Aktualitet

Dhjetra qytetarë në protestë për qentë, mes tyre dhe VIP-a

Pjestarë të shoqërisë civile, qytetarë të thjeshtë, këngëtarë dhe personazhe të tjerë të njohur kanë prot estuar sot përpara bashkisë në Tiranë.

Prot esta është organizuar për t’i thënë stop vr asjes dhe rrëm bimit të qenëve nga ana e punonjësve të Bashkkisë. Sipas tyre, kjo është një veprim i shëmtuar dhe i pafalshëm për këdo që e bën apo urdhëron.

“Mbrojtja e kafshëve është e rëndësishme për një komb, pasi vetëm kështu shoqëria ecën përpara dhe arrihet një frymë pozitive”, janë shprehur ata. Në pr otestë kanë qenë të pranishme edhe personazhe të njohur të artit por edhe televizionit si Besa Kokëdhima, Dorina Mema dhe Roza Lati.

Dhjetra qytetarë në protestë për qentë, mes tyre dhe VIP-a Read More »

Analisti: ‘Kam paguar ry shfet në spitale’/ Rama: ‘Ti duhet të arr estohesh’

Kryeministri Edi Rama ka de batuar ashpër me analistin Arion Sulo në emisionin “Open” pasi u përmendën rys hfetet në spitale.

Sulo i tha se i ka ndodhur edhe atij që të paguajë në mënyrë që të marrë shërbimin dhe Rama it ha se duhet të arre stohet sepse është bashkëpunëtor në një krim.

Sulo: Unë kam paguar ry shfet në spitale.
Rama: Ti duhesh arre stuar. Është turp që e thua.
Sulo: Të vdi snin njerëzit?

Rama: Nuk ka shans të kesh paguar. Nuk ka shans të kesh paguar ryshfet.

Sulo: Po ti nuk ke si ta dish?
Rama: Jam i bindur 100%. 1000%. Nuk je i bindur.

Sulo: Do rr ezikoja jetën e personit…

Rama: Ti ju thua shqiptarëve që kjo është rruga e duhur. Kjo është turp. Ti paguan rys hfet e më kërkon llogari mua. Ti pasi e zgjidhe problemin e jetës, ta de noncoje. Nuk marrin lekë të gjithë mjekët. Ai që merr lekë në spital, është kri minel. Kush fut dorën tek xhepi i atij që është në hall, bën kr im. Dhe ti që e ndihmon je bashkëpunëtor në kr im.

Sulo: Pse është hera e parë që dëgjon se ka mjekë që bëjnë shërbimin në këmbim të parave

Rama: Jo nuk është hera e parë, por theksoj që duhet të shkoni të de nonconi.

Analisti: ‘Kam paguar ry shfet në spitale’/ Rama: ‘Ti duhet të arr estohesh’ Read More »

Basha: Ka një zgjidhje për ta çliruar ekonominë

Kandidati për kryeministër, Lulzim Basha konstaton se ekonomia shqiptare aktualisht po vuan një ndrydhje që e ka kapluar prej disa vitesh dhe po thellohet edhe më shumë.

Basha thotë se ka një zgjidhje për ta çliruar ekonominë dhe për këtë mjaftojnë dy vendime të cilat i quajti çelës të suksesit nëse më 25 prill fiton Partia Demokratike.

“Vetëm taksa e sheshtë 9% dhe ulja e sigurimeve shoqërore në 18% do të çlirojë një energji ekonomike që është ndrydhur sot”, tha z.Basha.

Ai shpjegoi të dyja këto risi duke theksuar se taksa e sheshtë, forcon ekonominë, lufton evazionin dhe ndihmon njerëzit.

Lidhur me taksën 9 për qind, Basha tha se taksa e sheshtë është e provuar se funksionon.

Basha solli në kujtesë qeverisjen e Sali Berishës kur më 2006 vendosi taksën e sheshtë 10 oër qind. Atëherë u arrit që për disa vite të kishte rritje ekonomike dhe të ardhurat arritën deri në suficit.

Kryedemokrati pohoi se ajo taksë bëri që të shtohen 1.8 miliardë euro të ardhura në tatime.
Shefi i opozitës tha se arsyeja përse taksa 9 për qind do të rrisë të ardhurat, është se do të formalizohet ekonomia.

