Pr otesta e mbrëmjes së sotme, përveç episodeve të dh unshme, pati edhe çudira.
Mbrëmjen e sotme gjatë protestës së qytetarëve pas vrasjes së Klodian Rashës nga efektivi i policisë, një vajzë doli në media dhe tha se ishte e motra e tij dhe kishte ardhur nga Italia.
Vajza mes protestuesve të shumtë që u mblodhën sot në kryeqytet ishte dhe e ashtuquajtura Bora Rasha, e cila u prezantua si motra e Klodianit, në fakt nuk ka qenë ajo.
Madje asaj i ranë edhe të fikët në Bulevard.
Por pasi u bë personazh në media, kanë qenë familjarë të Klodjan Rashës të cilët kanë kontaktuar me mediat duke thënë se vajza në fjalë nuk është pjesë e familjes Rasha.
Mësohet se vajza është nga Saranda dhe dyshohet se ka probleme mendore.
Ajo ka folur për shumë media, duke thënë se quhej Bora Rasha dhe duke u prezantuar si motra e të ndjerit Klodjan Rasha, por një gjë e tillë nuk është e vërtetë.
Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe me emtrin artistik “Stresi” ishte sot në mes të protestuesve, të cilët kërkuan dorëheqjen e ministrit Lledhaj.
Ai është shprehur se e organizoi ai tubimin, madje ka krijuar protestën më të madhe që ka parë ndonjëherë populli shqiptar.
Fillimisht u raportua se ai i ishte pl agosur, por së fundmi u shfaq në një video jo i lënduar, ku tha se ai është Azem Hajdari i dytë.
“Unë e kam organizuar këtë pr otestë. Hajde më vr isni mua si Klodianin, ndyrësirat e m*tit. A doni të më vri sni mua? Keni për të vr arë gjithë këta Klodianët. Nesër do të arr estohem, do jem krenar që do shkoj në qelitë e paraburgimit. Për çfarë? Se s’ka drejtësi për një vëlla tonin. Asnjë nuk do të dorëzohet.
“Nuk është miting pleqsh, është miting çunash, është miting populli, është miting të rinjsh. E kemi zemrën hekur. Këtu na keni”, tha Stresi.
“Jeni mësuar ju, unë jam Azem Hajdari i dytë, unë sot organizoj protestën më të madhe që ka parë ndonjëherë populli shqiptar”, – u shpreh këngëtari, pak orë pasi ishte në protestë, por u pretendua, se ishte lënduar dhe u largua prej saj.
Kujtojmë se protesta ishte e dhu nshme, me hedhje të sendeve të forta drejt godinave të kryeministrisë, ministrisë së Brendshme dhe Bashkisë së Tiranës.
Protesta ka vijuar më pas te godina e Drejtorisë së Po licisë së Shtetit. /NOA.al
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nga Vlora ku ishte pasditen e sotme, bëri përgjegjës Edi Ramën dhe Sandër Lleshajn për vrasjen e të riut Klodian Rasha dy netë më parë.
Gjatë një takimi me të rinjtë në qytetin bregdetar, kreu i opozitës foli për ngjarjen e rënde të vrasjes nga policia të të riut Klodian Rasha, e cila nxiti protesta të dh unshme në Tiranë.
“Dje ishte dita e rinisë, edhe në kushte të vështirë është një ditë të cilën ne duhet ta nderojmë edhe ta kujtojmë me një gëzim në shpirt se në fund të fundit se na kujton që ishte rinia ishte ajo që edhe në ditët më të errëta të kombit tonë, solli ndryshimin solli shpresën, solli dritën por edhe e djeshmja u godit rëndë nga një ngjarje e tmerrshme, nga vr asja e Klodian Rashës, 25 vjeçar”.
“Një brutalitet dhe përgjegjësit nuk janë thjesht ata që shkelën këmbëzën e armës mbi një të ri të pafajshëm, 20 metra nga dera e shtëpisë, por ata që kanë injektuar brutalitetin dhe ashpërsinë në çdo hallkë të qeverisjes”, tha Basha.
