Gjatë bashkëbisedimit të tij ‘online’ me qytetarët në Fier, kryeministri Rama i është përgjigjur sot presidentit Ilir Meta, i cili një ditë më parë, e konsideroi vendimin për vaksinim të “personaliteteve të moshuara” një ndarje klasore me tipare diktatoriale.
Duke sqaruar tezën e tij, Rama shprehet se bëhet fjalë për personalitete mbi 80 vjeç, duke përmendur emra si Anesti Kondili, Tinka Kurti, apo Alfred Moisiu.
“Brenda marsit mbarojmë të gjithë vaksinimin e mjekëve dhe infermierëve, mbarojmë brenda disa ditësh vaksinimin e të moshuarve. Të dielën fillojmë vaksinimin e moshës mbi 80 e lart, – tha ai. – Është bërë një zhurmë e madhe. Unë thashë do ta fillojmë vaksinimin me disa personalitete që i kanë dhënë shumë vendit tonë, dhe nuk duhet t’i kujtojmë vetëm kur marrim lajmin e hidhur që u ndanë nga jeta, por sot që kemi mundësinë të kujdesemi për ta. Flas për personalitete mbi 80 plus, nuk flas të marrim Bujar Nishanin hajde ta vaksinojmë. Një filozof që shfaqet me qëndrime të hatashme thoshte g enocid! Presidenti thoshte ndarje kl asore, dik taturë! Është di ktaturë të vaksinosh Anesti Kondilin për shembull?! Që i ka dhënë jetën mjekësisë. Është ndarje klasore që të vaksinosh Alfred Moisun?! Vaksinimi i tyre është edhe një ndihmë, për të kaluar mesazhin se duhet të vaksinohemi se është gjëja e duhur kur ka sharlatanë që flasin për çipa”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama preku sërish sot çështjen e korrupsionit në sistemin e shëndetësisë duke deklaruar se një ose disa Tire nuk mund të hedhin hije mbi heroizmin e “bluzave të bardha” në Shqipëri.
Duke iu referuar përvojës së Turqisë në shëndetësi, Rama deklaroi se edhe ky vend ka pasur para 15 vitesh një situatë të vështirë. “Ka pasur Tire lart e poshtë, probleme të mëdha me transparencën dhe ja ku është sot”, theksoi kreu i qeverisë.
“Mjeket e Covid janë heronj, kanë punë përtej atyre që ne mund të kuptojmë. Është e dhi mbshme që një Tire ose disa Tire të hedhin hije mbi heroizmin e tyre. Sistemi ndërtohet nga reforma, reforma kërkon kohën e vet. Ne i japim sistemit një fuqi të re, marrim nga eksperienca e transferimit të dijes, njohurinë që na duhet që ta përhapim në të gjithë Shqipërinë. Për këtë eksperienca e Turqve do na ndihmojë se dhe ata e kanë kaluar këtë proces. Kush e njeh historinë e transformimit të Turqisë, i përket një periudhe më të afër, e dini që përpara 15 vitesh ka pasur një situatë të vështirë, ka pasur Tire lart e poshtë, probleme të mëdha me transparencën dhe ja ku është sot. Ka ndjekur hapat që po ndjekim ne. Shumë kush flet sot për spitalet sikur vjen nga hëna, kur ne kemi marrë detyrën ishte një kohë kur nuk ishte pandemia por ishin njerëzit që vareshin në kangjellat e QSUT se nuk kishin ilaçe, shkonin në spital me batanije me vete, ishte katastrofë më vetë”, tha Rama gjatë një bashkëbisedimi me qytetaret në Fier”, tha Rama.
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka postuar një video në “Facebook”, përmes së cilës përcjell një mesazh të rëndësishëm.
Meta shprehet se Vlorën e ka në zemër dhe do ta ketë, si çdo shqiptar i ndershëm.
Ai shton se “zotërinjtë e tjerë e duan Vlorën për ta futur në xhepin e tyre, ngaqë u janë fryrë xhepat shumë dhe u duket Vlora e vogël”.
Postimi i presidentit të Republikës Ilir Meta:
Unë VLORËN🇦🇱 E KAM NË ❤️ dhe do ta kem në ❤️, siç e ka çdo shqiptar🇦🇱 i ndershëm.
