Kjo e diele përkon dhe me festën e të dashuruarve “Shën Valentinin”. Ndryshe nga vitet e tjera kjo festë vendin tonë në pjesën më të madhe e gjeti nën “pushtetin” e borës.
Ish kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në Facebook, ka uruar këtë ditët për të gjithë të dashuruarit.
Lule për një mirënjohje të thellë ndaj grave, vajzave, nenave dhe motrave me dashurinë e te cilave është eleksiri i vërtetë i jetës tonë.
“Kete lule per Shen Valentinin!
Si mirenjohje te pakufishme per te gjitha grate, vajzat, nenat, motrat m, dashuria e te cilave eshte eleksiri i vertete i jetes tone! Gezuar!”, shkruan Berisha.
Prej ditës së djeshme, i gjithë territori është mbërthyer nga një mot i ftohtë dhe reshje dëbore.
Problemet u vunë re që në orët e para ta ditës së djeshme, fillimisht në zonat malore, dhe më pas edhe në rrugë të tjera.
Autoriteti Rrugor Shqiptar informon mbi situatën aktuale të rrugëve, dhe akset më problematike.
RAJONI VERIOR
Rekomandohem me zinxhirë:
Bicaj –Bushtricë, K.Domaj -Draje Rec, Kuben-Vasije (pjesërisht me zinxhirë), Peshkopi- Qafë Drajë (pjesërisht me zinxhirë), Ura e Cerenecit -Klenjë (15 kilometrat e para me zinxhirë), Qafë Mali-Fierzë
Rrugët ku po punohet për pastrimin e tyre:
Trebisht-Dogane(xhepisht), Ura e Çerenecit-Klenjë
Ura e Çerenecit-Sterblevë 15 kilometrat.
RAJONI QENDROR
Rekomandohet qarkullimi me zinxhirë:
Laç-Milot, Halilaj-Krujë, Krujë-Sarisalltik. Nga Surreli e sipër rekomandohen vendosja e zinxhirëve ose gomave dimërore. Elbasan-Gjinar, Gramsh Kodovjat-Mollë Grabovë, Lunik Steblevë.
Pjesërisht me zinxhirë K.Zëmblak-Goricë.
RAJONI JUGOR
Rruga e Dardhës dhe Qafa e Qarrit me goma dimërore ose zinxhirë. Voskopja pa zinxhirë.
Në Llogara është bërë shpërndarja e vazhdueshme e kripës.
Kërkohet që gjithë drejtuesit e mjeteve të lëvizin vetëm me goma dimri ose zinxhirë, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore. /noa.al/
Basha i bllokuar rrugës për në Shkodër: Situata e rëndë, qeveria dështoi ti vijë në ndihmë qytetarëve. Koncesionarët marrin paratë dhe se bëjnë punën, qeveria përgjegjëse
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i bllokuar në rrugë gjatë udhëtimit të tij për në Shkodër, gjatë një lidhje direkte telefonike në News 24 tha se situata në rrugë është e rëndë.
“Kam një kohë të gjatë i bllokuar në trafik në rrugë. U nisa drejt Shkodrës për të qenë pranë banorëve të Shkodrës të cilët po kalojnë një situatë dyfish të vështirë, përmbytjen dhe borën me ngricat. Ndërkohë kemi mbetur në një zonë përtej Shënkollit, midis Shënkollit dhe Tales, pra para Lezhës, ku kanë mbetur shumë automjete me familjarë brenda. Përpara automjetit ku ndodhem unë ka pasur një ambulancë për një kohë të gjatë, të cilët me thënë të drejtën disa prej shoqëruesve të mi po ndihmojnë për të lëvizur, por pa sukses. Pra, trafiku ka bërë në vend, dhjetëra, qindra automjete të mbetura siç kam informacione që vijnë pa pushim gjatë kësaj kohe, gjatë këtyre orëve. Dhjetëra familje janë në vështirësi të mëdha, në veçanti ato që kanë mbetur të pastreha për shkak të tërmetit.
Duket që situata e bllokimit është në të gjithë Shqipërinë. Shqipëria ka mbetur e bllokuar për shkak të kësaj situate të rënduar dhe nuk shoh, nuk kemi parë marrjen e asnjë mase për të lehtësuar sadopak situatën, e në veçanti për ata që kanë përgjegjësinë dhe detyrën për ti mbajtur të hapura akset kryesore kombëtare.
