Aktualitet

Kryeministri Rama shkon në shtëpinë e familjarëve të Klodian Rashës

Pak orë pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara, Kryeministri Rama ka shkuar në shtëpinë e familjarëve të Klodian Rashës, të riut që dy ditë më parë u vra nga një polic, pak metra larg banesës.

Më herët, përmes rrjeteve sociale, kreu i Qeverisë ka paralajmëruar se do mbajë një konferencë për mediat, sot në orën 18:00, për ngjarjen e rëndë.

Regaimet vijojnë edhe sot për atë që ndodhi.

Ndërkohë, një ditë më parë, qindra të rinj u organizuan në protesta për vrasjen e të riut.

Kërkesa e tyre është largimi i ministrit Sandër Lleshaj. /noa.al/

Kryeministri Rama shkon në shtëpinë e familjarëve të Klodian Rashës Read More »

Gjykata jep vendimin për Shullazin dhe Recin, të akuzuar për v rasjen e bujshme të 2005

Gjykata e Posaçme Kundër Ko rrupsionit dhe Kr imit të Organizuar ka lënë në fuqi vendimin për masën e sigurisë arrest me b urg për Emiljano Shullazin, Viktor Ymerin dhe Indrit Rusin.

Të gjithë akuzohen për dy vr asjet e bujshme në vitin 2005, ku v iktima mbetën Vajdin Lame dhe Klodjan Saliu.

Ai që ka zbardhur të gjithë dinamikën e ngjarjes ishte Luftar Reçi, i penduari i drejtësisë, dhe më pas u zbuluan dy vr asjet e 15 viteve më parë.

Në dëshminë e tij Reçi ka treguar takimin që ka bërë me Lul Berishën në kazinonë e tij, në të cilin ky i fundit i ka ofruar një marrëveshje sipas së cilës i penduari duhej të vriste Klodjan Saliun që në këmbim Berisha t’i vr iste hasmin.

Po ashtu Reçi ka zbuluar para SPAK se Lul Berisha i ka kërkuar atij, në shkurt të vitit 2005, që t’i gjejë kallëpe tr itoli për vr asjen e Vajdin Lamajt, në ashensor në banesën e tij. Ai rrëfeu se bombën e përgatiti në bashkëpunim me Indrit Taullain. /noa.al/

Gjykata jep vendimin për Shullazin dhe Recin, të akuzuar për v rasjen e bujshme të 2005 Read More »

Alibeaj: ‘Asnjë kurban nuk e shpëton dot Edi Ramën’

Dy orë përpara se Kryeministri Rama të reagojë për vr asjen e Klodian Rashës, PD i ka paraprirë shkarkimit nga ana e tij të ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Ish-deputeti Enkeled Alibeaj, tha në një deklaratë për mediat se Kryeministrin Rama nuk e shpëton asnjë kurban nga përgjegjësia, qoftë ky edhe ministri i Brendshëm.

Daljen e Kryeministrit e quan propagandë të radhës nga ana e tij.

REAGIMI I PD

Pasi mbaroi pazaret në New York, Edi Rama paralajmëroi se sot do na shfaqet në TV për shfaqjen e propagandës së radhës, siç bën gjithmonë për t’i ikur përgjegjësisë.

Për 3 ditë me radhë, nga Neë York ku kaloi pushimet, nuk gjeti kohë për t’i shprehur ngushëllime familjes Rasha për ekzekutimin makabër në derë të shtëpisë së djalit të saj.

Gjatë gjithë këtyre ditëve me urdhër të tij u mundua të manipulojë opinionin publik, duke fshehur të vërtetën.

Kur e pa se nuk ia doli dot, bëri njoftimin se do të mbante fjalim. Jo për vrasjen e Klodianit siç ka ndodhur vërtet, por për vdekjen e tij.

Por shqiptarët e dinë mirë që është Edi Rama frymëzuesi i dhunës, i arrogances dhe i urr ejtjes.

Asnjë fjalim nuk e justifikon dot Edi Ramën. Asnjë kurban, qoftë dhe Lleshaj, nuk e shpëton dot nga përgjegjësia.

Pas 7 vitesh dështimesh dhe premtimesh të pambajtura, askush nuk e beson më Edi Ramën. /noa.al/

Alibeaj: ‘Asnjë kurban nuk e shpëton dot Edi Ramën’ Read More »

U prezantua si motra e 25-vjecarit, babai i Klodianit: Nuk është vajza ime

Një vajzë me emrin Bora, e cila ishte pjesëmarrëse në protestën e qytetarëve para kryeministrisë, u prezantua se ishte e motra e 25-vjeçarit Klodian Rasha, i vr arë para dy ditësh nga një efektiv po licie.

