Aktualitet

Çfarë do bëni nëse do humbisni?Rama e thotë përgjigjen një herë e mirë

Kryeministri Edi Rama ka treguar sot në emisionin ”Kjo Javë” se çfarë do të bënte ai nëse do humbiste zgjedhjet e 25 prillit.

Ndryshe nga Basha i cili nuk iu përgjigj pyetjes së Fevziut se “çfarë do të bënte nëse humbiste zgjedhjet”, Rama tha se nuk do bënte atë që ka bërë Berisha, duke qendruar sërish në PD, por do të largohej, sigurisht duke dhënë ndihmesë për PS.

Pyetje: Basha nuk ma dha përgjigjen, por ju çfarë do bëni nëse do humbisni?

Rama: Kjo është shumë pak, shumë e sigurtë që shqiptarët të refuzonin të më jepnin mandatit e tretë nuk do prisja që shqiptarët të korigjonin gabimin e tyre siç rri Saliu dhe nuk lë gurë pa luajtur dhe posaqi pa nxjerrë nga goja dhe për të rikthyer PD në pushtet përmes dhëndrit politik, Bashës. Kur nuk do të jem më në këtë detyrë, do t’i shërbej PS, por jo të bëj atë që s’më takon. S’do bëj kurrë atë që bën saliu sot. Luli sta jep atë prgj sepse ai do humbi.

Duke përmendur Presidentin Meta, Rama tha se shpreson që ai të japë dorëheqjen pas humbjes së opozitës më 25 prill, duke bërë dhe një thirrje për shqiptarët, që të votojnë PS, për të “çliruar” drejtësinë nga Meta.

Rama: Unë nuk besoj që Meta ka ndryshuar apo do të ndryshojë, nuk e mendoj këtë. Megjithatë shpresoj që Ilir Meta të iki të japë dorëheqjen kur të fitojmë ne, të bëjë ashtu siç ka deklaruar. Zgjedhjet e 25 prillit janë zgjedhje mes drejtësisë dhe Ilir Metës, kush do të votojë në 25 prill për ne do të japë një dorë, një kontribut të madh për të çliruar drejtësinë nga Ilir Meta. Unë nuk kam vënë asnjë bast me veten, por bëjmë anketime të rregullta që na tregojnë opinionin e publikut, dhe na tregojnë që jemi në vendin e duhur në momentin e duhur. Fitorja arrihet kur mbaron ndeshja, jo në fillim.

Çfarë do bëni nëse do humbisni?Rama e thotë përgjigjen një herë e mirë Read More »

Befason Kryemadhi nga Vlora: Ne s’kemi nevojë as për PD dhe as për PS

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ishte sot në Vlorë, në kuadër të takimeve elektorale për zgjedhjet e 25 prillit.

Duke folur për vijimësinë e kërtyre zgjedhjeve, Kryemadhi tregoi se për çfarë arsye, LSI ka bërë koalicion parazgjedhor me Partinë Demokratike.

“Sot unë dua të jap një mesazh, ne si LSI jemi parti politike që është e majtë, e kemi bërë një koalicon parazgjedhor me PD jo se kemi nevojë për PD, nuk kemi nevojë as për rilindasit e Ramës por ne e duam vendin tonë e duke e dashur ne marrim përgjegjësi shumë më të mëdha që kanë të bëjnë jo vetëm me ne por me të ardhmen e të fëmijës që do lindi pas dy muajve, të atyre fëmijëve që sot duan të ikin në kopshte por familjarët s’kanë t’i paguajnë e të ardhmen e qindra mijëra fëmijëve të tjerë që do lindin në të ardhmen”, u shpreh kryetarja e LSI.

Kryemadhi tha se Rama “e di shumë mirë që ai në Vlorë do humbi e di mirë që në gjithë Shqipërinë ka hu mbur, por do të krijojë alibitë e veta të menaxhojë ato 4 muaj për të mbyllur gjithë letrat e dokumentet”.

Befason Kryemadhi nga Vlora: Ne s’kemi nevojë as për PD dhe as për PS Read More »

Kryeministri Rama tregon për herë të parë se nga çfarë v uan

Kryeministri Edi Rama ka treguar se që i vogël vuan nga një alergji, ndërsa tha se do të ishte në rr ezik për jetën nëse do të infektohej me COVID.

Ai rrëfeu edhe një sekret, ku u shpreh se ministri i Jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe, me porosi të princit, i kishte sugjeruar që të bante vaksinën.

“Vaksina kineze ka një kredibilitet shumë të lartë. Turqia është një vend që të gjithë e respektojnë si një nga historitë më të admirueshme për suksesin në mjekësi, po vaksinon me atë vaksinë dhe ka goxha sukses.

U hap llafi nga doktor Saliu që vaksina kineze është vd ekjeprurëse, se Kina nuk e lejon te personat mbi 60 vjeç. Nuk e di ku gjendet në shpirtin njerëzor një zonë kaq e zezë që të përhapë këto llafe kur njerëzit janë në panik. Kinezët filluan nga krahu i punës dhe pjesën 60+ e lanë më pas. Nuk ka asnjë lloj arsye për të pasur merak sepse vaksinat që po bëhen janë të sigurta.

