Aktualitet

Kryebashkiaku Leli: ‘Lungomare’ dhe Qendra Historike e Vlorës pole të zhvillimit të turizmit

Projektet e ndryshme infrastrukturore, por jo vetëm po e transformojnë qytetin bregdetar të Vlorës, nga qendra në periferi, nga vija bregdetare në hapësirën e blloqeve të banimit, deri në zonat rurale, në të gjitha njësitë administrative.

Çdo rrugë e rrugicë, çdo lagje e fshat, është pjesë e kësaj pune që po vijon prej pak vitesh dhe që po e bëjnë qytetin një hapësirë me standard bashkëkohore. Radha e projekteve është e gjatë dhe pasurohet çdo ditë, pavarësisht fund, apo fillim viti.

Kështu u shpreh në një intervistë për ATSH-në kryetari i bashkisë Vlorë, Dritan Leli, i cili shpalosi një sërë projektesh që janë zhvilluar, kanë nisur e do të bëhen realitet edhe gjatë 2021.

Por nuk mungon edhe fusha më e rëndësishme ajo e turizmit, ku bregdeti i saj vijon të tërheqë një numër të lartë turistësh edhe pse këtë vit për shkak të pandemisë numri i tyre ishte më i ulët.

-Vlora, në këto vite ka përjetuar një “boom” investimesh, të cilat kanë patur impaktin e tyre të drejtpërdrejtë në turizëm. A mund të na bëni një përshkrim të tyre?

Mjafton të sjellim në vëmendje faktin se, sot, qyteti i Vlorës, ka dy epiqendra të rëndësishme të jetës urbane me profil dhe në funksion të drejtpërdrejtë të zhvillimit të turizmit, për të evidentuar rëndësinë që i është kushtuar investimeve të kësaj natyre, me mbështetjen e Qeverisë Shqiptare dhe angazhimin personal të Kryeministrit Rama.

“Lungomare” dhe Qendra Historike e Vlorës, janë shndërruar sot, në dy pole të rëndësishme të zhvillimit të turizmit dhe që i kanë dhënë një impuls të spikatur zhvillimit. Kjo na ka bërë ne optimistë, për efektivitetin e investimeve madhore të realizuara gjatë viteve të fundit dhe për pritshmëritë për të ardhmen. Këto dy pole, me dimensionet e tyre, spikasin edhe në këtë atmosferë festash, kur ato gjenerojnë gëzim dhe besim tek njerëzit, tek qytetarët, ku, pavarësisht kufizimeve orare për shkak të pandemisë, mbeten destinacion i preferuar për vizitorët edhe në këto ditë dimri. Prandaj dhe vazhdimi i investimeve në projekte të tilla, është vlerësuar si mënyra më e mirë për të ecur drejt një zhvillimi të qëndrueshëm, drejt standardeve më të përparuara. Vlora e transformuar e këtyre viteve është produkt i vizionit të Qeverisë Shqiptare, Kryeministrit Edi Rama, i punës së palodhur të administratës së Bashkisë. Për ne, të investosh, do të thotë të evidentosh dhe të vësh në eficiensë resurse, të krijosh dimensione zhvillimi në dinamikë, të përvijosh profile dhe modele të të ardhmes.

Prandaj dhe administrata bashkiake është orientuar dhe orientohet në vijimësi për të qenë sa më pranë modeleve më të mira zhvillimore, për t’i bërë ato qeliza të suksesit të të ardhmes. Për të orientuar investimet aty ku impakti është i dukshëm, ku çdo vlerë financiare e hedhur, përkthehet në ekonomi, në standard, në cilësi jetese. Është kjo filozofia që na ndjek në punën tonë të përditshme, në jetëzimin e vizionit tonë. Prandaj dhe, në bashkëpunim me të gjithë faktorët, të mbështetur fuqimisht nga Qeveria Shqiptare, ne evidentojmë dhe këmbëngulim që projektet të ecin dhe të ndjekin kohën, pavarësisht vështirësive. Prandaj dhe në bashkëpunim me Fondin Shqiptar të Zhvillimit(FSHZH), ne po punojmë për vazhdimin e investimeve edhe në pjesën tjetër të Qendrës Historike të Vlorës, apo konkretizimin e projekteve të tjera madhore që mbështeten e financohen nga Qeveria.

