shkojnë temperaturat

Vendi po ndikohet nga kalimi i një fronti atmosferik i cili në orët e ardhshme do të sjellë përgjithësisht mot të vranët dhe reshje shiu në intensitet të ulët e mesatar. Kjo situatë, do të vijojë sërish ditën e sotme, me mot kryesisht të vranët deri në mesditë dhe më tej intervale kthjellimesh.

Reshjet e shiut parashikohen të herëpasherëshme me intensitet të ulët, ndërsa në veriperëndim e jug me intensitet deri mesatar. Në mesditë reshjet do të bëhen më lokale. Në majat e maleve do ketë reshje të dobëta dëbore të shoqëruara dhe me mjegull e mjegullinë.
Era, sërish do të jetë e vrullshme në të gjithë bregdetin me drejtim kryesor juglindjen. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 4 dhe 5, raporton Shërbimi Meterologjik Ushtarak.

Temperaturat parashikohen në:

-zonat malore -1°C deri në 4°C
-zoant e ulëta 8°C deri në 17°C

-zonat bregdetare 9°C deri në 18°C.

Moti, ja sa do shkojnë temperaturat Read More »

Rama: Asnjë shans që memet të ndalohen me ligj

Asnjë shans që memet të ndalohen me ligj.

Kjo ka qenë përgjigja e Kryeministrit Rama mbi shqetësimin mbi ndalimin e memeve me ligj të posaçëm.

Në përgjigje të propozimit të ministres së Drejtësisë, kreu i Qeverisë thotë se memet nuk do të ndalohen.

“Shih shih qenkan revoltuar ca analistë se do u dënokan memet me Kod Penal, duke u nisur nga s’di ç’material jozyrtar!

Po si mund të ndalohen memet me ligj na e thonë dot këta orakuj të kombit? Asnjë shans s’ka, ku ta gjenim që dhe këta të merreshin me meme që të vlenin për diçka!

Albanian Prime Minister Edi Rama speaks during a joint press conference with Prime Minister of Montenegro Dusko Markovic (not pictured), at the Vila Gorica, in Podgorica, Montenegro, 03 April 2017. Rama arrived in Podgorica for a one day official visit., Image: 327638623, License: Rights-managed, Restrictions: , Model Release: no, Credit line: Profimedia, TEMP EPA

Rama: Asnjë shans që memet të ndalohen me ligj Read More »