Aktualitet

Ndërtimi i spitalit rajonal në Fier/ Rama: Punësoni pronarët e tokës

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sërish sot nga afër punimet në kantierin e spitalit rajonal që do të ndërtohet në Fier.

Rama kërkoi që të gjithë personat që janë shpronësuar për ndërtimin e këtij spitali, t’iu ofrohet mundësi punësimi nga ana e kompanisë në këtë kantier në çdo pozicion. Ai i kërkoi përfaqësuesit turk që t’i kontaktojë të gjithë banorët e shpronësuar.

“Unë kam një kërkesë, që atyre familjeve që janë shpronësuar në mirëkuptim, duhet t’i takosh dhe t’i ofroni mundësi të punojnë këtu në bazë të aftësive dhe mundësisë së tyre. Që nga roje kantieri, teknik apo çfarëdo aftësie të kenë. Duhet t’i kontaktosh sot dhe t’i jepni mundësi që të përfshihen. Ata duhet të jenë të parët në listë. Takoi, merrju çfarë janë të disponueshëm të bëjnë, jepjani kompanisë dhe t’i përfshijnë. Perfekt! Bereqet!”, – i ka thënë Rama përfaqësuesit turk të kantierit.

Më herët në këtë zonë janë kryer punime për të sjellë energjinë elektrike, ujësjellës dhe kanalizime.

Spitali rajonal i Fierit pritet të ndërtohet me angazhimin e presidentit të Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan me një kosto që shkon deri në 70 milionë euro.

Më 11 Janar, 12 familjet pronare të tokës, protestuan duke kundërshtuar vlerën e kompensimit, por pas një takimi pa mediat me kryeministrin Edi Rama, u dakordësuan të japin tokën.

Rreth 1.200 forca pune janë angazhuar për të punuar me tre turne, edhe natën për të realizuar bastin Rama-Erdogan, që spitali të përfundojë para zgjedhjeve të 25 prillit. /noa.al/

Ndërtimi i spitalit rajonal në Fier/ Rama: Punësoni pronarët e tokës Read More »

21 janari, Rama dhe familjarët e vi ktimave vendosin lule në bulevard

Pasi iu dorëzoi titullin “Dëshmor i Atdheut”, familjarëve të 4 pro testueseve të vr arë më “21 Janar” në bulevard 10 vjet më parë, kryeministri Rama vendosi lule në vendin ku ata hu mbën jetën.

Rama e mbylli takimin me familjarët e vi ktimave, duke bërë një premtim se do të bëjë gjithçka për të adresuar drejtësi për dosjen e “21 Janarit”, ku mbetën të vr arë: Hekuran Deda, Ziver Veizi, Faik Myrtaj e Aleks Nika.

10 vjet nga ngjarja e rëndë, kreu i qeverisë dhe familjarët e vik timave përsëritën ritin e përvitshëm, duke vendosur karafila të kuq te memorialët e gdhendur në trotuar.

“Sot për Shqipërinë vlen më shumë se në çdo rast tjetër, fjala e mençur e popullit që: drejtësia njësoj si e vërteta, vonon, por nuk harron asnjëherë”, – u shpreh Rama. /noa.al/

21 janari, Rama dhe familjarët e vi ktimave vendosin lule në bulevard Read More »

Rama: Shpallen ‘Dëshmorë të Atdheut’ 4 p rotestuesit e vr arë të 21 janarit

Në 10-vjetorin e vr asjes së 4 pr otestuesve në bulevard, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se qeveria ka vendosur t’i shpallë ata “Dëshmorë të Atdheut”.

Rama u shpreh se drejtësia për ta është e papërfunduar, por shtoi se sistemi i drejtësisë është i pavarur dhe nuk është Parlamenti ai që bën gjyqe.

“Në këtë 10 vjetor qeveria ka vendosur të japë titullin e lartë të “Dëshmorit të Atdheut” për të katërt dëshmorët e pro testës paqësore të 21 janarit, – tha ai nga selia e kryeministrisë. – 21 Janari, përtej pl agëve të pangushëllueshme që hapi në shpirtin e familjeve të 4 dëshmorëve dhe përtej pl agës së madhe që hapi në shoqërinë tonë, shërbeu për të nxjerrë në pah në sytë e të gjithëve llumin e politikës dhe drejtësisë. Të politikës, si mjet në funksion të pushtetit të kthyer në qëllim në vetvete dhe të drejtësisë, si mur i madh i pakapërcyeshëm për njerëzit e këtij vendi dhe për shoqërinë tonë në përpjekjen e transformimeve demokratike”.