Është e paprecedent ajo që po ndodh tashmë në Vlorë, ku investimet pasojnë njera tjetrën, ku projektet po transformojnë gjithçka, të gjithë hapësirën nga qendra në periferi, nga vija bregdetare në hapësirën e blloqeve të banimit, nga qendra e qytetit, deri në zonat rurale, në të gjitha njësitë administrative. Çdo rrugë e rrugicë, çdo lagje e fshat, është pjesë e kësaj pune që po vijon prej pak vitesh dhe që po e bëjnë qytetin një hapësirë me standard bashkëkohore. Radha e projekteve është e gjatë dhe pasurohet çdo ditë, pavarësisht fund, apo fillim viti.

Projekti “Lungomare 2”, segmenti që nis nga fushat sportive deri tek Tuneli i Ujit të Ftohtë, është aktualisht, pika e referencës për vëmendjen tonë në fushën e transformimit të mëtejshëm të Vlorës, në funksion të turizmit. Ecuria dhe ritmi i punimeve në këtë projekt, përbën edhe një sfidë për kohën, për problematikat që dalin në terren. Në vlerësimin tonë, ky projekt, me një impakt të rëndësishëm, do të përfundojë përpara fillimit të sezonit turistik të vitit që vjen. Puna që po bëhet është intensive, tepër profesionale, e pandërprerë dhe në përputhje me plotësimin e afateve të përcaktuara. Në ditët e para të janarit do të nisë edhe segmenti tjetër pas tunelit të Ujit të Ftohtë, i financuar tashmë, i cili do të pasohet në tej edhe nga pjesët e tjera të këtij projekti të jashtëzakonshëm transformues, ndërkohë që po vijon puna intensivisht me investimin e Bypass-it të qytetit, që krijon një tjetër mundësi lidhjeje me bregdetin.

Asnjë vështirësi nuk mund të verë në diskutim përkushtimin tonë për të vazhduar me zbatimin e projekteve, të cilat e kanë shndërruar Vlorën në një kantier të vërtetë pune. Në Vlorë punohet, në Vlorë ndërtohet, pavarësisht se pandemia ka krijuar situata që deri një vit më parë ne as që mund t’i imagjinonim. Puna vazhdon në të gjithë shtrirjen gjeografike të qytetit, në të gjithë territorin e Bashkisë. Ky fakt, mund të konstatohet sot fare lehtë. Jemi çdo ditë në terren, duke punuar për të tashmen dhe duke menduar për ditët që vijnë. Për ne, përbën motiv pune, çdo shqetësim, çdo problem që konstatojmë, apo që na vjen nga komuniteti, çdo kërkesë e njerëzve, e qytetarëve për standarde në cilësinë e jetesës. Një gropë, apo një dëmtim asfalti, bëhet pjesë e angazhimit tonë të përditshëm, po aq sa edhe puna për të çuar përpara projektet e rëndësishme. Dhe në vijim të prezantimit të këtyre projekteve, po veçoj atë të ndërtimit të segmentit që lidh rrugën “Transballkanikja”, me portin e Vlorës, për të përfunduar më së fundi këtë projekt të ëndërruar prej kohësh nga qytetarët vlonjatë dhe që do të krijojë një dimension të plotë lidhjes së kësaj nyjeje të rëndësishme portuale, me akset kombëtare. Ky është një projekt tepër i rëndësishëm, që shkon në koherencë me projektin tjetër të transformimit të ballinës së portit, aty ku është Muzeu Kombëtar i Pavarësisë. Ky projekt, që është një nga investimet më të rëndësishme që ne po realizojmë përgjatë vijës bregdetare të qytetit, do të shndërrojë në një pyll të gjelbëruar të gjithë këtë hapësirë përreth godinës së Muzeut Kombëtar të Pavarësisë dhe godinave e hoteleve që ndodhen në këtë zonë.

Duke qëndruar në këtë pikë, pra në atë të investimeve që janë në proces, apo që pritet të nisin, çfarë vendi zë projekti i transformimit të Sheshit të Flamurit, në tërësinë e transformimeve që po ndodhin në Vlorë?

-Projekti i transformimit të Sheshit të Flamurit, është një ndër investimet me impakt të shumëfishtë dhe me pritshmëri të larta nga komuniteti i qytetarëve, por jo vetëm. Rëndësia dhe vendi që zë Sheshi i Flamurit në historinë e Vlorës, të Shqipërisë dhe të shqiptarëve, i jep këtij investimi një peshë të jashtëzakonshme. Prandaj dhe që në krye, unë dua të falenderoj të gjithë këshilltarët bashkiakë, të cilët u bënë pjesë e votimit në mbledhjen e miratimit të paketës fiskale për të filluar procedurën e shndërrimit të Sheshit të Flamurit, në sheshin e të gjithë shqiptarëve, për t’i kthyer dinjitetin kësaj hapësire simbol të historisë.

