Aktualitet

Rama ngre dolli me raki në Vlorë: ‘LSI u fut në vrimë, PD mbeti në det’

Kreu i qeverisë në fundjavë ishte në Vlorë ku inspektoi disa kantiere të hapura në qytetin bregdetar.

I shoqëruar nga drejtuesi politik i qarkut, Damian Gjiknuri, kryebashkiaku Leli dhe zyrtarë të tjerë, kryesocialisti qëndroi duke biseduar me banorët në disa nga lagjet që pa nga afër punimet për rrugën, ndërsa në një moment u ndal në një lokal duke ngritur dolli me raki me vlonjatët.
“Një gëzuar me vlonjatë mes të qeshurash që kulmuan në fund me një demokrat:

– Gëzuar vëlla e mos u mërzit për PD që të mbeti në det!

– Po ç’të mërzitem o vëlla, ne PD gomë rezervë e kemi sa të të kemi ty” shkruan Rama.

Batutat

Edi Rama: O kamarier, hajde, hajde

Qytetari: Është me LSI-në ai

Edi Rama: Janë futur nëpër vrima ata të LSI-së tani, çoç gatuajnë atje brenda

Pronari i lokalit: Të urojmë shëndet

Edi Rama: E do një gotë raki edhe ti?

Pronari i lokalit: Unë do ta jap se jam pronari i lokalit

Edi Rama: Jo, nuk ke cfarë na jep fare ti

Qytetari: Do të qerasim ne

Edi Rama: Bjere atë kamerierin, me LSI-në e ke jetë?

Pronari i lokalit: Kamarieri është me ty

Edi Rama: Hajde gëzuar çuna

Qytetari: Hajde shiko xhaxhi Edi Ramën LIVE, do ta shikojë LIVE

Edi Rama: Sa vjeç je?

Fëmija: 7

Edi Rama: Një vit më i madh se Zaho

Pronari i lokalit për gruan: Unë jam burri i kësaj

Edi Rama: Ti qenke burrë zotëri

Rama ngre dolli me raki në Vlorë: ‘LSI u fut në vrimë, PD mbeti në det’ Read More »

Rama i përgjigjet Metës për segmentin Vlorë-Orikum: Kam pritur…

Vijojnë replikat në distancë mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta në lidhje me projektin Vlorë-Orikum.

Shefi i qeverisë përmes një postimi në rrjetin social Twitter i është përgjigjur kreut të shtetit në lidhje me akuzat që ky i fundit hedh ndaj tij për shpërdorim fondesh.
Rama thotë se projekti Vlorë-Orikum nuk ka qëllime elektorale dhe se ai është bërë prej kohësh.

Duke iu përgjigjur reagimit të Presidencës, Rama ndër të tjera shkruan se qytetarët e Vlorës duhet të presin Ilir Metën për të dhënë plotfuqishmërinë për marrjen e huas.

“Ilir Meta thotë se realizimi i një projekti të hartuar prej kohësh për infrastrukturën turistike të Vlorës qenka “qëllim selektiv elektoral”, prandaj ai e mbaka bllokuar prej muajsh autorizimin formal për marrjen e financimit të siguruar nga Fondi Saudit! Të qash e të qeshësh!

Projekti gati, financimi gati, por ndërhyrja transformuese përgjatë segmentit Vlorë-Orikum dhe banorët, sipërmarrësit, turistët e asaj zone duhet të presin Ilir Metën!

Kam pritur me durim e do presim edhe pak që IM të lexojë sqarimet që i kemi nisur, para se të flasim me Vlorën!”, shkruan Rama.

Rama i përgjigjet Metës për segmentin Vlorë-Orikum: Kam pritur… Read More »

Nga dita e nesërme hyjnë në fuqi masat e reja në vend, ja çfarë do të ndodh me shkollat dhe universitetet

Për 12 ditë, nga data 24 dhjetor deri në 4 janar për parandalimin e grumbullimeve gjatë festave të fundvitit u shtuan masat e reja anti-covid.

