Aktualitet

Pagoi “cash” Adriatik Llallën në Gjermani. Kush është “bosi” i Spitalit Amerikan…

Një biznesmen në dosjen hetimore ndaj Adriatik Llallës. Ai është Klodian Allajbeu, administrator i Spitalit Amerikan. I pyetur në pro kurorinë e Posaçme, më 15 janar 2020 biznesmeni Allajbeu ka pranuar se prej disa vitesh ka marrëdhënie miqësore me ish-prokurorin e Përgjithshëm, me të cilin njihet që kur ai ishte student në Turqi dhe kanë lidhje të ngushta familjare që prej asaj kohe.

Biznesmeni Allajbeu është marrë në pyetje përderisa konsiderohet si person që ka dijeni për rrethanat e hetimit. Kjo për faktin se ka ndërmjetësuar mes një shtetasi gjerman dhe ish-prokurorit të Përgjithshëm për marrjen e një shtëpie me qira dhe pagesën e shkollimit të fëmijëve, raporton hashtag.al.

“Kam njohje me një shtetas gjerman me emrin Hilman Meyer, me banim në Bremen, Gjermani. Ai ka qenë instruktori im i hipizmit”- shpjegon Allajbeu. Ai rrëfen më tej se në Bremen të Gjermanisë në vitin 2016 ka takuar Adriatik Llallën i cili ishte zhvendosur atje bashkë me familjen. Për shkak të njohjeve – shprehet Allajbeu – i sigurova Llallës një shtëpi me qira. Ndërsa vetë ai kishte kontaktuar një shkollë ndërkombëtare në Bremen për të rregjistruar të dy fëmijët.

Siç tregon dosja e Prokurorisë e poseduar nga Hashtag.al, Llalla ka marrë një shtëpi me qira që kushtonte 17 mijë euro në vit. Pagesën e qirasë e ka bërë bashkëshortja e Adriatik Llallës, i cili vetë nuk ka qenë i pranishëm.

Allajbeu thotë se pagesat janë kryer nga fondet e saj dhe jo nga ai. “Nuk më kujtohen vlerat e paguara nga bashkëshortja e Adriatikut.”- thotë biznesmeni.

Llalla i ka kërkuar Allajbeut ndihmë për të kryer dhe pagesat e shkollës së fëmijëve, pasi duhej të realizoheshin në një periudhë të shkurtër kohore dhe nëpërmjet rrugëve bankare. Për këtë arsye Allajbeu thotë se i ka kërkuar ndihmë të njohurit të tij Hilman Mayer i cili e ka realizuar pagesën nëpërmjet llogarive bankare.

Pagesa për shkollën e fëmijëve është bërë në kesh nga Adriatiku dhe bashkëshortja e tij tek Mayer, (në prezencë të Allajbeut) i cili më pas i ka depozituar në bankë për të realizuar pagesat.

“Transferta bankare mund të jetë bërë nga llogaria e Hilmanit ose e bashkëshortes së tij Sabine Jaker-Meyer.”– thotë Allajbeu. Sipas dokumenteve të depozituara, rezulton se janë kryer nga kjo e fundit.

Të tjera detaje jepen mbi marrëdhënien e biznesmenit me familjen Llalla dhe ndihmën që ai u ka ofruar gjatë kohës së qëndrimit të tyre në Bremen.

Në Bremen, Allajbeu mbante automjete me qira të cilat i paguante me kartën e tij të kreditit, në shuma javore. Duke qenë se disa ditë ai vetë nuk ka qenë atje, thotë se: “Automjetin e ka përdorur bashkëshortja e Adriatikut”.

Allajbeu e ka ndihmuar Llallën përsëri më vonë me fëmijët, duke bërë një pagesë në vitin 2018 për shkollën e tyre tanimë në Angli. “Këtë pagesë ma ka kërkuar Adriatiku, pasi llogaritë i kishte të blllokuara”. Vlera ishte rreth 10 mijë euro për të cilën ka lidhur një kontratë borxhi me Adriatikun.