Tashmë, është miratuar projekti dhe është zhvilluar edhe procedura përkatëse e tenderimit dhe puna për transformimin e Sheshit të Flamurit do të nisë shumë shpejt. Është një projekt fantastik që e transformon tërësisht këtë zonë. Godina shumëkatëshe , që është në këtë shesh prej më shumë se 30 vjetësh, nuk do të jetë më pjesë e tij. Në procedurat e konkretizimit të projektit, përfshihet edhe ajo e shpronësimit të kësaj ndërtese, e cila do të shembet, për t’i lënë vend një hapësire që do të konceptohet në raport me të gjithë pjesën tjetër të përreth Monumentit të Pavarësisë, Qendrës Historike etj.

Zoti Leli, çfarë ishte 2020-ta për turizmin. Si do ta vlerësonit ju Vlorën turistike për këtë vit?

Sezoni turistik i vitit të kaluar, në këndvështrimin tim, ishte sezoni i mbijetesës. Kjo, sepse, 2020-ta u shoqërua me situata të paprovuara më parë për shkak të pandemisë. Por, pavarësisht kësaj, disa nga pritshmëritë u tejkaluan. Ne u përshtatëm me situatën e rëndë të pandemisë dhe, mbi të gjitha, ato që u përshtatën më tepër ishin bizneset. Mes tyre, bizneset e turizmit ishin ato subjekte që treguan më tepër zhdërvjelltësi, u përballën me problematikat dhe arritën të jenë fituese(sigurisht aq sa lejoi pandemia) në ato rrethana të pazakonta.

Në Vlorë, pavarësisht problematikave të mëdha, mund të them se sezoni turistik gjatë muajve gusht-shtator, shënoi një rritje të rëndësishme. Njësitë hoteliere dhe lokalet e shërbimit edhe për arsye të numrit shumë të ulët të rasteve me Covid të konstatuara në territorin e Bashkisë Vlorë, patën një rritje të rëndësishme të fluksit. Në raste të caktuara, kjo rritje ishte deri në 50 përqind gjatë muajit gusht dhe 70% gjatë muajit shtator, krahasimisht me periudhat respektive të vitit paraardhës.

Këta tregues, të kënaqshëm për vetë rrethanat që përshkrova, na krijuan ndjesinë e mirë, për drejtësinë e vendimeve që morëm për të mbështetur biznesin, veçanërisht atë të turizmit. Sepse, ajo që dua të veçoj në këtë drejtim, është marrëdhënia e veçantë që ne, bashkia Vlorë, ndërtuam me komunitetin e biznesit, duke synuar minimizimin e pasojave që sigurisht solli pandemia.

Ne, i paraprimë situatës me një kuadër masash të caktuara dhe të efektshme, në bashkëpunim dhe koordinim me bizneset përkatëse, mes të cilave, ristrukturimi i taksave, apo falja e tyre në një masë të rëndësishme. Parimi se jo vetëm sukseset duhet të ndajmë bashkë, por edhe në momentet e vështira duhet të jemi pranë njeri tjetrit, në këtë rast, u shfaq i plotë dhe në të gjitha dimensionet./atsh

Kryebashkiaku Leli: ‘Lungomare’ dhe Qendra Historike e Vlorës pole të zhvillimit të turizmit Read More »

‘Vlorën do ta bëjmë një ndër destinacionet turistike më tërheqëse të Mesdheut’

“Vlorën do ta bëjmë një ndër destinacionet turistike më tërheqëse të Mesdheut”, deklaron kryeministri Edi Rama duke publikuar një fotogaleri nga investimet që po kryhen në jug të vendit.

Rama theksoi se “kohën e humbur si s’ka më keq nga ata që na pararendën nuk e kthejmë dot më, por Vlorën dhe Shqipërinë që duam do ta bëjmë me se s’bën një hapësirë jetese të denjë për njerëzit e këtij vendi”.

“Vlorën do ta bëjmë një ndër destinacionet turistike më tërheqëse të Mesdheut, mu ashtu siç ajo e meriton për bukurinë magjepsëse që i ka falur Zoti, siç e meriton ta ketë atë krejt shqiptaria dhe siç do të ishte me siguri sot, nëse nuk do t’ia kishin humbur njëzetë e kusur vitet e para të lirisë, duke e braktisur dhe lënë në mëshirën e fatit”, shprehet Rama./atsh

‘Vlorën do ta bëjmë një ndër destinacionet turistike më tërheqëse të Mesdheut’ Read More »

Bashkëshortja zbulon ‘arr atisjen’ e Bashës

Bashkëshortja e kryetarit të Partisë Demokratike ka “zbuluar” vendndodhjen e bashkëshortit të saj.