Situata zgjidhet duke marrë masat paraprake sepse dihet që para 3-4 ditësh që e shtuna dhe e diela do të sillte reshje dëbore dhe ngricë ndaj duhet të ishin marrë masat, ju e dini fare mirë që kjo është detyrë e qeverisë e cila si në shumë fusha të tjera ka paguar para, paratë e shqiptarëve për koncesionet e mirëmbajtjes dimërore që do të thotë hedhja kripës, do të thotë borëpastruese dhe në një nga akset kryesore të vendit atë që lidh Tiranën me Shkodrën nuk kam parë personalisht gjatë gjithë kohës që kam qenë në këtë aks, nuk kam parë asnjë veprim të tillë, asnjë hedhje e kripës as borëpastruese dhe si rezultat sic ju thashë qindra automjete shumë prej tyre kanë familjarë brenda kanë mbetur të bllokuar në borë duke përfshirë këtu sic ju thashë ambulancë, pra një ambulancë me automjet të shëndetësisë mu përpara automjetit tim.
Situata paraqitet jashtëzakonisht e rëndë dhe një neglizhencë e pafalshme doja të thoja por edhe për diçka që nuk ka ardhur papritur por ka ardhur e paralajmërauar prej të paktën prej pesë ditësh duhet t’i kishim marrë të gjitha masat por si në çdo fushë tjetër edhe në fushë kemi të bëjmë me një braktisje totale të detyrës nga qeveria dhe kryeministri.
Por faturën e paguajnë njerëzit. Shqetësimi kryesor janë këta 100 persona të cilët kanë mbetur në këtë stuhi dëbore, të bllokuar në akse rrugore të cilat duhet të ishin mbajtura të hapura. Për të cilat janë paguar paratë e shqiptarëve për tu mbajtur të hapura me pastrimin e borës nga borëpastueset që nuk duken gjëkundi apo me hedhjen e kripës. Por edhe qindra dhe mijëra familje të tjera që po përjetojnë këtë ngricë anë e mban Shqipëris dhe natyrishtë në ato zona ku ka patur përmbytje si Shkodra drejt të cilës jam nisur ku situatës së përmbytjes i shtohet edhe ngrica edhe bora”, – u shpreh Basha.
Kreu opozitar tha se situata e krijuar është prova se kjo qeveri ka dështuar.
“Ky është një dështim i përsëritur, është një dështim i përsëritur. Shkodra ka pothuajse 40 ditë nën ujë. Kam qenë aty, kam qenë pran banorëve për t’i mbështetur për të evidentuar problematikat, për të kërkuar ndihmë për ta dhe Shkodra vazhdon të jetë e braktisur. Po kaq e braktisur është edhe e gjithë ultësira perëndimore që është përballur me përmbytje të tjera gjatë ktyre dy, tre ditëve të fundit, pra qeveria thjeshtë është e dorzuar, ja ka dorzuar Shqipërinë fatit dhe fati, natyra, këto ditë është treguar goxha e ashpër me reshjet, borën. Nuk kam cfarë të them përvece qeveria ka dështuar në mënyrën më të turpshmee për tu qëndruar pranë banorëve të përmbytur dhe tani për të marrë masat minimale, për të mbajtur akset kryesore kombëtare të hapura, sepse do të mjaftonte një parapërgatitje, po e përsëris dhe njëherë nuk është dicka e papritur, kemi 5 ditë që e presim këtë. Një parapërgatitje apo një mobilizim i atyre kontratave koncesionare, që paratë i marrin, por kur vjen puna punelën nuk e bëjnë, që kto qindra apo mijëra automjete anembanë Shqipërisë e në vecanti në këtë aks ku ndodhem vetë, mos mbeteshin të bllokuara me mijëra familjarë të bllokuar brenda automjeteve dhe qindar të tjerë në këtë situatë shumë të vështirë, duke përfshirë dhe ata që janë akoma në cadra apo në gërmadhat e shtëpive të prishura nga tërmeti apo në zona të përmbytura si këto të Shkodrës. Pra, apeli im ka qenë prej kohës që qeveria të bënte detyrën e saj. Kjo e sotmja për fat të keq është një tjetër provë më këtë kryeministër në ikje dhe më këtë qeveri në ikje Shqipëria ka mbetur, është e bllokuar nuk ka situate më të dhimbshme sa kjo e sotmja sic ka mbetur e bllokuar në borë, ka vite që ka mbetur e bllokuar, ka mbetur në vend numëro. Apeli im është që qytetarët të bëjnë c’është e mundur në këtë situatë të vështirë për të ndihmuar njëri tjetrin. Ndërsa kërkesa që kam, jo apeli por kërkesa