“Zotërinjtë” e tjerë e duan VLORËN🇦🇱 për ta futur në xhepin e tyre, ngaqë u janë fryrë xhepat shumë dhe u duket VLORA🇦🇱 e vogël.
Ndësh kohen me masë administrative 1181 shtetas që nuk zbatuan masat anticovid, 1173 prej tyre për mosvendosjen e maskës mbrojtëse. Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe god itjen e pa ligjshmërisë, vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, Patrullat e Përgjithshme kanë evidentuar dhe ndë shkuar me masë administrative 3.000 lekë, 950 shtetas që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse. Shërbimet e Pol icisë Rrugore kanë ndë shkuar me të njëjtën masë administrative, 223 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.
Gjatë këtyre kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë, 8 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndë shkuar me masën administrative dhe janë lënë të lirë.
Gjatë kontrolleve në subjekte të ndryshme, shërbimet e Pol icisë kanë konstatuar një lokal që ushtronte aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për administratorin e këtij subjekti është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë. Gjithashtu, në të gjithë vendin janë ndë shkuar me masë administrative 10.000 lekë, 7 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00.
Në zbatim të masave anticovid, Po licia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve që të respektojnë orën po licore, të vendosin maskën dhe të ruajnë distancimin social, ndërsa subjektet tregtare, lokalet dhe restorantet të respektojnë protokollet e sigurisë dhe orarin e mbylljes, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Për të frenuar përhapjen e COVID-19, autoritetet kanë vendosur mbajtjen e detyrueshme të maskave mbrojtëse, si në ambientet e mbyllura ahtu edhe në ato të hapura.
Për qytetarët e pabindur, pol icia nuk i ka kursyer as gjo bat. Duket se as moderatori i njohur Ardit Rrofshi nuk i ka shpëtuar ndëshkimit nga ana e po licisë.
Në fotot e siguruara nga “LSA”, shihet moderatori pa maskë teksa është ndaluar nga dy punonjës po licie.
Nuk dihet ende nëse moderatori ka marrë masë ndëshkimore, por duke iu referuar lerave të gjobës që një nga policët mban në duar, mund të mos ia ketë hedhur paq kësaj here.
Doktori po bënte punën e vet, në fakt, atë që bëjnë shumë vj edhës, por sa hap e mbyll sytë çau flluskën e pi sllëkut të shoqërisë. Sa shumë njerëz po dalin në dritë, prej asaj flluske; që aty kërkojnë doktorin, e lavdërojnë, ia veshin kr imin, ia lakmojnë zotësinë. Gazetarë, juristë, politikanë, udhëheqës, aktivistë dhe gjynahqarë…, të gjithë po thonë se ‘mirë e bëri doktori, i lumtë’.
A na duket vetja ‘të gjithë të bërë pis’?, apo këta po na detyrojnë të mitizojmë doktorin që u kap në vj edhje dhe ta ndjejmë veten ‘të gjithë njësoj’?…
Prej ditësh ka pla sur kjo l uftë, tashmë jo me vj edhjen e njërit, por me në ‘të gjithë’.
Doktori po bënte punën e vet, në fakt, atë që bëjnë shumë vj edhës, por sa hap e mbyll sytë çau flluskën e pi sllëkut të shoqërisë. Sa shumë njerëz po dalin në dritë, prej asaj flluske; që aty kërkojnë doktorin, e lavdërojnë, ia veshin kr imin, ia lakmojnë zotësinë. Gazetarë, juristë, politikanë, udhëheqës, aktivistë dhe gjynahqarë…, të gjithë po thonë se ‘mirë e bëri doktori, i lumtë’.
Sjellja e doktorit: Sa ka thënë het imi deri më sot, dhe sa ka marrë vesh bota mbarë, ‘doktor i mirë’ është, por nuk e prekte pacientin nëse i sëmuri nuk i paguante 2 mijë euro, të paktën. Kishte ngritur skuadrën, rrugën e parave, listën e pacientëve; makina i punonte deri në detaje. Skema u zb ulua për shkak të një lidhjeje me një skemë tjetër kr iminale në Drejtësi. Nesër lidhja mund të shtrihet deri në arat me misër, ose në parcelat e kan abisit, ose në thertoret e qytetit, ose në universitet. Me siguri zgjatimi i parë do të jetë në fushatën e zgjedhjeve politike që priten.
