Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luiggi Soreca teksa ka shpërndarë postin e kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashi, i bën thirrje partive politike të përqendrohen të programet përkatëse për të përmirësuar jetën e qytetarëve.
Përmes një postimi në‘Twitter’, Soreca thekson se aktorët politikë duhet të veprojnë në përputhje me standardet ndërkombëtare.
“Ne pajtohemi me Ilirian Celibashin.
Partitë politike dhe kandidatët duhet të përqendrohen tani në programet e tyre përkatëse politike dhe në reformat që ata synojnë të paraqesin për të përmirësuar jetën e të gjithë qytetarëve shqiptarë.
Ne kemi besim në të gjitha institucionet përkatëse dhe politike.
Aktorët të veprojnë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe me vendimet.”-shkruan Soreca.
Kreu i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar një vizitë në Malësinë e Madhe ku është pritur nga mbështetësit dhe simpatizantët demokratë.
Basha thotë se shpesh herë politika i ka ndarë shqiptarët, por asnjherë ata s’kanë qenë më të bashkuar se sa sot.
Për Bashën, kjo do të jetë fushata e parë dhe e fundit ku kryeministri bëhet satelit i kryeministrit të ardhshëm.
Ai u premtoi sërish qytetarëve të Malësisë së Madhe se siç hoqi vizat do e fusë dhe Shqipërinë në Be.
“Në veçanti ju djem e vajza të Malësisë së Madhe, krenaria e Shkodrës e mbarë Shqipërisë, faleminderit për mikëpritjen. Në këto 30 vite, vendi ynë është përballur me sfida të mëdha. Shpesh herë politika i ka ndarë njerëzit në llogore, dhe zgjedhjet kanë përcaktuar, kanë marrë afatshkurtër e afatgjatë, kurrë më parë nuk kanë qenë shqiptarët kaq të bashkuar sa sot.
8 vite ka ky njeri që mban peng vendin, që i ka shndërruar pasuritë e Malësisë në pasuri private. E bëri politikën e pisët, sepse erdhi me premtime të mëdha, dhe me paturpësinë më të madhe i braktisi.
Do të mbahet mend si fushata e parë dhe e fundit kur kryeministri u kthye në satelit të kryeministrit të ardhshëm.
Banorëve të Malësisë së Madhe, Shkodrë e Shqipërisë nuk u shpjegon dot pensionistëve pse i gënjeu 8 vite. Asnjë fjalë për t’iu shpjeguar studentëve që i degdisi në sistemin më të falimentuar universitar, me Ligjin më primitiv dhe 0 mbështetje financiare. S’ka si tu dalë fermerëve, u hoqi edhe subvencionet. I zhyti në va rfëri, me çmimet më të larta të taksave dhe naftës.Nuk del dot para të papunëve, biznesit të vogël, minatorëve, punonjësve të turizmit, ka dështuar në çdo fushë. Koha e tij ka marrë fund, dhe sot e di Malësia e Madhe, Shkodra e gjithë Shqipëria.
Një ditë e re po vjen, një ditë e politikës së re, e vendimmarrjes që ndihmon e nuk pengon mirëqënien e qytetarëve. Ashtu siç hoqëm vizat, do e fus Shqipërinë në BE.
Një ekonomi që zhvillohet, do sigurojmë vende pune, që rinia e Malësisë së Madhe të arsimohet këtu, me paga dinjitoze, pranë prindërve të tyre.
Ndodhem sot mes jush jo vetëm për t’iu thënë bashkohuni për ndryshim që Malësia të fitojë, Shqipëria të fitojë. Drejt fitores së Shqipërisë, do i prini me votën tuaj.
Ndryshimi ka ardhur. Ja kështu siç jemi mbledhur. Kështu do mblidhen shqiptarët kudo. Vendimi është marrë. Ndryshimi do të vijë me votën tuaj.
Vendosni maskat, mbani distancën. Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja. I uroj gjithë besimtarëve katolikë të kenë një Pashkë të bekuar.”- tha Basha./NOA.al
“Vjosa Osmani i dërgoi mesazh Serbisë”, kështu kanë shkruar mediat serbe pas zgjedhjes së Vjosa Osmanit, si Presidente e Republikës së Kosovës.
