Nga shirat e ditëve të fundit lumenjtë kanë dalë nga shtrati, duke sjellë përmbytje të shumta. Ka pasur edhe shembje dherash në akse të ndryshme në të gjithë vendin.
Po licia e Shtetit përmes një njoftimi zyrtar ka kërkuar nga përdoruesit e automjeteve që të shmangin akset problematike.
Në njoftim thuhet se problemet serioze janë kryesisht në jug të vendit, si dhe në qytete si Lezhë, Shkodër dhe Dibër.
“Shirat e rrëmbyeshëm që kanë rënë pandërprerë gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar problematika serioze, kryesisht në pjesën jugore të vendit, por edhe në Lezhë, Shkodër e Dibër”.
“Ashtu si autoritetet e emergjencave apo ato të infrastrukturës, edhe shërbimet e Po licisë Rrugore kanë shtuar prezencën e shërbimeve në akset problematike”.
“Po licia e Shtetit udhëzon qytetarët të shmangin lëvizjet në zonat e prekura nga vërshimi i ujërave, si dhe të bëjnë kujdes të shtuar e t’iu përgjigjen pa humbur kohë thirrjeve të autoriteteve shtetërore, në rast emergjencash”, thuhet në njoftimin e Pol icisë së Shtetit./NOA.al
Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile është mbledhur mbrëmjen e sotme për të diskutuar rreth situatës së vështirë që ka përfshirë vendin për shkak të reshjeve të shumta.
Kryeministri Edi Rama ka qenë në Turqi për një vizitë dy ditore dhe më pas në Greqi. Ai u shpreh se për situatën në vend është informuar plotësisht nga zv.kryeministri Erion Braçe.
Në rolin e numrit dy të qeverisë, Braçe bëri një bilanc të situatës, e cila prej tre ditësh paraqitet kaotike. Ai theksoi se reshjet me intensitet të lartë që ranë në datën gjashtë ishin kritike për vendin, por punimi më së miri i hidrovoreve në të gjithë vendin ka sjellë një stabilizim të situatës.
Braçe theksoi po ashtu se edhe nata e sotme do të jetë e vështirë, por grupet e punës do të jenë në gatishmëri, ndërsa sulmoi edhe opozitën, që sipas tij, në këto ditë të vështira për vendin, ka dalë në terren për fushatë elektorale.
Reagimi i plotë i Braçes:
IGJEUM ka njoftuar për një situatë të vështirë në datën 6. Ministrja e Bujqësisë ka qenë prezente në të gjithë territorin, ka kontrolluar gjendjen e gatishmërisë së hidrovoreve dhe të gjithë këto të fundit kanë qenë në gatishmëri dhe kanë punuar me kapacitet të plotë.
Drejtoria e Përgjithshme e rrugëve ka qenë në gatishmëri maksimale dhe sot të gjithë akset rrugore janë të kalueshme dhe në gjendje mjaftë të mirë. Falë koordinimit të Ministrisë së Transportit me OSHEE-në gjatë katër ditëve të fundit nuk ka munguar në asnjë moment energjia në hidrovore.
Sot që flasim kemi një situatë të kontrolluar plotësisht në kaskadën e Drinit. Këtyre agjencive në asnjë moment nuk i ka munguar mbështetja financiare për të mbajtur në funksion këto që sapo përmendëm.
Sot, dita ka qenë edhe më e vështirë për shkak të reshjeve të shumta, në të gjitha rajonet, nuk ka asnjë rajon që mos ketë pasur mbi 100 milimetra reshje, por sot është dhënë efekti, veçanërisht në zona tradicionalisht të goditura nga reshjet e shumta.
Puna që është kryer gjatë verës ka sjellë minimizimin e reshjeve masive në të gjithë territorin e vendit. Ne nuk kemi qenë në fushatë elektorale në territor siç të tjerë në mënyrë të papërgjegjshme vazhdojnë ta bëjnë këtë gjë, por kemi qenë për punë.
Nata e sotme do të jetë e vështirë, gatishmëria në hirdrovore do jetë 24/24, siç ka qenë edhe më parë, ndërkohë që energjia do të jetë në çdo moment.
Edhe më shumë njerëz do të shtohen në gatishmëri dhe shpresojmë që situatën të vazhdojmë ta mbajmë në kontroll.
