Aktualitet

Shqipëria shënon sot 12 vjetorin e anëtarësimit të saj në NATO

Shqipëria shënon sot 12 vjetorin e anëtarësimit të saj në NATO.

Pas përfundimit të ratifikimit të protokollit të anëtarësimit nga të gjitha vendet anëtare dhe depozitimit të instrumentit të aderimit në NATO në Departamentin Amerikan të Shtetit, Shqipëria u anëtarësua zyrtarisht në NATO më 1 prill 2009.

Shqipëria mori për herë të parë pjesë si anëtare me të drejta të plota e Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior në samitin që u mbajt në Strasbourg/Kehl më 4 prill 2009, ndërkohë që më 7 prill 2009, në selinë e Aleancës në Bruksel, u zhvillua ceremonia zyrtare e ngritjes së flamujve të Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO.

Shqipëria ka ofruar kontributin e saj në operacionet ndërkombëtare të paqes të drejtuara nga NATO, por edhe nga Bashkimi Evropian (BE) dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB).

Shqipëria është bërë pjesë e dhjetëra operacioneve dhe misioneve ndërkombëtare në Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Mali, Detin Egje, Letoni, Irak dhe Afganistan, ndërsa gjatë 12 viteve si pjesë e Aleancës, Ushtria e Shqipërisë është përfshirë në një proces transformimi dhe modernizimi, që nga personeli dhe deri te pajisjet dhe mjetet ushtarake.

Në periudhën 1992-1999, Shqipëria vazhdoi përpjekjet rreth procesit të aderimit, duke u përfshirë në iniciativa të ndryshme dhe nënshkrimin e disa dokumenteve që do t’i hapnin rrugën procesit të anëtarësimit të plotë./NOA.al

Shqipëria shënon sot 12 vjetorin e anëtarësimit të saj në NATO Read More »

Kryeministri Rama me fermerët: Kemi hedhur baza të forta për një transformim që vazhdon

Kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim me fermerët në Rrogozhinë tha se gjatë këtyre tetë viteve janë hedhur baza të forta në zhvillimin e bujqësisë për një ndryshim që vazhdon.

Rama sulmoi edhe planin e opozitës për bujqësinë, ku thotë se ata premtojnë euro në këmbim të zhvillimit ndërsa ne kemi ngritur struktura që vlerësojnë dhe mbështesin bujqësine sipas meritës, jo sipas tekave.

Sipas kreu të qeverisë gjatë këtyre 7 viteve ka ndryshuar raporti import-eksport, duke treguar rritje të ndjeshme të prodhimit bujqësor vendas.

Fjala e Ramës

Faleminderit dhe shumë respekt që keni lënë tokën për një moment dhe jeni mbledhur këtu për të patur këtë komunikim!

Nuk ka kënaqësi më të madhe për mua kur për shkak të detyrës kam fatin dhe mundësinë të takohem me njerëzit e punës, me njerëzit që punojnë, me njerëzit që nxjerrin bukën dhe nxjerrin të ardhurat e familjes së tyre me punë të ndershme, me punë këmbëngulëse e cila vërtetë lodh, vërtet streson, por në fund të bën të flesh i qetë dhe të çohesh të nesërmen me të njëjtën energji dhe me të njëjtin entuziazëm për të punuar.

Më erdhi shumë mirë që sot miqtë që janë këtu me mua dhe që më krijuan këtë mundësi kanë menduar të organizojnë këtë takim me ju posaçërisht, me njerëzit e tokës, me fermerët , me ata që nuk bëjnë lajm, me ata që i sheh shumë rrallë për të mos thënë fare nëpër ekranet e televizorëve, i sheh të neglizhuar nga klubet e natës, ku mblidhen nëpër kolltukë ata, që quhen analistë dhe dërdëllisin papushim, duke i dhënë mend të gjithëve pa i thënë njëherë punës së tyre mirëmëngjes.

Më vjen mirë që jam sot këtu midis jush dhe nëpërmjet jush mund të flas me dhjetëra mijëra të tjerë si ju sepse jeni ju baza e një transformimi të pamohueshëm në sektorin e bujqësisë për të cilin ka dy shifra, dy fakte që mbase kurrë nuk do të dalin në Tv dhe mbase kurrë shumëkush që e sheh fshatin përmes TV nuk do t’i dëgjojë, por dy shifra që flasin se ne jemi në drejtimin e duhur dhe se kemi vendosur bazat e forta të një transformimi që vazhdon.

