Moderatorja e njohur Eni Vasili ka publikuar një foto të rrallë të Bashkim Finos, në kohën kur ai mori detyrën e e kryeministrit të Shqipërisë.
Ishte marsi i vitit 1997. Eni Vasili asokohe ishte gazetare e Televizionit Publik Shqiptar dhe shoqëroi ish-kryeministrin në vizitën e parë jashtë vendit.
Bashkim Fino humbi sot betejën me Covid, ndërsa gazetarja e ka kujtuar përmes një fotoje të rrallë, duke shprehur ngu shëllimet për familjarët.
“1997. Vizita e pare e kryeministrit te pajtimit jashte vendit ka qene ne Turqi. Une, me nje grup te TVSh-se ndoqem viziten e delegacionit shqiptar ne ate kohe dhe kjo foto eshte marre gjate nje interviste menjehere pas takimit me homologun e tij te kohes. Edhe pse deri atehere nje politikan lokal, Bashkim Fino e veshi me zhdervjelltesi dhe dinjitet kostumin e kryeministrit ne nje momementet me te veshtira qe ka kaluar vendi. Ngushellime familjes per humbjen e pakompensueshme”, – shkroi Eni Vasili.
Zv.kryeministri Erion Braçe ka shprehur dh imbje me mesazhin që ka shpërndarë pas ndarjes nga jeta të deputetit socialist, Bashkim Fino.
Brace ka kujtuar ditën kur u takua për herë të parë me të, në Gjirokastrën e vitit 1995, ku prej asokohe, siç thote Braçe, nuk u ndanë më, duke qenë bash këluftëtar në çdo be tejë.
Finon Brace e quan vëlla, ndersa shkruan se ai ishte një “rreze drite në err ësirën e marsit 1997” dhe se një Shqipëri e tërë i është mirënjohëse për shërbimin që i dha vendit në ditët me të vështira të saj.
Mesazhi i Braces:
SHPIRTI YT NDRITTE SHUME LART!
NJE SHQIPERI E TERE TE ESHTE MIRENJOHESE PER SHERBIMIN TEND NE DITEN ME TE ZE ZE TE SAJ!
Vllai im!
Ne te dy e nisem ketu,
ne Gjirokastren tende,
nje dite maji te vitit 1995;
ti si kryetari me i mire i asaj bashkie ndonjehere dhe une si nje socialist i ri,
ne takimin e socialisteve te rinj atje.
Prej asokohe nuk u ndame me;
Bashke u rritem, bashke jetuam,
bashke lu ftuam cdo be teje,
bashke fituam!
Ishe rreze drite ne err esiren e Marsit 1997, ishe shpresa e re ne vendin e mbaruar po ate Mars;
Ti u bere urtesuesi, pajtuesi i gjithkujt,
PIKA THEMELORE E RINGRITJES SE KETIJ VENDI!
E mbaj me vete optimizmin tend ate nate, fjalen tende te pare per mua e une per gazeten: SHPRESE E RE!
Ti ja dole! Vendi u ringrit edhe prej teje, fale teje, miresise, dashurise, optimizmit, pasionit, forces se ZEMRES TENDE TE MADHE!
Te jam mirenjohes BASHKIM, pa fund!
E mban mend qe ti me prezantove ne POLICANIN e zhuritur ne Qershorin e 1997?!
A e mban mend sa gezim solle me vete atje dhe gjithe rruges per atje ne nje stafete njerezore qe skish fund?!
A i mban mend brohoritjet e njerezve te zakonshem si ti?!
Aty u shenjua qe te vijonim bashke be tejat;
Ti ne Kucove e une ne Berat.
Ti ne Lushnje e une ne Divjake.
Nuk e di, por fati e ka sjelle qe une te eci ne gjurmet e tua; ku ishe ti, punove ti, lu ftove ti, fitove ti, vijova une!
Eshte nje jete e tere keshtu, 24 vite!
Tani jam ne gjunje, me lotet qe mbysin fjalet; po do ringrihem edhe per ty!
Kemi be teje per te bere ende,
ne Lushnje e Divjake;
Do cojme deri ne fund punet qe nise ti, do mbajme cdo premtim tendin per njerezit atje, tani edhe si AMANETI I BASHKIMIT.
Aaaa po,
do vijoj te luaj futboll Bashkim, edhe per ty!