/NOA.al
Kryeministri Edi Rama, “për situatën si pasojë e reshjeve në vend, masat e marra dhe pritshmëritë meteorologjike në vijim” tha se strukturat e posaçme janë në gatishmëri të plotë.
Gjatë mbledhjes së Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile, Edi Rama është ndalur edhe tek vaksinimi duke thënë se shpreson të nis së pari me mjekët para afatit të parashikuar. Ai ka hedhur akuza ndaj opozitës duke thënë se kapen pas çdo fatkeqësie natyrore.
“Shpresoj ta fillojmë ta injektojmë në vendin tonë duke nisur nga mjekët dhe infermierët para afatit të deklaruar. Ndërsa vaksinës së dëshpërimit të opozitës nuk i është gjetur formula dhe për shkak të dëshpërimit ata kapen pas çdo mundësie iluzore dhe natyrisht ndaj çdo f atkeqësie natyrore për të bërë politikë.”
Ndërkohë Rama ka siguruar që puna në terren do të vazhdojë për të përballuar me sukses përmbytjet.
Sipas Ramës, falë punës së bërë ndër vite nën qeverisjen e tij nuk është më e njëjta situatë si disa vite më parë me përmbytjet.
“Është e rëndësishme se s’ka asnjë dëm në njerëz dhe për banesat dëmet janë minimale dhe nga pikëpamja e lëvizjes ka pasur ndërhyrje”
“Do kemi një moment frymëmarrje pas një momenti që po vjen sërish me reshje. Do të lehtësohet rëndesa e krijuar nga grumbullimet e ujit. Gatishmëria është maksimale”, – tha Rama. NOA.al
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, ka reaguar pas operacionit të SPAK-ut ditën e sotme, ku u ekzekutuan 23 vendime të GjKKO për kultivim lëndësh nar kotike dhe u vunë në pr anga disa po licë dhe zyrtarë, të dyshuar si të përfshirë.
Ai përgëzon strukturat e angazhuara në këtë mega-op eracion, sipas tij, i shtrirë në kohë dhe në gjithë hallkat e zinxhirit, nga kultivuesit e bimëve nar kotike, e deri tek zyrtarët e Poli cisë së Shtetit.
“Është përmbyllur sot një operacion i rëndësishëm për goditjen e fenomenit të kultivimit të ka nabisit në vend. Ky h etim i iniciuar nga SHÇBA dhe i ndjekur në mënyrë profesionale nga P olicia e Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë dhe nën drejtimin e SPAK, u finalizua me ekz ekutimin e 23 vendimeve të Gjykatës së Posaçme për Ko rrupsion dhe Kr imin e Organizuar, – thotë Çuçi. – Përgëzime për strukturat e angazhuara në këtë mega-ope racion, të shtrirë në kohë dhe në gjithë hallkat e zinxhirit, nga kultivuesit e bimëve n arkotike, autoritetet lokale e deri tek zyrtarët e Po licisë së Shtetit, që duke shp ërdoruar detyrën u bënë palë në këtë aktivitet kri minal”.
Ministri Çuçi “shpreh bindjen dhe angazhimin e Ministrisë së Brendshme, për thellimin dhe shtrirjen e hetimeve gjithëpërfshirëse, për të god itur çdokënd që do të tentojë të përfshihet në pal igjshmëri, duke i përballur ata me drejtësinë. Vetëm kështu do të ndërtojmë një Shqipëri më të sigurt e më të mirë për të gjithë”, shkruan ai. /noa.al/
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka zbuluar se do të hyjë së bashku me PD në disa zona të caktuara në zgjedhjet e 25 Prillit.
Në një intervistë për “Syri”, Kryemadhi tha se kjo gjë do ë bëhet pasi ka bindjen se opozita e bashkuar do të marrë 100 mandate.
“Sot kushdo, edhe nga varri të ngrihet, nëse bashkëpunon me Edi Ramën, shqiptarët do ta dërrmojnë, qoftë edhe Monika Kryemadhi, Sali Berisha apo Ilir Meta.
Koalicioni me PD-në në 2009 ishte jonatyral, pasi ne jemi parti e majtë dhe ata të djathtë.