Ajo tha se është kthyer nga Italia vetëm për ngjarjen, ndërkohë që ka shtuar se familjarët kërkojnë vetëm të drejtën e vëllait të saj.

Por kjo u përgënjeshtrua nga babai i v iktimës disa orë më pas.

“Shteti të bëjë detyrën që i takon. Jemi popull, kërkojmë drejtësi. Kërkojmë që të gjejmë shpresën tek ligji, tek rregulli. Si djali im jeni edhe ju të gjithë. Ndoshta prindërit e dinë më mirë peshën time. Unë nuk i shërbej asnjë politike, por vetëm familjes time, – tha babai i Klodian Rashës. – Tek familja jam i detyruar të flas për hir të djalit tim që sot e varrosa. Vlerësoni, gjykojeni, shteti të bëjë punën e vet, të japë drejtësinë. Fajtori të shkojë atje ku e meriton. Ajo vajza që u hoq si motra e Klodit nuk është vajza ime. Inskenime mos bëni se kam peshën e barrës së madhe nuk dua më”.

Vajza në fjalë, e cila pretendonte të ishte motra e 25-vjeçarit, mbante në dorë edhe flamurin shqiptar, që ajo tregon se është simbolikë e gjakut të derdhur nga “i vëllai”.

“Kam qenë në Itali dhe jam nisur për ngjarjen. Familja ime kërkon të drejtën, për çfarë është vrarë vëllai im. Vëllai e blinte paketën rreth 20 minuta në këmbë. Probleme nuk ka patur, ai ka qenë djalë i mirë, i rregullt. Ishte i fejuar dhe sivjet prisnim ta martonin, – tha ajo gjatë protestës, para se të zbulohej cila ishte në të vërtetë. – E takova para gjashtë muajsh. Kur erdha nuk e takova të gjallë, e takova në arkivol. Dua të drejtën e vëllait tim. S’ka patur faj fare, për çfarë e kanë qëlluar. Duhet të qëllonin në ajër, jo në zemër. Flamurin e mbaj për gjakun e vëllait që është derdhur”, – u shpreh ajo. /noa.al/

U prezantua si motra e 25-vjecarit, babai i Klodianit: Nuk është vajza ime Read More »

V rasja e Klodian Rashës, ambasada e SHBA paralajmëron qytetarët e saj

Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar pas protestës së zhvilluar mbrëmjen e djeshme në Tiranë për vr asjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv i p olicisë.

Selia deiplomatike u bën thirrje qytetarëve amerikanë të shmangin tubimet e mëdha, pasi demonstratat mund të përhapen edhe në zonat e tjera të vendit.

Mirëpo, ambasada, në njoftimin e saj, nuk komenton apo nuk citon asgjë në lidhje me vra sjen e të riut, që ndezi mbrëmë në revoltë disa qytete të vendit.

“Ambasada ka marrë raporte për protestën që ndodhi përpara zyrave qeveritare në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në Tiranë. Raportet tregojnë se disa protestues kanë hedhur objekte në drejtim të po licisë dhe disa efektivë u pl agosën. Efektivët e po licisë kanë përdorur gaz lotsjellës për të kontrolluar turmën. Qytetarët amerikanë duhet të shmangin tubimet e mëdha, pasi demonstrata të ngjashme mund të përhapen në zona të tjera. Personeli i ambasadës amerikane dhe anëtarët e familjes janë këshilluar të shmangin të gjithë vendet, ku demonstratat janë të vazhdueshme. Shmangni tubimet e mëdha dhe çdo zonë ku demonstratat janë të afërta ose të vazhdueshme. Monitoroni mediat lokale për përditësime”, – thuhet në deklaratën e ambasadës amerikane. /noa.al/

V rasja e Klodian Rashës, ambasada e SHBA paralajmëron qytetarët e saj Read More »

Kryeministri Edi Rama njofton një konferencë për v rasjen e Klodian Rashës

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Tiranë thuajse pas një jave në SHBA dhe menjëherë ka deklaruar se do shprehet sot për ngjarjen e rëndë të vr asjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv pol icie.

I akuzuar për heshtjen e tij ndaj vrasjes së Klodian Rashës, Rama ka vendosur të flasë sot, në orën 18:00.

