Aktualitet

Gjithçka ndodhi në pediatrinë e Vlorës/ Historia e tr ishtë e familjes fierake

Gjithçka ndodhi në pediatrinë e Vlorës, ku foshnja qëndroi e shtruar për shkak të problemeve me shëndetin.

Në kërkim të Benedetës janë vëlla e motër, nga babai, të cilët në një lidhje me viber, i dërgojnë një mesazh nga Italia. Vajzën e çuam në pedriatrinë e Vlorës, sepse ishte e sëmurë me verdhëz.

Në atë kohë shkoi çifti italian, nuk e di sesi e morën vajzën nga spitali, por e mbajtën në hotel për 5 ditë.
Nuk e di sesi i bënë letrat. E morën dhe shkuan në Itali.
Kur shkuam ta merrnim nga spitali i Vlorës, nuk na e dhanë. Babai ka firmosur një dokument kur çifti italian erdhi tek shtëpia. Babai donte ta sillte vajzën në jetimoren e tiranës, pasi nuk kishim kushte për ta rritur. Pas 10 ditësh ka shkuar çifti italian për ta marrë.

Ata kishin ardhur nga italia për të birësuar një fëmijë. Motra ka kaluar automatikisht në shtëpinë e foshnjes Vlorë. Qendra Distrofike i dha adresën e babait. Çifti italian ka ardhur dy herë në banesën tonë. Babai i tha: unë ta jap vajzën me një kusht: që ajo të ketë komunikim me mua dhe vëllezërit. Unë kam shkuar te avokati gjatë kësaj kohe. I shkruajti çiftit italian dhe ata erdhën në Shqipëri për drekë te shtëpia jonë vetëm, pa vajzën.

Ata thanë se kur të rritet vajzës do t’i tregojmë të vërtetën, por nuk e mbajtën fjalën. Bi rësimi ishte bërë sipas procedurave. Vajza ka qenë e regjistruar në trungun familjar.
Çifti na dërgoi një letër me 5 janar të vitit 1992, ku shkruhej: “Vajza, ka bërë progres. Kemi bërë disa shpenzime nëpër spitale për të. Do mbajmë kontakt përherë bashkë”. Në vitin 1998 emigrova në Itali. Pas shumë përpjekjeve, vëllai arriti të lokalizojë vendndodhjen e Beneddettës, por pa mundur të lidhet me të.

Me lot në sy vëllai i drejtohet në italisht, motrës që u rrit larg tyre Di që motra jeton në Pisa. Unë shkova atje, por nuk e gjeta banesën e saj. E pamundur të lidhem me prindërit birësues.
Në qoftë se ka dëshirë të na takoje, i ka dyert e hapura. Beneddeta ti voglio bene. Ti voglio conoscere. Babi ka lënë këtë amanet: “më gjeni gocën para se të mbyll sytë”, përlotet Ismeti.

Gjithçka ndodhi në pediatrinë e Vlorës/ Historia e tr ishtë e familjes fierake Read More »

Lajm i fundit/ 30 italianë që jetojnë në Vlorë marrin teserën e anëtarësimit në Partinë Socialiste

30 italianë që jetojnë në Vlorë kanë marrë teserën e anëtarësimit në Partinë Socialiste.

Këtë e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me një përfaqësi të shtetas italianë që jetojnë në Shqipëri.

“Roma nuk u ndërtua në 7 ditë sigurisht njerëzit kanë gjithnjë edhe më pak durim, Vlora nuk është një vend ku durimi është virtyt. Duhet të jemi të paduruar edhe me më të paduruarit”, tha Rama gjatë bashkëbisedimit.
Rama ka marrë një rol tjetër në këtë bashkëbisedim, mes kryetarit të PS-së dhe anëtarëve rinj jo shqiptar.

“Më vjen keq që për shkak të kësaj pandemi të mallkuar nuk do të jeni përbashkët, ju jeni 10 vetë, janë 30 duan të bëhen pjesë të PS-së.