Rama kujtoi se pas asaj ngjarje, qeveria e tij është përballur me “situata shumë herë më dramatike, nga pikëpamja e kërcënimit të fuqisë së protestës, në tejkalim të gjithë asaj kornize që përcakton kushtetuta e ligji, për të drejtën për të pr otestuar”.

Sipas tij, “kemi të gjitha arsyet për t’u përulur para kujtimit të këtyre 4 dëshmorëve, hu mbja e të cilëve vuri një vijë të kuqe dhe të lexueshme për të gjithë duke e bërë të pakapërcyeshme forcën e shtetit në raport me lirinë dhe të drejtën për të protestuar, – shtoi Rama. – Jam krenar që ne, si pjesë e asaj përpjekje në një kohë tjetër tejet të vështirë me marrjen e përgjegjësisë së madhe të qeverisjes së vendit, kemi qenë mishërimi i një vullneti për të garantuar lirinë dhe të drejtën për të pr otestuar dhe në situata shumë herë më dramatike nga pikëpamja e kërcënimit të fuqisë së pr otestës në tejkalim të gjithë asaj kornize që përcakton kushtetuta dhe ligji për të drejtën për të pr otestuar”, – vijoi kryeministri.

Rama speicifikoi se “Parlamenti nuk bën gjyqe dhe nuk jep vendime gjyqësore. Qeveria nuk bën rolin e prokurorisë. As ministri i Drejtësisë as kryeministri nuk ngrenë akuza penale për t’ia çuar gjykatës së partisë. Është drejtësia që i bën këto. Krejt e pavarur nga pushteti. Shumëkush e konsideron këtë përpjekje për të justifikuar faktin se drejtësia nuk e ka kryer detyrën e vet”. /noa.al/

Rama: Shpallen ‘Dëshmorë të Atdheut’ 4 p rotestuesit e vr arë të 21 janarit Read More »

Lajm i fundit/ Hiqen vizat mes Shqipërisë dhe Serbisë, cfarë duhet për të lëvizur në kufi

Që prej ditës së djeshme, të gjithë qytetarët shqiptarë dhe ata serbë, që duan të lëvizin në dy vendet respektive, tashmë mund ta bëjnë këtë vetëm me kartë identiteti, pa pasur nevojë për pajisjen me një vizë.

Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, ka njoftuar se marrëveshja ka hyrë në fuqi në datën 20 janar.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se që prej datës 20 janar 2021, ka hyrë në fuqi marrëveshja ndryshuese ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë mbi lëvizjen e ndërsjellë të shtetasve, – thuhet në njoftimin e MEPJ-së. – Tashmë, për të gjithë qytetarët shqiptarë që udhëtojnë drejt Serbisë do të cilësohen si të vlefshme këto dokumente: pasaportë, pasaportë diplomatike, pasaportë shërbimi, një dokument udhëtimi për hyrje (kthim) në Republikën e Shqipërisë, kartë identiteti biometrike”.

MEPJ, saktëson se “për shtetasit serbë që do të kalojnë kufirin shqiptar, do të cilësohen të vlefshme këto dokumente: pasaportë, pasaportë diplomatike, pasaportë shërbimi, leje kalimi, kartë identiteti biometrike”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Marrëveshja është nënshkruar në nëntor të vitit 2020, gjatë një takimi ‘online’ mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç, në prani edhe të kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev.

Serbia bëhet kështu vendi i pestë (pas Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Bosnjë Hercegovinës), ku qytetarët shqiptarë mund të lëvizin lirshëm vetëm duke paraqitur një kartë identiteti biometrike. /noa.al/

Lajm i fundit/ Hiqen vizat mes Shqipërisë dhe Serbisë, cfarë duhet për të lëvizur në kufi Read More »

Pas premtimit për spitalin, fierakët i ngrenë këngë presidentit turk: ‘Erdogan nuk bën më nëna’

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i premtoi kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama se brenda 3 muajve do të ndërtojë Spitalin e Fierit.

