Aktualitet

Pas Twiter edhe Youtube mbyll llogarinë e Donald Trump

Youtube ka njoftuar se ka vendosur që të mbyllë llogarinë e Presidentit të Amerikës, Donald Trump.

Ky vendim ka ardhur pas pretendimeve se kreu i Shtëpisë së Bradhë shkeli politikat kundër nxitjes së dhunës, pas sulmit të javës së kaluar në Kapitol nga mbështetësit e presidentit.

Kompania tha se pezullimi pasoi komentet e presidentit Trump në një konferencë shtypi, e cila u transmetua në platformë të martën në mëngjes.

Veprimi i kompanisë u ndërmor pasi që grupet amerikane të të drejtave civile i thanë agjencisë së lajmeve Reuters se ishin vendosur të organizonin një bojkot reklamash ndaj kompanisë nëse ajo nuk heq llogarinë e presidentit Trump.

Më herët, rrjeti social Tuiter ka bllokuar përgjithmonë Donald Trump. /noa.al/

FILE – In this Friday, Nov. 20, 2020, file photo, President Donald Trump listens during an event in the briefing room of the White House in Washington. For the past four years, Trump has enjoyed special status not given to regular users on Twitter and Facebook even as he used his perch atop the social media pyramid to peddle misinformation and hurl abuse at his critics. Could his loose leash on the platforms come to an end on Jan. 20, 2021, when his successor is inaugurated? (AP Photo/Susan Walsh, File)

Pas Twiter edhe Youtube mbyll llogarinë e Donald Trump Read More »

Rama inspekton Novoselën: Urën e Mifolit ta shndërrojmë në atraksion turistik

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Novoselë, në Vlorë për të parë nga afër situatën pas reshjeve dhe prurjeve të Vjosës.

Rama shkruan se aty ku ka qenë historikisht vatra e përmbytjeve katastrofike, që këtë herë po reziston më së miri falë investimeve e punës me zhbllokimin e kanaleve kryesore pas dekadash taposjeje nga plehrat.
Sipas tij, investimet po vazhdojnë dhe do të vazhdojnë, ndërkohë Urën e Mifolit me segmentet e rrugës në hyrje e dalje të saj, do t’i kthejmë në shëtitore e njëkohësisht pikë turistike së shpejti.

“Është monument historie. Të bëhet një projekt modest. Duke qenë se kjo është urë këmbësore, ta shtrojmë bukur,

ta heqim këtë shtresën asfaltike, me ndriçim që të duket qartësisht që kjo këtu nuk është se mund të riparohej, të rehabilitohej por lihet kështu dhe pjesa poshtë mund të bëhet një super dysheme, një material dhe bëhet një sipër shëtitore.

Vendosen parmakë të bukur që të jenë qartësisht të kohës tjetër, të distancuar në kohë. Edhe këtu bëhet një konservim i kësaj.

Edhe këtu shtrohet dhe del një kryevepër. Kjo bëhet si një bulevard për Novoselën por edhe për turistët. Bëhet atraksion turistik.

Belinda me institutin e ndërtimit, ti me bashkinë, brenda shkurtit dua projektin. projektin do e sjellës ti. Me Belindën do kesh mbështetje nga Instituti i Ndërtimit”, tha Rama.

Rama inspekton Novoselën: Urën e Mifolit ta shndërrojmë në atraksion turistik Read More »

Shkodrani nuk pyet për përmbytjet, kërkon grua: ‘Nuk dua as bukë as ujë, kam nevojë për një grua tashi, a ma gjen nji’

Shkodra po përballet me përmbytje të shumta, situatë të përsëritur sa herë ka reshje të dendura në vend, por një qytetar ka një hall tjetër.

Ai ka një kërkesë të veçantë për politikanët, një grua pasi ka 19 vite që është i vetëm.

Qytetari i moshuar mes të qeshurash thotë se nuk do as ujë e as bukë, por kërkon vetëm një partnere që të kalojë jetën.

Humori shkodran është ndër më të fismit në vendin tonë që në kohët më të hershme dhe qytetarët shkodranë shquhen për batutat e tyre epike, shkruan tch.