E para, në këto 7 vite e pak që jemi në krye të detyrës, kemi dyfishuar sipërfaqen e tokës që punohet. Në Shqipëri, në vitin 2013 punohej afro 125 mijë hektarë tokë. Sot, jemi në 250 mijë dhe ka ende sipërfaqe për t’u mbuluar me punë, sepse ka ende sipërfaqe ku ne duhet të shtrijmë kanalet ujitëse dhe kulluese. Por, më e madhja është bërë.

Pjesa më e madhe e një llumi që kishte mbuluar pjesën e ujësjellës kanalizimeve në Shqipëri është tanimë lënë mbrapa.

Shifra e dytë është shifra e prodhimit.

Deri para 7 viteve e kusur, Shqipëria importonte 7 dhe eksportonte 1, pra 7 me 1 ishte raporti. Sot Shqipëria importon 3 dhe eksporton 1. dmth rënia e i importit të prodhimeve bujqësore lidhet drejtpërdrejtë me rritjen e prodhimit këtu në vend dhe me rritjen e pranisë në tregun vendas të produkteve tuaja, si dhe me rritjen e eksporteve.

Janë rritur eksportet dhe vazhdojnë të rriten. Ne e kemi çuar sot që flasim eksportet e bujqësisë nga afro 100 milionë në 400 milion dhe me planin e veprimit që kemi për 2021-2025 do t’i çojmë në 1 miliardë, që do të thotë më shumë fuqi prodhuese për Shqipërinë, më shumë sovranitet ushqimor për Shqipërinë dhe më shumë të ardhura për ju për familjet tuaja dhe për familjet e bekuara të gjitha atyre që jetojnë në fshat dhe punojnë tokën e tyre dhe me prodhimin e tyre mbajnë familjen, por mbajnë edhe gjithë familjen tonë të madhe shqiptare.

Ju e dini që shteti gjithmonë ka qenë në anën tuaj ka qenë pranë jush, qoftë me skemat kombëtare qoftë me mbështetjen nga fondet e BE. Kur ne kemi marrë detyrën Shqipëria ishte e fundit në Ballkan se në Europë nuk po e diskutoj, për thithjen e fondeve të Be për bujqësinë. Sepse fondet ishin atje dhe këta që duan të rikthen sot, as nuk arritën dot të bënin një projekt për t’i thithur ato fonde. Ndërkohë që sot Shqipëria është e para në Ballkan për thithjen e fondeve nga BE sepse kemi ndërtuar një Agjenci për zhvillimin Bujqësor dhe Rural që është një Agjenci europiane me një grua atje, një miken tonë që ka bërë një reformë të madhe dhe me një skuadër fantastike që punon ditë, natë pranë fermerëve, që i ndihmon për të bërë aplikimet, që i ndihmon për të bërë projektet dhe për t’i realizuar dhe që ja ka dalë t’i zbardhi faqen Shqipërisë në këtë program të BE për bujqësinë dhe zhvillimin rural.

E ndërkohë kur puna jonë vazhdon dhe ne duhet të çojmë përpara të gjithë punët e nisura, na kanë dalë përpara të gjithë këta xhagajdurët e së shkuarës, një shportë me karavidhe, të mbledhur të gjithë atje “raqeraqekiriko” siç ishte ajo loja e dikurshme që bënim me njëri-tjetrin, duke krijuar një tabor krushqish dhe duke e sorollatur Lulin nëpër Shqipëri për ta bërë dhëndër.

E ndërkohë në këtë sorollatje ajo që po bën Lulzim Basha dhe të gjithë ata që organizojnë ato dasmat pa nuse nëpër rrugët e Shqipërisë është e turpshme, është e papërgjegjshme, është një rremallë kriminale sepse ato janë vatra të infektimit, ndërkohë që ne kemi ngritur në të gjithë Shqipërinë qendra të vaksinimit.