Duket se ky premtim i presidentit turk por edhe ndihma e Turqisë në procesin e rindërtimit në Laç ka bërë që Erdoganit t’i dedikohet një këngë.
Mjeshtëri i polifonisë Guri Rrokaj i ka kushtuar këngën presidentit turk, ku nuk nguron t’i thur atij lavde. Sjellim në vëmendje që në Perëndim ka pasur kritika për Erdoganin duke e cilësuar një udhëheqës autokrat.

TEKSTI I KËNGËS
Lajmi bukur mori dhenë, në gjithë botën sot po zjen
Erdogani tha me gojë, Shqipërinë do ta ndihmoj
Shteti turk dhe Ankaraja tregoi dashurinë e saj

Shqipërisë iu gjend pranë, porsi nëna për evlanë

Pas premtimit për spitalin, fierakët i ngrenë këngë presidentit turk: ‘Erdogan nuk bën më nëna’ Read More »

Vogëlushja, Ramës: Të kam parë në reklama, o xhaxhi ti je dashuria ime

Pasditen e sotme kryeministri Edi Rama ishte në qendrën e re shëndetësore në Rrogozhinë, që u rindërtua, sipas tij me standardet më të mira.

Gjatë vizitës kreu i qeverisë pati një takim të papritur me një vogëlushe që e surprizoi me fjalët e saj.
“Ti je dashuria ime. Unë të kam parë në reklama dhe të kam thënë, o xhaxhi Edi Rama është dashuria ime” i tha vogëlueshja. Nuk munguan edhe batutat nga kryeministri me një të moshuar që po maste tensionin.

Sa e ke tensionin? E pyeti Edi Rama. “14-9” tha i moshuari, ndërsa kryeministri ia ktheu “Është për pilot”.

Vogëlushja, Ramës: Të kam parë në reklama, o xhaxhi ti je dashuria ime Read More »

Berisha: ‘Unë do të kandidojë.Zemra ime ka afër shumë vende, por unë do të zgjedh një’

Një gjë është e sigurt, Sali Berisha do të kandidojë për deputet në zgjedhjet e 25 prillit.

Por në cfarë qarku ende nuk dihet. Mbrëmjen e sotme në një bisedë në Radarin Informativ në “abc” me gazetaren Jonida Shehu ai tha se vendimi për zonën do të përcaktohet me udhëheqjen e PD-së.
“Unë do të kandidojë, por se ku do ta bëj të ditur së bashku me deputetët e tjerë të PD-së. Zemra ime ka afër shumë vende, por unë do të zgjedh një. Këtë do ta përcaktoj me udhëheqjen e PD-së” tha Sali Berisha.

Berisha: ‘Unë do të kandidojë.Zemra ime ka afër shumë vende, por unë do të zgjedh një’ Read More »

Grida Duma shkel rregulloren, takim në ambjent të mbyllur: Forca e ndryshimit është forcë e jetës!

Grida Duma, ish-deputetja e PD-së ka nisur të udhëheqë fushatën e partisë ku ajo është pjesë, për Tiranën.

Ajo takoi sot në kryeqytet, siç tha vetë, “mësues, profesorë, inxhinierë në pension, e me qytetarë të vjetër të Tiranës”.

Por ndryshe nga vendimi i Komitetit Teknik që vendosi për fushatë të mos grumbullohen më shumë se 10 persona, në një foto gjatë takimeve të sotmë që Grida Duma bëri publike, shihen 12 vetë rreth saj, ose 3 më shumë se numri i parashikuar në rregullore.

Mesazhi i Grida Dumës:

Jeta e përditshme; i ftohti në klasa kur dritaret rrinë hapur për shkak të pandemisë dhe ngrohja mungon, fr ika për jetën me një shëndetësi të rrënuar, ushqimet e shtrenjta, parkimet me pagesë edhe para shtëpisë.

Jeta e përditshme, më e rëndësishmja!

Biseda me mësues, profesorë, inxhinierë në pension, e me qytetarë të vjetër të Tiranës që dinë çfarë thonë dhe si e thonë.

Forca e ndryshimit është forcë e jetës!

Ndryshimin që presin dhe na duhet!

/NOA.al

Grida Duma shkel rregulloren, takim në ambjent të mbyllur: Forca e ndryshimit është forcë e jetës! Read More »