Aktualitet

Yuri Kim: E gjithë bota duhet të mësojë nga harmonia fetare në Shqipëri

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka postuar një fotografi ku ndodhet së bashku me liderë të ndryshëm religjiozë, ku si urim për Pashkët ka evidentuar harmoninë fetare në vend, një standard që sipas saj duhet të ndjekë e gjithë bota.

“Çfarë kënaqësie të takosh aq shumë miq gjatë vizitës të komunitetit evangjelik këto Pashkë. Një nga gjërat që dashuroj dhe admiroj aq shumë për Shqipërinë është tradita e harmonisë (që nuk është vetëm tolerancë) midis grupeve religjioze”, thekson Kim.

Sipas saj, kjo është “diçka që bota duhet të mësojë nga Shqipëria. Aktet e juaja të respektit dhe mirësisë për grupet e ndryshme i jep secilit shpresë, që është mesazhi i vërtetë i kësaj kohe”.

Yuri Kim: E gjithë bota duhet të mësojë nga harmonia fetare në Shqipëri Read More »

Me apo pa fëmijë?/ Kush janë ciftet më të lumtura?Ja cfarë thotë studimi

Çiftet që i rezistojnë “presioneve” familjare dhe që vendosin të jetojnë pa fëmijë për një kohë të gjatë, po shtohen gjithnjë e më shumë.

Sipas një studimi të kohëve të fundit, këto çifte duket se janë më të lumtur se ata që nuk kanë vonuar të bëhen me fëmijë.

Studimi britanik, gjatë të cilit janë intervistuar pesë mijë persona, mbështet idenë se fëmijët nuk e bëjnë më shumë të lumtur një çift.

Ndërkaq shkencëtarët deklarojnë se koha e lirë për t’u argëtuar është shkaku kryesor i lumturisë së tyre!

Megjithatë, kjo nuk do të thotë që nuk mund të jesh i lumtur nëse ke fëmijë. Ndoshta i jep kohë vetes për të shijuar dhe ca më shumë rininë.

Me apo pa fëmijë?/ Kush janë ciftet më të lumtura?Ja cfarë thotë studimi Read More »

Kryeministri Rama sot në Fier:’Me Edi Ramën dhe Gramoz Ruçin e ke thjeshtë nuk ke qejf ta shohësh ndërro kanal dhe shih ‘Përputhen’

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka ndjekur paraditen e së dielës procesin e vaksinimit në Fier.

Në këtë qark, vijon prej tetë ditësh vaksinimi në qendrat shëndetësore të qyteteve e në fshatra.

Ndërsa shikonte nga afër procesin e vaksinimit, kryeministrit iu afrua një vajzë e vogël, me një shportë të mbushur me vezë për Pashkë.

“Sot është festa e Pashkëve, dhe do të jap një vezë pashke,” i thotë vajza kreut të qeverisë.

Megjithatë, Rama i mori të gjithë shportën, dhe vajza largohet disi e habitur.

Kryeministri ia dorëzon shportën më tej prej njerëzve të tij dhe vazhdon inspektimin e procesit të vaksinimit.

Kryeministri Edi Rama zhvilloi po ashtu një takim me përfaqësues të biznesit të vogël në Fier.

Ai deklaroi se biznesi i vogël në Shqipëri është motor i punësimit dhe vetëpunësimit, ndërsa theksoi se sot biznesi i vogël e ka taksën zero.

“Taksa e sheshtë është krijuar për të mbështetur ata që janë më të pasur. Një taksë që mbështet më të fortin dhe më i dobëti le ta gjejë rrugën vetën. Por njerëzit duhet të mbështeten që të rriten. Një fëmijë nuk mund të br aktiset rrugë, kështu është edhe një biznes i vogël.

Të nxjerrësh çdo muaj 9 % të fitimit tënd që të çosh Lulin të flejë në kryeministri, kjo është e pakonceptueshme. Sado inat ta kesh Gramoz Ruçin dhe Edi Ramën xhepi yt nxjerr fitimet e tua”.

