Aktualitet

Partia Socialiste Evropiane letër Ramës: Ke treguar lidership të jashtëzakonshëm

Sergei Stanishev, President i Partisë Socialiste Europiane, i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama, ku i shpreh mbështetjen Partisë Socialiste, në prag të zgjedhjeve të 25 Prillit.

“Këto zgjedhje kanë rëndësi të madhe për rrugën e Shqipërisë drejt Europës, për vijimin e reformave dhe të rimëkëmbjes ekonomike pas pandemisë, si dhe për rindërtimin pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019”, lexohet në letër.
Letra e plotë:

I dashur Kryeministër, i dashur Edi!

Shpresoj që ky mesazh t’ju gjejë shëndoshë e mirë ju dhe familjen tuaj.

Teksa po i afroheni zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit, do doja t’ju shprehja ju dhe simotrës sonë, Partisë Socialiste të Shqipërisë, një mesazh të ngrohtë mbështetjeje.

Këto zgjedhje kanë rëndësi të madhe për rrugën e Shqipërisë drejt Europës, për vijimin e reformave dhe të rimëkëmbjes ekonomike pas pandemisë, si dhe për rindërtimin pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019.

Në këto tetë vite, Partia Socialiste dhe ju personalisht keni treguar lidership të jashtëzakonshëm në drejtimin e një rruge të guximshme drejt reformave të thella e të pakthyeshme, veçanësisht në sistemin e drejtësisë. Reformat po japin fryte: ju keni filluar tashmë të rindërtoni një sistem drejtësie të bazuar në integritet dhe profesionalizëm, duke u bërë kështu shembull për të gjithë rajonin e më gjerë.

U ndjeva shumë i lumtur kur pashë që keni mbledhur një ekip plot energji dhe me një larmi kandidatësh për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, duke u mbështetur shumë te gratë dhe të rinjtë. Besoj se këto dy forca të fuqishme do të kontribuojnë në fitoren elektorale më 26 prill, si dhe në thellimin e mëtejshëm të reformave dhe zhvillimit ekonomik të vendit në mandatin tuaj të tretë qeverisës.

Duke ju uruar suksese në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Sinqerisht i juaji,

Sergei Stanishev

President i Partisë Socialiste Europiane.

Partia Socialiste Evropiane letër Ramës: Ke treguar lidership të jashtëzakonshëm Read More »

Qytetari, Bashës: ‘Ta h ëngsha zemrën, Rama ik’

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha një ditë pas çeljes së fushatës elektorale, ka zhvilluar takime me banorë të njësisë nr.8 në kryeqytet.

Banorët e kanë përshëndetur përzemërsisht Bashën, ndërsa disa prej tyre kanë thirrur në kor emrin e tij.

PJESE NGA BASHKEBISEDIMI
Qytetari: Një banor: Ta hë ngsha zemrën. Rama ik!

Basha: Si jeni? Si e kam lagjen e vjetër? Nga ky ndryshim do të varet e ardhmja e Shqipërisë.

Basha: Si je? Me shëndet?
Qytetari: Po ju?

Basha: Familja si ёshtё?
Qytetari: Mirё! Mirё.
Basha: Mbahu fort, këto valixhet pёr fat tё keq kanё filluar tё simbolizojnë largimin apo jo?
Qytetari: Po, çfarë do tё bёjmё.
Basha: Njerëzit vijnë i blejnë dhe largohen, apo jo?
Qytetari: Keq na vjen! Ashtu ёshtё! Shumë, shumë tё vështira!”
Qytetari: Një fjalë i thonë kryetar që, po qau fëmija nuk i jep nëna me pi. Më shumë se po qajnë kalamajtë po qajmë ne. Diçka që e kemi vetë në dorë, shpresojmë të bëhet më e mira.”

Qytetari: Na shpronësoi dy-tri herë! Përveç kësaj, megjithëse përcaktoi vizën e blertë, në asnjë moment nuk iu referua vijës së blertë, edhe vlerësimi i pronës që bëri është brenda vijës së blertë por si tokë fshati.

Qytetari, Bashës: ‘Ta h ëngsha zemrën, Rama ik’ Read More »

Lajm i mirë/ Parlamenti Europian, me shumicë votash mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën

Parlamenti Evropian ka mbështetur me shumicë dërrmuese votash liberalizimin e vizave për Kosovën.

Raportuesja për Kosovën në këtë institucion, Viola Von Cramon, ka bërë të ditur se liberalizimin e vizave për Kosovën e kanë mbështetur 472 eurodeputetë.

