Ministrja Elisa Spiropali thotë se Shqipëria do të shndërrohet në një shtet modern, nëse Partia Socialiste merr një mandat të tretë qeverisës.
Spiropali tha gjatë një interviste në “ABC News”, se në mandatin e tretë të PS-së, Shqipëria do ketë aeroporte dhe hekurudha të reja.
“Në mandatin e tretë Shqipëria do të bëhet një vend modern me aeroporte të reja, me hekurudhë…që ata i lanë, me turizëm dhe bujqësi të zhvilluar. Rindërtimi po vazhdon punën pa pushim”, u shpreh Spiropali.
Ministrja Spiropali tha se në mandatin e ardhshëm qeveria do të fokusohet te rritja e pagave dhe taksimi progresiv.
“Mandati i ardhshëm do të fokusohet te rritja e rrogave. Te taksimi progresiv, te rritja e të ardhurave. Do kemi një rritje të konsiderueshme edhe të rrogës mesatare dhe minimale”, tha ajo.
“Ne dimë të punojmë dhe nuk e themi më kot që jemi punëmbaruar. Punët tona i shikojnë vetë shqiptarët”, tha më tej Spiropali.
Historia e tr ishtë e 51-vjeçares e cila u rrëfye për mikronin e Top Channel do t’ju përlotë. Gruaja është e pastrehë dhe ajo rrëfen se ka qenë djali ish-burrit ai që e ka he dhur në rrugë dhe e ka lënë pa shtëpi dhe pa përkrahje.
“Jam 51 vjeç. Kam 7 muaj këtu. Historia e jetës sime kam qenë e martuar 25 vjet në Maqedoni dhe mbas 25 vjetëve djali i burrit më hodhi në rrugë të madhe.
Mbeta pa shpi pa katandi pa përkrahjen e askujt. Këtu më kanë ndihmuar shumë, më kanë dhënë bukë. I ndihmohtë zoti, sa më kanë ndihmuar mua këtu smë ka ndihmuar askush.”- tha ajo për mikrofonin e Top Channel.
Kryeministri Edi Rama, ka deklaruar se në procesin e vaksinimit anti-Covid, do të përfshihen edhe të moshuarit që janë personalitete në vendin tonë.
Ai tha se për 1 mijë të vaksinuar, procesi mbyllet këtë javë, ndërsa shtoi se pret konfirmim për ardhjen e 360 mijë vaksinave nga kompania “AstraZeneca”.
“Për rreth 1000 persona, vaksinimi do përfundojë këtë javë, ndërkohë që vaksinimi po shtrihet në të gjithë rrjetin e bluzave të bardha. Sot janë prezent dhe mjekë nga Mati dhe Bulqiza, nesër do jemi në Vlorë dhe do të vazhdojmë me zonën poshtë. Do vazhdojmë me një numër tjetër të moshuarish që janë personalitete, që duhet t’i mbajmë sa më mirë dhe jo thjesht të kujtohemi kur vdesin e të mbajmë fjalime”, – shtoi kryeministri.
Ai theksoi se qeveria pret një konfirmim të rëndësishëm “për të formalizuar 360 000 doza me ‘Astrazeneca’-n. Mbrëmë kemi pasur një kontakt me një shtet mik dhe përsëri edhe aty kemi shumë shpresë se do kemi dhe një sasi tjetër. Mbetemi të bindur te skenari A, që do të thotë se brenda 14 muajsh do të kemi kryer të gjithë procesin e vaksinimit”, – pohoi ai. /noa.al/
Pas dy den oncimeve në Spitalin Infektiv për mungesë shërbimi dhe koordinimi ndaj pacientëve të sëmurë me Covid 19, kryeministri Edi Rama i ka dalë në mbrojtje bluzave të bardha.
Sa i takon rastit të një gruaje, e cila kishte hu mbur sendet e të atit, Rama u shpreh se ajo nuk kishte ndjekur procedurën dhe në momentin kur ka dorëzuar kartën e identitetit, gjërat shkuan në rregull.
Ndërsa, duke u ndalur te de noncimi i dy vajzave që pretendonin se babai i tyre i sëmurë është lënë pranë derës në të ftohtë dhe pa shërbim, Rama u shpreh se e kupton dhi mbjen e tyre, por kjo nuk është arsye për të bërë propagandë.