Më duket se të gjithë po bluhemi së bashku në flluskën e veseve. Kush ka shpëtuar nga pi sllëku nuk mund të shpëtojë nga ata që e mbrojnë. O do të bëhen të gjithë si vje dhësi, o nuk ka rrugë!. Kjo është çështja.
Pse duhet të bëhemi ‘të gjithë vje dhës’?
Politika e ko rruptuar mbron veten me çdo mjet. Deri tani një president, një kryetar partie, një deputet, një mjek, një ministër…, na kanë bërë thirrje t’i bashkohemi doktorit. Vetë doktori ka thënë se është pjesë në politikë…
A mund të bëhemi të gjithë vj edhës? Me shpresë të zotit, jo. Po a na projektojnë kështu? Deri më sot na kanë projektuar si ‘gjithë populli ushtar’, ‘të gjithë fajtorë e të gjithë bashkëvuajtës’, ‘të gjithë të barabartë’…. Shpëlarja e turit edhe me rastin e ‘doktorit të mirë’, ka për qëllim që të na bëjnë njësoj. Në një turmë ‘të njësojtë’ mund të fshihen vjedhësit e tre dekadave: vj edhësit e floririt, të piramidave financiare, të tokave, të vilave, të hapësirave… Ja, për këtë na duan të gjithëve ‘bashkë’ me ta.
Vallë, bota tjetër si u mbrojt nga damka ‘të gjithë vj edhës’?
Kjo nisi shpejt, fillimisht me vje dhësit e kuajve. Nuk mund të vinin deri te floriri nëse nuk kishin vje dhur kuaj, ose të paktën lopën e fshatit. Për herë të parë që u mbyllën kufijtë në New England para luftës civile, në vitet 1700 e ca, kufijtë u mbyllën për të ndaluar vj edhësit e kuajve që vinin nga shteti tjetër. Pastaj, për herë të parë që krijuan një parti të pëlqyeshme dhe që jetoi deri në shekujt e vonë, krijuan ‘partinë ndjekëse’ të vj edhësve. Derisa vj edhësit e kuajve u fuqizuan dhe krijuan banda. Por aty edhe ra miti i vj edhësve. Vj edhësit ranë sepse u veçuan prej ‘të gjithëve’, edhe pse të fuqizuar.
Ndërsa këta tanët po na shtyjnë prapa, deri përtej viteve njëmijë e shtatëqind. Duan të na bëjnë ta shikojmë veten ‘të gjithë vj edhës të kuajve’ dhe ata të fshihen sikur janë ‘të gjithë’ Ne pra do të jemi ata.
Duke folur për situatën e sistemit shëndetësor në vend, kryeministri Edi Rama ka thënë ndryshimi me të kaluarën është shumë i madh.
Në një status në rrjetet sociale, shefi i qeverisë shkruan se ky ndryshim, duhet të vazhdojë deri në fund, duke pastruar abuzuesit e batakçinjtë nga radhët e bluzave të bardha.
Ai ka publikuar edhe foton e Spitalit të Urgjencës së Elbasanit, disa vite më parë dhe sot.
Postimi i plotë
Po sikur të kishte sulmuar virusi para 7 vjetësh kur spitalet ishin deri edhe në këtë derexhe, apo sikur largoqoftë edhe ne të kishim qenë si ata të para 7 vjetëve dhe të na kishte gjetur me ato farë spitalesh, a e imagjinoni dot se çfarë qameti do ishte bërë apo jo?
Ky është Spitali i Urgjencës dhe Patologjisë në Elbasan dhe besoj s’ka nevojë për koment, pavarësisht se kush nuk do të shikojë, s’ka shans ta shohë ndryshimin, por vazhdon avazin se sot është më keq se dje!
Jo, sot spitalet nuk kanë asnjë krahasim me dje, por unë jam i pari që e di se ky nd ryshim fantastik i infrastrukturës nuk mjafton, sepse duhet ta kryejmë deri në fund edhe ndryshimin që kemi nisur këto vite në organizimin e bluzave të bardha, menaxhimin e tyre, cilësinë morale e jo vetëm profesionale të shërbimit, duke pastruar deri në fund abu zuesit e batakçinjtë nga radhët e atyre bluzave! Prandaj na duhet Mandati i Tretë. /noa.al/