Aktualitet

Vendimi për mësimin online/ Kur do të hapen universitetet?Flet Kryeministri Rama

Kryeministri Edi Rama ka folur për mësimin online që u lajmëruar vetëm pak ditë para se të niste universiteti si dhe aksesin e të gjithë studentëve apo nxënësve. Rama tha se nuk jemi në një situatë normale dhe se vendimi për të mos hapur universitetet është marrë pak ditë para. Sa i përket mundësisë së rikthimit në auditorë të studentëve, kreu i qeverisë nuk dha një afat duke theksuar se është e kotë të bëhen spekulime.

“Të gjitha vendimet edhe pse kanë impakt të madh, që impaktojnë jetën e shumë njerëzve në të njëjtën kohë, në këto kushte merren pak ditë përpara. Nuk jemi në një situatë normale që vendime që ndryshojnë mënyrën e të jetuarit duhet të lajmërohen shumë kohë përpara, kjo është normalja në normalitetin e situatës. Vendimi është marrë pak ditë përpara se është ekzekutuar për të kaluar online. Është e kotë të bëjmë spekulime deri kur do qëndrojë kështu situata. Të gjitha vendet ndjekin afate me hamendje me shpresën që gjërat të ndryshojnë. Po të ishte për të bërë diçka drastike dhe absolutisht 100% garantuese por që është ireale dhe e pamundur do të thoshim që të gjithë të mbylleshim në shtëpi deri kur të ikë virusi. Por kjo është e pamundur sepse jeta ka shumë nevoja. Të gjitha vendet adaptojnë hap pas hapi strategjitë e tyre me taktika të caktuara, tamam si në një ndeshje”, tha Rama.
Lidhur me cilësinë e mësimit online, kryeministri deklaroi që e rëndësishme është që është aksesuar nga shumica dhe se ka përpjekje për përmirësim.

“Cila quhet mënyra e duhur. E para mësimi është kryer në tërësi dhe kjo ka qenë një lehtësi e madhe mes mundësisë për të qëndruar në kontakt me mësuesin e shkollën dhe pamundësisë për të pasur asnjë lloj kontakti. Kjo flamë nuk na ka gjetur as me spitalet që kishim deri disa vite më parë sepse do ishte një katastrofë dhe as në pamundësi për të dhënë shërbime online për njerëzit. Imagjino të mos kishim e-albania. A është bërë mësimi online me atë cilësi që e ka kompensuar plotësisht pamundësinë për të shkuar në shkollë dhe për të vijuar me mësimin tradicional besoj do ishte e tepruar. Sigurisht që është bërë, diku më mirë, diku pak më mirë por e rëndësishme është që është garantuar aksesi për shumicën dërrmuese. Por përpiqemi të përmirësohemi.

Për sa i përket universitetit edhe aty është mundësia por sigurisht që nuk është e njëjta gjë, sidomos për studentët e viteve të para nuk është njësoj. Megjithatë jemi në një situatë të jashtëzakonshme dhe në këtë situatë të jashtëzakonshme nuk kemi shumë zgjidhje dhe duhet të ndjekim këto rrugë alternative”, deklaroi Rama.
Në lidhje me mundësinë për uljen e çmimit të paketave të internetit, Rama tha se është një nxitje për ta diskutuar. “Nuk është diskutuar në dijeninë time diçka e tillë por më vjen mirë që e dëgjoj si një nxitje për ta shtruar për diskutim në mënyrë që të shikojmë se sa është e mundur në këtë fazë”, u shpreh ai.

Ndërkohë për pajisjen me tableta për nxënësit dhe studentët që vijnë nga familje në nevojë, kryeministri tha se në buxhetin e 2021 ka një ndihmë direkte për familjet në nevojë.

“Ky është qëllimi, me këtë po merremi. Kemi përfshirë në buxhetin 2021 një ndihmë direkte për familjet në nevojë, jo të lidhur me COVID-in por për të gjitha familjet që të jetë marrja e dyfishit të paketës së ndihmës ekonomike, në kushtet kur duhet të kufizojë punën në të zezë, të ndihmojë më shumë fëmijët”, u shpreh ai.