Dialogu humoristik:

Qytetari: Nuk dua as bukë as ujë, kam nevojë për një grua tashi, u bë 19 vjet që më ka vdek, kam nevojë për një grua a ma gjen nji?

Gazetari: Po të përmbytur a jeni?

Qytetari: Ca më duhet e përmbytura mua pak rëndësi ka, unë grua du.

Shkodrani nuk pyet për përmbytjet, kërkon grua: ‘Nuk dua as bukë as ujë, kam nevojë për një grua tashi, a ma gjen nji’ Read More »

MSHMS shkarkon sanitaren e Covid2, u denoncua për korrupsion

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nëpërmjet një reagimi, dënon me forcë veprimin e paligjshëm dhe korruptiv, të sanitares me inicialet T.A., tē spitalit “Shefqet Ndroqi”, i bërë publik sot në emisionin investigativ “STOP”.

Ministria e Shëndetësisë i ka kërkuar drejtorisë së spitalit “Shefqet Ndroqi” shkarkimin e menjëhershëm nga detyra të sanitares me inicialet T.A.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kërkon autoriteteve kompetente, të kryejnë sa më parë hetimin e këtij rasti, për ta çuar atë deri në fund.

“Akti i izoluar i një punonjëseje të papërgjegjshme, nuk mundet kurrësesi të njollosë punën e jashtëzakonshme dhe sakrificën e mijëra mjekëve dhe infermierëve në të gjithë Shqipërinë, në këtë kohë të vështirë të pandemisë”, thuhet në reagim.

MSHMS falënderon emisionin investigativ për denoncimin e rastit në fjalë dhe siguron qytetarët se nuk do të tolerojë asnjë rast abu zimi me të drejtën e tyre për të marrë shërbimin shëndetësor që u takon./noa.al/

MSHMS shkarkon sanitaren e Covid2, u denoncua për korrupsion Read More »

Ndodhin edhe çudira/ Përmbytjet i sjellin shqiptarit, ‘mysafirë’ para derës një peshk të madh (foto)

Si pasojë e reshjeve dhe përmbytje të mëdha ndodhin edhe çudira .

Reshje të shumta janë shënuar edhe në Kosovë, ku nga më të goditurit ishte fshati Livoq i Gjilanit, i cili është përmbytur.

Por një qytetari i ka ndodhur ‘çudia’.

Si pasojë e vërshimeve atij i ka shkuar në shtëpi një peshk ‘gjigand’.

Në imazhet e bëra publike shihet kur qytetari kap peshkun e ‘madh’ në oborr dhe më pas e hedh sërish në ujë, duke e lënë të lirë.

Kosova nuk ka det, por ndoshta lumi, ose ndonjë rezervuar ka sjellë peshkun “mysafir” pranë shtëpisë së tij./NOA.al

Ndodhin edhe çudira/ Përmbytjet i sjellin shqiptarit, ‘mysafirë’ para derës një peshk të madh (foto) Read More »

Basha akuza qeverisë për darkën në Dubai: ‘Ata nuk kanë turp, Rama nuk ka turp, por mesa duket para ka’

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaron se qeveria i ka braktisur qytetarët e saj në këtë situatë të vështirë përmbytjesh, duke menduar për veten e saj.

Duke iu referuar darkës së disa ministrave dhe zyrtarëve në Dubai në një nga restorantet më të shtrenjtë në botë, Basha shtoi se sot është koha për ndryshim dhe se qeveritarët që abuzojnë me pushtetin të shkojnë para drejtësisë.

“Duket sikur jemi mësuar me gjithçka dhe kjo është shumë e rrezikshme. Dy ditë më parë qindra e mijëra qytetarë ishin pa mbështetje nga përmbytjet në vend, ndërsa ministrat e Ramës po darkonin në restorantet më të shtrenjta të botës. 1 mijë dollarë bifteku, ndërsa njerëzit po shtyhen në krizën më të thellë ekonomike. Ata nuk kanë turp… Rama nuk ka turp, por mesa duket para ka”, tha Basha.