Rama ironizoi sërish opozitën si dhe ata që e akuzojnë se mbeti në ekran.

“Ata mburren se na futen në NATO, në fakt jemi aleatë të SHBA-ve. Ata nuk kishin një ambulancë, po licë që hanin fara, mësues që viheshin në rrsht. Luli është peng i Ilirit dhe Monikës”, tha Rama. Edhe kur ishte në kolacion me LSI, Rama tha se është përpjekur për reforma, kurse kundërshtari për vende pune. “Ne propozonin një reformë, ata 10 vende pune” , tha kreu i qeverisë.

“Me Edi Ramën dhe Gramoz Ruçin e ke thjeshtë nuk ke qejf ta shohësh ndërro kanal dhe shih “Përputhen”, tha Rama.

Ndërsa u ndal tek pandemia, kryeministri theksoi se vaksinimi do të vazhdojë për të fituar be tejën dhe për të dalë nga tuneli i pandemisë, me qëllim që sezoni turistik të jetë sa më normal.
/NOA.al

Kryeministri Rama sot në Fier:’Me Edi Ramën dhe Gramoz Ruçin e ke thjeshtë nuk ke qejf ta shohësh ndërro kanal dhe shih ‘Përputhen’ Read More »

Ilir Meta fushatë në Vlorë, mbledh në kafe Bujar Leskajn e PD dhe ish-deputetin e LSI

Presidenti Ilir Meta është përfshirë totalisht në fushatën elektorale, ku këtë të diel në qytetin e Vlorës është takuar në kafe me kandidatin e PD-së në Vlorë, Bujar Leskaj, dhe ish-deputetin e LSI në këtë qark, Flamur Çelaj.
Ata janë fotografuar duke pirë një kafe në Lungomare. Presidenti Meta nuk është shoqëruar nga truprojat e tij, por ai është në prani të zëdhënësit të tij Tedi Blushi.

Ilir Meta fushatë në Vlorë, mbledh në kafe Bujar Leskajn e PD dhe ish-deputetin e LSI Read More »

‘Tallen me ne. Na bëjnë lolo, na përqeshin, na nxjerrin gjuhën duke menduar kush rri çan prapanicën me turmën e këtyre lapangjozëve një herë në katër vjet’

NGA Artan Fuga

Fletët e votimit duhej të kishin qenë gati qysh një muaj përpara, të shtypura, të stivosura, gati për startim. Nëse nuk kishin emrat e kandidatëve për deputetë, atëhere do të duhej të kishte qenë gati formati. Si edhe logot. Jo të dikutoheshin tani. Ky është sabotim i zgjedhjeve! Pra ai që quhej template do të duhej të kishte qenë gati qysh para dy muajsh! Këta të komisionit marrin rroga të majme nga taksat tona dhe rrinë e flenë gjumë. Duhej të kishte qenë gati formati ku pastaj të shkruheshin emrat e kandidatëve rehat rehat.

Bëjnë sikur do të zbulojnë Antarktikën e Veriut!

Si nuk kanë turp që tani në mes fushatësh debatohet për logot kur Komisioni do të duhej ta kishte zgjidhur me vakt e kohë këtë çështje!!!

Bëjnë pjesë të fushatës edhe çështjen më banale, më karagjoze, më burokratike, më idiote, atë të fletës së votimit, të formatit të saj.

Tallen me ne. Na bëjnë lolo, na përqeshin, na nxjerrin gjuhën duke menduar kush rri çan prapanicën me turmën e këtyre lapangjozëve një herë në katër vjet. Çfarë bezdie!!! Mund t’i anulonim fare por çfarë t’i bëjmë. Prandaj bëjmë sikur i organizojmë, por në fakt i dhjesim!