“Taksa e sheshtë funksionon për shoqërinë, funksionon për shtresën e mesme, funksionon për pagat mesatare, funksionon për njerëzit me të ardhura më të ulëta, lufton evazionin”.

Basha pohoi se shumë biznese të mëdha punojnë me dy bilance, një për shtetin dhe një për vete, me qëllim që mos të paguajnë taksën 15 për qind.

Lidhur me sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, Basha tha se ato do të ulen në 18 për qind me qëllim që të formalizohen të punësuarit. Aktualisht sigurimet shoqërore dhe shëndetësore janë 27.9 për qind e pagës bruto ose e pagës minimale që ka shkuar 30 mijë lekë mujore.

Në intervistën në TV Klan që noa.al po monitoron, Basha foli edhe për karburantet. Ai tha se ato do të jenë 24 lekë më lirë për litër pas ardhjes në pushtet të Partisë Demokratike.

“Edhe ky do të jetë vetëm një nga masat që do të sjelli një efekt çlirues, pozitiv për ekonominë shqiptare”, tha z.Basha. /noa.al

Basha: Ka një zgjidhje për ta çliruar ekonominë Read More »

Basha: I gatshëm për d ebat publik me Ramën

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se është i gatshëm të dalë në një de bat publik me kryeministrin Edi Rama.

Pavarësisht se Rama e refuzoi de batin një javë më parë, në studion e “Opinion” këtë mbrëmje, Basha tha se është detyrim i kryeministrit ndaj qytetarëve që të dalë në de bat publik.

Pjesë nga diskutimi

Fevziu: Jeni apo nuk jeni i gatshëm që të dilni në një de bat publik me zotin Rama?

Basha: Ju e dini fare mirë që ka që në vitin 2006 që unë e ftoj Ramën në de bat publik. Kjo nuk është çështje mes meje dhe tij, është një detyrim para qytetarëve veçanërisht para zgjedhjeve, që ata që kërkojnë përgjegjësinë e qeverisjes të bëjnë de bat. Ai që ka 8 vjet që qeveris e ka për detyrë të tregojë çfarë ka bërë në 8 vite. S’ka bërë asgjë.

Fevziu: Përgjigja është që ju jeni i gatshëm të përballeni?

Basha: Tregoni tolerancë me mua siç tregoni me kundërshtarin tim.

Fevziu: Mos e tepro! Je shumë komod në raport me kundërshtarin.

Basha: E more përgjigjen në pyetjen e parë, më lejo të mbaroj përgjigjen. Jo vetëm që jam i gatshëm, por është detyrim i tij të vijë në debat e t’u thotë shqiptarëve përse kërkon një mandat të tretë. Është detyrimi im t’u them qytetarëve çfarë zotohem unë të bëj për ta.

Basha: I gatshëm për d ebat publik me Ramën Read More »

PD i përgjigjet kritikave të Ramës për fushatën elektorale: ‘Është koha që Shqipëria të fitojë dhe Rama të humbasë!’

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me deklaratën e kryeministrit Edi Rama sa i takon kritikave të këtij të fundit për fushatën elektorale të Lulzim Bashës.

Përmes një mesazhi në Twitter, PD-ja i përgjithet kreut të qeverisë se ai nuk ka fr ikë për koronavirusin, por nga shqiptarët që duan ndryshimin pas 8 vitesh.

REAGIM I PARTISË DEMOKRATIKE

Rama nuk ka frikë për koronavirusin. Ai ka fr ikë nga qytetarët shqiptarë që duan ndryshimin pas 8 vitesh dë shtime të tij. Është koha që Shqipëria të fitojë dhe Rama të hu mbasë!