Ai theksoi se tashmë ka ardhur koha për ndryshim dhe më 25 prill qytetarët do t’i japin përgjigjen e merituar kësaj qeverie. /noa.al/

Basha akuza qeverisë për darkën në Dubai: ‘Ata nuk kanë turp, Rama nuk ka turp, por mesa duket para ka’ Read More »

Ishte pjesë e darkës në Dubai, Mazniku: Ja kush e pagoi faturën

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbian Mazniku, pjesë darkës së shumëkomentuar në media dhe rrjetet sociale në restorantin luksoz në Dubai bashkë me zyrtarë të tjerë të lartë të qeverisë, deklaroi se fatura u pagua nga një kompani private.

“Ne shkuam si pjesë e një tentative të qeverisë për të sjellë në Shqipëri një investitor, të quajtur EMAAR Group. Ajo është një palë e interesuar për rivitalizimin e portit të Durrësit. Po flasim për një investim që i kalon 2 miliardë euro. “Kompania ka interes të afrohet edhe në qytetin e Tiranës dhe po shqyrton disa mundësi investimi. Unë isha aty për të prezantuar disa projekte të mundshme në Tiranë.
Zoti Mohamed Alabbar ka shpenzuar një ditë e gjysmë të tërë me ne. Ai nuk ishte në darkën e famshme sepse iu desh të lëvizte. Ishin të gjitha të ofruara nga kompania. Nusretin e takuam. Menynë nuk e pamë dhe as e porositëm sepse ishte porosi e kompanisë,” tha Mazniku në Syri tv.

Po ashtu, Mazniku hodhi poshtë akuzat se ka një konflikt interesi që zyrtarët më të lartë të qeverisjes po darkonin në një restorant luksoz në Dubai me paratë e paguara nga një kompani private.

Ai tha se “duhen përdorur të gjitha mënyrat e mundshme të ligjshme që t’i joshim investitorët të vijnë në Shqipëri”.

Ishte pjesë e darkës në Dubai, Mazniku: Ja kush e pagoi faturën Read More »

Rama: ‘Është fakt që në një garë lypsash për vendin e tyre, unë jam pretendent për vendin e parë’

Kryeministri Rama, në daljen për mediat, para fillimit të vaksinimit sot, tha se dozat që do të përdoren sot ia janë dhënë Shqipërisë nga një vend mik brenda BE. Rama tha se nuk është Greqia dhe se nuk është i autorizuar që t’ia thotë emrin.

“Kemi arritur në kushte jo pak të lehta të garantojmë 500 mijë dosjet e para të Pfizer por edhe të sigurojmë fillimin e vaksinimit para afatit falë marrëdhënieve bilaterale që sikundër e kam thënë janë kyçe në këtë proces të çuditshëm. Faktikisht strategjia dhe drejtimi i përcaktuar nga Bashkimi Evropian për tu investuar në skemën e COVAX ka rezultuar që të jetë ende sot që flasim një drejtim i papërcaktuar në kohë. Pra, pavarësisht angazhimti me COVAX të Shqipërisë dhe vendeve jashtë BE nëse do të qëndronim në pritje do të ishim ende në pritje dhe nuk dihet ende sot sa do të zgjaste kjo pritje.
Jemi angazhuar intensivisht me kanale të tjera. Ia kemi dalë të kontaktojmë drejtpërdrejtë në Nju Jork Pfizer. Njëkohësisht kemi hapur 4 kanale të tjera bilaterale në katër vende. Dhe vaksinimi sot është si rezultat i njërës prej vendeve të BE që nuk jam i autorizuar t’ia them emrin. Nuk është Greqia. Procese ndërveprimi për vaksinën që janë të llojeve të ndryshme. Ka proces ku një vend X është i gatshëm që të jap një pjesë se nuk i përdor dot të gjitha menjëherë dhe ato t’i shesë, për fat të mirë në gjithë kanalet ku tregtohet vaksina Pfizer çmimi është i njëjtë për të gjithë, ka kanale ku veprohet me këmbim, ku një vend kërkon më shumë doza në X kohë dhe një tjetër i garanton se këto doza do i marrë me shkëmbim, duke i kthyer pas. Është fakt që në një garë lypsash për vendin e tyre, unë jam pretendent për vendin e parë”, tha Rama.

Rama: ‘Është fakt që në një garë lypsash për vendin e tyre, unë jam pretendent për vendin e parë’ Read More »