Aktualitet

Basha: ‘Rama nuk durohet më,ka shkatërruar familjet shqiptare, ekonominë. Tani po troket për herë të tretë, mos ia hapni derën’

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka qenë në Cërrik, në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit.

Basha theksoi se me Ramën kryeministër, qytetarët nuk durojnë dot më. Ai iu drejtua qytetarëve, duke thënë se duhet të votojnë ndryshimin, që Cërriku dhe mbarë vendi të ndjejë ndryshimin e shumëpritur.

“Të dashur qytetarë. E di se këta janë vite të vështira për Cërrikun dhe Shqipërinë. Jemi takuar në momente dr amatike për familjet tuaja. Rama vendosi që të rrisë çmimin e energjisë, mbaj mend takimin me ju pasi rriti çmimin e naftës, pastaj vendosi TVSH për bizneset e vogla, hoqi familjet nga ndihma ekonomike, shpunësoi baballarë dhe nëna pa pyetur për ta dhe fëmijët e tyre.

Tetë vite dë shtim, varfëri, papunësi, tetë vjet premtime që nuk i ka mbajtur. Sot, një njeri në pozitën e tij duhet të kishte vetëm dy fjalë në gojë, t’i thoshte çdo gjyshi, çdo gjyshe, çdo babai, nëne e fëmije “Më fal”. Rama ka shkatërruar familjet shqiptare, ekonominë. Tani po troket për herë të tretë, mos ia hapni derën. Fjalët që dëgjohen më shumë janë dy: nuk durohet më. Ndryshimi ndihet kudo, nuk durohet më. Mezi presim 25 prillin, për të sjellë ndryshimin e Shqipërisë. Bashkë për ndryshim, Cërriku fiton, Elbasani fiton, Shqipëria fiton”, u shpreh Basha./NOA.al

Basha: ‘Rama nuk durohet më,ka shkatërruar familjet shqiptare, ekonominë. Tani po troket për herë të tretë, mos ia hapni derën’ Read More »

Rama: ‘Ne kemi sfiduar tërmetin dhe pandeminë e do përballojmë gjithçka’

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur në Dropull të Gjirokastrës, për fushatën elektorale, foli edhe për “grevën” e kontrollorëve, duke thënë se Meta e Berisha kryen s ulm të organizuar për të mbjellë kaos.

Rama thekson se u bllokua ardhja e vaksinave, duke shtuar se kanë gjetur kryeministrin e gabuar për të tilla sfida.

“Kaluam natë pa gjumë që vaksinat të mos ikin diku tjetër. Kemi bërë lu ftë që që të mbajmë vaksinat. Kanë ndaluar edhe të vd ekurit që të vijnë e të va rrosen këtu. Ata ndaluan edhe lëvizjen e parasë, sepse nga aeroporti vjen edhe paraja. Meta e Berisha, su lm të organizuar për të mbjellë ka os. Këta janë në gjendje të bëjnë gjithçka, një plan i ndërtuar me kohë, duke menduar se do kapeshim gafit, duke menduar se kontrollorët nuk zëvendësohen dot kollaj e duhen shumë kohë.

Zgjodhën këtë moment, që deri më 25 prill këtu të mos vaksinohet asnjeri. Këta njerëz nuk lanë dy gurë bashkë. Duket sikur Shqipëria e ka ma llkim në histori, që shfaqet një forcë që merr pe ng e bën sfida të tilla, mirëpo kanë gjetur kryeministrin e gabuar për të tilla manovra e sfidime. U bllokua ardhja e vaksinave”, tha Rama.

Edi Rama nënvizoi se më 2030, Shqipëria do të jetë kampione e turizmit në Ballkan, duke shtuar se qeveria socialiste ka trashëguar një shtet të bërë copash.

“Kjo kishë është një arsye për të ardhur këtu, sepse është thesar i yni kulturor. Si kjo kishë, ka shumë në Shqipëri. Ka shumë arsye për të vizituar qarkun e Gjirokastrës. Ka që thonë se akoma që akoma flitet për ujë në shekullin e 21 në mes të Europës. Këtë na lanë, një shtet që nuk furnizonte njerëzit e vet me energji elektrike dhe ujë.

Uji ishte pl agë e trashëguar më parë. Trashëguam një shtet të bërë copash. Vizioni ynë është që në 2030 të jemi kampionë të turizmit në Ballkan. Ne kemi një rrugë të tatëpjetë, jemi duke u ngjitur. Do ta çojmë Shqipërinë në atë majë që i takon, me forcat e kësaj gjenerate. Nuk bëhet Shqipëria duke rendur pas berihait. Kur vepron kështu, ka vetëm një fund, buzën e greminës ose greminën”, u shpreh Rama.

“Pagat janë akoma larg që qënurit paga të mira. Duhet që zinxhiri ekonomik të kalojë në nivel tjetër. Paga 2400 dollarë dhe thoshin ata dje jemi stresuar e nuk punojmë dot. Çfarë duhet të bëjnë mjekët e infermierët, të dalin përpara spitalit dhe të thonë se nuk e bëj më punën unë. I meritojnë, sepse kanë st res të madh.