Basha tha se kjo qeverisje po të kishte dinjitet do të ishte shkarkuar ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dhe kreu i policisë, Ardi Veliu.
“Kryeqeveritari, vartësi i tij që po të kishte pasur një fije dinjitet do të kishte dhënë dorëheqjen, apo po të kishte pasur një fije dhembshuri kryeministri, duhet ta kishte shkarkuar atë edhe drejtorin e përgjithshëm të policisë, por nuk ka mundësi ta bëjë këtë, sepse frymëzuesi i këtij brutaliteti, kësaj arrogance, kësaj shpërfilljeje për dinjitetin, për jetën njerëzore, për jetën e të rinjve është vetë ai. E keqja ka shkuar në palcë ndaj duhet shkulur me rrënjë”, tha Basha, në reagimin e tij./NOA.al
Po licisë e Shtetit ka reaguar pas tubimit të dhunshëm të pasdites së sotme, të qindra të rinjve, të cilët protestuan për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha, dy netë më parë, një një efektiv po licie.
“Tubimi i nisur pasditen e sotme para godinës së Ministrisë së Brendshme u përshkallëzua në veprime të dh unshme, duke thyer xhamat e Ministrisë së Brendshme dhe duke p lagosur disa punonjës po licie që ishin në shërbim, në ruajtje të institucionit”, thuhet në reagimin e P olicisë së Shtetit.
Reagimi i plotë:
Më pas, turma u drejtua në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke u përqendruar perpara Kryeministrisë. Ekstremistë të dhunshëm kanë hedhur sende të forta, gurë, pllaka, kapsolla e sende të tjera, duke plagosur 9 punonjës po licie dhe duke shkaktuar dëme të mëdha materiale në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe në Sheshin Skënderbej.
Si pasojë e pl agëve të marra, 3 punonjës policie janë në gjendje më të rëndë në spital, pasi kanë dëmtime serioze në kokë dhe në trup, të shkaktuara nga sulmi me sende të forta nga protestuesit, ndërsa 6 punonjës p olicie janë në gjendje më të stabilizuar. Edhe disa mjete po licore u dëmtuan me sende të forta.
Po licia e Shtetit bëri të gjitha përpjekjet për menaxhimin me shumë përmbajtje të dhunës së papritur dhe të padrejtë ndaj punonjësve të saj dhe ndaj institucioneve.
P olicia e Shtetit apelon për të gjithë protestuesit që të mos ushtrojnë dhunë ndaj punonjësve të Po licisë dhe institucioneve, pasi cilido do të përballet me pasojat ligjore.
Po licia e Shtetit iu bën thirrje organizatorëve, të cilët kanë bërë thirrje sot në rrjetet sociale për t’u grumbulluar në protestë, të marrin masa të menjëhershme për të ndaluar thirrjet për dh unë, pasi dh una do të përballet me përgjigjen ligjore të Po licisë së Shtetit.
Episodi i papranueshëm i vrasjes së një qytetari nga një punonjes po licie, i cili po hetohet në gjendje arr esti, nuk mund të përdoret si pretekst për të ushtruar dhunë të verbër, për të pl agosur rëndë punonjësit e Po licisë së Shtetit dhe shkatërruar pronën publike dhe private./NOA.al
Nga protesta e sotme para ministrisë së Brendshme është pl agosur edhe një gazetar.
Në plagosjen e gazetarit, protestuesit duket se i vijnë në ndihmë (siç shihet në foto) duke kërkuar thirrjen e një ambulance sa më shpejt.
Ak sidentalisht gazetari u godit me gurë nga protestuesit.
Të pla gosur veç gazetarit nga protesta mbetën edhe një efektiv po licie, u lëndua lehtëkëngëtari “Stresi”, si dhe një protestues.
Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Sandër Lleshajt.
Ata deklarojnë se rezistenca do të vijojë derisa të vendoset drejtësi për vr asjen e të riu Klodian Rasha nga një efektiv ditën e djeshme.
Aktualisht protestuesit janë zhvendosur te kryeministria, ku po qëndrojnë dhe duket se protestojnë paqësisht. Ndërkaq, aty janë shtuar forcat e rendit. /NOA.al
Presidenti Ilir Meta ka reaguar për ngjarjen e rëndë ku mbeti vi ktimë 25-vjeçari Klodian Rasha, i cili u qëllua nga një efektiv i Po licisë së Shtetit mesnatën e djeshme.
Sipas Metës, “kjo është përgjegjësi direkte e funksionarëve të lartë dhe e drejtuesve të Policisë së Shtetit, si edhe e Ministrit të Brendshëm, të cilët nuk kanë mbajtur deri më sot qëndrime publike të qarta për zero tolerancë ndaj akteve të tilla”.
Kreu i shtetit i bën thirrje prokurorisë të hetojë dhe autorët të vohen para përgjegjësisë.
Zbardhja e kësaj ngjarje thotë Presidenti Meta, duhet të shërbejë “si një moment kthese dhe reflektimi mbi ligjshmërinë e akteve të Policisë së Shtetit, jo vetëm të një individi, por e të gjithë zinxhirit komandues, që nga mënyra e rekrutimit, trajnimit dhe orientimit të efektivëve të policisë, deri te nxitja e veprimeve apo sjelljeve jashtë kërkesave të ligjit, që më pas çojnë edhe në ngjarje të tilla, të papranueshme për të gjithë shoqërinë tonë”.
Mesazhi i plotë i Presidentit:
Të dashur familjarë të të ndjerit Klodian Rasha,
Më lejoni T’ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për ndarjen nga jeta, në rrethana tashmë të bëra publike, të djalit dhe të afërmit Tuaj, i vrarë me armë zjarri nga një punonjës i Policisë së Shtetit, ngjarje shumë e rëndë dhe e dënueshme, që na ka tronditur thellësisht të gjithëve.
Të dashur qytetarë,
Po licia e Shtetit ka mision të ruajë rendin e sigurinë publike, garantimin e zbatimit të ligjit, në përputhje me Kushtetutën dhe Aktet Ndërkombëtare, duke respektuar të drejtat dhe liritë e njeriut. Fatkeqësisht, të gjithë jemi bërë dëshmitarë, veçanërisht në dy vitet e fundit se, aktet e përdorimit të dhu nës ekstreme dhe shproporcionale nga efektivë të caktuar të Policisë së Shtetit, kanë ardhur duke u përshkallëzuar.
Kjo është përgjegjësi direkte e funksionarëve të lartë dhe e drejtuesve të P olicisë së Shtetit, si edhe e Ministrit të Brendshëm, të cilët nuk kanë mbajtur deri më sot qëndrime publike të qarta për zero tolerancë ndaj akteve të tilla.
Uniforma e Policisë së Shtetit është përfaqësuese e drejtpërdrejt e autoritetit shtetëror, por dhe e besimit që qytetarët kanë ndaj shtetit.
Për ta fituar dhe për ta mbajtur atë, duhet integritet, meritë, profesionalizëm, paanshmëri, pavarësi, vetëpërmbajtje dhe mbi të gjitha ligjshmëri dhe respektim i të drejtave e lirive themelore të njeriut. Këto janë parimet mbi të cilat duhet të ushtrojë detyrën çdo efektiv policie. Çdo akt tjetër përtej ligjit dhe misionit të saj, i kryer nga Po licia e Shtetit dhe efektivët e saj, është i papranueshëm, nuk duhet të tolerohet, por duhet të ndëshkohet.