Për të zyrtarizuar këtë nismë shumë të bukur, për ata që e kanë bërë të lehtë e dhe të mundur e unë e kam detyrë që të përgjigjem jo vetëm si kryeministër e deputet i Vlorës, por edhe si lider i partisë suaj, që ju flet si kryetar i partisë tuaj. Dhe në partinë tonë, kryetari është i para ndër të barabartët.
Nëse unë bie në mëkatin e mëshirimit të mos qenies së këtij parimi kërkoj ndjesë që më përpara dhe të marrim në konsideratë”, tha Rama.

Lajm i fundit/ 30 italianë që jetojnë në Vlorë marrin teserën e anëtarësimit në Partinë Socialiste Read More »

Kryetari i Bashkisë Vlorë Dritan Leli fjalë p rekëse për Lefter Çipën:’Ai që u bë ilaç e shërim me ‘Këngët e atdheut tim’ nuk gjeti dot shërim nga sëmundja që e mundonte prej kohësh’

Statusi

Lefter Çipa nuk mundi t’i jetojë gjatë, urimet e pak ditëve më parë, kur bëri 79 vjeç. Ai që u bë ilaç e shërim me ‘Këngët e atdheut tim’ nuk gjeti dot shërim nga sëmundja që e mundonte prej kohësh. Miku i tim eti, në ditët e fundit të jetës nuk e la punën, por u përpoq të mbyllte një studim për isopolifoninë, si dhuratën e fundit që do t’i linte vendit të tij, pas qindra këngësh për detin, dashurinë, Shqipërinë, prandaj njerëzit si Çipa nuk vdesin ndonjëherë! Si autori më krijues i polifonisë në 40 vitet e fundit, do të jetë referencë sot e gjithmonë për gjithë ç’do të krijohet në vijim. Bregu do të p ërcjellë sot trupin e Lefter Çipës, por kush e di sa mote do të jetojë me këngët e tij!

Kryetari i Bashkisë Vlorë Dritan Leli fjalë p rekëse për Lefter Çipën:’Ai që u bë ilaç e shërim me ‘Këngët e atdheut tim’ nuk gjeti dot shërim nga sëmundja që e mundonte prej kohësh’ Read More »

Kryeministri Edi Rama, metës: ‘S’është më President!Vjen natën në Vlorë fshehurazi’

Kryeministri Edi Rama i është kthyer su lmeve ndaj presidentit Ilir Meta. Duke folur nga Vlora, para nisjes së procesit të vaksinimit, shefi i qeverisë tha se Meta ka kohë që nuk është më president dhe shpërdoron detyrën në favor të partisë që administrohet formalisht nga e shoqja.

“Presidenti ka kohë që nuk është më president, është thjesht një shpërdorues i funksionit të presidentit në favor të ndërmarrjes që administrohet formalisht nga e shoqja. Dhe e mirëkuptoj se pse vjen në Vlorë natën, fshehurazi, shkon lart e poshtë natën, shfaqet me makina pa protokollin përkatës, takon njerëz, por me sa duket, jo aq shumë dhe i duket e zbrazur Shqipëria, sepse shumë pak njerëz tani besojnë te LSI-ja. Sipas të gjitha gjasave zgjedhjet do të jenë një katastrofë për LSI-në”, tha Rama.

Një ditë më parë, presidenti Ilir Meta tha se situata e menaxhimit të Covid 19, po shkon drejt një katastrofe kombëtare dhe nuk ka asnjë masë efektive nga qeveria për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Përplasjet mes Ramës dhe Metës kanë nisur që prej shkëputjes së tyre nga koalicioni në qeveri në vitin 2017. Prej atëherë, mes tyre ka pasur akuza, su lme dhe polemika, deri dhe në fy erje personale.

Rama nuk e ka fshehur asnjëherë qëllimin e tij për të “shkrirë” siç ka thënë ai Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Madje për ta çuar për “skrap”, siç ka pohuar edhe vetë, ka kërkuar edhe ndihmën e kryetarit të PD, Lulzim Basha. /noa.al/

Kryeministri Edi Rama, metës: ‘S’është më President!Vjen natën në Vlorë fshehurazi’ Read More »

Nën he tim dy motrat që a kuzuan mjekët e infektivit

Dy vajzat e Rifat Lalos (Minarolli), i cili hu mbi jetën si pasojë e COVID 19 para disa ditësh, janë proceduar pen alisht, të aku zuara se kanë përhapur informacion të rr emë.