“Në votimin plenar për raportin për Kosovën në Parlamentin Evropian, shumica dërrmuese mbështet liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe kërkon nga Këshilli i BE-së që të veprojë. 472 pro, 165 kundër dhe 41 abstenime”, ka shkruar Von Cramon.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian Viola Von Cramon tha sot se Këshilli i Bashkimit Evropian duhet që të heqë vizat për Kosovën sa më shpejt që të jetë e mundur.

Në debatin për raportin e progresit për Kosovën, Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë Veriore në PE, Viola Von Cramon tha se është momenti i fundit që Këshilli i BE-së të liberalizojë vizat për Kosovën.

Lajm i mirë/ Parlamenti Europian, me shumicë votash mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën Read More »

Zbulohet arsyeja pse Lulzim Basha u vonua 1 orë

Partia Demokratike ka çelur pasditen e sotme zyrtarisht fushatën e elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit.
Selia blu njoftoi se hapja e fushatës do të niste në orën 17:00.

Ndërkohë, ajo që ra në sy ishte vonesa e kryedemokratit Lulzim Basha për të ardhur në sheshin “Nënë Tereza”.
Basha mbërriti në skenën e improvizuar një orë me vonesë. Vonesa e liderit të demokratëve e kishte një arsye.

E gjithë vonesa është lidhur me faktin pasi pas podiumit të ngritur e gjithë pjesa e universiteti ka qenë me ekrane, në këtë mënyrë organizatorët kanë dashur që të bjerë errësia dhe pamja e monitorëve të ishte më e qartë.

Zbulohet arsyeja pse Lulzim Basha u vonua 1 orë Read More »

‘Programi i PS është bazuar në llogaritje shumë të qarta. Jam e bindur në pjekurinë dhe zgjuarsinë e popullit tonë për të votuar këtë forcë politike’

Kandidatja për deputete e Partisë Socialiste, Luljeta Bozo, në hapje të fushatës elektorale, ftoi qytetarët shqiptarë që të votojnë PS në zgjedhjet e 25 prillit, për të cilën tha se është një forcë politike plot vizion dhe që në qendër ka njeriun e thjeshtë.

Për Bozon, programi i PS-së është bazuar në llogaritje shumë të qarta që synojnë përparimin e vendit.
“Dua të them dy fjalë për popullin tonë të mrekullueshëm, të zgjuar, e që di të bëjë zgjedhjen e duhur. Programi i PS është bazuar në llogaritje shumë të qarta. Jam i bindur në pjekurinë dhe zgjuarsinë e popullit tonë për të votuar këtë forcë politike.

Jam e bindur që populli i ka vënë forcë vetes për të eliminuar dy sfida shumë të ëvshtira: pandemia, vaksinimi i gjithë popullsisë dhe të shërojë gjithë plagët e tërmetit, duke e rilindur nga e para Shqipërinë që u shkatërrua.

Populli me pjekurinë e tij do ta votojë PS-në, sepse është i bindur që këto reforma që kanë nisur në të gjithë fushat, do të shkojnë deri në fund. Ne do të jemi një vend më i begatë dhe me një të ardhme shumë më të mirë.

I ftoj të gjithë që të votojnë për këtë forcë politike që është për njerëzit e thjeshtë. Në të gjithë fushat ka patur vetëm përparime. PS është forcë politike me vizion dhe që punon për njerëzit e thjeshtë.”

‘Programi i PS është bazuar në llogaritje shumë të qarta. Jam e bindur në pjekurinë dhe zgjuarsinë e popullit tonë për të votuar këtë forcë politike’ Read More »

Pse na duhet fabrika? Rama: Vaksina e covid-19 pritet të bëhet rregullisht, si ajo e gripit

Kryeministri Edi Rama teksa ka thënë se Shqipëria po punon për të arritur një marrëveshje për të sjellë fabrikën e prodhimit të vaksinave në Shqipëri, ka shtuar se vaksina anticovid pritet të injektohet rregullisht njëlloj si vaksina e gripit.

Më tej Rama ka shtuar se kjo fabrikë do të shërbejë për të furnizuar tregun vendas por edhe për eksport.
“Fabrika është themeluar që në vitin 1700. Po flasim për prodhim vaksinash të gripit të hepatitit e të tjera. Dhe së treti nuk mbyllet historia kaq kollaj.