Sot është dita e fundit që lëvizja dhe aktivitetet ndalohen pas orës 20:30, kufizim i vendosur nga komiteti teknik i ekspertëve për festat, ditën e nesërme më 5 janar rikthehen kufizimet e mëparshme për lejimin e qarkullimit deri në 22 të mbrëmjes.
Me zgjatjen e kohës së lejuar jashtë shtëpisë këtë të martë, rifillon mësimi edhe për studentët, online ashtu si nisi viti akademik. Ndërsa sezoni i festave nuk mbaron për nxënësit më datë 4 janar siç ishte planifikuar nga Ministria e Arsimit në urdhrin e nxjerr në shkurt të 2020, pasi në kushtet e pandemisë pushimet dimërore për sistemin parauniversitar do të jenë deri në 11 janar, ndryshim i reflektuar në urdhrin e miratimit të strukturës së këtij viti shkollor./tch

Nga dita e nesërme hyjnë në fuqi masat e reja në vend, ja çfarë do të ndodh me shkollat dhe universitetet Read More »

Valbona nën magjinë e dëborës

Lugina e Valbonës këto ditë të para të 2021, të magjeps me bukurinë e bardhësisë së ofruar nga flokët e dëborës që kanë zbardhur malet e larta dhe pishat.

E kthyer në një oaz çlodhës dhe përkëdhelës për të gjithë, në lartësinë e 800 metrave mbi nivelin e detit, në këto ditë dimri Valbona ka pritur vizitorët e parë që po shijojnë pamjen që ajo ofron.

Ky park kombëtar nuk njeh stinë, pasi vizitorë të shumtë e zgjedhin atë. Tashmë dëshira për të kaluar pushime nuk mbetet vetëm në sezonin veror, por edhe atë të dimrit. Ndërkohë që turizmi malor duket se është shndërruar në një nga tendencat më të pëlqyera të shqiptarëve.

Parku Kombëtar i Valbonës është një kompleksitet bukurish interesante, ashtu siç janë vetë Alpet Shqiptare.

Këtu bukuritë e natyrës marrin formën e majave shkëmbore të larta e imponuese me faqe të veshura me pyje mes të cilave shtrihen e ndihet rrjedha e përrenjve edhe e lumit të Valbonës.

E parë nga lart të ofron imazhin e një krateri gjigand të zbukuruar mrekullisht me të gjitha ngjyrat e natyrës së gjallë. Në hyrje të kufirit lindorë, në afërsi të Shoshanit, të impresionon një peizazh i rrallë për nga bukuria.

Lugina e Valbonës është shpallur Park Kombëtar në janar të 1996. Ky park ka një sipërfaqe prej 8000 hektarësh. Konsiderohet si mrekullia e Alpeve. Ndodhet 25-30 km në veri – perëndim të qytetit Bajram Curri, qendra e rrethit të Tropojës.

Kufizohet me Parkun Kombëtar të Thethit dhe zonën natyrore të mbrojtur”Lumi i Gashit”. Territori i tij përshkohet nga rruga automobilistike Bajram Curri-Dragobi-Valbone e Çerem.

Ka maja të larta e të thepisura dhe për çdo stinë ndërron koloritin e ngjyrave dhe duke paraqitur një dinamikë të jashtëzakonshme imazhesh në kushtet e një lugine plot të papritura e me shumë labirinte./atsh

Valbona nën magjinë e dëborës Read More »

Vlorë/ Nis jetësimi i paketës së re të investimeve në ujësjellës, zgjidhje problemit të furnizimit me ujë të pijshëm

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Vlorë, ku ka nisur jetësimi i paketës së re të investimeve në ujësjellës, me tre projekte të rëndësishme të financuara nga qeveria shqiptare, të cilat do të pasohen nga projekti përmbyllës i furnizimit me ujë 24 orë të krejt Vlorës, financuar nga Banka Gjermane për Zhvillim (KFW).

I shoqëruar nga kryetari i bashkisë Vlorë, Dritan Leli, kryeministri Rama u njoh me projektin që po zbatohet aktualisht për përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm.

Leli tha se “investimi për përmirësimin me ujë të pijshëm të qytetit do të përmirësojë më shumë se 50% garantimin e furnizimit me ujë në gjithë territorin e bashkisë së Vlorës”.