Aurela ka postuar disa foto të kryedemokratit Basha, teksa ky i fundit po fotografonte natyrën.

Pas festave, para sfidave që e presin në 2021, Lulzim Basha ka preferuar të shijojë natyrën.

Basha dhe familja e tij kanë vizituar pasditen e sotme, si ditë e diel, zonën e Petrelës dhe atë të Dajtit.

“Perëndimi në Malësinë e Tiranës” , ka shkruar Aurela krahas fotove.

Bashkëshortja zbulon ‘arr atisjen’ e Bashës Read More »

Po licia gjermane kontrollon autobusin e mbushur me shqiptarë, gjen thasët plot me…

Pol icia gjermane ka kontrolluar një autobus të mbushur me shqiptarë të Kosovës që ktheheshin pas festave të funvitit.

Siç raportojnë mediat në Kosovë, autobusi është ndaluar në kufirin gjerman ndërsa pol icët kanë kryer kontrollin e bagazheve.
Ata janë habitur kur kanë parë thasë të mbushur plot me speca, që emigrantët i kishin marrë me vete nga Kosova.

Në videon e bërë nga vetë shqiptarët ata shqetësohen për specat të cilat janë në duart e pol icisë gjermane. “Mi morën specat”, shkruhet në përshkrimin e videos.

Po licia gjermane kontrollon autobusin e mbushur me shqiptarë, gjen thasët plot me… Read More »

Edi Rama shpallet lideri i katërt më i ndjekur në Evropë në 2020 dhe i pari për…

Edi Rama është renditur në vendin e katërt si politikani me interaktivitetin më të madh në Facebook.

Gjithashtu ai është renditur i pari në botë për numrin e postimeve në 2020, me 812 postime.
Viti 2020 do të mbahet mend gjatë në histori, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Rrjetet sociale kanë qenë platforma më e mirë dhe e sigurtë për të komunikuar në pamundësi të kontaktit fiuzik.

Takimet, mbledhjet, ndërveprimet përmes mjeteve digjitale rrëzuan për herë të parë këtë vit edhe mitin e zyrës, ndërsa rrjetet sociale njohën rritjen më të madhe të numrit të përdoruesve në kohë reale madje u panë si dobia më e madhe që prej krijimit të tyre.

Për herë të parë, partitë politike zgjodhën që të organizonin fushata online.

Sipas studimit më të fundit të të dhënave të popullaritetit dhe interaktivitetit në “Facebook”, të “Terradata”, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është politikani i katërt më i ndjekur në Evropë për vitin 2020, me 1.3 milion ndjekës.

Ai ka lënë pas liderë vendesh të fuqishme si Kryeministrin e Austrisë Sebastian Kurtz, Kryeministren e Norvegjisë Erna Solberg, apo dhe liderët e vendeve fqinje si Kryeministrin e Greqisë Kyriakos Mitsotakis, si dhe atë të Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev.

Në vend të parë qëndron Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, i ndjekur nga Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte dhe pas tij në vend të tretë Kryministri anglez Boris Johnson.

Kryeministri Edi Rama renditet në vendin e gjashtë në Evropë për numrin e reagimeve të ndjekësve, me rreth 5.6 milion like, apo emocion, përgjatë 2020.

Në total numri i komenteve në faqen e kryeministrit Edi Rama ishte 524,9 mijë dhe 216,2 mijë shpërndarje.

Edi Rama shpallet lideri i katërt më i ndjekur në Evropë në 2020 dhe i pari për… Read More »

Takimi i fundit si Ministre,Olta Xhaçka bisedë ‘online’ me përfaqësuesit më të lartë në NATO dhe misionet paqeruajtëse

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka zhvilluar një bisedë ‘online’ me përfaqësuesit më të lartë në NATO dhe misionet paqeruajtëse në Kosovë, Afganistan, Letoni, Sudanin e Jugut dhe Bosnjë-Hercegovinë.

Ky është komunikimi i fundit i Xhaçkës si ministre e Mbrojtjes, pasi pritet që nesër të marrë zyrtarisht detyrën si ministre e Jashtme, pas largimit të Gent Cakajt.

“Tek unë do të keni gjithmonë, përveçse një mike shumë të mirë, edhe avokaten tuaj më të fl aktë”, u shpreh gjatë bisedës ministrja Xhaçka, ndërsa shprehu mirënjohjen për kontributin e dhënë nga çdo efektiv i FA, brenda dhe jashtë vendit.