Ne te dy as aty nuk u ndame,
nje pasion i madh qe na beri bashke edhe si te kuq, ne fusha e tribuna;
Qemal Stafen kurre nuk e mbushi kaq asnje tjeter vec teje e Kombetares se Shqiperise!
Kryeministri qe zbriti ne fushe ne vitin e zi, dha gezim edhe nga nje fushe futbolli!
Te qofte i lehte dheu ne gjoks vellai im!
Rruga me ty ishte me e bukura rruge qe kam bere ndonjehere!
Anija kontejner “Ever Given” 400 metra e gjatë, e cila bllokoi Kanalin e Suezit gati një javë, është “riorientuar 80% në drejtimin e duhur”, sipas një deklarate të lëshuar sot nga drejtori i Autoritetit të Kanalit të Suezit, Osama Rabie.
Vëzhguesit tregojnë se sterna e anijes, e cila peshon më shumë se 200,000 ton, më në fund është larguar më shumë se njëqind metra larg bregut perëndimor të kanalit. Autoriteti i Kanalit të Suezit (Sca) tha se “manovrat tërheqëse për të rivënë në lundrim anijen e kontejnerëve filluan me ndihmën e 10 rimorkiatorëve gjigantë”. Ngarkesa ka filluar të “kthehet” dhe “tani lundron”.
“Ever Given” ishte bllokuar që nga e marta në mënyrë diagonale përmes Kanalit, duke penguar plotësisht rrjedhën e ujit me gjerësi afërsisht 300 metra, një nga vendet më të qarkullueshme në botë.
Në “Kanalin e Suezit”, afërsisht 190 km të gjatë, kalon rreth 10% e tregtisë ndërkombëtare detare dhe çdo ditë ndalimi shkakton vonesa dhe kosto të konsiderueshme. Në total, gati 400 anije mbetën të bllokuara në skajet dhe qendrën e kanalit që lidh Detin e Kuq me Detin Mesdhe, sipas Sca. Të paktën një duzinë rimorkiatorësh dhe pastruesish për të thithur rërë nga poshtë anijes u mobilizuan gjatë operacioneve. Trafiku duhet të rifillojë pasi anija të zhvendoset në një zonë pritjeje.
Anija – 400 metra e gjatë dhe 59 metra e gjerë – doli nga kursi të martën, 23 mars si pasojë e një stuhie shkretëtire dhe ngeci në afërsi të bregut në tabanin e detit.
Kanali i Suezit lidh detin Mesdhe me detin e Kuq duke ofruar kësisoj rrugën më të shkurtër detare mes Azisë dhe Europës. Çdo vit përmes kësaj rruge detare lundrojnë rreth 18.000 anije. Në vitin 2019 përmes këtij kanali ka qarkulluar rreth 13 përqind e të gjithë volumit të tregtisë botërore.
Ndërkaq kompani të ndryshme filluan t’i devijojë anijet e tyre tregtare në rrugën e tërthortë nga Kepi i Shpresës së Mirë. Lundrimi në këtë itinerar zgjat një javë më shumë se sa përmes kanalit të Suezit. Hapag-Lloyd ka aktualisht pesë anije të bllokuara në kanal. Një problem tjetër është që lundrimi përgjatë brigjeve perëndimore të Afrikës, veçanërisht në gjirin e Guinesë, konsidrohet i rrezikshëm për shkak të sulmeve nga piratët./K.B/
Kryeministri Edi Rama reagoi sot i shokuar nga vde kja e ish kryeministrit Bashkim Fino dhe njoftoi se ka shpallur ditë zie duke anuluar të gjitha aktivitetet zgjedhore.
“E pabesueshme, po shumë fatkeqësisht e vërtetë, miku im, miku ynë i mirë Bashkim Fino nuk jeton më! Nuk kam fjalë.
Sot për familjen tonë të madhe është një ditë zie, aktivitetet tona elektorale do të ndalen, në nderim e kujtim të vëllait tonë të dashur”.
Bashkim Fino, 58 vjeç, nd ërroi jetë sot herët në mëngjes pasi ishte shtruar në spital i prekur nga Covid-19.
Fino vuajti dhe sëmundje të rëndë disa vite më parë të cilën u duk se e lu ftoi më vonë.
Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka anuluar takimin e planifikuar në qytetin e Fierit për shkak të ndarjes nga jeta të deputetit të PS, Bashkim Fino.
Për shkak të ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit dhe deputetit të parlamentit Bashkim Fino, kryetari i PD Lulzim Basha njoftoi se vendosi të shtyjë aktivitetet politike të parashikuara për ditën e sotme në Fier me pjesëmarrjen e tij.
Qindra militantë dhe mbështetës të PD, pas një pritjeje për rreth 60 minuta janë shpërndarë me kërkesë të Luan Bacit.
Takimi ishte planifikuar në orën 10.00 në sheshin “Sharra” në hyrje të qytetit të Fierit, por Baçi bëri me dije se Basha ishte kthyer nga rruga për të respektuar këtë ditë zie në nder të Finos.
“Qytetarë të shumtë që jeni mbledhur në këtë shesh për të pritur kryeministrin e ardhshëm të Shqipërisë, Lulzim Basha, ju falënderoj përzemërsisht dhe do të më lejoni t’ju them se sot Basha e ka anuluar këtë takim, është kthyer nga rruga duke qenë se një prej deputetët e parlamentit shqiptar, zoti Fino ka ndërruar jetë.
Ne do të respektojmë këtë ditë zie duke anuluar takimin e sotëm dhe të takohemi pas disa ditësh të tjera në një takim dhjetëfish më të madh për fitoren e PD me kryeministrin Lulzim Basha. Me qetësi dhe respekt, le të shpërndahemi”, tha Baçi para qytetarëve. //NOA.al
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka marrë pjesë në homazhet në ndrerim të Bashkim Finos, i cili humbi sot betejën me Covid-19.
Në një prononcim për mediat, pas homazheve në nder të tij, mbajtur në Pallatin e Kongresëve, Meta tha se Bashkim Fino ishte një nga miqtë më të mirë, me të cilin ndan kujtime të veçanta.
“Bashkim Fino ishtë një nga miqtë e mi më të mirë dhe do mbetet. Në një moshë shumë të re ai u bë një figurë frymëzuese, si kryetar i bashkisë Gjirokastër, ishte edhe baza e përzgjedhjes së tij mes shumë kandidaturave në ’97 për të krijuar një qeveri të pajtimit dhe stabilitetit. Detyrë që e bëri në mënyrë të jashtëzakonshme, pasi e dimë të gjithë sa i ndarë ishte vendi.
Kam kujtime të veçanta me të, ishte një përkrahës i të rinjve dhe një figurë sportive, i dhënë pas sportit, edhe kjo na bashkonte. Ai ishte shumë njerëzor, shumë bujar, shumë zemërgjerë, tolerant dhe dinte të dallonte marrëdhëniet politike nga raportet njerëzore. Moment sh okues, ndarja nga jeta e tij, edhe pse kishte patur disa sfida me shëndetin të cilat i kishte fituar me sukses”, tha Meta.
Qeveria shqiptare ka shpallur dite z ie per ndarjen nga jeta te deputetit Bashkim Fino.
Vendimi eshte bere publik ne faqen zyrtare nga Kryeministri Edi Rama pak ore pas lajmit per nd arjen nga jeta ne moshen 59-vjecare te Bashkim Finos.
Ne VKM thuhet se per Finon do te organizohen homazhe ne Pallatin e Kongreseve nga ora 12.00 deri ne oren 16.00 ne daten 29 mars 2021.
Vde kja e Bashkim Finos ka shkaktuar reagime te shumta nnga personalitete politike dhe shteterore ne vend. /lajmifundit.al
Një zë të rëndësishëm në funksion të stabilitetit politik dhe shoqëror të vendit.
Kështu e ka quajtur kreu i Partisë Demokratike deputetin socialist Bashkim Fino në mesazhin e ngu shëllimit pas ndarjes nga jeta.
“Me tri shtim mësova lajmin për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit, ish-ministrit dhe ish-deputetit Bashkim Fino. Jam i bindur se kontributi i Bashkim Finos në politikën shqiptare do të vlerësohet gjithmonë si një zë i rëndësishëm në funksion të stabilitetit politik dhe shoqëror të vendit. I shpreh ngu shëllimet më të sinqerta familjes Fino dhe gjithë të dashurve të tij. U prehtë në paqe”, shkruan Basha në Twitter.