Ju bëj thirrje agjencive ligjzbatuese dhe autoriteteve të tjera shtetërore, t`i përgjigjen menjëherë nevojës së mbarë shoqërisë për drejtësi, përmes një hetimi të shpejtë, të plotë, të pavarur, objektiv dhe transparent për ngjarjen e rëndë të vrasjes së shtetasit Klodian Rasha.
I kërkoj Prokurorisë të hetojë intensivisht, të zbardhë të vërtetën dhe të vërë para përgjegjësisë menjëherë autorët e aktit kri minal, të kryer nga organi që ka pikërisht detyrën të mbrojë jetën e qytetarëve.
Zbardhja e plotë e ngjarjes së rëndë duhet të shërbejë, si një moment kthese dhe reflektimi mbi ligjshmërinë e akteve të Po licisë së Shtetit, jo vetëm të një individi, por e të gjithë zinxhirit komandues, që nga mënyra e rekrutimit, trajnimit dhe orientimit të efektivëve të po licisë, deri te nxitja e veprimeve apo sjelljeve jashtë kërkesave të ligjit, që më pas çojnë edhe në ngjarje të tilla, të papranueshme për të gjithë shoqërinë tonë.
I kërkoj Avokatit të Popullit të ndjekë nga afër këtë rast dhe të dalë me rekomandime të posaçme për Po licinë e Shtetit e që duhet të adresohen menjëherë nga kjo e fundit.
I bëj thirrje shoqërisë civile të jetë më aktive në krah të mbrojtjes të të drejtave të qytetarëve në raport me veprimet e Po licisë së Shtetit, e të monitorojë në mënyrë konstante veprimtarinë e saj.
Ish-zv.kryeministrja Senida Mesi është drejt shërimit nga Covid-19. Por ajo thotë se bashkë me familjarët kaloi ditë të vështira, ndërsa pas dy javësh në karantinë, mjekët i kanë thënë se e ka kaluar pikën kritike.
Megjithatë, deputetja e PS-së së qarkut “Shkodër”, shtoi megjithatë se, “kemi shumë punë përpara deri në rikuperimin e plotë.
“Miq, ju falenderoj për kujdesin e treguar ndaj meje dhe familjes sime. Sot jemi në javën e dytë të karantimit dhe trajtimit që nga marrja e përgjigjes pozitive të tamponit COVID-19”.
“Në pamundësi tju kthej përgjigje të gjithëve një e nga një, më lejoni tju them që kanë qenë ditë të vështira në familjen tonë, por besoj se tashmë mjekët mendojnë se e kemi kaluar pikën kritike. Kemi shumë punë përpara deri në rikuperimin e plotë, por me pak vullnet, kujdesin e mjekëve dhe besimin në Zot, do ja dalim shëndosh e mirë edhe kësaj sfide”.
“Ju falenderoj të gjithëve që na jeni gjendur pranë mua dhe Artanit”, – tha Senida Mesi, përmes një postimi në profilin e saj Facebook./NOA.al
Kryeministri Rama ka shkruar në Twitter se është takuar me atë që e quan “bosin” e kompanisë Pfeizer, të prodhimit të vaksinës kundër koronavirusit.
Rama shkruan se është sfidë e jashtëzakonshme për të siguruar vaksinën, në kushtet e kërkesës së madhe globale.
“Takimi pozitiv me bosin e Pfeizer, Albert Burla, në qendrën e kompanisë prodhuese të vaksinës në Nju Jork, përmbylli komunikimet tona të kësaj vizite kërkimore për të siguruar vaksinën për Shqipërinë – një sfidë e jashtëzakonshme në kushtet e një kërkese globale marramendëse.
Prodhimi është ende shumë më i ulët se sa kërkesa botërore! Por ambicia jonë është mos mbetemi mbrapa në radhën e stërgjatë të shteteve që kërkojnë vaksinën!
Përveç kanalit të sapohapur për vaksinën Pfeizer do hapim në vijim edhe kanalet për vaksinat Moderna dhe Astrazeneca”, shkruan Rama.