Do ta bëja patjetër vaksinën kineze nëse nuk do isha vaksinuar me Pfizer. Kur isha në EBA dhe u takova me ministrin e Jashtëm, më tha që të bëja vaksinën se është perfekt. Vaksina kineze është bërë në rrugë tradicionale.

Nga pikëpamja e tundimit për ta bërë, sepse unë kam një problem me anën alergjike, dhe në fillim më tregohej si një rrezik i madh nëse do merrja COVID-in. Nuk e kam thënë, por ne kemi patur probleme në shtëpi me prindërit e Lindës me Covidin dhe nëse do e kisha konceptuar detyrën time si privilegj, patjetër që do isha vaksinuar. Ashtu sikundër që Linda mund të ishte vaksinuar, por askush nuk e ka bërë pikërisht sepse ndryshe i bie të jem njësoj si të tjerët. Por nuk si të tjerët, ndaj po them ‘PO’, do ta kisha bërë me shumë qejf vaksinën kineze por u detyrova të pres momentin kur ta kishin shqiptarët dhe pastaj e bëra vetëm për të thënë që vaksina nuk ka problem. Siç e kanë bërë shumë kolegë në vende të tjera.”, tha Rama.

Kryeministri Rama tregon për herë të parë se nga çfarë v uan Read More »

Do të largoheshit nëse nuk do të fitonit zgjedhjet?Ja si përgjigjet Rama…

Kryeministri Edi Rama deklaroi se nëse shqiptarët do të refuzonin që t’i jepnin atij një mandat të tretë, nuk do të rrinte të priste që qytetarët të korrigjonin gabimin e tyre, duke lënë kështu të hapur dorëheqjen e tij.

Përballë gazetares Nisida Tufa në emisionin ‘Kjo javë’ në ‘News24’ Rama tha se në momentin që nuk do të jetë më në detyrën e kreut të PS-së, ai do t’i shërbejë kësaj partie.

Rama ia kam bërë këtë pyetje edhe z. Basha por nuk e kam marrë një përgjigje. Po ja u bëj edhe ju duke ju patur përballë. Do të largoheshit nëse nuk do të fitonit zgjedhjet?

Kjo është shumë pak, por shumë e sigurt që nëse shqiptarët do të refuzonin të më jepnin mua mandatin e tretë unë nuk do rrija të prisja që shqiptarët të korrigjonin gabimin e tyre siç rri Saliu që megjithëse i hu mbi zgjedhjet, megjithëse dha dorëheqjen vazhdon tërheq këmbën zvarrë sepse është i bindur që shqiptarët kanë bërë një gabim të madh që nuk i dhanë mandatin e tretë dhe nuk lë gur pa luajtur, shejtanllëk pa bërë dhe pocaqi për të marrë hak dhe për të kthyer Partinë Demokratike në pushtet përmes dhëndrit politik.

Gjëja që unë e kam thënë shumë qartë dhe e kam bindje është që në momentin që unë nuk jam më në këtë detyrë unë thjesht jam një person që natyrisht do t’i shërbej Partisë Socialiste por në asnjë mënyrë duke bërë atë që s’më takon.

Dhe ajo që s’më takon është të bëjë atë që bën Saliu.

Në asnjë mënyrë jo, kurrë! Ndërsa Luli nuk ta jep atë përgjigje sepse Luli do humbi dhe do vazhdojë të bëjë sikur ka fituar”.

Do të largoheshit nëse nuk do të fitonit zgjedhjet?Ja si përgjigjet Rama… Read More »

Hap dyert për pak ditë/ Ja sa aplikant janë deri tani për Spitalin e Ri Rajonal të Fierit

Kryeministri Edi Rama thotë se spitali i ri i Fierit do të hapet pas pak ditësh. Kreu i qeverisë shkruan në “Facebook” edhe shifrat e aplikantëve që dëshirojnë të punojnë në këtë spital.

Sipas tij deri tani janë 424 aplikantë që kanë shprehur interesin e tyre të punojnë në këtë spital të ri, që do të ketë një super ekip turko-shqiptar.

“424 APLIKANTË për Spitalin e Ri Rajonal të Fierit, që hap dyert për pak ditë, me një super ekip turko-shqiptar, një qendër jo vetëm shërbimesh ekselence shëndetësore, po edhe transferimi teknologjie e dijesh, e cila do të jetë edhe i pari shembull i Autonomisë Spitalore që do ta shtrijmë në krejt vendin gjatë Mandatit të Tretë #ShqipëriaeArdhmjaJonë #SkaKohëPërPushim”, shkruan Rama./NOA.al

Hap dyert për pak ditë/ Ja sa aplikant janë deri tani për Spitalin e Ri Rajonal të Fierit Read More »

Basha: ‘Bashkohuni me mua për të sjellë ndryshimin’

Kreu i PD, Lulzim Basha ka përcjellë sot një video-mesazh ku i kërkon shqiptarëve që më 25 Prill të bashkohen me të për të futur Shqipërinë në BE.