“Është një investim, vlera e të cilit është rreth 5.2 miliardë lekë, ku parashikohet një kanalizim i dedikuar për të shkuar nga burimi i ujit në depot e qytetit. Investim, i cili ne parashikojmë të përfundojë përpara sezonit të ardhshëm turistik. Është në bashkëpunim me bashkinë e Vlorës dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë”, tha Leli.

Leli theksoi se “ky është një nga ato investime që përmirëson ndjeshëm furnizimin me ujë të pijshëm, i cili në fakt ka pasur gjithmonë probleme”.

Ai theksoi se tani ne kemi 15 milionë euro që kanë mbërritur vetëm në 5 muajt e fundit në lagjen “Partizani”, një lagje problematike. “Po ashtu kemi përmirësimin e furnizimit përgjatë rrugës Transballkanike dhe kemi po ashtu edhe projektin e KfW, që i jep zgjidhje përfundimtare”, tha Leli.

Ndërkohë, Kryeministri Rama kërkoi të kryhet rehabilitimi i tunelit të ujit të ftohtë. “Ky është tuneli i ujërave të bardha të delirit të Saliut. Duhet të bëhet rehabilitimi, të hiqen këto pllakat e banjos dhe të bëhet e gjitha e integruar me shkëmbin dhe pjesën tjetër”, tha Rama./atsh

Vlorë/ Nis jetësimi i paketës së re të investimeve në ujësjellës, zgjidhje problemit të furnizimit me ujë të pijshëm Read More »

Nis rindërtimi i Sheshit të Flamurit e kthimi i tij në një hapësirë të integruar

Vlorë – Nis rindërtimi i Sheshit të Flamurit e kthimi i tij në një hapësirë të integruar me parqet e me varrezat e Dëshmorëve dhe fillon bashkë me të, Faza 2 e rehabilitimit të Zonës Historike, ku do të shtrihet infrastruktura e re rrugore e nëntokësore, si edhe zgjerohet në mënyrë të konsiderueshme hapësira këmbësore😊
Do të pritet kulla e asnjëherëpërfunduar në mes të sheshit dhe baza e saj prej tre katesh të larta do të transformohet në një qendër komunitare për të gjitha moshat, me hapësirat e saj argëtuese e kulturore, duke krijuar edhe një tjetër stacion për vizitorët e turistët👍
#VLORAqëDUAM❤️🌊☀️

Nis rindërtimi i Sheshit të Flamurit e kthimi i tij në një hapësirë të integruar Read More »

Për 1 puthje e bëj 3 herë më këmbë udhëtimin e Magelanit rretheqark botës

Për 1 puthje e bëj 3 herë më këmbë udhëtimin e Magelanit rretheqark botës.

Për 1 puthje luftoj me muaj me dallgët e oqeanit dhe zbuloj 1 Amerikë tjetër.

Për 1 puthje ulem e shkruaj, dhe ta dedikoj, një novelë më të bukur se “Zonja me kone” e Çehovit.

Për 1 puthje e thur dhe ta fal një roman më të hatashëm se “Anna Karenina”.

Për 1 puthje ta bëj një tra gjedi më rrënqethëse dhe më tmerruese se “Romeo e Xhulieta”.

Për 1 puthje sakrifikoj të mos e shoh me sy gjatë 1 viti muzgun e përgjakur te Kepi i Rodonit.

Për 1 puthje duroj deri në 1 muaj pa parë Myzeqenë, Kishat, Manastiret e saj.

Për 1 puthje rezistoj deri në 2 muaj pa u magjepsur nga aromat e Luginës së Vjosës.

Për 1 puthje duroj deri në 6 muaj pa dëgjuar muzikën më të bukur të botës; shushurimën e përrenjve të Mokrës.

Për 1 puthje e largoj për 3 muaj mallin përvëlues për me kalu nga malet e Skraparit, kanionet e Osumit, Mulliri i Hambullës, Sevranji, Teqeja e Alipostivanit, Pacomit, Këlcyrë, Ballaban, Qafa e Kiçokut, Buz, Çorrogjafë, Zhapokikë, Tërpan, Qafa e Kumbullës, Ura e Gorricës, Berat, Kuçovë, mespërmes Dumresë, Tiranë.