“Një zonjë pretendonte që as rrobat e të vde kurit nuk i marrin. E vërteta e thjeshtë ishte se zonja nuk kishte kartën e identitetit me vete. Njerëzve iu dha një informacion gjysmak, si për ato që kishin hu mbur babanë, – tha Rama. – Informacioni nuk kishte asnjë të vërtetë. Ju lutem shumë, është ndjeshmëri e lartë. Natyrisht që rastet e abu zuesve dhe batakçinjve si ato që shkuan pas hekurave, nuk mjaftojnë për të njollosur të gjithë ata njerëz që bëjnë punë herorike dhe nuk e meritojnë të gozhdohen nga balta. Me respekt për ata që kanë dhi mbje. I mirëkuptoj ata që nga dhimbja, fatke qësinë ia faturojnë mjekëve, se atyre që bëjnë propagandë. Ne nuk kemi të drejtën të pretendojmë se punët janë perfekte. Çdo punë ka defekte, sepse punë perfekte nuk ka. Ju lutem, njerëzit kanë nevojë për të vërtetën dhe për t’i dëgjuar të dyja palët dhe jo çdo kush që del te gardhi i spitalit, vjen te mikrofoni dhe del vetëm dhe pastaj e vërteta mbetet jetime”, – shpjegoi kryeministri. /noa.al/
Vajza e kryetares së LSI, Monika Kryemadhi festoon sot ditëlindjen. Lajmin e bën me dije Monika Kryemadhi, e cila e uron përmes një postimi në Facebook.
Kryetarja e LSI shkruan se nuk është pranë vajzës së saj për ditëlindje, pas detyra është parësore.
“Era ime! ❤️ Ky vit filloi me vështirësi të madhe për punën time dhe ndonjëherë më bën mua të pavëmendshme për gjëra shumë të rëndësishme, për ty Era ime. Por nuk mund ta filloja ditën sot sepse një gjë ishte në zemrën time që më shtrëngonte, dhe kuptova që mungesa e puthjes dhe perqafimit tënd ishte dhimbja më e madhe për mua. Nuk jam sot me ty, Borën dhe Besin në shtëpi, sepse detyrimet e mia ndaj njerëzve që na përkrahin në sfidat që kemi janë shumë të mëdha, por Era, un të dua shumë por shumë shumë dhe të uroj mami edhe 💯 vite të tjera.
Qofsh e lumtur dhe Zoti t’i plotësoftë të gjitha dëshirat zemra ime. 🙏 Më fal shumë për vonesën e mesazhit por rutina e tranzicionit e tjetërson edhe memorien njerëzore. Të puth mami fort ERA ime që sjell kudo ndryshimin. Të dua shumë”, shkruan Monika Kryemadhi.
Gjatë ceremonisë së pritjes së dozave të reja të vaksinës Pfizer në Rinas, kryeministri Edi Rama u pyet nga gazetarët se pse nuk e mbyll sërish vendin, teksa shifrat e koronavirusit janë rritur ndjeshëm, dhe nëse kjo ka lidhje me zgjedhjet e 25 prillit.
Në përgjigjen e tij, kryeministri Rama u shpreh se shëndeti është mbi zgjedhjet dhe mbi gjithçka tjetër, por sipas tij, në kushtet që jemi sot për sot, nuk kemi nevojë të karantinohemi.
Kreu i qeverisë deklaroi se një karantinë e dytë do të ndikonte negativisht në shëndetin psiqik të njerëzve, ndaj është e rëndësishme që të vijohet me këto masa kufizuese.
“Shëndeti është mbi zgjedhjet dhe mbi gjithçka tjetër, por ne besojmë që në kushtet që jemi sot për sot, nëse mbajmë këtë ekuilibër nuk kemi nevojë të karantinohemi, për 1001 arsye, që i kam dëgjuar me shumë vëmendje edhe nga ekspertët tanë, edhe nga të tjerë, me të cilët komunikoj për të mësuar. Gjithnjë e më shumë po fiton terren shqetësimi i një tjetër pandemie, që është pandemia psiqike.
Që do të thotë, i efekteve traumatike të gjithë kësaj kohe dhe të gjithë këtyre shtrëngimeve, ndryshimeve, shqetësimeve, te psiqika e kësaj dynjaje. E treta, do të keni parasysh edhe një gjë tjetër, kur një vend i BE mbyllet, ka një ‘kontro’ evropiane që përgjigjet. Është kollaj të themi hajt ta mbyllim, por pse duhet ta mbyllim. Nëse numrat qëndrojnë në ekuilibër brenda parashikueshmërisë dhe nëse spitalet vazhdojnë shërbejnë brenda skenarëve të parashikuar, atëherë jeta duhet të vazhdojë me ato masa kufizuese që kemi përcaktuar, në mënyrë që njerëzit të marrin frymë, fëmijët të vazhdojnë të shkojnë në shkollë, të rinjtë po ashtu.