Pas ndarjes nga jeta të të atit, Edita dhe Ina Lalo, thanë për mediat se familjari i tyre nuk kishte marrë kujdesin e duhur në spitalin COVID 1 dhe se mjekët “e lanë të vd iste”.

Ato hodhën a kuza në drejtim të mjekes Migena Qato se nuk kishte etikë mjekësore.

Në një prononcim për mediat jashtë ambienteve të spitalit, vajzat e të ndjerit Rifat Lalo, i cili hu mbi jetën te Infektivi i së murë me koronavirus, akuzuan mjeken Qato se pengoi transferimin e tij në një spital të Brukselit.

Deklaratat e tyre, i komentoi edhe kryeministri Edi Rama, i cili tha se vajzat kanë bërë komente politike dhe për shkak të dhi mbjes nga lajmi i tr ishtë. Rifat Lalo, ishte vëllai i ish-deputetit të Partisë Demokratike, Vili Minarolli.

Në njoftimin e sotëm për media të policisë, thuhet se “specialistët e Kom isariatit të Po licisë Nr. 4 filluan p rocedimin penal ndaj shtetaseve E. L. dhe I. L., sepse nëpërmjet rrjeteve sociale dhe medias së shkruar, kanë përhapur informacione të rreme për shtetasen M. Q., me detyrë mjeke”.

Nga ana e po licisë po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Pro kurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme. /noa.al/

Nën he tim dy motrat që a kuzuan mjekët e infektivit Read More »

Dë nohet në mungesë Mondi Kolila ,për fy erje ndaj Shqipërisë dhe simboleve kombëtare

Mondi Kolila, kryetari i Lëvizjes për Rringjalljen e Vorio-Epirit, njëherësh dhe njeriu që organizoi tubimin e paligjshëm me thirjre anti-shqiptare në Bularat të Gjirokastrës, është dë nuar me 8 vjet e 6 muaj bu rgim.

Vendimi është marrë nga Gj ykata e Gjirokastrës, e cila ka deklaruar fajtor Kolilën në mungesë, pasi ky i fundit nuk është mundur të gjendet dhe arre stohet në Shqipëri, raporton ‘Ora News’.

Ndërkohë ka informacione të sakta se Kolila qëndron në Greqi.

Ai është ak uzuar nga përfaqësuesi i Prokurorisë së Gjirokastrës, Emëror Kasaj, për veprën penale të “Nxitjes së urre jtjes ose gri ndjeve”, “Shpërndarje e shkrimeve antikushtetuese” dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestimeve të pal igjshme”.

Gjithçka lidhet më një aktivitet të 12 majit 2018 në fshatin Bularat të Bashkisë Dropull, në rrethin e Gjirokastrës.

Nën organizimin e Kolilës, është mbajtur në afërsi të shkollës së mesme të fshatit një tubim, pa lejen e autoriteteve, për përvjetorin e Protokollit të Korfuzit dhe autonominë e Epirit të Veriut, për lu ftëtarët e rënë në vitin 1914.

Në këtë aktivitet, kanë marrë pjesë dhe shtetas grek, të cilët kanë bërë thirrje kundër autonomisë së Shqipërisë.

Të gjithë personat grekë janë personalizuar me foto dhe pamje filmike, por nuk është bërë e mundur të zbulohet identiteti i tyre, me qëllim ngritjen e akuzës pe nale.

Për pasojë, Mondi Kolila në këtë dosje penale është personi i vetëm i marrë i pandehur nga prokuroria dhe tashmë i dënuar nga Gjyk ata e Gjirokastrës.

Vendimin për dë nimin e tij me 8 vite e 6 muaj burgim, i është shpërndarë të gjitha pikave kufitare dhe zyrës së Interpolit në Tiranë, me qëllim shpalljen në kërkim ndërkombëtar të këtij individi.

Tubimi i p aligjshëm me thir rje an tishqiptare, u mbajt në muajin maj 2018, në qendrën e fshatit Bularat, shumë pranë shkollës së mesme, krah monumentit të rezistencës ndaj regjimit ko munist dhe mësuesve martirë të periudhës mes viteve 1944-1990.