Me një listë, në zona të caktuara dobësohet PD-ja, jo LSI. Në zona të caktuara PD dhe LSI do të hyjnë bashkë.
Me dy lista opozita e bashkuar merr 100 mandate”, tha Kryemadhi.
John Alite, i cili është me origjinë shqiptare, tërhoqi vëmendjen në pr otestën e dh unshme të zhvilluar në SHBA nga mbështetësit e Trumpit, të cilët nuk ishin dakord për certifikimin e Joe Biden si president i ardhshëm.
Alite shpjegoi arsyen se pse vendosi të dilte në pr otestë i veshur kuq e zi, me një tutë sportive që identifikonte ngjyrat e flamurit kombëtar shqiptar.
“Sepse në një kohë kur Shqipëria ishte një vend ko munist, familja ime u persekutua nga regjimi ko m unist, ato u bu rgosën dhe si Shqipëria në të shkuarën, nuk dua ta shikoj SHBA-në t’i kthehet ko muni zmit. Apo në një vend si Kina ko muniste, kur nuk ke lirinë e fjalës dhe ne nuk mund të flasim për mënyrën se si flasim tani. Kjo është Amerika, njerëzit kanë vde kur për këtë vend dhe disa njerëz nuk e lejojnë këtë gjë“, u shpreh Alite.
Më tej, ai shtoi se nuk doli të pr otestonte për të mbështetur Donald Trump, por për demokracinë e vendit, teksa hodhi ak uza ndaj presidentit të sapo certifikuar Joe Biden, duke e cilësuar si një ko munist.
“Nuk jam një aktivist politik, jam anti-ko munist, anti-socialist, besoj në lirinë e këtij vendi kur u ndërtua, për mundësinë që iu ofron njerëzve ky vend, sepse për shkak të gjithë njerëzve që kanë hu mbur jetën gjatë luftërave, kjo gjë e bëri një prej vendeve më të veçanta në botë. Donald Trump është thjesht një simbol për ne, nuk ka rëndësi nëse është ai, apo Micki Mouse, ne besojmë në liri, besojmë ideologjinë e lirisë”, – thotë ai për ‘Abc news’.
Në fund, Alite i kthehet edhe një herë aku zave ndaj presidentit të zgjedhur amerikan: “Biden është i kor ruptuar, çdo gjë në lidhje me zgjedhjet ishte një ma shtrim. I gjithë sistemi është i ko rruptuar. Unë e di që kam qenë pjesë e ma fias dhe ata janë duke luajtur me të njëjta rregulla që kam luajtur unë atëherë. I tërë shteti është i ko rruptuar dhe ha rrojmë për Kushtetutën tonë mbi çfarë është ndërtuar ky vend”.
John Alite, është me origjinë nga Gjirokastra, i lindur dhe i rritur në Nju Jork, djali i një taksixhiu , i besuari i John Gottit, bosit të organizatës maf ioze më të famshme në botë.
Dikur pjesë e mafies italiane dhe i lidhur me familjen “Gambino”, të cilën e tr adhtoi më vonë pasi bashkëpunoi me FBI-në, John Alite është një prej ga ngsterëve më të njohur shqiptarë në botë. noa.al/
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në kryeqytetin grek, Athinë, ku do të takohet me homologun e tij Kiriakos Mitsotakis.
Në një postim në Twitter, Rama ka treguar dhe temat e diskutimit që do flasë me kryeministrin grek.
“Në Athinë për një drekë pune me Kryeministrin Mitzotakis, për të diskutuar mbi koordinimin e mëtejshëm në luftën e përbashkët kundër Covid19; forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve; bashkëpunimin rajonal dhe integrimin europian të rajonit tonë”, – shkruan Rama.
Në Athinë, Rama do të takohet me kryeministrin Mitsotakis dhe ministrin e Jashtëm, Nikos Dendias, ndërsa takimi është jo-zyrtar.
Sipas burimeve, një ndër temat që priten të diskutohen në takime, është edhe ajo e çështjes së detit Jon për kufirin detar mes dy vendeve.
Vizita e Ramës në Athinë vjen pas vizitës zyrtare në Ankara, ku u takua me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, me të cilin nënshkruan disa marrëveshje dypalëshe në fusha të ndryshme./noa.al/