Allajbeu këmbëngul se gjatë periudhës që Llalla ka ushtruar funksionet e Prokurorit të Përgjithshëm nuk ka pasur asnjë rast që ai të ketë bërë ndonjë pagesë me fondet e veta për mikun dhe familjen e tij.

Lalla dhe Allajbeu thonë se njihen prej vitesh që kur ai ishte student në Turqi dhe kanë raporte të afërta familjare. Allajbeu ka qenë ndër të parët që e ka ndihmar familjen e tij në Bremen, më shumë me komunikimet me qiradhënësen për shkak se bashkëshortja e tij “nuk flet gjuhë të huaja”.

Në dosjen e Prokurorisë të poseduar nga Hashtag.al thuhet se gjatë periudhës që Adriatik Llalla ka qenë Prokuror i Përgjithshëm, Allajbeu nuk ka patur çështje penale, as ai vetë dhe as shoqëritë e tij tregtare “Spitali Amerikan” dhe “Ekma SHPK”. Por ky pohim në dosje neglizhon një ngjarje të rëndë të ndodhur në spitalin Amerikan në vitin 2016, ku në mjediset e këtij spitali një pacient i vuri flakën vetes dhe një pacienti tjetër. Si pasojë e zjarrit humbën jetën dhe dy paciente të tjera.

Ky pohim i Prokurorisë tregon se dhe për ngjarjen në Spitalin Amerikan, edhe për koncensionet në Shëndetësi të siguruara nga Allajbeu, ish-kryeprokurori Llalla nuk ka kryer asnjë hetim.

Mungesa e hetimit sipas dosjes së Prokurorisë tregon se nuk ka patur konflikt interesi midis Llallës dhe Allajbeut, por prokuroria ka neglizhuar faktin se mungesa e hetimeve në fakt mund të jetë dhe imunitet absolut që kanë pasur Allajbeu dhe bizneset e tij në raport me Prokurorinë e drejtuar nga Llalla.

Klodian Allajbeu edhe për shkak se ka ditur t’u vijë në ndihmë për probleme jetike shëndetësore politikanëve dhe pushtetarëve të rëndësishëm në vend, gëzon mbështetje në të gjithë krahët politikë. Ndonëse të gjitha mediet e posedojnë dosjen e hetimit të Adriatik Llallës dhe kanë raportuar mbi të, asnjë nuk ka guxuar të përmendë paragrafet e dosjes ku përmendet bosi i spitalit amerikan./Hashtag.al

Pagoi “cash” Adriatik Llallën në Gjermani. Kush është “bosi” i Spitalit Amerikan… Read More »

Njihuni me mjeshtrin e fustanellave në Dukat të Vlorës! (Video)

Ne fshatin Dukat te Vlores, prej 35 vitesh Musa Ferruni, pasionin per kostumet popullore e vazhdon ende. Musai eshte 58 vjec dhe jeten e tij ai ja ka kushtuar veshjeve popullore. Musain e njohin te gjithe jo vetem ne fshatin e tij Dukatin por edhe jashte kufijve te vendit per veshjet tradicionale qe ai krijon.

Nje dhome te shtepise se tij ne Dukat Musai e ka kthyer ne punishte me dy makina qepese dhjetra vjecare. Musai tregon se profesionin e ka te trasheguar nga gjyshja dhe nena e tij por sot eshte i vetmi qe vijon te beje kostume popullore per grupet polifonike.

“Per fatin e mire kam tre vajza dhe te treja kane qepur dhe qendisur njesoj si une” – shprehet Musai. Per me shume ndiqni videon:

Njihuni me mjeshtrin e fustanellave në Dukat të Vlorës! (Video) Read More »

Po licisë së Shtetit me rregullore të re/ Kush ka tatuazh nuk do të pranohet kurrë

Kush ka tatuazh nuk do të pranohet kurrë për t’u bërë pjesë e Po licisë së Shtetit.

