Aktualitet

Aktorja i habit të gjithë me deklaratën: ‘Me mua në pushtet do beni s eks, qejf dhe …’

Aktorja e njohur Arjola Demiri në një situatë të improvizuar në Soiree, Arjola Demiri ka mbajtur një fjalim se pse populli duhet të votojë PS-në dhe pikërisht atë.

Gjatë fjalimit, Arjola ka theksuar se populli duhet të votojë atë pasi me aktoren në pushtet do të bëjnë vetëm qejf.

“Faleminderit që keni ardhur në prezantimin e programit tim, për lindjet dhe shtatzënitë. Shoh edhe disa burra këtu prezentë që në të ardhmen edhe e pamundura do të bëhet e mundur e pse jo, e ju mund të ngelni shtatzënë. Me mua në pushtet ju do të fitoni 100 mijë euro për 1 lindje, ndërsa për binjakë unë do të jap 200 mijë euro. Ori dëgjo këtu, po i bëre 3 fëmije do i kesh 300 mijë euro. E për ata që lindin 4 fëmijë do i kapim familjarisht e t’i çojmë në Kinë se do të kenë ndonjë dell Kine. Pra, me mua në pushtet, bëni s.ks, qejf dhe lindje”, është shprehur Arjola Demiri duke qeshur.

Aktorja i habit të gjithë me deklaratën: ‘Me mua në pushtet do beni s eks, qejf dhe …’ Read More »

Basha: 25 është dita e fitores, është dita e ndryshimit për të gjithë shqiptarët e në veçanti për rininë

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha u rikthye sot në Elbasan për një takim me të rinjtë e këtij qyteti.

Basha është pritur me ovacion nga djem e vajza të cilët i shprehën padurimin siç thanë ata, që ta shohin pas 25 prillit, në krye të qeverisë. Nën thirrjet “Rama ik”, ata morën pjesë në takimin në formë pikniku në dalje të qytetit.

I surprizuar nga prania e madhe, Basha tha se 25 prilli është ndryshimi i madh për çdo të ri elbasanas me hapjen dhe sigurimin e vendeve të punës. Ai gjithashtu u zotua se Elbasani do ketë një kampus të ri dhe modern universitar.