Prandaj, arsyetimi i ekspertëve tanë është tërësor, jo thjesht një arsyetim mekanik, që hajde ta mbyllim. Nëse njerëzit nuk do të kufizohen, nuk do vënë maskën kur dalin nga shtëpia, nuk do respektojnë ato rregulla minimale, patjetër që ora policore do shkojë duke u ulur dhe kufizimi duke u rritur. Larg qoftë të bëjmë një karantimin të dytë, edhe sikur të jetë ditë votimi. Ky nuk është plan i fshehtë për kutitë e votimit, por po shohim dinamikën hap pas hapi. Dinamika sot na thotë që jemi në ekuilibër.
Nuk mund të jetë ilaçi më i dëmshëm, se sëmundja vetë. Ne na duhet që t’i krijojmë njerëzve mundësi që të shkojnë në punë, të marrin frymë, të dalin, të marrin ajër. Studimet e fundit janë alarmante sa i përket efekteve psikologjike të kësaj dynjaje nga e gjithë kjo histori kufizimesh dhe traumash të dukshme e të padukshme”, u shpreh Rama.
Çështja e arre stimit të mjekut të njohur të QSUT-së, Edvin Prifti, ka tërhequr edhe vëmendjen e Kuvendit të Shqipërisë.
Në seancën e sotme plenare, deputeti i opozitës parlamentare, Ralf Gjoni, i ka dalë në krah kardiologut të ak uzuar për korrupsion nga GJKKO, të cilit iu gjetën në banesë dhe zyrë shuma prej 250 mijë euro dhe 160 milionë lekë.
Gjoni është shprehur se nuk është turp që kardiologu më i mirë i Shqipërisë të zotërojë mbi 200 mijë euro.
Ai ka aluduar edhe për një marrëveshje Rama-Basha, që do t’i japë mandain e tretë kryeministrit aktual.
“Ju masakruat Kodin Zgjedhor për të mbajtur në krye të PD Luli Bashën dhe në kthim, dhurata e Bashës është mandati i tretë për Edi Ramën. Kjo ishte marrja vesh e aktorëve kryesorë të establishmentit. Dy gjëra duheshin në Shqipëri: hapja e listës dhe numërimi i votës nga një administratë e papolitizuar. Ne po vëmë kryqin te ato kutitë me fabula imagjinare. Ne sot sulmojmë Edvin Priftin, por kjo shoqëri sovjetike, përballet me një rast të kardiologut më të mirë për ta sulmuar atë, për ta çnderuar publikisht, pa menduar se Shqipëria po humbet një nga kardiologët më të mirë, vetëm që Edvini tjetër të vj edhë. Pse kaq turp është që një kardiolog të ketë mbi 200 mijë euro? Po për 450 milionë eurot e Rrugës së Kombit, çfarë është bërë”, tha Gjoni.
GJKKO, vendosi masën e sigurisë “arre st me bu rg” të shtunën për mjekun e njohur, pasi më herët, prokuroria ngriti aku zën e pastrimit të parave dhe kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, ‘pez ullim detyre’.
Het imet ndaj Edvin Priftit, nisën bazuar në përgjimet e sekretares së Gjyk atës së Krujës, në lidhje me dys himet e forta të lirimit në mënyrë të paligjshme të disa të dënuarve nga burgu, por që kanë zbuluar për Prokurorinë e Posaçme, edhe korru psionin në shëndetësi. /noa.al/
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti së bashku me Vjosa Osmanin kanë folur për mediat pas fitores së zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Albin Kurti tha se kjo është një ditë e jashtëzakonshme për të ardhmen e shtetit të Kosovës.
“Kjo është një ditë e jashtëzakonshme për të mirë për Republikën e Kosovës dhe për vitet e ardhshme që vijnë”, tha Kurti.
Sipas Kurtit, u vërtetua se këto zgjedhje ishin një referendum i pastër si përgjigje për vendosjen e drejtësisë dhe kundër fenomenit të kapjes së shtetit.
“U vërtetua se zgjedhjet ishin referendum. Kanë qëndruar me orë të tërë në acar për të votuar. Ky referendum për drejtësi dhe kundër kapjes së shteti u fitua, është diçka e pashembullt në Kosovën e pasluftës”, theksoi ai.