Ndërkohë që ne jemi një nga dy vendet në të gjithë rajonin që kemi hyrë në vaksinimin masiv me një ritëm që shumë shpejt do të dalim në pjesën lartë të tabelës së vaksinimit në Europë do të jemi mes vendeve që vaksinojnë më shumë. Ndërkohë që ata nuk duan t’ia dinë as për njerëzit e tyre më besnikë, për njerëzit më të përkushtuar të kësaj partie që i mbledhin atje, i ngjeshin me njeri tjetrin, me ulërima, me dy gishta me flamuj siç kanë bërë për 30 vjet që ku kanë gjetur shesh dhe kanë bërë përshesh dhe me mendimin që të kur të mbarojmë zgjedhjet, kush ta hajë nga këta, le ta hajë./NOA.al

Kryeministri Rama me fermerët: Kemi hedhur baza të forta për një transformim që vazhdon Read More »

Vendimi i qeverisë/ Rritet vlefshmëria e pasaportave të skaduara deri në 30 prill

Një javë pas vendimit për kartat e identitetit, qeveria shqiptare me propozim të ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi ka vendosur sot zgjatjen e vlefshmërisë edhe për pasaportat që u ka përfunduar apo përfundon afati deri në 25 prill.

Vendimi është marrë për shkak të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.
Të gjithë personat që nuk kanë kartë identiteti dhe që pasaporta u ka skaduar, mund të votojnë, pasi vlefshmëria e kësaj të fundit është zgjatuar deri në 30 prill.
Kërkesa për zgjatjen e vlefshmërisë së kartave të identitetit dhe pasaportave u parashtrua fillimisht nga Partia Demokratike me qëllim pjesëmarrjen në votim të atyre që u kanë skaduar mjetet e identifikimit. Kjo kërkesë u mbështet edhe nga presidenti Ilir Meta, ndërsa mori “Ok” edhe nga kreu i qeverisë Edi Rama.

Vendimi i qeverisë/ Rritet vlefshmëria e pasaportave të skaduara deri në 30 prill Read More »

Ish-kryetari i KQZ: Zgjedhjet e 25 prillit mund të mos…

Ish-deputeti i PD, Arben Ristani, njeheresh ish drejtues i KQZ, “lëshoi bombën” në lidhje me zgjedhjet parlamentare te 25 prillit.

Ne studion e “Zgjedhje 2021” në “Vizion Plus”, Ristani deklaroi se zgjedhjet e prillit rrezikojnë të mos bëhen.

Këtë deklaratë ai e mbështeti në argumentin se jemi në limite të kohës dhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka akoma një vendim për modelin e fletës së votimit, me numra apo me emra.
“Asnjëherë politika nuk ka menduar për ta lehtësuar administrimin zgjedhor.m Historirikisht kodet janë bërë dhe ndryshuar në moment të fundit, duke vendosur administratën zgjedhore në një vrap. Kanë qenë në moment të fundit, pa kohë të mjaftueshme për t;u dalë problemeve përpara.

Zgjedhjet nuk të falin gabimet se nuk ke kohë t’I korrigjosh. Nëse nuk del t ymi i bardhë sonte, mund të ketë ty m të zi për zgjeehjet. Besoj shumë se janë të rre zikuara për t’u mbajtur në datën 25. Jemi në limite dhe jemi në rre zik për të mos u bërë zgjedhjet në 25 prill.”

Ish-kryetari i KQZ: Zgjedhjet e 25 prillit mund të mos… Read More »

‘Kur lumenjtë dalin nga shtrati, kur sëmundja kë rcënon jetën tonë. Kur përballemi me kohë më të vështira, Shqipërisë i duhet Edi Rama, ai nuk ndalet kurrë. Ai lu fton për ne dhe punon për Shqipërinë si askush tjetër’

Edhe pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 25 prillit.

Kryeministrit Edi Rama do t’ia kishte pasur zili edhe ish-diktatori Enver Hoxha, nëse do të ishte gjallë, pasi dy nga aktorët më të mëdhenj të kinematografisë sonë, kanë dalë hapur krah kryetarit të PS-së, për të siguruar një mandat të tretë dhe historik, në qeverisjen e vendit.

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të publikojë sot një spot, këtë herë duke përfshirë aktoren e mirënjohur, Tinka Kurti.

Në videon e publikuar në mediat sociale, aktorja thotë se në kohë të vështira Shqipërisë i duhet Edi Rama. Aktorja i thuri elozhe kryeministrit duke thënë se vetëm ai nuk ndalet kurrë, madje shtoi se “lufton dhe punon për ne”.