Lulzim Basha: 25 është dita e fitores, është dita e ndryshimit për të gjithë shqiptarët e në veçanti për rininë e Elbasanit e të Shqipërisë. Pas kësaj na presin punë të mëdha. Shumica prej jush keni qenë gjimnazist ose dhe në 9 vjeçare , kur kemi nisur një punë shumë të madhe që e ka transformuar Elbasanin, që është tuneli i Elbasanit dhe rruga Tiranë-Elbasan. Dhe për këtë rrugë shumica nuk kishin besim. Ekzistonte dhe një projekt tjetër që dilte nga Baldushku në Papër. Nuk e di kujt i kujtohet prej jush, por ishte krejt ndryshe nga projekti që dëshironin banorët e Elbasanit, banorët e Librazhdit, Përrenjasit, Cërrikut, Belshit, Gramshit, sepse realisht rruga që ndërtuam në fund të fundit, është rruga që bëri Elbasanin dhe Tiranën një. Ajo tjetra do tё na duhej tё paktën njё orë, njё orë e 15 minuta pёr tё mbërritur deri nё Krastë. Tani nisesh nga Tirana dhe vjen pёr njё orë. Dhe Tirana me Elbasanin pёr shkak tё kësaj rruge janë dy qytetet mё afër njëri-tjetrit nё gjithё Shqipërinë. Mirëpo unё e kuptoj sikurse flisnin pёr atё rrugё dhe pёr tunelin e Elbasanit, tunelin e Kërrabës atëherë, shumica e njerëzve thonin s’ka pёr tu bёrё nё fakt e bёmё apo jo?! Tani nё kёtё vend ku ndodhemi sot këtu nё tё gjithё kёtё hapësira tё bukur qё ёshtё kaq afër qytetit tё Elbasanit, edhe këtu kemi patur njё plan, i cili pёr fat tё keq nuk ёshtё bёrё realitet kanё kaluar 8 vite dhe pёr kёtё plan kanё folur dhe kundërshtarët tanё politik qё kanё patur 8 vite kohë qё ta realizojnë. Unё sot meqë jemi nё piknik nuk do zgjatem shumë me deklarata politike meqë nё fushatë jemi dhe nё fushatë fitore dhe fitore, por dua njё zotim t’ua jap atyre qё janë nё universitet akoma dhe gjimnazistëve tё Elbasanit se, dhe gjithё atyre qё duan tё vijnë e tё studiojnë nё universitetin e Elbasanit, se ju qё po mbaroni pёr fat tё keq do ta shijoni por nuk do tё jeni pajës e këtij zhvillimi sepse jeni nё fund tё studimeve dhe se pёr ju kam tё tjera prioritete. Pёr ju kam prioritet zgjimin ekonomik tё Elbasanit dhe Shqipërisë dhe sigurimin e vendeve tё punës. Ndërsa për gjithë studentët e kam një zotim dhe dua ta përsëris: Ekziston një koncept, një ide që këtë park të bukur këtu, sigurisht jo gjithë parkun por një pjesë të parkut ta përdorim për të ndërtuar këtu një nga kampuset më moderne universitare të Shqipërisë. Mbani mend para disa ditësh pata një konferencë me aleancën e universiteteve europiane dhe me komisioneren europiane për digjitalizimin. E mbani mend? Të rinjtë: Po! Lulzim Basha: Ajo që e bëri të paharrueshme ishte dhe reagimi I kryeministrit në ikje që u tërbua, tha se kjo është ndërhyrje në punët e brendshme. “Është ndërhyrje në fushatë”- tha. Jo nuk është ndërhyrje në fushatë por është shprehje e besimit që kanë evropianët tek rinia shqiptare dhe tek Partia Demokratike dhe tek planet tona që së bashku me ta ti japim të rinjve dhe të rejave shqiptare të njëjtat mundësi të njëjtat mekanizma si rinisë Europiane. Dhe ju e dini Europa ka ndarë shuma të mëdha parash për universitetet e Ballkanit, është një mëkat i vërtetë që Shqipëria nuk ka arritur të përfitojë nga këto fonde, jo për faj të universiteteve por për faj të qeverisë. Dhe ju e dini unë kam studiuar jashtë dhe ja dedikoj një pjesë të madhe të suksesit tim në jetë faktit që më është dhënë kjo mundësi për të studiuar jashtë në një kohë ku kjo mundësi u ofrohej shumë pak njerëzve. Sot duhet t’ju them diçka tjetër, me teknologjinë që ka avancuar, me këtë vëmendje të veçantë që ka Europa për të trajnuar të rinjtë shqiptarë me mënyrën se si i njoh mekanizmat që funksionojnë për të sjellë qoftë trajnimin qoftë trajnuesit, apo për t’ju nxjerrë ju nëpër program ne Exchange që i thonë, pra programe shkëmbimi nëpër universitetet europiane. Unë ju siguroj që shumë shpejt rinia e Elbasanit dhe rinia e gjithë Shqipërisë do të ketë të njëjtën përgatitje profesionale si rinia europiane dhe do të jetë e gatshme për tregun e punës. Se unë e di që problemi kryesor që keni dhe brenga më e madhe që ju dhe familjet tuaja keni është siguria për të nesërmen e në veçanti punësimi. Po ju them që gjërat mund të ndryshojnë dhe me votën tuaj, me energjinë tuaj ju jap garancinë time personale se do të ndryshojmë, se ju do të keni të gjitha mundësitë, jo vetëm të trajnoheni në fushat që dëshironi por edhe të punësoheni në një ekonomi e cila do të zgjohet nga letargjia 8 vjeçare. Një ekonomi që nuk do t’i takova vetëm një apo dy oligarkëve por do t’i takojë të gjithë shqiptarëve, një pasuri e mrekullueshme siç është Shqipëria, siç është Elbasani. Shikojeni këtu nga Krasta sa e bukur që është. E cila do të fillojë të funksionojë për të gjithë dhe ky është zotimi im dhe i ekipit tim para jush por deri me 25 prill kam nevojë për ndihmën tuaj, energjinë tuaj, besimin tuaj. Ndryshimi po vjen dhe ju jap fjalën. Askush nuk e meriton dhe nuk do ta shijoj më shumë ndryshimin që po vjen se rinia shqiptare kudo që ndodhet. Ta përzhisim pak të keqen tani? Të mirën e kam fjalën.

