A do të jenë pjesë e listës së kandidatëve emra si Sandër Lleshaj, Fatmir Xhafaj? Rama zgjodhi që të mos japë shumë detaje.
“Nuk është askush i ndryshëm nga tjetri, të gjithë janë në trupën ku do të bëhet seleksioni, drejtuesit e qarqeve kanë përgjegjësinë për të propozuar skuadrën e qarkut, pastaj do të vendosë Kryesia,.
Pres propozimet e tyre të cilët duhet të bëjnë me përgjegjësi të madhe skuadrat dhe pastaj në Kryesi do të bëhet miratimi”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria aktualisht është në bisedime me disa shtete për të siguruar vaksinat anti-covid, ndërsa shtoi në një rast pritet vetëm vula e kësaj marrëveshje. Ndonëse nuk bëri të ditura detajet, Rama tha me batutë se është lypësi më i gjatë në planet për vaksinat.
Mes të tjerash ai iu bëri thirrje edhe të rinjve që të respektojnë masat anti-covid, ndërsa shtoi se vaksinimi do të nisë nga moshat më të mëdha, duke zbritur.
“Të rinjtë që po rriskohen të ruhen, Ata duhet të bëjnë çmos që të mos bëhen pjesë e shkeljeve. Ky virus është i rre zikshëm për të gjithë. Ne nuk do të shpikim rrotën dhe do të bëjmë një proces të sajuar me forcat tona. Strategjitë kanë një emërues të përbashkët; nga mosha më e madhe poshtë. Nga mjekët dhe infermierët, tek mësuesit, po licët dhe horizontalisht më tutje. Çështja është sasia, pasi u bë një boboli për 20 e ca të moshuar, që janë…dihet kush janë, në kuadër të vaksinimit të disa qindra prej tyre dhe natyrisht kjo vjen nga stresi i sasisë. Ne po luf tojmë për sasi, këtë di t’ju them. Kemi marrë konfirmim për 360 mijë vaksina AstraZeneca që do të hyjnë në proces dhe më pas do të zbresim shumë shpejt tek 65 vjeçarët edhe më poshtë. Jemi duke diskutuar afër një sasie tjetër të konsiderueshme.
Por kuptoni pozitën time se nuk janë gjëra të finalizuara, pasi thonë; oh e tha dhe se mbajti. Ne do të kemi 41 mijë dozat e Pfizer brenda marsit, siç e kam thënë dhe pastaj vazhdojmë në prill me vaksinat e tjera. Ajo që na duhet është vula mbi marrëveshjen e shtetit mik, ndaj pres me çdo ditë, por duhet vula.
Edhe po nuk u bë, mund t’ju tregoj dokumentet që procesi ka ndodhur biseda. Jam ly pësi më i gjatë në planet pa diskutim.”, tha Rama.
“Do të ketë vra sje maf ioze politike si në Siçili, mbajeni mend!”. Ky është parashikimi-tr onditës i deputetit të opozitës parlamentare Ralf Gjoni.
Ligjvënësi i Kuvendit të Shqipërisë, duke folur për sfidat e vendit drejt integrimit në Bashkimin Europian, theksoi disa arsye përse nuk do të ndodhë një gjë e tillë.
“E kemi hu mbur prej kohësh mundësinë si Shqipëri për të shkuar në Europë. Ne kemi qenë të fundit gjithmonë, të fundit edhe në Integrim dhe në realizimin e zgjedhjeve të lira dhe të barabarta. Këta bajraktarët tanë e kanë kthyer si një fabul imagjinare integrimin, – komentoi Gjoni nga foltorja e Kuvendit. – Në fakt, sllogani duhet të ishte ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa. Sot kush ka dy pare tru, e di shumë mirë që integrimi drejt BE është një përrallë, që nuk e beson kush”.
Gjoni tr onditi Kuvendin me deklaratën e tij, duke thënë se në të ardhmen do të ketë vr asje maf ioze politike në Shqipëri si në Siçilinë e viteve ’70.
“Kjo është të vësh duart në kokë dhe të ulë rasësh. Mua më dh ëmb kur shoh sesi klasa politike tallet me integrimin. Është bërë shumë më keq sot, sepse influencojnë votimin këtu në Kuvend dhe do të vazhdojnë që të ushtrojnë të njëjtën influencë në zgjedhjet e 25 prillit, – vijoi ish-përfaqësuesi i LSI-së. – Nuk ka votë të lirë më 25 prill, është një dhuratë që opozita e bashkuar ia ka bërë Edi Ramës. Kështu që bashkë do t’i shërbejnë njëri- tjetrit për të siguruar vazhdimësinë pushtetit. Mbajeni mend, por Shqipëria do të mbizotërohet nga vr asje ma fioze politike, si në Siçilinë e viteve ’70!”,’- shtoi deputeti Gjoni. /noa.al/
Kur zgjohemi herët dita është më e gjatë dhe kemi kohë në dispozicion për të bërë më shumë gjëra. Këto janë disa aktivitete që mund të bëni për ta shfrytëzuar në maksimum ditë tuaj.