DEKLARATA E RAMES

“Ne kemi ngritur në të gjithë Shqipërinë vatra vaksinimi. Jemi një nga vendet e rajonit që kemi ngritur vaksinimin masiv. Do të dalin në mes të vendeve lartë në Europë për vaksinimin. Ata s’duan që t’ja dinë as për njerëzit e tyre. Janë aty me gishta, me flamuj, me ul ërima. Ku kanë gjetur shesh bëjnë përshesh. Dy-tre javë do virusi që të zhvillohet dhe të kapi fytin. Unë uroj që asnjë prej tyre mos të përfundojë në spital e jo më të nd ërroj jetë. Por ashtu siç veprohet, është e qartë për çdo shqiptar që ka dy mend në kokë, mesazhi është që ata janë antishteti. Janë rrumpalla, paaftësia dhe dëmi që i rri në kokë këtij vendi. Nuk kanë bërë një punë të hajrit”, tha Rama./NOA.al

PD i përgjigjet kritikave të Ramës për fushatën elektorale: ‘Është koha që Shqipëria të fitojë dhe Rama të humbasë!’ Read More »

Miratohet fleta e votimit për zgjedhjet e 25 prillit (foto)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi sot formatin e fletës së votimit për zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit 2021.

Kjo që shikoni në foto do të jetë fleta në të cilën votuesit do të zgjedhin partinë dhe kandidatin përkatës të partisë që ata mbështesin.

Pra, në pjesën e sipërme është emri i partisë, dhe në kolonën poshtë renditja e kandidatëve për deputetë.

Sipas Kodit Zgjedhor, vota quhet e vlefshme vetëm nëse është për të njëjtën parti dhe kandidat të partisë përkatëse.

Një shembull konkret: Nëse një qytetar do të votojë Partinë Demokratike apo Partinë Socialiste, duhet që edhe kandidati të jetë nga e njëjta parti. /noa.al/

Miratohet fleta e votimit për zgjedhjet e 25 prillit (foto) Read More »

Përgjigjet Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka/ A do t’u hiqet Pasaporta Diplomatike futbollistëve të Kombëtares

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka sqaruar debatin lidhur me heqjen ose jo të pasaportave diplomatike për lojtarët e Kombëtares Shqiptare të Futbollit.

Pas kërkesës së Qeverisë, që i ka kërkuar FSHF-së, që lojtarët e Kombëtares të cilët ishin pajisur me pasaporta diplomatike, duhet ta dorëzojnë atë, ka reaguar vetë ministrja Xhaçka.

Kjo e fundit sqaron se ky status që djemtë e ekipit fituan në 2016 nuk do t’u hiqet, por bën me dije se pasaportat aktuale duhet të dorësohen pasi kanë skaduar.

Reagimi i plotë:

Shumë zhurmë për asgjë! Vlefshmëria e pasaportave diplomatike mbaron, siç mbaron vlefshmëria e çdo dokumenti identifikimi që përdoret në shtetin shqiptar, qofshin këto pasaporta apo karta identiteti.

Ajo që nuk ka mbaruar e nuk do të mbarojë kurrë është mirënjohja e çdo shqiptari dhe e shtetit shqiptar për ekipin e heronjve të kombëtares që u kualifikuan e luajtën me dinjitet në Europianin 2016, duke i bërë krenarë shqiptarët kudo që jetojnë.

Është kjo arsyeja, përse djemtë tanë, sipas rregullave duhet të dorëzojnë deri me datë 30 qershor pasaportat e marra asokohe, por ama asnjë prej tyre nuk do të humbasë statusin e fituar me aq të drejtë në 2016. /noa.al/

Përgjigjet Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka/ A do t’u hiqet Pasaporta Diplomatike futbollistëve të Kombëtares Read More »

Lajm i fundit/ Ndryshohet zyrtarisht emri i Urës Vajgurore, ja si do të quhet nga sot e tutje

Bashkia Ura Vajgurore ndryshon emër dhe bëhet bashkia Dimal.

Ky ndryshim i emrit u dekretua sot nga Presidenti, Ilir Meta.

“Ndryshimi i emërtimit të njësisë së qeverisjes vendore, “Bashkia Ura Vajgurore” në “Bashkia Dimal”, një emërtim i lashtë që i sjell identitet zonës, është një hap që vjen në përputhje me interesat ekonomikë e socialë, traditën, kulturën, lidhjet tradicionale dhe vlerat e tjera vendore, të kësaj bashkie”, thuhet në dekret.

Më tej citohet se ky ligj materializon vullnetin e popullsisë së zonës, pas një procesi të gjerë konsultimi me banorët e kësaj bashkie.

Vendimi për të ndryshuar emrin u mor pak muaj më parë. /noa.al/

Lajm i fundit/ Ndryshohet zyrtarisht emri i Urës Vajgurore, ja si do të quhet nga sot e tutje Read More »