Në fund Basha ka shkëmbyer disa batuta me të rinjtë, ku nuk ka lënë pa ngacmuar edhe kundërshtarët politikë.

Lulzim Basha: Ndaj pa e zgjatur shumë se kemi ardhur për piknik jo për miting dhe si duket më presin dhe detyra të veçanta siç është skuqja e salsiçeve në zgarë. Jo s’qenkam aq dobët se s’kam qenë duke skuqur salsiçe atë natë. Meqë do ta dish kam qenë duke skuqur mëlçi pule.

Qytetari: Poshtë Taulant Balla! Lulzim Basha: S’është në meny sot. Qytetari: Do ha më Ramën. Lulzim Basha: As ai s’është në meny sot. Qytetari: E kemi djegur mos e vra mendjen. Lulzim Basha: Kërpudhat he lmuese nuk janë në meny sot.

Basha: 25 është dita e fitores, është dita e ndryshimit për të gjithë shqiptarët e në veçanti për rininë Read More »

‘As unë, as lali nuk kemi dalë të kërkojmë nuse,nuk kemi dalë as të bëjmë ndonjë kompeticion mode. S’të pëlqejnë çitjanet e Edi Ramës, ça problemi ka, mos i vish. Por kur vjen puna për të zgjedhur, do merresh me gunën apo me punën’

Kryeministri Edi Ramai i ndodhur në një aktivitet në Bashkinë e Tiranës, tha se qytetarët mund ta lëvizin kanalin televiziv nëse nuk u pëlqen ai apo Erion Veliaj.

“As unë, as lali nuk kemi dalë të kërkojmë nuse”, tha Rama duke cituar edhe një shprehje popullore që në momentin e zgjedhjeve qytetarët të mos shohin gunën, por punën.

“Si mundet të jetosh në Tiranë sot dhe të mendosh për një moment të vetëm se mund të votosh ata që bënë Tiranën copash. Për cilën arsye në botë se s’të pëlqen Edi Rama, punë e madhe shumë s’të pëlqen Lali, ça problemi ka, Lali është gjëja më e kollajshme e merr telekomandën i bie me sustë, zhduket Lali nga televizori se sheh fare.”

“As unë, as lali nuk kemi dalë të kërkojmë nuse, nuk kemi dalë as të kërkojmë krushqi, nuk kemi dalë as të bëjmë ndonjë kompeticion mode. S’të pëlqejnë çitjanet e Edi Ramës, ça problemi ka, mos i vish. Por kur vjen puna për të zgjedhur, do merresh me gunën apo me punën”, tha Rama.

Ironi pati edhe për kreun e PD-së, Lulzim Basha. Ai u shpreh se gjatë drejtimit të tij, Tirana u kthye në nevojtoren më të madhe të Ballkanit. Po ashtu Rama ironizoi premtimin e Bashës për tramvaj në kryeqytet./NOA.al

‘As unë, as lali nuk kemi dalë të kërkojmë nuse,nuk kemi dalë as të bëjmë ndonjë kompeticion mode. S’të pëlqejnë çitjanet e Edi Ramës, ça problemi ka, mos i vish. Por kur vjen puna për të zgjedhur, do merresh me gunën apo me punën’ Read More »

Kryeministri Edi Rama ndjek nga afër procesin e vaksinimit masiv/ E moshuara,Ramës : ‘E bëra vaksinën, por nuk iki në shtëpi pa të thënë dy fjalë, në momentin e duhur në vendin e duhur Shqipërisë ju gjet njeriu i duhur’

Kryeministri Edi Rama po ndjek nga afër procesin e vaksinimit masiv që ka nisur sot në kryeqytet.

Të pranishëm ishin edhe ministrat Ogerta Manastirliu, Arben Ahmetaj, si dhe kryebashkiaku Erion Veliaj.

Një qytetare e cila sapo ishte vaksinuar këmbënguli të takohej me kryeministrin.

Ajo tha se nuk ikte në shtëpi pa i thënë dy fjalë Ramës.

“E bëra vaksinën, por nuk iki në shtëpi pa të thënë dy fjalë, në momentin e duhur në vendin e duhur Shqipërisë ju gjet njeriu i duhur!”, – i tha ajo kreu të qeverisë.

Por Kryeministri Edi Rama duket se lëvdatat e kanë vënë në siklet.

“Po lëri këto!”, – iu drejtua Rama.