Shmangni me çdo kusht smartphonin tuaj
Smartphone është gjëja e parë që kontrolloni në mëngjes, jepini prioritet kohës tuaj, pa shpërqendrime. Hapësira personale duhet mbrojtur, është një moment reflektimi, mendimi dhe ndërgjegjësimi.
Bëni dush
Më mirë sesa në darkë, dushi i mëngjesit jo vetëm që ju ndihmon të zgjoheni, por duke shtuar dhe vajra esencial në vaskë ju stimuloni nivelin e përqendrimit.
Lexoni
Jo vetëm libra, vlen dhe një artikull, 10 minuta mjaftojnë për të vënë në lëvizje trurin tuaj. Duhen disa këshilla për ta nisur ditën mbarë.
Kaloni kohë me të afërmit
Kaloni pak kohë me familjen, miqtë, fëmijët. Disa fytyra të qeshura do t’ju zbukurojnë ditën. Lumturia është e lidhur me shëndetin, ja përse njerëzit me të cilët jetojmë dhe kemi raporte duhet të jenë sa më pozitivë.
Praktikoni mirënjohjen
Nuk do të ishte keq ta nisni ditën me falenderime, ndoshta duke shkruar të zezën mbi të bardhë, pra gjërat për të cilat ju jeni mirënjohës. Mirënjohja pengon frikën dhe stresin, dhe redukton prodhimin e kortizolit.
Konsumoni sa më shumë ujë
Nevoja më e madhe është ajo e hidratimit, të pish kur ke etje është shumë vonë. Gjithsecili nga ne duhet minimumi të pijë 2 litra me ujë gjatë ditës, duke filluar që nga mëngjesi.
Kujdesuni për ambientin tuaj të punës
Nuk po ju themi të pastroni të gjithë cepat e zyrës, por të paktën sistemoni tavolinën tuaj të punës. Një punë jo shumë impenjuese që i dërgon një mesazh të qartë trurit, nëse tavolina është e pastër, edhe motivimi juaj do të jetë më i madh në momentin që do të nisni punën. Çdo mëngjes është një fillim i ri, e me shumë hapësirë për kreativitetin tuaj.
Programi “Dua të të bëj të lumtur” solli mbrëmjen e sotme një histori dashurie të rrallë, të jashtëzakonshme dhe tepër të veçantë për kohën.
Në studio, Kola ndau me publikun e gjerë historinë e tij dhe të Mrikës, gruas që i kishte dedikuar një jetë të tërë, të pandarë që nga fëmijëria kur edhe ishin njohur.
Kur Kola kishte qenë 4 vjeç kishte takuar për herë të parë në shtëpinë e kushërinjve të tij Mrikën. Me kalimin e viteve ata ishin njohur më shumë dhe kishin rënë në dashuri, një dashuri të cilën e kishin vënë re edhe prindërit e tyre.
Familjet e tyre kishin rënë dakord që Kola dhe Mrika të martoheshin, por kishte një problem. Ligji nuk i lejonte që të lidhnin kurorë, sepse Kola ishte 4 vite më i vogël se Mrika dhe ai nuk e kishte mbushur moshën madhore për të bërë një martesë.
Pas shumë vështirësive, Mrika dhe Kola arritën të krijonin familjen e tyre dhe të sillnin në jetë 8 fëmijë.
Tashmë Kola është 90 vjeç dhe ka zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” për të falënderuar Mrikën për mbështetjen, dashurinë dhe familjen që i ka dhënë, por dhe për të festuar 73-vjetorin e martesës së tyre.
“Kjo grua që shikoni ju, gjatë gjithë jetës sime është kujdesur për mua dhe kur na ra ky virusi ishte aty duke u kujdesur, pavarësisht se ishte e sëmurë. Pasqyra e një burri është gruaja dhe lumturia e fëmijëve janë dy prindërit. Të falënderoj për familjen që kemi krijuar dhe për përkujdesjen që u ke dhënë fëmijëve”, u shpreh Kola.
Nga ana tjetër Mrika rrëfeu se Kola kishte qenë një mbështetje e madhe në rritjen e fëmijëve dhe se e ka dashur gjithmonë përgjatë gjithë këtyre viteve.