Kështu parashikojnë ndryshimet në rregulloren për policinë, të cilat kanë kanë shtuar tre kushte të tjera skualfikuese për aplikantët për t’u bërë pjesë të policisë, ndoshta nisur edhe nga ngjarja e fundit ku një efektiv me tatuazh qëlloi për vdekje një të ri në Tiranë, ngjarje që ngjalli debate dhe nxiti protesta.

Gjithashtu kërkohet edhe një dokument që vërteton se efektivi nuk është përdorues dr oge.

Kushtet e reja përjashtuese janë evidentimi i tatuazheve, moskalimi i kontrollit mjekësor dhe mungesa e besueshmërisë.

Gjithashtu, aplikuesi përjashtohet kur nuk kalon testin fizik, me shkrim dhe psikologjik, deklaron të dhëna të rreme, rezulton i dë nuar, është përdorues dr oge dhe nëse ka varësi nga alkooli.

Rregulloja e ndryshuar parashikon gjithashtu për herë të parë që vetëm personat që kanë mbushur moshën 19 vjeç dhe janë nën 30 vjeç kanë të drejtë të aplikojnë për t’u pranuar në kurset e Akademisë së Sigurisë për t’u rekrutuar në Po licinë e Shtetit.

Ka ndryshuar edhe neni për dokumentet e aplikimit për t’u bërë pjesë e P olicisë së Shtetit. Dokumente që kërkohen janë: formulari i aplikimit dhe autorizimi për sigurimin e dokumentacionit; fotokopje e kartës së identitetit; dokument që vërteton përfundimin e arsimit; fotokopje e dëshmisë së aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit “B”; certifikatë e gjendjes gjyqësore; certifikatë familjare; vërtetim nga gjykata; vërtetim nga prokuroria; raport mjekoligjor; fotokopje të librezës së punës (nëse i disponon) dhe dokument që vërteton se nuk është përdorues d roge.

Për herë të parë është vendosur që këto dokumente do të sigurohen nga po licia përmes komunikimit zyrtar me strukturat përgjegjëse për lëshimin e tyre, për të evituar çdo mundësi manipulimi.

Ndërkaq, për aplikantët që hyjnë në kategorinë e fëmijëve të punonjësve të po licisë që kanë hu mbur jetën për shkak të detyrës, do të përcaktohen procedura lehtësuese për pranimin e tyre në Akademinë e Sigurisë.

Ndërkaq, punonjëset e po licisë shtatzëna dhe ato që kanë fëmijë deri në moshën 1 vjeç nuk mund të urdhërohen të kryejnë shërbim natën. Punonjëset e p olicisë, në muajt e dukshëm të shtatzënisë, nuk do të mbajnë uniformë po licore.

Rregulloja e re ndalon sharjet gjatë dhe jashtë detyrës nga punonjësit po licisë, si ndaj kolegëve apo ashtu edhe ndaj qytetarëve.

/NOA.al

Po licisë së Shtetit me rregullore të re/ Kush ka tatuazh nuk do të pranohet kurrë Read More »

Gent Cakaj shfaqet në krahët e diplomates: ‘Për qef’

Gent Cakaj, pak ditë pas dorëheqjes apo shkarkimit, është shfaqur në krahët e një diplomateje.

Bëhet fjalë për Vlora Çitakun, me të cilën Gent Cakaj duket se ka një miqësi të hershme.

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Vlora Çitaku, pas një postimi me Cakajn, në rrjetin social Facebook ka ngjallur reagime.

Çitaku publikoi një foto me ish-ministrin e Punëve të Jashtme në detyrë të Shqipërisë, Gent Cakaj, të cilës i vuri një mbishkrim interesant, “Për qef”.
/NOA.al

Gent Cakaj shfaqet në krahët e diplomates: ‘Për qef’ Read More »

Cfarë tha në p olici sanitarja mashtruese

“Aktualisht nuk jam mirë psikologjikisht, do jap sqarime në një fazë tjetër të hetimit..” Kjo ka qenë fjalia e vetme që sanitarja Tire Alldervishi, e spitalit Covid-2, “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, ka dhënë përpara oficerit të çështjes që ka ndjekur procedurën e hetimi ndaj saj.