Në Sheshin “Skënderbej” janë ngritur dhe bërë gati dy çadra të mëdha ku secili ka nga 10 pika vaksinimi që do të shërbejnë për vaksinimin masiv të popullsisë.

Vaksinimi në sheshin “Skënderbej” do të nis paralel me atë që vijon që prej 11 janarit në stadiumin kombëtar.

Objektivi i Ministrisë së Shëndetësisë është që të arrijmë nga 10-15 mijë vaksinime në ditë.

Vaksinimi te sheshi “Skënderbej” ka nisur për moshat mbi 70 dhe 75 vjeç me vaksinës kineze ‘Soniovac’ dhe se këtë qytetarët do të lajmërohen nga mjeku i familjes.

Në ndihmë të bluzave të bardha do të bashkohen edhe mjekët e Forcave të Armatosura.

Kryeministri premtoi se me vaksinimin e popullatës në dy muajt e ardhshëm, sezoni turistik do të nisë normalisht. Rama tha se do të ketë 500 mijë të vaksinaur brenda majit. Deri atëherë pritet të vaksinohen të moshuarit mbi 65 vjeç.

Nisja e vaksinimit masiv pritet që të plotësojë planin ambicioz për vaksinimin në 14 muaj.

Pjesë nga biseda ku ka nisur vaksinimi masiv:

Edi Rama: U lodhët pak? Ja dhe pak

Ogerta Manastirliu: Vjen radha shumë shpejt

Edi Rama: Të kishim vënë atje te radha disa karrige

Ogerta Manastirliu: Po i vëmë, i vëmë, i kemi në fakt por i vëmë tani

Edi Rama: Të vendosen në rresht me karrige, që të rrinë karrige

I moshuari: O gjigant, njëmijë të bëhet dita

Edi Rama: Shëndet, shëndet

E moshuara: E dinim që do ia dilnit

Edi Rama: Faleminderit

E moshuara: E bëra vaksinën por nuk po iki në shtëpi pa të thënë dy fjalë, falënderimet më të mëdha. Në momentin e duhur, në vendin e duhur, Shqipërisë ju gjendët ju

Edi Rama: Lëri këto tani, shëndet, shëndet

/NOA.al

Kryeministri Edi Rama ndjek nga afër procesin e vaksinimit masiv/ E moshuara,Ramës : ‘E bëra vaksinën, por nuk iki në shtëpi pa të thënë dy fjalë, në momentin e duhur në vendin e duhur Shqipërisë ju gjet njeriu i duhur’ Read More »

Ja sa vaksina të Pfizer pritet të mbërrijnë së shpejti/ Rama zbulon telefonatën me Ursula von der Leyen

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në facebook ka zbuluar telefonatën e zhvilluar me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ditën e sotme.
Rama bën me dije se në rajonin e Ballkanit perëndimor pritet të mbërrijnë 651 mijë doza të Pfizer nga BE.

Postimi i plotë: Një LAJM II MIRË në telefonatën me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen: Së shpejti 651 mijë vaksina Pfizer do të vijnë në rajon nga Bashkimi Europian
Më në fund

Ja sa vaksina të Pfizer pritet të mbërrijnë së shpejti/ Rama zbulon telefonatën me Ursula von der Leyen Read More »

‘Hajt gëzuar’/ Rama pi ujë nga cezma në Krujë

“Uji i pijshëm i Krujës, 24 orë! Gëzuar!” Ky ka qenë urimi i ngritur me një shishe ujë nga Ujësjellësi i ri i Krujës, që Kryeministri Rama iu drejtoi banorëve të zonës, të cilët me realizimin e këtij projekti jetik lanë pas një periudhë të vështirë të furnizimit me ujë, të trashëguar për 30 vite.
Të shumë premtuar, por asnjëherë të realizuar.
Pas një pune të vështirë në 1630 metra lartësi në një terren sfidues, nga sot, plot 8 vendburime të reja uji do të furnizojnë rregullisht me ujë gjithë familjet e qytetit.
“Sapo kemi përfunduar investimin e ujësjellësit të Krujës për furnizimin me ujë të pijshëm. Ka koinciduar që para dy ditësh kemi marrë certifikimin e analizave nga laboratori. Uji është shumë cilësor dhe investimi është shumë i rëndësishëm për qytetin e Krujës.