Ajo tregoi se diferenca e moshës nuk kishte qenë asnjëherë një pengesë për dashurinë e tyre. Programi kishte rezervuar disa surpriza për çiftin, ku një ndër to ishte një video-mesazh nga fëmijët, nipërit dhe mbesat.
Kryetarja e partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi pohoi sot se ajo po bën fushatë vetëm në strukturat e Partisë Socialiste.
Zonja Kryemadhi theksoi se po lobon tek socialistët, pasi siç tha ajo, e kanë mbyllur punën me përkrahësit e LSI dhe votat që presin prej tyre.
“Takimet e mija janë vetëm me strukturat e Partisë Socialiste, për hir të së vërtetës sepse strukturat e LSI e kanë mbaruar të gjithë evidentimin e votave të pritshme”, tha zonja Kryemadhi.
Në intervistën për News24, kryetarja e LSI theksoi se socialistët janë të sfrustruar sikurse ka konstatuar ajo dhe shtoi se ata janë përballur me mosmbajtje premtimesh nga qeveria e kryeministrit Edi Rama i cili sipas saj e ka shuar PS duke e zëvendësuar me Rilindjen e tij.
Duke folur për rezultatin e LSI në zgjedhjet e 25 prillit, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u shpreh se ai do të jetë një surprizë për mediat dhe opinionin publik duke shtuar se për vetë LSI rezultati nuk do të jetë surprizë por është i pritshëm.
‘Rezultatet e LSI-së janë rezultate që do të jenë surprizë për mediat dhe opinionin publik, por nuk do të jenë surprizë për LSI-në dhe socialistët.
Sepse ajo që dua të theksoj është që pavarësisht se imponohet dhe instrumentalizohen dhe paguhen jashtëzakonisht shumë televizione, apo edhe individë që për hir të pandemisë dhe kr izës ekonomike e kanë shumë të vështirë që të ndryshojnë standardin e jetesës së familjeve të tyre, atëherë e shesin veten e tyre shumë lirë po themi, në rastin e prezantimeve të sondazheve të Edi Ramës për të çorientuar në njëfarë mënyrë opinionin publik.
Por në fakt ndodh e kundërta, sepse frika që njerëzit kanë prej Edi Ramës dhe menaxhimi që ai i bën situatave të krizave, që jo vetëm që nuk zgjidh kriza, por e rivendos krizë mbi kr izën, i bën njerëzit që të shkojnë me vrap në qendrat e votimit dhe të votojnë kundër tij’. /noa.al
Kryeministri Edi Rama, ka zbuluar detaje mbi mëyrën e funksionimit dhe të menaxhimit të spitalit të ri rajonal që po ndërtohet në Fier me financimin e qeverisë së Turqisë.
Rama u shpreh se tre vitet e para, spitali do menaxhohet nga turqit dhe pastaj do t’i kalojë autoriteteve shëndetësore shqiptare.
Kryeministri dha detaje edhe mbi shifrën e personelit, ku 50 prej tyre do jenë turq dhe 320 shqiptarë.
“Do ketë 50 persona personel turk dhe 320 persona personel shqiptar. Personeli turk do jetë në nivele drejtuese, por edhe në mjekë, – zbuloi Rama. – Do ketë një periudhë 3-vjeçare tranzicioni, që do finalizohet me kalimin nën menaxhimin 100% të personelit shqiptar. Do jetë spitali i parë ku do marrë formë reforma për autonominë spitalore. Spitali do të jetë publik, si të gjitha spitalet e tjera, pa pagesë, jo spital privat me faturë ekstra”, – deklaroi Rama.
Kryeministri shtoi se spitali “do të pajiset nga A-ja te ZH-ja nga Turqia dhe do të jetë një qëndër e transferimit të dijes”.
Shefi i qeverisë, i bëri këto deklarata gjatë një bashkëbisedimi ‘online’ me qytetarët në Fier.
Më herët, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka nënvizuar se spitali i ri i Fierit do të ketë një kapacitet 150 shtretër dhe do të mundësojë shërbime ekselente dhe pranë vendbanimit për rajonin e Jugut.
Spitali i ri do të mundësojë shërbime të aksesueshme që përfshin 3 qarqet Fier, Vlorë dhe Gjirokastër, për 540 000 mijë banorë.
Projekti pilot i autonomisë spitalore, do të nisë të zbatohet me këtë spital dhe më pas do të shtrihet në spitalet e tjera.
Sipas premtimit të palës turke, spitali rajonal i Fierit, i cili ka thuajse një muaj që ka nisur nga ndërtimi, pritet të përfundojë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. /noa.al/