Për 1 puthje rezistoj deri në 3 muaj pa kaluar nga Gramshi, Moglica, Lozhani, Maliqi, për të parë bukuritë e tyre rrënqethëse.

Për 1 puthje duroj deri në 1 vit pa vajtur të shoh Korçën elegante, europiane, fisnike, aristokratike, qytetare, romantike, magjike.

Për 1 puthje duroj deri në 5 javë pa u rrënqethur nga rrezatimi kozmik i Voskopojës.

Për 1 puthje mund të rezistoj deri në 10 netë pa më dalë në ëndërr Shën Prodhomi.

Për 1 puthje mund ti largoj nga përfytyrimi deri në 3 ditë e 3 net` Lasgushin, Liqerin, Nositin, Malin e Thatë, shqiponjën e arr atisur.

Për 1 puthje duroj deri në 1 javë pa uluritur brenda gjoksit poezi përmendësh duke ikur rrugës.

Për 1 puthje rri edhe 10 ditë pa ngrënë. Për 1 puthje rezistoj deri në 2 javë pa vënë në gojë tavë me speca të mush, turli me bamje ose patllixhana.

Për 1 puthje duroj më tepër se 20 ditë pa pirë ujë dhe asnjë lëng tjetër.

Për 1 puthje e sjell në moment shiun. Për 1 puthje e nis dhe e ndal kur të duash dhe sa herë të duash furtunën.

Për 1 puthje ta ndal në çast erën që ti shpupurit flokët.

Për 1 puthje e ngre nga varri dhe e ngjall cilindo të vd ekur që e meriton.

Për 1 puthje e fus në varr për 1 sekondë cilindo të gjallë që sipas Teje në këtë tokë vetëm ha e pi dhe nuk bën asgjë tjetër.

Për 1 puthje e thaj detin dhe e mbjell me grurë, misër, domate, patate, edhe me hashash po deshe.

Për 1 puthje e hap për 6 muaj një tunel të nëndheshëm të shkosh për 33 minuta nga Tirana në Prishtinë.

Për 1 puthje ta plotësoj dëshirën që brenda 3 ditësh ti kthej në Shqipëri të gjithë emigrantët që enden kotmëkot poshtelart udhëve të botës.

Për 1 puthje e shemb Internetin, i bëj lesh arapi emailat, mesazhet, Fejsbukun, Instagramin, selfiet, ngatërroj dynjanë, e bëj botën Babel.

Për 1 puthje, 5 dit’ e pes’ net’ rresht nuk shoh asnjë ëndërr, as zgjuar as fjetur, as me sy hapur, as me sy mbyllur.

Për 1 puthje e ndal kur të dua rrotullimin e tokës.

Për 1 puthje zgjas dorën e marr dhe e kafshoj hënën si mollën e mëkatit.

Për 1 puthje e fik Diellin si llampën e abazhurit, dhe të puth, në errësirë.

Për 1 puthje e bëj 3 herë më këmbë udhëtimin e Magelanit rretheqark botës Read More »

Nga 5 Janari lejohet lëvizja deri në orë…

Data 4 Janar, është dita e fundit kur qytetarët duhet të mos dalin nga banesa pas orës 20:30. Sipas vendimit të Komitetit Teknik, baret, restorantet dhe lëvizja në vend prej datës 24 Dhjetor 2020-4 Janar 2021, lejohej deri më orën 20:30.

Dita e hënë do të jetë e fundit, pasi më pas rikthehet ora po licore në 22:00, duke përfshirë edhe baret e restorantet që të qëndrojnë hapur deri në këtë orë.
“– Prej datës 5 Janar kufizimi i lëvizjes rikthehet në orën 22:00, sipas specifikave që tashmë të gjithë i njohim.

– Prej datës 5 Janar kufizimi i aktiviteteve të bareve dhe restoranteve rikthehet në orën 22:00”,- thuhet në vendimin e Komitetit Teknik.

Nga 5 Janari lejohet lëvizja deri në orë… Read More »