I premtuar prej shumë vitesh nga PD-ja, që do të furnizojë qytetin e Krujës, por këtë punë e bëmë ne.
Madje, këto ditë në fushatë kam dëgjuar që do të bëjnë ujësjellësin për furnizimin me ujë të pijshëm të qytetit të Krujës. Puna që është bërë është mjaft cilësore, pasi ka qenë në terren shumë të vështirë”, – shpjegon kryetari i Bashkisë së Krujës, Artur Bushi.

Ndërtimi i ujësjellësit të ri të Krujës do të sigurojë për 17.500 banore, jo vetëm furnizim të pandërprerë me ujë të pijshëm, por njëkohësisht do të eliminoje humbjet dhe ndotjet e ujit në rrjet. Projekti parashikon gjithashtu edhe mbulimin me ujë të pijshëm të zonës së Sarisalltikut.

Ndërkohë Rama nuk i ka kursyer batutat me të pranishmit, teksa me anë të një shisheje të cilën e mbushi nga rubineti, piu ujë dhe u dha edhe të tjerëve.

Dialogu:

Punonjësi: Rubinetin hapi ti i pari….

Edi Rama: Keni gotë apo jo?

Punonjësi: Gotë? Pffff….

Edi Rama: Na bini një gotë apo shishe ta mbushim me ujë të pimë ujë. Hë more e gjetët një gotë apo një shishe bosh

Punonjësi: Ne kishim llogaritur vetëm me e hapur me e parë….

Njëri nga punonjësit sjell një shishe…

Edi Rama: Uji i pijshëm i Krujës 24 orë, gëzuar…

Pasi pi vetë, Edi Rama i kalon shishen Milva Ekonomit: Qenka edhe i ftohtë…

Edi Rama: Artur urdhëro shishen e parë, veri edhe tapën dhe çoja PD-së

‘Hajt gëzuar’/ Rama pi ujë nga cezma në Krujë Read More »

Hoxha i ndërpret fjalën Ramës, kryeministri lë mikrofonin dhe ulet: Ta respektojmë këtë!

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka vizituar qytetin e Krujës, ku ka prezantuar kandidatët për deputetë në këtë zonë.
Gjatë takimit të pasdites me qytetarë të Krujës, kryeministrit ia ka ndërprerë fjalën thirrja e pasdites e Hoxhës nga xhamia e qytetit.
Kryeministri ka lënë mikrofonin dhe është ulur në karrigen e tij, duke pritur deri sa hoxha të mbaronte thirrjen.
“Ta respektojmë këtë”, tha Rama dhe u ul, ndërkohë që pas përfundimit të thirrjes nga hoxha, Rama ka marrë sërish fjalën.

Hoxha i ndërpret fjalën Ramës, kryeministri lë mikrofonin dhe ulet: Ta respektojmë këtë! Read More »

Lajm i fundit/Kryeministri Rama kërkon të shpallë Arjan Salën ‘Dëshmor i Adheut’

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar që Arjan Sala të shpallet Dëshmor i Atdheut.
Lajmi është bërë me dije nga Zëvendës ministri i Mbrojtjes Pertro Koçi, i cili nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook” njofton se Komisioni Qendror i Statusit “Dëshmor i Kombit” është dakorduar me kërkesën e kryeministrit Rama.
Ai sqaron se janë në pritje të përfundimit të ekspertizës ligjore dhe propozimit të Prefektit të Tiranës për të marrë vendimin e menjëhershëm.
“Komisioni Qendror i Statusit “Deshmori i Ardheut” me porosi te Kryeministrit ne gatishmeri per ti dhene titullin “Deshmor i Atdheut” shtetasit heroik Arjan Sala.

Presim perfundimin e shpejte te ekspertizes ligjore dhe propozimin e Prefektit te Tiranes per te marre vendim te menjehershem.

Hum bja e jetes se Arjan Sales, pervecse na shkakton dhim bje te papershkrueshme si per nje bir e vella, nga ana tjeter deshmon se Shqiperia qe ka djem heronj si Arjani qe sakrifikojne jeten e tyre per te mbrojtur jetet e te tjereve, do te behet! Jane gjalle bilbilenjte!”, shkruan ai.

Lajm i fundit/Kryeministri Rama kërkon të shpallë Arjan Salën ‘Dëshmor i Adheut’ Read More »