Se sipas gjasave vaksina anticovid do të bëhet rregullisht si një vaksinë gripi. Është si të bësh vaksinën e gripit. Fabrikën nuk do rëndojë në buxhete. Prodhimet mund të eksportohen dhe patjetër mbulojnë dhe nevojat e tregut dhe në këtë proces fiton Shqipëria dhe shëndetësia.
Kemi 2.2.640 mijë vaksina por këto nuk mjaftojnë për të mbyllur procesin se ne na duhet të plotësojmë edhe me 1.8 mln të tjera për të realizuar dy dozat e plota. Ky është një proces nuk e dimë si do jetë e ardhmja por sipas gjasave do të jetë si vaksinat e tjera për tu vaksinuar.” ka thënë Rama.

Pse na duhet fabrika? Rama: Vaksina e covid-19 pritet të bëhet rregullisht, si ajo e gripit Read More »

‘Luli është një kukull.Kur tunden kukullat hapin sytë dhe nxjerrin atë këngën në formë ninulle.Luli është një kukull e tundur’

Kryeministri Edi Rama e quajti kundërshtarin e tij politik, Lulzim Bashën një kukull. Rama tha se kur del në ekrane, Basha është një kukull e tundur sipas tij nga Ilir Meta, Monika Kryemadhi dhe Sali Berisha, ndërsa kur largohet është një kukull që fle.

Su.lmi n e ilustroi edhe me një fotomontazh, ku të 4 politikanët shiheshin pas hekurave, si një mesazh që sipas Ramës, Basha-Meta-Kryemadhi-Berisha kanë frikë nga Reforma në Drejtësi.
“Luli nuk është Luli. Luli është Iliri, Luli është Monika. Luli është një kukull. Kur tunden kukullat hapin sytë dhe nxjerrin atë këngën në formë ninulle. Luli është një kukull e tundur, kur zhduket nga ekrani është një kukull që fle.

Janë një arsye shumë e fortë për mandatin e tretë të Partisë Socialiste. Por nga ana tjetër mandati i tretë i PS është mandat për punë”-tha Rama.

‘Luli është një kukull.Kur tunden kukullat hapin sytë dhe nxjerrin atë këngën në formë ninulle.Luli është një kukull e tundur’ Read More »

Rama për fushatën e PD-së: ‘Kemi përpara dasmorë përpara një dhëndri që vonon një orë. Çfarë mund të presësh nga dikë që lë njerëzit të presë një orë në të ftohtë kur I mbledh vetë’

Partia Socialiste ka nisur zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 prillit.
Kreu i PS-së, Edi Rama ka filluar fjalimin e tij pak pas mbarimit të fjalës së kreut të PD, Lulzim Bashën.
Ai nuk ka kursyer ngacmimet për të .

“Kush duron tani që kur fillon ky flet nuk mbaron. Prandaj jemi bashkë që vuajtjet t’i kalojmë bashkë.
Sot, ne nisim në fakt fundin e një fushatë që nuk ka mbaruar asnjë moment që nga dita qysh kemi marrë mandatin tonë të parë. Ndryshe nga çka ndodhur në të shkuarën ne kemi qenë në lëvizje.
Por, sot zyrtarisht nis fushata e zgjedhjeve të 25 prillit, jemi të gjithë së bashku për të festuar me mish e me shpirt kur demokracia na imponon daljen para njerëzve.
Ndryshe nga herët e tjera jemi duke bërë përpjet tona që në një kohë që bëjmë detyrën të respektojmë edhe rregullat. Uroj që në pjesën tjetër të jetës që të kem të bëjmë edhe një fushatë kur jo vetëm flasim por edhe dëgjojmë.

I kemi vënë para syve njerëzve dy kartolina, për të kuptuar ndryshimin e madh që nan dan ne dhe ata në mënyrën tonë të të qenit me njerëzit dhe shtetin. Këtu ka respekt për shtetin, për ligjin.

Atje nuk ka respekt për ligjin, rregullat, jetën, kjo është fytyra e fushatës sonë. Fytyra e fushatës së tyrë është krejt tjetër. Atje su ndon papërgjeshmëria. Këtu shëndeti i njerëzve është mbi gjithçka, mbi partinë. Atje partia nuk ka respekt për jetën dhe për ajrin. Si mund të mblidhen në këtë kohë?

Kemi përpara dasmorë përpara një dhëndri që vonon një orë. Çfarë mund të presësh nga dikë që lë njerëzit të presë një orë në të ftohtë kur I mbledh vetë. “-tha Rama.

Rama për fushatën e PD-së: ‘Kemi përpara dasmorë përpara një dhëndri që vonon një orë. Çfarë mund të presësh nga dikë që lë njerëzit të presë një orë në të ftohtë kur I mbledh vetë’ Read More »