Kjo është të tallesh me popullin, të bësh lolo elektoratin nga Roskovec në Budapest, nga Jugu në Veri, nga Shkami i Kavajës te Bjeshkët e Namuna! Çfarë talljeje me ne!

E kanë bërë fletën e votimi si çarçaf, si faqe gazete, si dikur në vitet 60 ende fëmijë i vogël shihja si milingona më dukeshin fituesit e lotos në ca fletë të mëdha si letër amballazhi për të mbledh peshk në pazar.

Të gjesh emrin e kandidatit tënd do të duheshin dy orë, të moshuarit të skualifikuar, ata që votojnë duhet të qendrojnë si në radhën e qumështit dikur. Nëse nuk zgjidhet!

Këta nuk janë në gjendje një fletë votimi. Hajde komision, hajde. Duhet ndërhyrja e ambasadorëve për të bërë një radhitje emrash në një copë letër.

A thua ka ndonjë filozofi të madhe! Gjëja më e lehtë në botë. Zgjidhet për jo më shumë se pesë minuta.

Nuk dini moooooo? Pikaaaaaaaa mjekraveeeeee! Cdo dizajnues i thjeshtë ua jep zgjidhjen në vend.

Për jo më shumë se 5 minuta, e them me përgjegjësi!

Por, nuk është fleta jo, duan që njerëzit me çdo kusht të përtojnë të shkojnë në votime!

Por, nëse njerëzit nuk marrin një orë në 4 vjet për të votuar le të qajnë pastaj katër vjet nga një orë në ditë për gabimin më të madh në jetën e tyre, që e përsërisin marrëzisht çdo katër vjet!

Le të zgjohemi ne që na marrin për budallenj të ndershëm, për idiotë që nuk kuptojmë nga jeta, për kafshë pune që nuk kemi as sy, as veshë, as gojë!
/NOA.al

‘Tallen me ne. Na bëjnë lolo, na përqeshin, na nxjerrin gjuhën duke menduar kush rri çan prapanicën me turmën e këtyre lapangjozëve një herë në katër vjet’ Read More »

Rama publikon foto nga zyrat elektorale të PD-së: ‘Gjumi është ngjitës’

Kryeministri Edi Rama publikon shpesh gjëra me karakter humoristik për të su lmuar opozitën.

Kanalet e komunikimit “Instagram” apo “Facebook” ai i përdor jo vetëm për të treguar punën e tij dhe të qeverisë.

Rama ka kritikuar një foto ku shihet një qen që fle në një nga zyrat elektorale të PD-së.

“Gjumi është ngjitës”, shkruan Rama në postimin e tij duke ironizuar kreun e PD-së Lulzim Bashën.

Rama shpeshherë ka pretenduar se “luli fle gjumë” dhe prandaj nuk duhet bërë kryeministër.

/NOA.al

Rama publikon foto nga zyrat elektorale të PD-së: ‘Gjumi është ngjitës’ Read More »

Kryeministri Rama uron besimtarët me foton e veçantë: Gëzuar Pashkët nga Fieri!

Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të diel me një urim për besimtarët katolikë për Ditën e Pashkëve.

Kreu i qeverisë ka postuar në rrjetet sociale një foto të vezëve me ngjyra që janë simbol i Pashkëve, ku uron: “Gëzuar Pashkët nga Fieri”.
4 prilli 2021 është dita e Pashkës së Madhe. Sipas Besëlidhjes së Re, është kremtimi i ringjalljes së Krishtit tri ditë pas kryqëzimit të tij.

Vezët janë simbol i jetës, ndërsa ngjyra e kuqe simbolizon sakrificën e Jezu Krishtit. Gjatë meshës ku kremtohet ngjallja e Krishtit besimtarët i thyejnë vezët me njëri-tjetrin, si për të treguar fitoren e jetës mbi vdekjen.

Kryeministri Rama uron besimtarët me foton e veçantë: Gëzuar Pashkët nga Fieri! Read More »