Vendimi për mësimin online/ Kur do të hapen universitetet?Flet Kryeministri Rama Read More »

A do të kemi masa shtrënguese për festat e fundvitit? Flet Kryeministri Rama

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bashkëbisedim me studentët në portalin studentor duke treguar se po kalojmë periudhën më të vështirë nga pandemia e koronavirusit pasi jemi në muajt e dimrit.

Rama tha se në shumë aspekte mund të thuhet që më e keqja ka kaluar ndërkohë që në aspektin e pandemisë jemi duke kaluar më të keqen.
“Në shumë aspekte mund të thuhet që më e keqja ka kaluar ndërkohë që në aspektin e pandemisë mund të themi se jemi duke kaluar më të keqen sepse ky dimër do të jetë shumë i vështirë nga pikëpamja shëndetësore. Do ta kalojmë dhe do të dalim më fortë.”

Sa i përket mundësisë për masa shtrënguese për Vitin e Ri, Rama tha se për momentin nuk janë paraparë, por nuk përjashtohen.

“Masat shtrënguese nuk i vendos unë, i vendos komiteti teknik i ekspertëve. Masa më e rëndësishme është çfarë bëjmë si individë me rregullat e thjeshta sepse në fund të fundit ne jemi transmetuesit e këtij virusi dhe nëse e ndihmojmë apo e pengojmë virusin, varet nga ne. Deri tani nëse shohim atë që është problemi themelor i kësaj sfide, aftësinë për të përballuar fluksin e njerëzve në nevojë në spital them se jemi në ekuilibër.
Nëse shohim fatalitetet edhe pse një jetë e humbur është shumë, jemi në ekuilibër. Askush, askund nuk i di të gjitha, mësojmë hap pas hapi. Për momentin nuk kemi paraparë masa shtrënguese por nuk i përjashton masat shtrënguese”, deklaroi Rama.

A do të kemi masa shtrënguese për festat e fundvitit? Flet Kryeministri Rama Read More »

‘I kam marrë për zemër kritikat’/ Autori i shtatores së komandantit legjendar Adem Jashari: ‘Kam punuar tre muaj me shumë përkushtim,e kam hobi, se unë me profesion jam berber’

Autori i shtatores së komandantit legjendar Adem Jashari, që u vendos në Prizren dhe ndezi debate, ka deklaruar se është berber me profesion.

Ai ka folur për krijimin e shtatores së “Adem Jasharit” në një qendër tregtare në Prizren, e cila u largua më pas për shkak të kritikave të shumta që mori.

Autori, Alban Buxhovi, foli në emisionin “Frontal” në T7, dhe tha se shtatoren e ka punuar jashtë në oborr pasi nuk ka punishte, sepse krijimin e shtatoreve e ka hobi dhe jo profesion.

“I kam marrë për zemër kritikat unë dhe familja ime”, tha ai.

“Pasi u vendos aty erdhën komente negative, nuk kam pritur kaq shumë kritika. Por ka pas shumë vlerësime. Unë i jam përkushtuar shumë përmendores së Adem Jasharit, kam punuar tre muaj me shumë përkushtim vetëm me realizuar shtatoren, kam punuar deri në 12:00 të natës, jashtë në oborr se s’kam punishte. E kam hobi, se unë me profesion jam frizer (berber)”, tha Buxhovi./NOA.al

‘I kam marrë për zemër kritikat’/ Autori i shtatores së komandantit legjendar Adem Jashari: ‘Kam punuar tre muaj me shumë përkushtim,e kam hobi, se unë me profesion jam berber’ Read More »

Presidentja e Urdhrit të Psikologut, Valbona Treska: An kthi dhe stresi vetëm sa dobëson imunitetin

Presidentja e Urdhrit të Psikologut, Valbona Treska e ftuar në rubrikën ‘’Opinion’’ në News24 ka komentuar dhe analizuar v etëvrasjet seri tek spitalet COVID-19, ku vetëm dje u shënua dhe rasti i 5-të te ‘’Shefqet Ndroqi’’.