“Kur lumenjtë dalin nga shtrati, kur sëmundja kë rcënon jetën tonë. Kur përballemi me kohë më të vështira, Shqipërisë i duhet Edi Rama, ai nuk ndalet kurrë. Ai lu fton për ne dhe punon për Shqipërinë si askush tjetër”, -shprehet aktorja Tinka Kurti.

Më herët protagonist në fushatën e Partisë Socialiste u bë edhe aktori i njohur Robert Ndrenika. Shumë artistë të tjerë i janë bashkuar fushatës së PS-së, por jo nga pesha që mbajnë mbi supe emra si Ndrenika dhe Kurti./NOA.al

‘Kur lumenjtë dalin nga shtrati, kur sëmundja kë rcënon jetën tonë. Kur përballemi me kohë më të vështira, Shqipërisë i duhet Edi Rama, ai nuk ndalet kurrë. Ai lu fton për ne dhe punon për Shqipërinë si askush tjetër’ Read More »

Lulzim Basha i beson detyrën e vecantë Andi Hilës, cfarë do të bëjë ish-kapiteni i Kombëtares

Pas mbështetjes së hapur për Partinë Demokratike dhe kryetarin e saj Lulzim Basha futbollisti i kombëtares Andi Lila ka marrë sot detyrën e veçantë nga PD.

Partia Demokratike duket se e ka një ndër prioritetet e programit të saj sportin. Për këtë arsye kryedemokrati Lulzim Basha i ka besuar një detyrë të veçantë futbollistit të kombëtares Andi Lila.

Mësohet se Lila do të jetë koordinator kombëtar i Partisë Demokratike për sportet. Ndonëse u përfol si një nga kandidatët e mundshëm për deputet në Kavajë, Lila nuk u përfshi në listë, e me sa duket do të shërbejë në një detyrë tjetër të rëndësishme në PD./NOA.al

Lulzim Basha i beson detyrën e vecantë Andi Hilës, cfarë do të bëjë ish-kapiteni i Kombëtares Read More »

Një shkollë do të mbajë emrin e Bashkim Finos

Një shkollë në qytetin “Studenti” në Tiranë do të mbajë emrin e ish-kryeministrit dhe deputetit të ndjerë socialist Bashkim Fino.

Vendimi merret tri ditë pasi politikani i njohur i të majtës u nda nga jeta në moshën 58-vjeçare, pas një beteje të gjatë me Covid-19.

Lajmi është bërë me dije nga kreu i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i cili ishte sot bashkë me kandidatin për deputet Arben Pëllumbi për të inspektuar punimet.

“Shkolla e re ‘Bashkim Fino’. Bashkë me Arbenin, në shkollën e re që po ndërtojmë pranë Qytetit Studenti, e cila do të mbajë emrin e Bashkim Finos, kolegut dhe mikut të vyer që u nda nga jeta pak ditë më pare”, shkruan Veliaj në rrjetet sociale.

Bëhet fjalë për një godinë të re, 4-katëshe, e cila është projektuar për t’u shërbyer 900 nxënësve të Arsimit 9-vjeçar./NOA.al

Një shkollë do të mbajë emrin e Bashkim Finos Read More »

Rama: ‘Objektivit është i qartë brenda 2022, 24 orë ujë të pijshëm

Kryeministri Edi Rama deklaroi se brenda vitit 2022 qendrat urbane në Shqipëri do të kenë 24 orë ujë të pijshëm, ndërsa për Tiranën theksoi se çështja është më komplekse.

Nga Vau i Dejës ku inspektoi nga afër ujësjellësin e ri, që do të sigurojë ujë të pijshëm për këtë bashki, kreu i qeveris` theksoi se kjo është hera e fundit që kjo çështje përdoret si temë në fushata elektorale.

“Objektivit është i qartë. Ne jemi në gjendje sot të themi se në qendrat urbane të Shqipërisë të kemi brenda 2022, 24 orë ujë të pijshëm. Tirana brenda 2022-2023, pasi çështja është më komplekse. Është hera e fundit çështja e ujit, do që të jetë temë e fushatave. Do zgjidhet në herë e mirë kjo çështje. Është gjëja më e sigurt.”, tha Rama./NOA.al

Rama: ‘Objektivit është i qartë brenda 2022, 24 orë ujë të pijshëm Read More »