Çfarë duhet të thonë po licët, që rrinë në mes të erës, shiut e nën diell. Çfarë duhet të thonë të gjithë, nëse nisemi nga shembulli atyre dje. Ata vepruan njësoj si pe ngmarrës, morën p eng kullën e kontrollit para stërvitjes ushtarake me SHBA. Kanë këmbëngulje me atë mënyrën “T’ua marrim frymën këtyre”, por ne kemi sfiduar të rmetin dhe pa ndeminë e do përballojmë gjithçka”, u shpreh Rama./NOA.al

Rama: ‘Ne kemi sfiduar tërmetin dhe pandeminë e do përballojmë gjithçka’ Read More »

Basha në Lushnjë: ‘Më 25 prill të gjithë bashkë për ndryshimin,votoni për fëmijët tuaj’

Kryetari I PD Lulzim Basha është pritur me entuziazëm nga qytetarët e Lushnjës ku ishte sot në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit.

Basha tha se më 25 prill të gjithë do votojnë për ndryshimin, duke theksuar se vota nuk është për të apo për Ramën, por për fëmijët.

“Më 25 prill të gjithë bashkë për ndryshimin. Votoni numrin 9, Partinë Demokratike. Një moment vendimtar për ju dhe familjet tuaja. më 25 prill nuk votoni për mua apo për atë por për fëmijët tuaj”, deklaroi Basha, teksa takoi pronarë biznesesh dhe qytetarë./NOA.al

Basha në Lushnjë: ‘Më 25 prill të gjithë bashkë për ndryshimin,votoni për fëmijët tuaj’ Read More »

‘Ilir plani yt me Saliun për bllokimin e vaksinimit e rikthimin e Rrunpallës në prag të zgjedhjeve dështoi’

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pak minuta pasi Presidenti i Republikës Ilir Meta i kërkoi KLSH-së auditimin e AlbControl, nisur nga situata e krijuar, protesta e kontrollorëve që çoi në bllokimin e fluturimeve dhe ndalimin e tre prej tyre.

Përmes një mesazhi në “Twitter”, Rama akuzon Metën dhe Berishën për plan për bllokimin e vaksinimit, teksa thotë se ky plan dështoi. Sa i përket auditimit, kreu i qeverisë i drejtohet Presidentit t’i vazhdojë Leshkon dhe Leskon në skutat e OFL.

“Ilir kam një lajm të keq për ty: Vaksinat vijnë sot dhe fluturimet rifillojnë normalisht nesër! Plani yt me Saliun për bllokimin e vaksinimit e rikthimin e Rrunpallës në prag të zgjedhjeve dështoi! Dokrrat me reflektime e auditime, vazhdoji me Leshkon dhe Leskon në skutat e OFL!”, shkruan

‘Ilir plani yt me Saliun për bllokimin e vaksinimit e rikthimin e Rrunpallës në prag të zgjedhjeve dështoi’ Read More »

Zv-ministri,kontrollorëve : ‘Unë mendoj të sillen si Nënë Tereza, siç ka edhe emrin vetë aeroporti. Nënë Tereza ishte shenjtore dhe thoshte se në kohët e vështira, duhet të durojmë me pak lekë’

De bati në studion e “Open” përpos toneve të larta ka pasur edhe ironi nga të ftuarit lidhur me situatën e rëndë që është krijuar nga greva dhe ndalimi i punës së kontrollorëve të AlbControll.

Zëvendës ministri i Financave, Besart Kadia iu është drejtuar kontrollorëve duke iu thënë se duhet të sillen siç emrin aeroporti, dhe të durojnë e të jetojnë me pak lekë, duke cituar këtu shenjtoren Nënë Tereza.

Referuar këtyre fjalëve, Kadia tha se edhe kontrollorët duhet të duronin të paktën deri në maj, me kaq para.

“Unë mendoj të sillen si Nënë Tereza, siç ka edhe emrin vetë aeroporti. Nënë Tereza ishte shenjtore dhe thoshte se në kohët e vështira, duhet të durojmë me pak lekë. Edhe kontrollorët duhet të duronin të paktën deri në maj, me kaq para”, tha Kadia.

Zv-ministri,kontrollorëve : ‘Unë mendoj të sillen si Nënë Tereza, siç ka edhe emrin vetë aeroporti. Nënë Tereza ishte shenjtore dhe thoshte se në kohët e vështira, duhet të durojmë me pak lekë’ Read More »

Ja kush janë kontrollorët që kanë ‘marrë p eng’ aeroportin ‘Nënë Tereza’ (emrat)

Fluturimet në aeroportin e Rinasit u pezulluan ditën e sotme, pasi kontrollorët bllokuan punën, duke shpallur paaftësi, me arsyetimin se për shkak të uljeve të pagës ata kanë pasur stres si pasojë e rënies së financave në familje.

Ndërkohë janë mësuar edhe emrat e kontrollorëve që “kanë marrë peng” aeroportin “Nënë Tereza”.