Treska thotë se ky fenomen tashmë është përhapur jo vetëm në spitale, por edhe në banesa në Shqipëri. Ajo thekson se kjo vjen nga stresi i lartë që po përjeton popullata shqiptare ku thekson se nga maji deri në nëntor niveli i tij është shumëfishuar tashmë.

Sa i përket spitaleve COVID, Treska konfirmon se Urdhri i Psikologut ka kërkuar që të ketë nga një psikolog për të paktën 1 ose 2 pavione.

Gjithsesi, sipas saj, puna e psikologut në këto spitale nuk është e njëjtë si kushtet normale, e para pasi vetë disa psikologë nuk e përballojnë dot situatën, e dyta prej veshjeve që pamundësojnë komunikimin normal dhe e treta prej zhurmës së aparaturave trajtuese.

Treska kërkon nga çdo pacient me COVID-19 që të ketë një qasje më të butë emocionale ndaj virusit pasi an kthi dhe stresi vetëm sa dobëson imunitetin. /noa.al/

Presidentja e Urdhrit të Psikologut, Valbona Treska: An kthi dhe stresi vetëm sa dobëson imunitetin Read More »

Ish-President i Shqipërisë Alfred Moisiu feston sot ditëlindjen e 91-të

Shkëlqesia e tij Alfred Moisiu feston sot ditëlindjen e 91-të!
🪖Që nga shkollimi i përsosur si ushtarak nën shembullin e të atit, dhe i mbrujtur me dashuri ndaj vendit, Alfred Moisiu pati një karrierë të gjatë e të lavdërueshme në ushtrinë shqiptare, duke e mbyllur shërbimin me gradën e lartë të gjeneralit!👨🏻‍✈️
Në vitet e mëpasshme, ai nuk ngurroi asnjëherë të kontribonte në momentet delikate dhe të komplikuara ku u gjend vendi ynë, duke kryesuar dikastere apo duke marrë pjesë në konferenca ndërkombëtare në kuadër të modernizimit të forcave shqiptare! Gjithmonë i paanshëm dhe konsensual, duke parë si primare të mirën e vendit!🇦🇱
President i Shqipërisë nga viti 2002 deri në vitin 2007, duke forcuar së shumti besimin dhe dinjitetin tek ky institucion i rëndësishëm i republikës, në rrugën drejt zhvillimit të demokracisë dhe shtetit ligjor! Me gradën doktor i shkencave, ai është autor i shumë librave, monografive, artikujve shkencorë mbi artin ushtarak, politikën, sigurinë rajonale!🌐
Shkëlqesisë së tij i urojmë një jetë të gjatë dhe shëndet të plotë!😊
Marrë nga Facebook i Deputetit Vullnet Sinaj.

Ish-President i Shqipërisë Alfred Moisiu feston sot ditëlindjen e 91-të Read More »

Merkel: Nuk mund ta premtoj celjen e negociatave me Shqipërinë

Kancelarja gjermane Angela Merkel shpreson që të hapë konferencën ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut qysh këtë vit. Ajo tha se pret që Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut do ta mënjanojnë grindjen e tyre.

“Në rastin e Shqipërisë çështja është pak më ndryshe. Me gjithë përparimet, nuk mund të premtoj se do të ndodhë që këtë vit, por shumë shpejt”, tha kancelarja në një takim virtual me komisionet e parlamenteve të vendeve anëtarë të BE-së.

“Sa i përket Serbisë, ajo duhet të bëjë përparime në marrëdhëniet e saj me Kosovën”, tha kancelarja. Ajo ritheksoi edhe njëherë me këtë rast se ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor është në BE.