që kam është që, ata që kanë marrë paratë e shqiptarëve urgjentish t’iu vijnë në ndihmë automjeteve të bllokuara dhe që qeveria të mos qëndrojë duarkryq apo të fajësojë siç e ka zakon këdo përveç vetes siç e ka zakon kryeministri, e ka zakon të përditshëm. Por të jetë në krye të detyrës për të bërë të mundur që akset kryesore, të paktën akset kryesore të mbahen të zhbllokuara, sepse kjo do të ishte plotësisht e mundur në qoftë se ata do të bënin detyrën e tyre. Është plotësish përgjegjësia dhe dështimi i tyre që akset janë të bllokura nga bora”, – u shpreh kreu i opozitës nga Lezha ku ishte bllokuar. “Koncesionarë që marrin paratë dhe nuk bëjnë punën. Por përgjegjësia për t’i mbikëqyrur është e qeverisë. Qeveria mbron interesin e qytetarëve apo më mirë të themi duhet ta mbronte. Qeveria i ka dhënë këto kontrata, qeveria është ajo që duhet të sigurojë zbatimin e këtyre kontratave. Kur vjen puna për ti puthur në kokë dhe për ti dhënë paratë e shqiptarve kryeministrin e kemi nga mëngjesi deri në darkë në televizor por kur vjen puna për të ndihmuar qindra automjete, qindra familje të mbetura në borë zhduken pa lënë gjurmë apo bëjnë spektakle të kota sepse në fakt kompanitë i kanë marë paratë por puna nuk është bërë. Përgjegjësinë për këtë e ka qeveria. Dhe pyetja që ka çdokush sot është: Ku janë ata tani? Tani që është nevoja më e madhe për të qënë pran tyre, për te zhbllokuar akset, për të bërë detyrën për të cilën marin paratë e shqiptarve, për të hedhur kripë në rrugë, për të sjellë borë-pastrueset dhe ku është qeveria që ka për detyrë zbatimin e këtyre kontratave, që ka për drtyrë ti mbajë përgjegjës këto kompani që partë i marrin por sot në këtë moment nuk janë askund”.
Kosova zhvillon sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Qytetarët i janë drejtuar që në mëngjes kutive të votimit.
Raportohet se janë ardhur edhe shumë emigrantë një ditë para zgjedhjeve, për të vendosur edhe ata fatet e qeverisjes së vendit.
Edhe qytetarët e Mitrovicës së Jugut i janë nisur drejt kutive të votimit.
Të gjitha qendrat e vendvotimit janë hapur tashmë në këtë komunë.
Në qendrën më të madhe në këtë komunë, gjithçka deri më tani raportohet se po vijon normalisht.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka u ka bërë thirrje qytetarëve që të ushtrojnë të drejtën e votës, duke respektuar masat anti-Covid.
“Unë posa e kreva obligimin tim. Si kryetare mund të konfirmoj se KQZ-ja ka përfunduar të gjitha përgatitjet për këtë ditë. Sot KQZ-ja do të bëjë monitorimin e mbarëvajtjeve të zgjedhjeve. Ftoj qytetarët të respektojnë të gjitha rregullat e pandemisë dhe ta ushtrojnë të drejtën kushtetuese. I ftoj të gjitha subjektet politike që gjatë ditës të respektojnë të gjitha rregullat e KQZ-së”, tha Daka.
Nëse në shumë zona të Shqipërisë, bora dhe acari kanë krijuar probleme, në kryeqytet ajo është pritur me entuziazëm nga qytetarët.
Edhe Elvis Naçi, teologu dhe imami i njohur, ka ndarë një mesazh në Facebook, i frymëzuar nga dëbora.,
“O Zot i Gjithësisë bora është shumë e bukur, por Ti që e krijove je më i bukuri, pastroji zemrat tona siç është bardhësia e saj! Amin”, ka shkruar ai teksa shihet duke u lutur gjatë momentit që Tirana nisë të zbardhet nga dëbora./NOA.l
Lida Shosha, kirurgia e njohur është rikthyer në sallën e operacionit tre javë pasi u përball me Covid 19.
Lida ka dhënë një mesazh të fortë mbi përgjegjësinë e çdo kirurgu kur hyn në një operacion.
Lida Shosha shprehet se duhet të bëjnë çmos që të ruajnë qetësinë.
Ajo ka dhënë një përgjigje për të gjithë ata që kanë hedhur akuza në drejtim të mjekëve, pasi arrestimit të kardikuirurgut Edvin Prifti, i dyshuar për korrupsion.
“Një kirurg, nuk është një cope buke që e gjen në dyqanin e lagjes në çdo orë të ditës dhe të natës”, shkruan Lida Shosha.