Emrat e kontrollorëve:

Sabin Sula, Shkëlqim Memushaj, Andi Gjergo, Ylli Leskaj, Emiljano Manjani, Erion Alibali, Ardian Zhapa, Andel Trebicka, Andi Ballanca, Ezmolda Canameri, Sokol Duraj, Jonito Bregasi, Elion Krisafi, Ols Hani, Gjergji Maksutaj, Dritan Isaku, Gazmend Nanaj, Gjergj Bozo, Voltan Vorpsi, Kujtim Malko, Ramadan Çelaj, Miranda Dedja,

Flora Ndreca, Ilir Zuna, Ervin Çelkupa, Elvion Rusmali, Nikolin Kujxhija, Alban Kallulli, Halim Lilaj, Ilirian Shegani, Muhin Mezini, Bledi Jani, Sokol Ruçi, Ilirian Nurka, Arben Harasani, Erion Pipero, Klest Dashi, Eno Hazizaj, Eldi Dervishi, Sokol Reveli, Gerti Grabova, Arben Agolli, Armando Fezga, Eni Mehja, Arnold Basha,

Ermir Bego, Pirro Lako, Endrit Hajredini, Taulant Qirjako, Genta Çoniku, Lindita Menkulasi, Entela Hasani, Altin Cenaliu, Gentian Hodo, Sokol Kosta, Dorjan Kolonja, Ols Petri, Edvin Bakiri, Genci Xhunga, Endri Baliko, Rei Katroshi, Maksim Et’Hemaj, Erti Gjonaj, Akil Shehi, Tomor Baku, Petro Xhavara, Edmond Metaj, Ejona Kotoni, Ejona Cuku, Erjon Bojaxhi, Andi Çela, Endi Ylli, Nelton Shabani, Blerta Butka, Devis Ziso, Elton Hazapi, Genc LlukaÇaj, Sokol Mara

Ja kush janë kontrollorët që kanë ‘marrë p eng’ aeroportin ‘Nënë Tereza’ (emrat) Read More »

Kryeministri Edi Rama flet për gjyqin me Becchetti: ‘Ai është i kërkuar nga drejtësia shqiptare dhe nuk ka për tu lejuar t’i fusë duart në xhepin e shqiptarëve’

Kryeministri Edi Rama ka folur sot për gjyqin me biznesmenin italian Francesco Becchetti, i cili i dha të drejtë për 110 mln euro dëmshpërblim. Rama tha se po shpërndajnë dhe trakte nëpër Tiranë se tani shqiptarët do paguajnë 110 mln.

Sipas tij, ata që gëzohen janë Ilir Meta dhe Sali Berisha, por asgjë nuk kanë për të marrë nga Shqipëria dhe shqiptarët.

“Dy njerëzit më të gëzuar për një gjyq, ishin po këta, Ilir Meta dhe Sali Berisha. Një gëzim i neveritshëm. Një përpjekje po kaq e neveritshme për të nxitur dhe motivuar ata të cilët janë ndjekësit e tyre me sytë dhe me veshët top por me mendjen tap nga dokrrat, broçkullat dhe helmi i tyre duke arritur të shpërndajnë dhe trakte nëpër tiranë se tani shqiptarët do paguajnë nga xhepi 110 mln. Ai marifetçiu bashkë me Ilir dhe Saliun do marrin atë që nuk thuhet, atë që nuk hahet. Asgjë tjetër nuk kanë për të marrë nga Shqipëria dhe shqiptarët. Ai është i kërkuar nga drejtësia shqiptare dhe nuk ka për tu lejuar t’i fusë duart në xhepin e shqiptarëve”, deklaroi Rama./K.B/NOA.al

Kryeministri Edi Rama flet për gjyqin me Becchetti: ‘Ai është i kërkuar nga drejtësia shqiptare dhe nuk ka për tu lejuar t’i fusë duart në xhepin e shqiptarëve’ Read More »

Pr otesta e punonjësve të Albcontrol/ Në Aeroportin e Rinasit zbarkojnë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe ato të Ushtrisë

Pas pezullimit të punës nga ana e punonjësve të Albcontrol, në Aeroportin e Rinasit kanë zbarkuar Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe ato të Ushtrisë.

Janë dy grupe të posaçme, të pozicionuara pranë zyrave operacionale të Albcontrol.

Duke qenë se objekti është i veçantë për sigurinë kombëtare, është parë e arsyeshme një lëvizje e tillë.

Hapësira ajrore e Shqipërisë në këtë momente është e pa kontrolluar për shkak të mungesës në punë të kontrollorëve.

Këta të fundit kanë aralajmëruar se bllokimi do të vijojë, deri sat ë plotësohen kërkesat e tyre, për rikthimin në punë të kolegëve të shkarkuar një ditë më parë dhe shfuqizimin e vendimeve të bordit; rikthimin e pagës së plotë sipas kontratës kolektive dhe transparencë financiare e plotë për vitin 2020, si edhe një anëtar sindikate të jetë anëtarë bordi. /noa.al/

Pr otesta e punonjësve të Albcontrol/ Në Aeroportin e Rinasit zbarkojnë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe ato të Ushtrisë Read More »