Më 7 dhjetor ministrat e Jashtëm të vendeve të BE-së do të vendosin për çeljen zyrtare ose jo, të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Vendimi paraprak, por pa datë nisjeje, është marrë në mars të këtij viti.

Për shkak të grindjes mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për përkatësisë historike të maqedonasve, Bullgaria ka paralajmëruar se do të vërë veton për hapjen e konferencë së parë ndërqeveritare.

Ajo që shpresohet për momentin është, sipas vëzhguesve, që së paku Bullgaria të mos pengojë miratimin e kornizës negociuese për Shkupin.

Në rastin e Shqipërisë nuk pritet as miratimi i kornizës negociuese, pasi vendi nuk i ka plotësuar parakushtet e vëna nga BE-ja dhe Bundestagu Gjerman./DW/

Merkel: Nuk mund ta premtoj celjen e negociatave me Shqipërinë Read More »

Basha: ‘Rama pas 25 prillit para drejtësisë’

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha vazhdon të këmbëngulë për qëndrimin e tij politik se nuk do të bashkëqeverisë më me Partinë Socialiste.

“Zero shans që të ketë aleancë me Edi Ramën. Zero shans që Edi Rama të fitojë zgjedhjet. Zero shans që Edi Rama të pengojë opozitën të krijojë qeverinë”, – u shpreh ai në emisionin “Log” në Abc.

Sipas kreut të PD, kryeministri e ka vulosur humbjen e tij në zgjedhje. “Është zero e mundur, sepse me Edi Ramën më 25 prill do merret drejtësia dhe nuk do ketë koalicion me Partinë Demokratike, – vijoi Basha. – Shifrat e nxjerrin opozitën fituese dyshifrore ndaj Partisë Socialiste. Kjo është e vërtetë dhe mjafton të shihni shifrat e vitit 2017. Me gjithë manipulimin dhe vjedhjen që konstatoi “Bild”-i, ai mezi arriti të merrte 48% të votave”.

Basha thekson se mazhoranca aktuale nuk ka asnjë mundësi për të qëndruar edhe katër vjet të tjera në pushtet.

“PD dhe aleatët do t’i fitojnë zgjedhjet bindshëm. Në gjendjen ku është vendi dhe me të gjitha matjet e opinionit publik, nuk ka asnjë shans që Edi Rama të mos pësojë një disfatë të thellë. Sfida jonë është që plagët e tërmetit dhe pandemisë t’i mbyllim në sa më pak kohë”, u shpreh Basha. /noa.al/

Basha: ‘Rama pas 25 prillit para drejtësisë’ Read More »

Rrëzohet dekreti i Presidentit Meta për Policinë e Shtetit me shumicën e votave të mazhorancës

Komisioni i Sigurisë në Kuvendin e Shqipërisë, ka rrëzuar dekretin e presidentit Ilir Meta për ligjin e Po licisë së Shtetit.

Dekreti është rrëzuar me shumicën e votave të mazhorancës, ndërsa deputeti i opozitës, Myslim Murrizi votoi pro dekretit.

Sipas mazhorancës, argumentimet e kreut të shtetit nuk qëndrojnë. Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj tha se ligji është sjellë, sepse ia detyron kodi i procedurës. Ndërkohë ai shtoi se praktika të tilla ka në shumë vende të BE.

“Një drejtor i p olicisë në një land të Gjermanisë, ka autorizim të futet në një ambient privat dhe të vendosë një sekuestro. Ne këtu nuk e kemi. Po licia shqiptare ka sot më pak atribute në krahasim me vendet e tjera të BE”, – u shpreh ministri.

Meta ktheu në Kuvend ligjin nr.133/2020 për “Po licinë e Shtetit”, me argumentin se ai krijon hapësira për të gjurmuar dhe mbikëqyrur çdokënd përgjatë procesit zgjedhor.

Rrëzohet dekreti i Presidentit Meta për Policinë e Shtetit me shumicën e votave të mazhorancës Read More »