Aktualitet

Vjosa Osmani: S’do të jetë mandat për ha kmarrje, por një kapitull i ri pune

Vjosa Osmani: S’do të jetë mandat për hak marrje, por një kapitull i ri pune

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani deklaroi se mandati i ri qeverisës nuk do të jetë një mandat hak marrjeje, por një mandate pune.

Zonja Osmani u shpreh se e diela ishte një natë e bardhë për qytetarët e Kosovës, pasi zëri dhe vota e qytetarëve ‘kumboi’ si kurrë më parë, duke iu referuar kështu rezultatit të zgjedhjeve.

Ajo shtoi se puna e vërtetë fillon sot dhe se nesër lind diell për Kosovën.

“Sot dita e bardhë që e paralajmëruam u shëndrrua në natë të bardhë. Kosova votoi për një të ardhme faqebardhë, zëri juaj kumboi si kurrë më parë. Vota juaj e solli ndryshimin e pritur. Nga thellësia e zemrës miliona herë falëminderit. Jemi të vetëdijshëm për barrën e madhe, besimi juaj do jetë udhërrëfyësi ynë në ëktë rrugëtim. Së bashku po vijojmë punën në zhvillimin e demokracicë.

Nuk është një mandat për kthim prapa, një mandate kur ne e garantojmë mirëqenien e luftojmë korrupsionin, sigurojmë drejtësi. Kjo qeveri do jetë e juaja, e zëri juaj do jetë zëri ynë. Nëse ka ende në mesin tuaj që mendojnë së në kosovë vështirë bëhen ndryshimët, fitoja plebishitare është përgjigjja. Qyetarët e Kosovës e dijnë kur është mjaft, e dijnë se kur është koha për një kapitull të ri.

Kjo është fitorja e juaj, do e kthejmë besimin në politikë, do punojmë për njerëzit tanë. Institucionet do drejtohen nga drejtësia, Kosova do ndryshojë. Është bërë shumë punë, kemi ecur së bashku cep më cep, na keni pritur me zemër, Puna e vërtet filllon sot, fillon puna për rininë, për drejtësinë.. fillon puna për të na bashkuar për një të ardhme më të mirë… Nesër lind diell për Kosovën”.

Vjosa Osmani: S’do të jetë mandat për ha kmarrje, por një kapitull i ri pune Read More »

Të rinjtë bëjnë të pamundurën, shtyjnë makinën mes borës, por gruaja hu mb jetën rrugës për në spital

Pamje të tr ishta vijnë nga fshati Limjan në Dibër, ku një e moshuar ka ndërruar jetë ndërsa ishte i pamundur dërgimi i saj në spital, për shkak të rrugëve të bllokuara nga dëbora.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, ndërsa në një video të publikuar nga “Abc news”, shihen një grup të rinjsh të cilët mundohen të pastrojnë rrugën, për të bërë të mundur kalimin e makinës.

Ata fillojnë duke pastruar rrugën nga dëbora me lopata, ndërsa më pas shtyjnë makinën, por fatk eqësisht rruga e bllokuar nga trashësia e dëborës, nuk i ka lejuar të mbërrijnë në kohë në spital.

Fshati Limjan ndodhet vetëm 11 kilometra larg qytetit të Peshkopisë

Shqipëria këtë fundjavë u përball me një mot të acartë dhe reshje të dendura bore. Situatë më pr oblematike, paraqitet në juglindje dhe verilindje të vendit, sidomos në zonat e thella malore, ku bora dhe ngricat kanë bllokuar kalimin e automjeteve. /noa.al/

Të rinjtë bëjnë të pamundurën, shtyjnë makinën mes borës, por gruaja hu mb jetën rrugës për në spital Read More »

Kosovë/ Vetëvendosje konfirmon fitoren historike/ Numërohen më shumë se 97% e votave

KQZ ka numëruar mbi 700 mijë vota deri më tani në Kosovë, ku Lëvizja Vetëvendosje po prin e para me 48.17% të votave.