Kreu i demokratëve Basha thotë se u bë kohë pa një arritje të madhe për shqiptarët e Shqipërinë, dhe madje vendi është gati të hyjë në familjen europiane, teksa lideri i opozitës garanton se e di si arrihet kjo gjë.

Ai beson se së bashku anëtaësimi i Shqipërisë në BE mund të bëhet realitet.

” U bë shumë kohë pa një arritje të madhe për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ne kemi gati evndin në familjen europiane. Ashtu siç punova fort për ta bërë realitet anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe lëvizjen e lirë, është koha për të ecur të sigurt drejt anëtarësimit në BE. Unë e di si arrihet kjo, bashkë mund ta bëjmë realitet. Bashkohuni me mua!”, thotë Basha.

Basha: ‘Bashkohuni me mua për të sjellë ndryshimin’ Read More »

Basha: ‘Më 25 prill të largojmë atë që ju po shtëroi’

Kreu i PD, Lulzim Basha ndodhet tani në Kukës për të vijuar fushatën elektorale.
Basha i ka thënë qytetarëve të Kukësit se Rama i ka poshtëruar e diskriminuar për 8 vite, por i ka bërë gabim hesapet më kuksianët.

Basha ka premtuar se do e kthejë Kukësin në kryeqendrën e Verilindjes, dhe jo vetëm, do të hapë një inkubator të teknologjisë dhe informacionit në bashkëpunim me një universitet në Austri.

‘’Mirë se ju gjej, vëllezër dhe motra, kuksiane e kuksian finsik. Mirë se ju gjej në Kukësin e fisnikërisë, në Kukësin që do i prijë ndryshimit dhe fitores. Për 8 vjet, qeevria dhe kryeministri në ikje e kanë shkelur Kukësin em këmbë, duke e shka tërruar ekonomitë tuaja familjare, ju kanë nëpërkëmbur, tallur.I ka bërë hesapet gabim, ora po vjen. Dita e ndryshimit. Për 8 vjet kam qenë në mesin tuaj, në rrugët e këtij qyteti, në shtëpitë tuaja, në zhëgun e llambës e ngricën e dimrit, e kam ndjerë zemrën kuksiane, optimizmin.

Më 25 prill vu llkani i ndryshimit do të bëjë që kuksianët dhe bijtë e tyre do të jetojnë me dinjitet, këtu në Kukësin tuaj, në Kukësin tuaj. Ndryshim do të thotë mirëqenie, mirëqenie do të thotë pagadinjitoze. Që vjën nga një ekonomi që prodhon, hap vende pune. Shumë shpejt do të marrë fund di skriminimi. Ju jap fjalën një ndër inkubatorët e teknologjisë së informacionit në bashkëpunim me universitetin në Austri do të hapet këtu në Kukës.

Jo thjesht dhe vetëm me një qendër arsimimi dhe kualifikimi, investime amerikane, gjermane, austriake, do e kthejmë në atë që e ka bërë zoti, kryeqendër të Verilindjes. Ju falënderoj gna zemra, që kur nuk u dorëzuat. 8 vite dë shtime, 8 vite di skriminim, 8 vite po shtërim, 8 vite varfëri, mos i harroni, më 25 prill asnjë votë për atë që ju po shtëroi. Votat tuaja për Partinë Demokratike. Zoti e bekoftë Kukësin dhe kuksianët, fitore!’’, tha Basha./NOA.al

Basha: ‘Më 25 prill të largojmë atë që ju po shtëroi’ Read More »

Një palë corape leshi dhuratë për Bashën/ Gruaja e Havzi Nelës: ‘Kam një dhuratë të vogël, kujt me ia dhanë. Janë çorape, kanë tre vjet që i mbaj’

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ndodhet sot në Kukës ku ka zhvilluar takime me qytetarët kuksianë.

Gjatë vizitës Basha vendosi lule edhe në bustin e poetit të v rarë, Havzi Nelës. Gjatë këtij momenti, Basha ka marrë një dhuratë nga bashkëshortja e Havzi Nelës. Lavdie Nela i dha kryedemokratit e çorape leshi.

“Sa të fitosh ti jam e shëndoshë, pastaj të vd es bashkë me virusin. Ta largojmë Ramën, kr iminelin. Kryeministri jonë i ardhshëm”, thotë ajo.

“Amanetin e Havzi Nelës për një Shqipëri evropine do ta çojmë deri në fund”, shton kryedemokrati.

“Kam një dhuratë të vogël, kujt me ia dhanë. Janë çorape, kanë tre vjet që i mbaj”, thotë më tej bashkëshortja e poetit./NOA.al

Një palë corape leshi dhuratë për Bashën/ Gruaja e Havzi Nelës: ‘Kam një dhuratë të vogël, kujt me ia dhanë. Janë çorape, kanë tre vjet që i mbaj’ Read More »