Postimi i plotë i Lida Shoshës:
Pas tre jave perleshje me Covidin, mblodha ato pak fuqi dhe shkova te operoj pacienten qe me priste plot tre jave, per ti hequr tumorin. E kam shpetuar dhe here tjeter, se fundmi e diagnostikova me tumor, e trajtova intensivisht ,pasi erdhi me hemoglobine
Une prisja te sherohesha, ajo priste qe une te sherohesha e me pas te sheroja ate. Besimi i saj dhe i te shoqit qe me konsideronin si pjese te familjes e u luten pa fund per familjen time, me dha fuqi e motivim. Shkoj dhe e operoj para dy ditesh, gjithcka kaloi shume mbare.Duhet dhe besim ne Zot, ne ditet e qametit.
Por miqte e mi, a e dini cdo te thote te jesh kirurg?
A e dini cfare investimi kolosal te duhet , qe tehu i mprehte i bisturise brenda trupit te njeriut ti heq semundjen, infeksionin , tumorin, per ta rikthyer mes familjes e shoqerise?.
A e dini cfare pergjegjesie eshte, qe dora te mos te dridhet, qe te ruash qetesine kur gja ku hidhet perpjete,kur vlerat bien, kur anestezisti me gjysem zeri te thote, komprimo se po rendohet…prisni, mos manipuloni, nuk eshte film, qe ju mban shtangur me zemer ne dore nga ekrani, eshte realiteti brenda nje salle operacioni ku sfidohesh nga mo rtja qe do ta rem beje pacientin, dhe per nje moment ndalet fryma e gjithkujt, degjohet vec respiratori sepse ne ate moment nuk egziston askush pervec frymes se pacientit.
Dhe ti, kirurgu primar duhet te ruash qetesine astronautike, te mbledhesh stafin me nje veshtrim, dhe te maresh vendimin ” Ecim” sepse kursesi nuk mund ti dorezohesh humbjes, cdo qelize e jotja eshte vulosur me emblemen do ja dal, ta shpetoj,nuk dorezohem, ky ring i perket kirurgut, jo mortjes.
Pas nje operacioni te tille, mund te jesh plakur 10 vjet, shpirti te eshte thermuar ne mijera copash qe lotojne, por ti e mbledh veten,me djerset qe kullojne nga qimja e flokut deri ne kerbishte, del dhe sqaron njerezit me lot ne sy, ke shume deshire ti perqafosh,tani sna le as Corona, ka shprese per jeten, akoma.
Nje kirurg, nuk eshte nje cope buke qe e gjen ne dyqanin e lagjes ne cdo ore te dites dhe te nates?
Nje kirurg i mire, eshte aset i nje kombi, i pazevendesueshem.
E ne nje vend si ky i joni, qe nuk ka kapacitet te prodhoje nje mjek mesatar, jo me Exelenca, nje kirurg i mire eshte equivalent mijera njerez se bashku.
Mos kujtoni se do i zevendesoni me politiçka, politikruca, delenxhinj, e delenxhesha, qe vj ellin vrer e zeher per pak vemendje mediatike, interesa politike, karrige pusht- eti,
Me vjen ne mend Churchilli, une neser do jem esell , ti do jesh prape e shemtuar, kirurgu mbetet kirurg, po fytyrat me shpirt te she mtuar, nuk ka kirurg qe u ben derman, mbeten she mtia e perjetshme e nje shoqerie qe ne 30 vjet tranzicion e la mjekesine si ishull te vetmuar per ta vjele nga gjithe anet, por jo per ta ndrequr per qytetarin e fshatarin e thjeshte qe lebe titet spitaleve per pak jete e shprese. Lida. Shosha
Analisti i njohur Andi Bushati është revoltuar me qeverinë, pasi ka mbetur i bllokuar nga dëbora.
Ai thotë i revoltuar se ka parë ministren që jepte shfaqje e hipur mbi një borëpastruese.
Postimi i Bushatit:
Pasi kam kaluar me orë të tëra i bllokuar pranë Lezhës, bashkë me qindra të tjerë, pasi nuk pashë për be asnjë borëpastruese, asnjë kripëhedhëse apo qoftë dhe makinë pol icie që të jepte informacion elementar, sa mbërrij në shtëpi, falë një aventurieri që çau rrugë pa rrugë mes fshatrave, shoh ministren që jep shfaqe pasi ia ka hypur një borëpastrueseje.
Do e kuptoja po të thoshte që jemi një shtet shkë rdhat, që kështu kemi qenë dhe kështu do mbetemi, kaq fuqi kemi përballë situatave të tilla etj…
Por ama me këto inskenimet e shpifura ku e vetmja makinë që mund të vihej në punë përdorej për xhirime, këta edhe njeriun më të duruar mund ta shndërrojnë në vra sës…
I imagjinoj fytyrat e atyre që pata me orë pranë kur të shohin në ekran Belindën sapo të futen në shtëpi..!