Megjithëse në atë kohë, Bashkia e Bularatit, mohoi që anëtarë të saj të kenë mbështetur aktivitetin, në videon e shpërndarë ‘online’ duken disa figura lokale publike, përfshirë edhe një punonjës bashkie.

Gjatë aktivitetit, u bënë deklarata të ashpra kundër qeverisë shqiptare, duke e akuzuar për mosnjohjen e identitetit etnik dhe mohimin e të drejtave të grekëve në zona si Përmeti, Himara apo Korça.

Dë nohet në mungesë Mondi Kolila ,për fy erje ndaj Shqipërisë dhe simboleve kombëtare Read More »

‘Ike nur’i bregut’/ Elegji për Lefter Çipën, ‘Nder i Kombit’ nga Sejmen Gjokoli

IKE NUR’ I BREGUT…
-Elegji për Lefter Çipën, ” Nder i Kombit”-
Nata në të shkuar, në të feksur dita,
Ike, Lefter Çipa.
Ike mbret i vargut, princ i fosforinës,
Ashtu, tinëz – tinëz.
E helmove detin, pikëllove malin,
Ike, na le mallin.
Na le mallë e këngë, le vargun e rëndë,
Shtigje për të zënë.
Këngën edhe këngën, na le amanete,
Se për të u trete.
Për këngën u trete, si qiri u shkrive,
Netëve me yje.
Për polifoninë, tënden fosforinë,
Nuk e mbylle synë.
Si Naimi ishe, tjetër shokë s’kishe,
Vargjeve fildishe.
I këndove Kombit, Shqipërisë që deshe,
Në dallgë e rrebeshe.
I këndove baltës, e mbrujtur nga gjaku,
Si lule zambaku.
I këndove gjakut, lule partizanit,
Me fuqinë e xhanit.
I këndove detit, gurëve të zallit,
Me hovet e djalit.
I këndove trimit, kaçakut të malit,
Dhe fijes së barit.
I këndove vajzës, bejkës bardhë borë,
Nuses me kurorë.
I këndove dhimbjes, plagës së kurbetit,
Lotëve të detit.
Gjithë lulet e malit, i derdhe lirika, Thëllëzash me pika.
I këndove hënës, ashtu vetull varë,
Mbi Akroqeranë.
Bregut ndeze zjarre, zjarret prushërojnë,
Këngëve pikojnë.
Ike nur’ i Bregut, nga valët e Jonit,
I vajte ballkonit.
Na e le Himarën, dera hapur mbeti,
Flamuri dhe deti.
Ike që të prehesh, në Pilur të këngës,
Në gjakun e zemrës.
Ike, Lefter Çipa, penda ndezur çika,
Vargjesh të florinjta.
Vargjesh prushëruar, me vesë vesuar,
Mëngjeseve zgjuar.
Lamtumirë s’të themi, se në këngë të kemi,
O pikë mademi.
Vlorë; 18. 02. 2021

‘Ike nur’i bregut’/ Elegji për Lefter Çipën, ‘Nder i Kombit’ nga Sejmen Gjokoli Read More »

Njihuni me ‘Tarzanin shqiptar’ që s’pyet për të ftohtin/ 48 vjeçari zhv ishet dhe bën not në dëborë

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte i ftuar Izet Shulku, 48 vjeçari i cili njihet nga të gjithë si “Tarzani i Dibrës”.

Jashtëzakonisht i lidhur me natyrën, Izeti i ka bërë të gjithë për vete me videot e tij të guximshme duke u larë poshtë ujëvarës, duke ngrënë portokalle në majë të malit më dëborë apo duke bërë not në dëborë.
I pyetur nga Bieta, Izeti tregoi se larjen në dëborë e praktikon çdo ditë, pasi sipas tij i bën mirë.

Një gjë të tillë e provoi edhe live në temperatura më të ulëta se -6 gradë celsius.

Izeti u zhvesh, nisi të prekte dëborën disa sekonda e më pas u shtri dhe u zhyt në dëborë.

Njihuni me ‘Tarzanin shqiptar’ që s’pyet për të ftohtin/ 48 vjeçari zhv ishet dhe bën not në dëborë Read More »