“b 92” në një shkrim të saj është ndalur tek fjala e Osmanit në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Kjo deklaratë është etiketuar nga media serbe, si një mesazh që Osmani i ka dërguar Serbisë.
“Drejtësia do të arrihet kur kr imet serbe të dalin para drejtësisë dhe paqja do të arrihet kur Serbia të pendohet”, kështu ka deklaruar Osmani , shkruan “b92” e cila bashkangjitur lajmit ka publikuar edhe videon e fjalës së presidentes Osmani.
Vjosa Osmani u zgjodh presidente e Kosovës me 71 vota pro, në seancën e tretë të votimit.
Në zgjedhjet e fundit ajo garoi në listën e Partisë Lëvizja Vetëvendosja , ku mori mbi 300 mijë vota.
Më herët ishte pjesë e LDK-së , ushtroi detyrën e shefes së shtetit pasi Hashim Thaçi dha dorëheqjen./NOA.al
Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, ka uruar Presidenten më të re të Kosovës, Vjosa Osmanin.
Në një postim në “Instagram”, Rita, ka publikuar një foto të Osmanit dhe shkruan: “Urime Vjosa Osmani, Presidentja e re e Kosovës”.
Këngëtarja dhe Presidentja, ruajnë raporte të mira së bashku, pasi shpesh, urojnë njëra-tjetrën për sukseset që korrin në rrugët e ndryshme në jetë. Sakaq, kujtojmë se Vjosa Osmani u shpall Presidente ditën e djeshme, në raundin final të zgjedhjeve në Kuvend.
Në votim morën pjesë gjithsej 82 deputetë, ndërsa Osmani siguroi 71 prej tyre, ndërsa 11 u shpallën të pavlefshme.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zhvilluar një takim me votues për herë të parë në Pogradec.
Një prej votueseve i tha Ramës se ndryshimi në Pogradec ndihet gjatë qeverisjes së PS, dhe shpreson të vijojë kështu edhe pas 25 prillit.
Rama e siguroi të renë se do të ndodhë kështu, pasi Shqipëria rrezikon në të kundërt t’i shemben një mal me përpjekje, por për kryeministrin populli do të vendosë që puna të vijojë pa pushim.
“Unë nuk jam votuese për herë të parë, të tjerët po. Pogradeci ka plot ide dhe vizion. Një vit e gjysmë në drejtim të kryebashkiakut, e kemi parë ndryshimin në qytetin tonë. Shpresojmë të vijojë ndryshimi.
Sigurisht, patjetër. Ky është thelbi, të vijojmë përpara e jo mbrapa. Kjo është zgjedhja që duhet bërë në këtë moment. Të çojmë përpara punët e shumta që kanë nisur. Një pjesë janë punë që janë afër përfundimit, një tjetër që duan kohë, një tjetër si rezultat i punëve që përfundojnë.
Rr ezikojnë të mbeten në vend, një mal i tërë me përpjekje që rrezikon të shembet dhe të kthehemi dhe njëherë mbrapsht, të humbasim vite, shanse, mundësi.
Nuk mendoj se do ndodhë kështu, do të vendosë populli që puna të vijojë pa pushim, pa ndalim, me vendosmëri, me besim”, tha Rama./NOA.al
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i ka bërë sërish thirrje qytetarëve për pjesëmarrje masive në zgjedhje.
Në fjalën e tij gjatë ceremonisë së zhvilluar me personalitete të artit, kulturës dhe traditave të Krujës, Meta theksoi se pandemia nuk mund ta pengojë edhe për shumë gjatë pranverën turistike.
Më tej ai u shpreh se qytetarët duhet të votojnë kandidatët që ata mendojnë se do t’i japin zgjidhje problemeve të tyre.
“Pandemia nuk mund ta pengojë gjatë pranverën turistike dhe jetën ekonomike kulturore të krutanëve dhe të shqiptarëve!
