Aktualitet

Moti i keq/ Pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla lundruese dhe ato të peshkimit në Vlorë

Për shkak të shirave dhe erës së dendur, kapiteneria e Vlorës ka pezulluar lundrimin e mjeteve të vogla lundruese dhe ato të peshkimit.

Pezullimi do të zgjasë deri ditën e nesërme, 4 dhjetor në orën 18:00, ku sipas tytë pritet të ketë një përmirësim të motit.
Në bazë të parashikimit të kushteve hidrometeorologjike për 24 orët e ardhshme në portin e Vlorës dhe jashtë saj do të jenë si më poshtë: Era dhe deti në drejtimin jug-juglindje forca 5-6bft brenda gjirit të Vlorës;
Era dhe deti në drejtimin jug-juglindje forca 6-7bft jashtë.Përmirësimi i kushteve hidrometeorologjike do të jetë në datën 04.12.2020 mbas orës 18:00.

Janë pezulluar lundrimi i mjeteve të vogla lundruese dhe ato të peshkimit”, njofton kapiteneria.

Moti i keq/ Pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla lundruese dhe ato të peshkimit në Vlorë Read More »

Kuvendi i Shqipërisë rrëzon dekretin e presidentit për Ligjin e Policisë së Shtetit

Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar me 83 vota pro dekretin e presidentit Ilir Meta për ligjin e Po licisë së Shtetit. Sipas mazhorancës, kthimi që presidentit Meta i bëri ligjit, ishte një vendim politik.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, tha se bëhet fjalë për një akt të mirfilltë politik. “Në thelbin e këtij akti politik, presidenti pretendon se dhënia e kompetencës për mbikëqyrje të veçantë për Policinë e Shtetit, rrezikon të shkelë të drejtat e njeriut për arsye se është në varësi të ministrit të Brendshëm. Ndërkohë që demokracitë funksionojnë mbi këtë parim. Qeveria kontrollon dhe duhet ta kontrollojë administratën dhe burokracinë përndryshe demokracia do ishte në rrezik”.

Ministri i Brendshëm, u shpreh se “në thelb kodi i procedurës penale thotë që duhet të rregullohet veçmas dhe ne kemi rregulluar veçmas me parimet më të mira europiane dhe i japim policisë më pak atribute. Duke e konsideruar aktin e kthimit të ligjit si akt të mirëfilltë politik, pa asnjë brendi juridike, duke theksuar faktin se ky ligj ka kaluar një proces të gjatë diskutimi, filtër diskutimi me partnerët tanë, ju ftojmë ta votojmë dhe t’i hapim rrugë zbatimit të tij”, tha Lleshaj.

Ndërkohë në seancën e sotme Kuvendi i ka hapur dritën jeshile ngritjes së Komisionit të Posaçëm për raportin e Dick Marty-t.

Ligjvënësit votuan me 85 vota pro, 12 kundër dhe 4 abstenim përbërjen e Komisionit të Posacëm, i cili do të drejtohet nga deputeti Ulsi Manja.

Nga mazhoranca anëtarë do të jenë Ulsi Manja, Alket Hyseni, Klotilda Bushka, Adnor Shameti dhe Ermonela Felaj. Nga opozita parlamentare anëtarë janë Myslim Murrizi, Edmond Stojku dhe Enver Roshi.

Pjesë e komisionit do jetë edhe deputetja Elena Xhina. Propozimi për ngritjen e tij erdhi disa javë pasi në Gjykatën e Hagës janë dërguar me akuza për krime lufte ish-udhëheqës të UÇK-së. /noa.al/

Kuvendi i Shqipërisë rrëzon dekretin e presidentit për Ligjin e Policisë së Shtetit Read More »

Deputeti i opozitës parlamentare Ralf Gjoni paralajmëron deputetët, të mos flasin nga foltorja, pasi salla është një vatër infektimi

Deputeti i opozitës parlamentare, Ralf Gjoni, ka paralajmëruar deputetët në Parlament që të mos flasin nga foltorja, pasi salla është një vatër infektimi.

“Të falënderoj Rudinë që fole nga vendi dhe jo nga foltorja. Zoti kryetar, kërkoj që të mos flasin deputetët nga foltorja, por të jenë ulur dhe ruajmë distancën. Kjo është e pafalshme, salla e Kuvendit nuk ka asnjë ajrim natyral, këtu përhapet ajri i kondicionuar, prandaj duhet të kemi kujdes që të mos infektojmë njëri-tjetrin dhe punonjësit e shërbimit të Kuvendit”, deklaroi Gjoni.