Alldervishi, nuk ka qenë në gjendje të mbrohet para oficerit, i cili në prani të avokatit të saj, Enea Cenko, i ka komunikuar Tires akuzën e “Mashtrimit të kryer më shumë se një herë”.

Në dokumentacionin policor, sipas ‘Ora news’, thuhet se “kallëzuesja Eltjana Sinanaj, pretendon se ju i keni marrë paratë për t’ia dhënë sanitareve, infermierëve dhe doktorëve të spitalit “Shefqet Ndroqi”. Si jeni njohur me shtetasen e mësipërme dhe çfarë keni për të thënë rreth kësaj çështje?

Ndërkohë sanitarja Tire Alldervishi, përgjigjet duke pohuar se “…në këtë fazë të hetimit do përfaqësohem nga avokati Enea Cenko. Aktualisht nuk jam mirë psikologjikisht dhe sqarime do jap në faza të tjera të hetimit…”.

Momentalisht Tire Alldervishi, po mbahet e izoluar në ambjentet e ko misariatit të Tiranës, ndërkohë në ditët në vijim do dalë para gjykatës së kryeqytetit për t’u njohur me masën e sigurisë “arr est në bu rg” që do kërkojë përfaqësuesi i akuzës.

Sanitarja, e spitalit “Shefqet Ndroqi”, duke u shtirur si infermiere, akuzohet se i ka marrë 8 milionë lekë të vjetra shtetases Eltjana Sinanaj, duke i premtuar kësaj të fundit se do i shpëtonte nënën e sëmurë nga COVID-19, e cila nuk mundi të fitonte betejën me sëmundjen.

Komunikimet nëpërmjet WhatsApp-it të vajzës dhe nënës së saj të publikuara në emisionin investigativ ‘Stop’, faktuan se edhe shërbimi, edhe përkujdesja ndaj të ndjerës, nuk kanë qenë ato që pretendohen. /noa.al/

Cfarë tha në p olici sanitarja mashtruese Read More »

Pas 32 vitesh pritje,mjeku shqiptar në SHBA bëhet baba/ Emri që i vendos djalit, emër ilir

Skënder Murtezani është një epidemiolog shqiptar i njohur në SHBA. Pesë ditë më parë, ai është bërë baba pas 32 vitesh pritje. Lajmin e ëmbël e ka dhënë vetë doktori përmes një postimi në ‘Facebook’.
“Dje në Flushing Queens në spitalin NYPQ Lindita ime lindi Bersant Murtezanin tone. Mire se na erdhe shpirti jonë”. Mirëpo, sot në një lidhje me Skype për ABC e Mëngjesit, ai ka zbuluar disa nga ndjesitë dhe emocionet e këtij momenti.

Murtezani ka treguar se i biri ka ardhur në jetë nga martesa e tij e dytë me Linditën, e cila është nga Korça.“Jam shumë i lumtur se kështu është bërë një kombinim. Ajo është nga Korça dhe është rritur në Tiranë , unë nga Tetova”, tha ai. Më tej, doktori ka deklaruar se emrin e djalit e ka zgjedhur nga ilirët, Bersant dhe është mirëpritur nga stafi mjekësor ku punon.

Pas 32 vitesh pritje,mjeku shqiptar në SHBA bëhet baba/ Emri që i vendos djalit, emër ilir Read More »

Deputetja Rudina Hajdari zbulon qytetin ku do të kandidojë për zgjedhje

Përmes një videoje në profilin e saj në “Facebook”, deputetja Rudina Hajdari ka njoftuar se do të kandidojë për deputete nën siglën e “Nismës Thurje” në qytetin e Elbasanit.

Hajdari ka bërë thirrje që elbasanasit t’i bashkohen, ndërkohë që shton se ka ardhur koha për t’u rebeluar kundër klasës së vjetër politike.