Njëkohësisht, në këto ditë përpara zgjedhjeve të 25 prillit, ju ftoj të gjithëve, që sipas bindjeve tuaja të merrni pjesë aktive, të mos lejoni cenimin e të drejtës suaj nga askush për të votuar të lirë dhe me dinjitet! Të zgjidhni me ndërgjegje bijtë dhe bijat tuaja më të mirë!
Të votoni ata kandidatë, që ju mendoni se do t’ju japin zgjidhjet më të mira për hallet tuaja dhe që ta bëjnë Krujën një vend edhe më të dashur për të jetuar për ju, për të rinjtë, edhe për fëmijët tuaj, por edhe një vend më të vizituar nga të gjithë shqiptarët dhe nga turistët në të ardhmen!
Ju falënderoj për të gjithë kontributin tuaj për ruajtjen e traditave sepse është shumë e rëndësishme që ta forcojmë identitetin tonë kombëtar dhe të integrohemi në Europë si krutanë dhe si shqiptarë”, tha Meta./NOA.al
Një prej sektorëve më të prekur nga pandemia Covid-19 është arti. Prej marsit të vitit të kaluar vijojnë të jenë të pezulluara të gjitha aktivitetet ku artistët mund të performojnë.
Ndaj ministri Arben Ahmetaj u pyet nga Stefi Prifti në studion e emisionit “Dola te Ola” se perse artistët u lanë në harresë dhe u përjashtuan nga paketat mbështetëse financiare.
Ministri Ahmetaj u shpreh se shqetësimi është shumë i drejtë, por sipas tij ka qenë tejet e vështirë për të siguruar financim për ta.
Ahmetaj, shtoi se lajmi i mirë është që vendi ynë po shkon drejt hapjes dhe në muajin maj Shqipëria do të hapet totalisht.
Gjithashtu në “Dola te Ola”, ministri Ahmetaj rrëfeu për vështirësitë që ka hasur qeveria për gjetjen dhe sigurimin e vaksinave në një kohë shumë të shkurtër.
Ai theksoi se puna që ka bërë Ogerta Manastirliu dhe kryeministri është spektakolare.
“Moderna na ka refuzuar pasi nuk bëhej gati para fundit të këtij viti, por ne nuk mund të prisnim fundin e vitit për të vaksinuar qytetarët. Astrazeneka na refuzoi, pastaj na rifuti për shkak të këmbënguljes. Qeveria indiane nuk na kthente përgjigje, por me këmbëngulje dhe insistim na ktheu. Ndërkohë kur kemi nënshkruar marrëveshjen me Pfizer ka qenë ora rreth 1 e 30 e natës, pashë kryeministrin tim që u përplas në kolltuk me sens çlirimi shyqyr që e bëra. Ndaj e dua dhe e vlerësoj. Janë momente shumë emocionale dhe te paharrueshme”, theksoi Ahmetaj.
Lulzim Basha pasditen e sotme zhvilloi një takim me një grup të rinjsh në Durrës, ku u kërkoi që të bëhen pjesë e ndryshimit në 25 prill për të larguar Edi Ramën nga pushteti.
Lideri i PD-së tha se mos prisni që të ketë ndryshim edhe për një mandat tjetër në drejtimin e PS-së, por të votojnë PD-në.
“Kush do të përfitojë më shumë nga ky ndryshim sesa vetë ju, të rinjtë.
Në planet tona, gjithçka që ka të bëjë me sfidat, dilemat zënë një vend kryesor për t’i adresuar, plotësisht të financueshme dhe koordinuara edhe me Europën, partnerët tanë, për arsimin dhe punësimin me paga të larta, në rastin tuaj me Durrësin e mrekullueshëm, që do ta vendosim në dispozicion jo thjesht të rimëkëmbjes nga tërmeti, por kthimin në një perlë të Mesdheut.
Vendimi në 25 prill nuk ka të bëjë me Edi Ramën apo Lulzim Bashën, por nëse do të arrini të keni paga dinjitoze, për të ushtruar talentin tuaj dhe shijuar jetën në vendin tuaj apo jo të merrni para borxh për t’u paketuar si sardele për të shkuar me kamionë në Angli” tha ai.