Në takimin ‘online’, ku kanë marrë pjesë drejtues të forcave paqeruajtëse, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneral-major prof. asoc. Bajram Begaj, ajo ka siguruar vijimin e vëmendjes për efektivët dhe familjarët e tyre.

Aktualisht FA përfaqësohet me 200 efektivë në kuadër të misioneve të NATO-s dhe BE-së në
disa vende të botës. /noa.al/

Takimi i fundit si Ministre,Olta Xhaçka bisedë ‘online’ me përfaqësuesit më të lartë në NATO dhe misionet paqeruajtëse Read More »

Kuvendi mblidhet të hënën në seancë të jashtëzakonshme

Ndryshimet e papritura në qeveri kanë detyruar Kryesinë e Kuvendit të vendosë mbledhjen me urgjencë të deputetëve për të miratuar dekretimin e dy ministrave të rinj, Olta Xhaçka dhe Niko Peleshi.

Kështu pra, Parlamenti do të mblidhet të hënën në orën 17:00, me kërkesë të kryeministrit Edi Rama. Kuvendi i nis punimet me sesionin e ri parlamentar më 18 janar, por emërimi i ministrave të rinj do të kalojë në një seancë të jashtëzakonshme.

Katër muaj para zgjedhjeve, kryeministri Edi Rama vendosi të bëjë ndryshime në qeveri. Olta Xhaçka do të jetë ministrja e re e Punëve të Jashtme, ndërsa Niko Peleshi ministër i Mbrojtjes.

Të gjitha këto ndryshime në kabinet erdhën pasi zv/ministri i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj paraqiti dorëheqjen e tij të parevokueshme në 29 dhjetor 2020.

Më pas, ishte kryeministri Rama, i cili njoftoi në mënyrë surprizë ndryshimet në kabinetin e tij, duke bërë sërish rrotacion.

“Pas një periudhe intensive pune në kryesimin e OSBE si edhe punës së madhe me përkushtim e profesionalizëm të Gent Cakajt si ministër në detyrë, ky është momenti për t’ia kaluar bashkarisht stafetën Olta Xhaçkës që të kryejë detyrën e ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme. Ndërkohë Niko Peleshi do të drejtojë ministrinë e mbrojtjes”, – ishte njoftimi i Ramës për lëvizjet në qeveri.

Më 31 dhjetor, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, njoftoi se dekretoi shkarkimin e zotit Edi Rama nga detyra e ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme.

Gjithashtu ai ka firmosur edhe shkarkimin e Olta Xhaçkës nga detyra e ministrit të Mbrojtjes dhe ka dekretuar emërimin e saj në detyrën e ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme dhe Niko Peleshit në detyrën e ministrit të Mbrojtjes.

Olta Xhaçka ka mbajtur postin e ministres së Mbrojtjes që nga shtatori i vitit 2017, ndërsa tani Rama i ka besuar Ministrinë e Jashtme, e cila deri më 25 prill duhet të bindë vendet skeptike për të hapur negociatat me Shqipërinë.

Ndërsa deputeti i Korçës, Niko Peleshi, i cili do të zëvendësoje Xhaçkën, gjatë mandatit të parë të qeverisë, ka mbajtur postin e zëvendëskryeministrit, ndërsa më pas u zhvendos në dikasterin e Bujqësisë. Peleshi u largua nga kabineti i Ramës në momentin kur ai nisi kritikat ndaj qeverisë. /noa.al/

Kuvendi mblidhet të hënën në seancë të jashtëzakonshme Read More »

Astrologu bën parashikimin për zgjedhjet e 25 prillit: ‘Do të ketë një ndryshim madhor që do të mbetet në histori’

Astrologu Jorgo Pulla ka deklaruar se këto zgjedhje parlamentare do të jenë shumë ndryshe nga zgjedhjet e kaluara.

Kur u pyet se cilët nga kandidatët favorizojnë yjet në “Shqipëria Live”, astrologu nuk ka dhënë një përgjigje.

Megjithatë, ai ka thënë se do kemi zgjedhje ndryshe nga herët e tjera.

“Do të ketë një ndryshim madhor që do të mbetet në histori, do jenë komplet ndryshe”.

Sipas tij, do të kemi shumë ndodhi përpara 25 prillit dhe do zbulohen gjëra që do ndryshojnë rrjedhën e ngjarjeve.

Ai ka thënë se në zgjedhjet e 2021 do të fitojë populli.

Astrologu bën parashikimin për zgjedhjet e 25 prillit: ‘Do të ketë një ndryshim madhor që do të mbetet në histori’ Read More »