Deputeti i opozitës e ka kaluar vetë koronavirusin dhe disa herë ka qenë kritik për faktin se deputetët dalin dhe flasin nga foltorja e Parlamentit.

Komiteti Teknik, pavarësisht se ka ndaluar tubimin apo mbledhjen e më shumë se 10 personave, ka lejuar zhvillimin e seancave parlamentare, pas kërkesës së paraqitur nga kryeparlamentari Gramoz Ruçi.

Përveç Ralf Gjonit, një pjesë e deputetëve janë infektuar me Covid 19, ku në gjendje më të rëndë ka qenë Adriatik Alimadhi, i cili pas qëndrimit një mujor në spital, arriti ta mposhtë sëmundjen. /noa.al/

Deputeti i opozitës parlamentare Ralf Gjoni paralajmëron deputetët, të mos flasin nga foltorja, pasi salla është një vatër infektimi Read More »

Njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga vranësira të cilat do të sjellin reshje në pjesën më të madhe të territorit. Në zonat e thella të verilindjes do të ketë reshje bore.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të ndejshme, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 00°C në 06°C, në zonat e ulëta nga 08ºC në 14°C dhe në zonat bregdetare nga 11°C në 16°C.
Era do të fryejë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 6 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot të kthellët por që herë pas here do të zëvendësohet nga reshjet. Temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore nga -2°C në 07°C dhe në zonat e ulëta nga 00°C në 08°C.

Njihuni me parashikimin e motit Read More »

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Gazmend Oketa flet me bindje: ‘Ja kush i fiton zgjedhjet e 25 prillit…’

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Gazmend Oketa ka folur për taktikën që opozita do të përdorë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Sipas tij procesi ardhshëm zgjedhor do të mbyllë dhe karrierën politike të kryeministrit aktual dhe pavarësisht çdo përpjekje të tij për të manipuluar rezultatin diferenca do të jetë e thellë dhe nuk do t’ia arrijë.
“Vota më 25 prill do të jetë në favor të opozitës jo vetëm se ka një frymë anti-Rama, por gjykoj se do të jetë një votë pro opozitës. Z. Rama gjykoj se po shkon drejt mbylljes së ciklit politik, tashmë edhe batutat nuk i ngjisin më, pavarësisht se shtyu 8 vite në qeverisje me shaka dhe pa prodhuar asgjë për qytetarët shqiptar.

Por, më shumë se sa kjo besoj se do të jetë një votë pro opozitës. Do të jetë një votë që do t’i tejkalojë numrat e opozitës së bashkuar pasi edhe ajo pjesa gri do të votojë pro opozitës. Kjo do të bëjë të mundur që pavarësisht përpjekjeve të Ramës për manipulime, ndryshimi i rezultatit do të jetë e pamundur pasi diferenca në vota do të jetë e përmasave të tilla që përmbysja do të ishte e pamundur”, tha Oketa për Euro News.

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Gazmend Oketa flet me bindje: ‘Ja kush i fiton zgjedhjet e 25 prillit…’ Read More »

Merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare, fshati i Gjakovës me Nju Jorkun për dekorimin e fundvitit

Fshati Pjetërshtan i cili gjendet pak kilometra larg Gjakovës i cili çdo fund vit dekorohet dhe kthehet në një pamje magjike ka marrë edhe vëmendjen e mediave botërore.

Euronews i ka kushtuar një kronikë, dekorimit të Pjetërshtanit për Krishtlindje dhe Vit të Ri.
Ata madje e kanë krahasuar dekorimin e këtij fshati me pamjen e mrekullueshme që merr Nju Jork dhe Moska për festat e fundvitit.

Si çdo vit edhe këtë vit banorët e kanë stolisur hapësirën rreth famullisë, dhe kjo gjë e ka bërë fshatin piktoresk.

Me pamjen e mrekullueshme që merr në fundvit Pjetërshtani është një ide e mirë për ta vizituar dhe shijuar dekorimin e tij përrallor.

Merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare, fshati i Gjakovës me Nju Jorkun për dekorimin e fundvitit Read More »

Mjekët e Akademisë së Shkencave propozim, qeverisë për pandeminë: Të identifikohen asimptomatikët

Numri i të infektuarve po shkon në 1 mijë në ditë në vendin tonë, por këto janë vetëm shifrat zyrtare. Besohet gjerësisht nga specialistët se numri i të infektuarve është shumë herë më i lartë.

Madje shumë qytetarë që nuk kanë pasur simptoma, nuk e dinë se mund të jenë prekur me kornavirusin, ashtu sikure mund të ketë infektuar pa dashje të tjerë.

Mjekë dhe specialistë të shëndetësisë, të cilët nuk janë pjesë e Komitetit Teknik, propozojnë shtimin e testimeve masave në popullatë.

Sipas profesorëve Genc Sulcebe dhe Alban Ylli, qeveria duhet të zgjedhë prioritetet në pandemi mes shëndetit, ekonomisë dhe politikës.

Sipas Sulçebej duhet të shtohen “aktivitetet testuese në komunitet, në mënyrë që të kapen personat me shenjat klinike por edhe kontaktet, në mënyrë që të identifikohen asimptomatikët”.

Sipas Alban Yllit “mund të marrin edhe masa të tjera, por të balancuara. Nëse do ta kemi fokusin te shkollat, ne do të mbyllim baret, nëse do të kemi fokusin te ekonomia, do të mbyllim shkollat. Pra, pa dyshim do të na duhet të bëjmë zgjedhje edhe politike, ndërkohë që masat duhet të vijojnë”.

Epidemiologu Ilir Alimehmeti pranoi gjithashtu sot, se edhe ai ishte infektuar me Covid, por kishte simptoma të lehta, aq sa po të mos i nënshtrohej analizave, nuk do ta kuptonte.

Alimehmeti paralajmëroi një dimër të ashpër dhe gjithashtu ngriti shqetësimin, që shqiptarët t’i nënshtrohen testeve masive, me qëllim, që kur vaksina të mbërrijë dhe besohet se do të vijë në Shqipëri pas pranverës, të dihet se cilët e kanë kaluar dhe cilët jo virusin./NOA.al

Mjekët e Akademisë së Shkencave propozim, qeverisë për pandeminë: Të identifikohen asimptomatikët Read More »

Kryemadhi tregon si mund të bëhet mësimi: ‘Unë jam për lockdown-in e shkollave’

“Unë jam për lockdown-in e shkollave”.

Kështu deklaroi mbrëmjen e sotme e ftuar në emisionin “Real Story” në News24 Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.

Ajo arsyetoi qëndrimin e saj duke shpjeguar edhe propozimin e LSI-së se si mund të funksionojë sot sistemi arsimor në kushtet e pandemisë së COVID-19.

Shkollat duhet të mbyllen tha ajo dhe mësimdhënia duhet të bëhet në klasa të dedikuara për të garantuar shëndetin e nxënësve dhe mësuesve.

“Në një diskutim që kemi pasur për arsimin, mbyllja e shkollave nuk ka të bëjë me programe politike, por duhet të ketë njerëz të përgatitur. Fëmija i klasës së parë duhet të mësojë abetaren, gjuhën shqipe, 2+2 bëjnë katër. Ne kemi bërë një propozim, kemi filluar ta diskutojmë dhe me mësues. Sot sistemi arsimor ka me qindra e mijëra mësues që kanë dalë në pension 2-3 vitet e fundit, ashtu siç janë dhe studentët e masterit të vitit të fundit, apo mësues të hequr nga shkolla për bindje politike. Të bëhet mësim në komunitet, pasi administratorët kanë një database të nxënësve. Çdo pallat ka ambiente, qeveria të marrë nga një ambient në çdo pallat. Një pallat ka 4 nxënës të klasës së parë dhe një mësuese me 4 nxënës bën mësim shumë mirë. Realizohet se SHBA e kanë propozuar anglishten në komunitet. Nëse SHBA do të bëjë anglisht në komunitet, pse të mos bëjnë dhe ne arsim në komunitet për klasat e para, dyta, treta e katërta. Lëndët sociale mund të bëhen online, por matematike, bukurshkrimi mund të bëhen në komunitet. Komunitetin e realizojnë të gjithë. Çdo pallat e ka një ambient bosh që mund të ja vejë në dispozicion për arsimin në komunitet”, deklaroi Kryemadhi.

Kryemadhi tregon si mund të bëhet mësimi: ‘Unë jam për lockdown-in e shkollave’ Read More »