Ndërkohë, e dyta është PDK me 17.32% të votave dhe e treta vjen LDK me 13.18% të votave.
Aktualisht AAK ka 7.40% të votave, Nisma aktualisht ka 2.59% të votave, pamjaftueshëm për ta kaluar pragun dhe për të qenë pjesë e Kuvendit.

Të drejtë vote kanë pasur 1,794,862 qytetarë, ndërsa pjesëmarrja e përgjithshme në votime është rreth 47%. Në këto zgjedhje kanë garuar 21 parti politike, 2 koalicione dhe 5 iniciativa qytetare.

VV për herë të parë garës zgjedhore si subjekt politik i ka hyrë në vitin 2010 ku pati marrë 12,69 për qind të votave preliminare. Në zgjedhjet e vitit të kaluar ky subjekt ka marrë 26,27 për qind të votave. Ndërsa votat e diasporës akoma nuk kanë filluar të numërohen nga KQZ-ja.
Ajo që vlen për t’u theksuar në Kosovë është fakti se numërimi i votave po shkon drejt përfundimit në një kohë shumë të shpejtë, ndërkohë që të gjitha palët e kanë pranuar rezultatin dhe vullnetin e shprehur nga ana e qytetarëve.

Të gjithë drejtuesit e partive janë shprehur se njohin rezultatin e zgjedhjeve, ndërkohë që Vjosa Osmani dhe Albin Kurti shpallën mbrëmë pas mesnate fitoren e tyre. Kurti tha se ai nuk do të jetë hakmarrës ndaj askujt, ndërsa shtoi se dialogu me Serbinë nuk do të jetë prioriteti më i madh i qeverisjes së tij.

Kosovë/ Vetëvendosje konfirmon fitoren historike/ Numërohen më shumë se 97% e votave Read More »

Urimi i veçantë i deputetit për Lefter Çipën: ‘I dashuri i isopolifonisë nuk mund të lindte ditë tjetër, veç 14 shkurtit’

Deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni kujton kontributin që artisti ka dhënë në folklorin shqiptar.

Hyseni e quan Çipën “prici i polifonisë shqiptare”. I dashuri i përjetshëm i isopolifonisë s’mund të lindte ditë tjetër, veç 14 Shkurtit. Lefter Çipa, me portret të sertë tipik lab e karakter të paepur bregas, por me ëmbëlsi vargu e delikatesë shpirti, buronjën e malit e ktheu në lot emocioni, dallgët e detit i ngacmoi e luajti me to si një “Don Zhuan” valësh, shkrepat e thepisur të maleve i mbylli mes strofash, aromën e trëndelinës shpërtheu mes vargjeve. Ky mbrojtës i pashoq i traditës sonë të rrallë dhe patrioti i madh i shqiptarisë, është simbol i gjallë i atdhedashurisë, burim frymëzimi e krenarie për ne, një model i pavdekshëm për brezat e rinj”, shkruan ai në një postim ne “Facebook”.
“Në panteonin e polifonisë dhe folklorit shqiptar është skalitur froni i nderit prej kohësh, e po ashtu ka fituar pavdekësinë mes këngësh e vargjesh, ndaj i uroj nga zemra në këtë ditëlindje, mos vdeksh kurrë o Lefter Çipa, rrofsh sa polifonia jonë, sa malet e Akrokerauneve, këngët t’u bëfshin mal e malet u kthefshin në këngë!”, e mbyll shkrimin deputeti.