“Më në fund në Tiranë! Sot në 18.00 do të ndaj me shqiptarët qëndrimin tim për vd ekjen t ragjike të 25 vjeçarit nga efektivi i Po licisë së Shtetit! Faleminderit paraprakisht kujtdo që do të gjejë kohën të më ndjekë në tv apo fb”, shkruan Rama. /noa.al/

Kryeministri Edi Rama njofton një konferencë për v rasjen e Klodian Rashës Read More »

Djali i ish-kryeministrit në protestë me vajzën, sfidon po licinë

Në protestën e djeshme të qindra qytetarëve dhe aktivistëve, ku kërkohej drejtësi për vr asjen e Klodian Rashës nga një efektiv p olicie, ka marrë pjesë edhe djali i ish-kryeministrit shqiptar, Aleksandër Meksi.

Redon Meksi ka dalë së bashku me vajzën e tij 5-vjeçare të pr otestojë në mënyrë qytetare, duke kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Meksi deklaroi se dy efektivë po licie i kanë kërkuar të largohet, por shton se ai ka qëndruar me vajzën dhe të shoqen, ndërkohë që kishte vendosur edhe maskë.

Ai shprehet se e ka mësuar të bijën me protesta që në moshë të vogël, duke treguar se e ka bërë atë pjesë të protestës së studentëve.

“Kam marrë vajzën 5-vjeçe dhe kam vënë edhe maskën për të shmangur po licinë. Dy efektivë po licie më kërkuan të largohesha nga aty. E pyeta pse nuk lejohet. Jam unë vajza ime dhe ime shoqe. Ma thuaj se unë iki dhe largohem. Më kërcënuan, më thanë se do më shoqërojnë, – tregon ai për Abc news. – Unë isha në të drejtën time. Ata flisnin në celularë. I thoshin që ky nuk do të largohet, çfarë të bëjmë. Më thonin do të shoqërojmë, do të vijë shefi tani vetë këtu. Në fund u largova vetë se edhe vajza u mërzit. Vajza ka qenë edhe te protesta e studentëve”, u shpreh Meksi.

Ai deklaroi se qëllimi është dorëheqja apo shkarkimi i ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, duke e konsideruar këtë një fitore për qytetarët shqiptarë.

“Qëllimi për mua është të japë dorëheqjen ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj. Kjo do të ishte një fitore e qytetarëve shqiptarë. Ata që ankoheshin për vr asjen në Amerikë sot qajnë një pemë të rrëzuar. Qëllimi i protestës ky është, që ministri të shkarkohet. Njerëzit nuk kanë më besim. Ngritja dhe arritja e qëllimit me protesta do i çonte njerëzve të kërkojnë të drejtën e tyre më shumë. Sa herë ka pasur dhunë nga policia, Lleshaj ka dalë për t’i mbrojtur me zell. Ai është një person që shkel ligjin”, – shtoi ai.

Djali i ish-kryeministrit në protestë me vajzën, sfidon po licinë Read More »

I vihet flaka pemës së Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri/ S ulmohet godina e Bashkisë së Tiranës

Pas protestave të dh unshme te Kryeministria, pr otestuesit pas rreth një ore janë larguar prej aty, duke u zhvendosur para ministrisë së Brendshme. Disa kanë vijuar protestën në sheshin “Skënderbej”, ku edhe aty kanë dëmtuar pemën e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri, duke i vënë fl akën.

Një pjesë e protestuesve të cilët janë rikthyer sërish te Ministria e Brendshme, kanë nisur të thyejnë çdo xham dhe objekt tjetër rreth saj.

Disa prej tyre hapin një nga dritaret e ministrisë, teksa i vunë flakën jërës prej perdeve të zyrës ku qëndron ministri Sandër Lleshaj.

Po licia përdori gaz lotsjellës për të shpërndare turmën e protestuesve.

Disa pr otestues para se të mbërrinin te ministria e Rendit kanë qëlluar makinat e po licisë, duke i thyer xhamat dy prej tyre.

Ato kanë qenë të parkuar në Bulevard.

Po licët kanë larguar me shpejtësi dy prej tyre, ndërsa një makinë tjetër është sulmuar më shumë pasi në atë momente brenda nuk kishte asnjë po lic. Disa protestues kanë ndërhyrë, duke e ndalur sulmin ndaj makinave dhe kanë lejuar po licin që ta largohet.

Ndërkohë, pas përplasjeve të ministria e Brendshme, policia ka përdorur sërish gaz lotsjellën.

Më pas protestuesit janë larguar nga ministria e Brendshme dhe kanë su lmuar edhe godinën e Bashkisë së Tiranës. Më tej ata i janë drejtuar godinës së drejtorisë së Po licisë së Tiranës./NOA.al

I vihet flaka pemës së Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri/ S ulmohet godina e Bashkisë së Tiranës Read More »