“Miq, dua t’ju kërkoj sot mbështetje për një vendim të rëndësishëm që kam marrë së bashku me skuadrën lidhur me zgjedhjet e ardhshme.

Nëse beson te unë dhe te ekipi ynë, të lutem merr pak kohë, më dëgjo, e na jep një dorë. Ka ardhur koha që të gjithë të rebelohemi ndaj klasës së vjetër politike dhe kjo mund të ndodhë vetëm nëse ndihmojmë ata që marrin guximin të përballen”, shkruan ndër të tjera ajo, përbri videos ku prezanton karrierën e saj politike dhe në jetë.

Hajdari zbulon se ka zgjedhur Elbasanin, jo vetëm se është larë në lumin Shkumbin, siç edhe thotë, por beson se ky qytet mund të bëhet.

“Kam vendosur që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të kandidoj në qarkun e Elbasanit si kandidate e Nismës Thurje. Zgjodha Elbasanin jo vetëm se ndjehem e bekuar që jam larë në lumin Shkumbin, kam pirë nga burimet e pastra të ujit dhe kam kaluar një pjesë të fëmijërisë, por sëbashku me të rinjtë besojmë se Elbasani mund të zhvillohet si qendër industriale dhe jo të damkoset si vend i krimit”, shprehet Hajdari. /noa.al/

Deputetja Rudina Hajdari zbulon qytetin ku do të kandidojë për zgjedhje Read More »

Ekspertët: ‘Pse po largohen mjekët dhe të rinjtë’

Shqipëria po zbrazet me shpejtësi në vitet e fundit, për shkak të emigrimit kryesisht të të rinjve, “trurit” të vendit dhe mjekëve e infermierëve.

Fenomeni shqetësues që ka njohur ritme të larta vitet e fundit, krahasuar me vitin 2007, po sjell sipas ekspertëve atë që quhet “shpopullimi” i vendit.

Për këtë temë, presidenti Ilir Meta kishte mbledhur sot një panel me ekspertë të cilët dhanë shifrat dhe analizat e tyre sa i takon emigrimit nga Shqipëria.

Profesor Ilir Gëdeshi, vuri në dukje se po rritet shumë shpejt migrimi i mjekëve shqiptarë drejt Gjermanisë.

Sipas tij, “numri i mjekëve për 100 mijë banorë do të vijë duke u ulur, duke shkaktuar probleme me popullatën sa i përket shërbimit shëndetësor. Kjo do të provokojë largime të tjera të popullatës në mungesë të një shërbimi mjekësor cilësor”.

Për këtë, profesori iu referua shifrave të OCDE, lidhur me stokun e mjekëve shqiptarë në botë, nga 2013, që po rritet shumë shpejt në Gjermani.

Po ashtu një e dhënë që tregon shumë, është dhe fakti se disa segmente të studentëve si në degët e mjekësisë, arteve, stomatologjisë, arkitekturës, infermierisë, kanë dëshirë më të madhe për t’u larguar nga vendi.

“Nëse mesatarja është 79%, në segmentet e mësipërme është mbi 80% që duan të largohen, në prespektivë, për disa sektorë të ekonomisë ne do kemi vështirësi sa i përket profesorëve të kualifikuar dhe shumë të kualifikuar. Tek mjekët, do shohim që dëshira për emigrim i afrohet 90% që do të thotë shumë e lartë e në perspektivë vendi do ketë boshllëqe sa i përket mjekëve”, tha profesori.

Një tjetër e dhënë shqetësuese, është sipas profesorit Gëdeshi se “11% e popullsisë vlerëson se në Shqipëri nuk ka të ardhme, në krahasim me 3% në 2007 , kjo shpjegon edhe migrimin e rinisë”.

“Ka ndryshuar edhe cilësia e flukseve migratore, në 2007 donin të emigronin të paarsimuarit dhe pakualifikuarit, por në 2018 duan të ikin personat që janë më të arsimuarit e më të kualifikuarit”. /noa.al/

Ekspertët: ‘Pse po largohen mjekët dhe të rinjtë’ Read More »