Lefter Çipa është një nga poetët më të shquar shqiptarë në vitet 1997-2008. Autori i 18 librave të botuar me poezi. Ndër ta, më të lexuarit janë:

“Bejkë e bardhë”, “Bilbilat e vendit tim”, “Shqipëri moj ballëhapur”, “Këngët e Ruzanës”, “Dheun tim përsipër mbaj”, “Për Kosovën prapë do të ngrihem”.
Autori i mbi 1250 këngësh të interpretuara nga grupet polifonike. Ka qenë pjesëmarrës në gjashtë festivale folklorike kombëtare, në Gjirokastër, Berat, Lezhë. Mban urdhrin “Naim Frashëri”.

Urimi i veçantë i deputetit për Lefter Çipën: ‘I dashuri i isopolifonisë nuk mund të lindte ditë tjetër, veç 14 shkurtit’ Read More »

Shikoni si lahen në ujërat e Bënjës të rinjtë, sfidojnë dëborën dhe acarin

Moti i acartë dhe me temperatura të ulëta nuk i ka penguar disa të rinj që të lahen në ujërat termalë të Bënjës.

Këta të rinj kanë sfiduar motin, teksa shihen që nuk i ndal as dëbora dhe as temperatura nën zero gradë.
Ata kanë shfrytëzuar rastin për të bërë edhe disa fotografi.

Prej dy ditësh vendi ynë është mbërthyer nga temperatura të ulëta deri disa gradë nën zero. Ndërsa pothuajse i gjithë territori është mbuluar nga dëbora.

Shikoni si lahen në ujërat e Bënjës të rinjtë, sfidojnë dëborën dhe acarin Read More »

Kosovë, KQZ publikon rezultatet e para, Vetëvendosja kryeson me 44 për qind

Ndiqeni rezultatet Live nga KQZ

KQZ tashmë ka filluar publikimin live të rezultateve nga zgjedhjet e sotme parlamentare.

Lëvizja Vetëvendosje është e para me përqind 44.72, kurse e dyta është PDK me 18.68 përqind tani kur janë procesuar rreth 14 përqind e votave.

Ndërsa LDK është e treta me 13.80 përqind, ndërsa AAK është e katërta me 9.78 përqind, teksa Nisma mbetet jashtë pragut me 2.77 përqind.

Për t’i parë rezultatet LIVE, klikoni këtu.

Kosovë, KQZ publikon rezultatet e para, Vetëvendosja kryeson me 44 për qind Read More »

Zgjedhjet në Kosovë/ Qytetari vd es duke votuar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Biqec të Kaçanikut në Kosovë, ku janë duke u mbajtur zgjedhjet parlamentare.

Një 81 vjeçar ka hu mbur jetën teksa ishte duke marrë fletën e votimit. Ai ka rënë papritur në tokë, ndërsa i biri me disa persona të tjerë e kanë marrë dhe e kanë dërguar në urgjencë.
Fatke qësisht i moshuari nuk ia ka dalë të jetojë, ndërsa bëhet e ditur se ai kishte udhëtuar nga Shkupi për të votuar.

“Personi ka rënë në tokë dhe më pas i biri me tre persona e kanë futur në veturë për ta dërguar në emergjencë. Gjatë rrugës 81 vjeçari ka ndë rruar jetë”, tha komisioneri i qendrës së votimit.

Zgjedhjet në Kosovë/ Qytetari vd es duke votuar Read More »

Bashkëshortja e Bashës publikon foton dhe bën dedikimin e veçantë për Shën Valentin: ‘Çdo ditë je shembull për mua’

Në ditën e të dashuruarve, Aurela Basha i ka bërë një dedikim të veçantë bashkëshortit të saj, kreut të PD, Luzim Basha.

Në Instagram, Aurela ka postuar një fotografi të disa viteve më parë, ku shfaqet e buzëqeshur krah kryedemokratit Lulzim Basha.
Teksa i uron Shën Valentinin, Aurela shkruan: Çdo ditë je shembull për mua, çdo ditë të dua më shumë!

Bashkëshortja e Bashës publikon foton dhe bën dedikimin e veçantë për Shën Valentin: ‘Çdo ditë je shembull për mua’ Read More »