Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ në News24 ka treguar 3 detyrat që do të bëjë në qeveri për procesin e vaksinimit.
Basha ka konfirmuar se vaksinimi nuk do të ndalet pavarësisht detyrave apo atyre që kanë ndodhur më parë.
Ai thekson se transparenca totale, informimi i qytetarëve që të kuptojnë domosdoshmërinë e vaksinimit dhe çertifikimi i çdo vaksine në Shqipëri fillimisht nga BE, janë detyrat që do të realizojë Basha, sipas të cilit Rama ka dështuar tek të gjitha.
LULZIM BASHA: Derisa s’ka miratim, Europa nuk po e administron Sinovac. Çështja është fare e thjeshtë. Do të bëja transparencë totale, informim sa më të drejtpërdrejtë, që qytetarët të kuptojnë se është e domosdoshme, dhe që nuk i kam sjellë unë me çantë, as mi ka falur ndonjë, por i kam blerë me paratë tuaja. Rama ka dështuar t’i bëjë. Me mua administrimi do të jetë transparent, vaksinat të çertifikuara nga BE.
PYETJA: Do e pezulloni vaksinimin për transparencë?
LULZIM BASHA: Jo, jo. Mendoj se isha i qartë. Ky proces është i paragjykuar. Vetëm 3 nga ky televizion që kanë bërë vaksinën. Ky është shqetësues. Refuzojnë. Dhe ky ka lindur nga keqmenaxhimi. Hapësira për përmirësim është gjigande. Vaksinimi është keqmenaxhuar, dhe pasojat bien mbi qytetarët.
Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri Bledi Çuçi dhe ish-ministrja Mirela Kumbaro ka vijuar me turin e takimeve të tij elektorale ne qytetin e Gjirokastrës.
Qytetarë të shumtë dhe simpatizantë të PS-së e kanë pritur me këngë popullore kryeministrin Rama, të cilit i kushtojnë këto vargje:
“Mirë se erdhe Edi Rama, burri që bën historinë”.
Por Rama iu përgjigj me batuta: Jo moj jo, ik ik, mirupafshim rrofshi”.
Kreu i qeverisë ka zhvilluar vizita në bizneset tek pazari i Gjirokastrës, ku mori edhe një dhuratë të veçantë, logon e PS së gdhendur në gurë.
“Tani do lirojmë sezonin dhe do kesh punë se do vijnë njerëz. Më e keqja është duke ikur, më e mira po vjen përpara”, i tha Rama qytetarit i cili i bëri dhuratën.
“Këtë e gdhenda në gur. Historia shkruhet në gur gjithë kohës. Ja dhe babin tim e kam gdhendur në gur”, tha ai.
Rama i premtoi se dhuratën do ta vendoste në zyrë.
“Të rrosh dhe ta kujtosh babanë, shumë faleminderit. Këtë do e vë të zyra e PS atje”.
Rama iu ka premtuar bizneseve se situata do të ndryshojë me ardhjen e verës dhe se do të kenë një sezon të mbarë.
/NOA.al
Kryetari demokrat Lulzim Basha thotë se Edi Rama do të ikë më 25 prill dhe njofton se çfarë efektesh direkte do të ketë për qytetarët, ardhja e tij në pushtet.
Ai tha se për çdo ripunësim, do të jepen 200 mijë lekë të vjetra në muaj. Sakaq, 1000 euro cash do të jepen për çdo biznes të vogël.
Kurse njoftoi taksën e sheshtë 9% për bizneset mbi 14 milionë lekë të reja xhiro, sigurime shoqërore 18%, karburant 240 lek/litër më i lirë dhe energji më e lirë.
Ai tha se mjerimi ka arritur proporcione që janë të paimagjinueshme. Ekonomia familjare është në pikën më të ulët për një kohë shumë të gjatë. Këto janë shqetësimet reale të shqiptarëve, tha Basha.
Duke folur për mitingjet ai tha se “ata njerëz që dalin aty janë paralajmërimi që Edi Rama do të largohet masivisht më 25 prill ndërsa unë me marrjen e pushtetit me marrje ne përgjegjësive të kryeministrit garantoj as pandeminë as vaksinat nuk do t’i përdor për fushatë”.
Kurse shtoi: “Njerëzit e kanë kuptuar, nuk mund t’i bësh njerëzit për budallenj. Njerëzit e kanë kuptuar që këta, kemi ardhur në këtë pikë sepse ky kryeministër nuk e ka pasur për asnjë sekondë seriozisht luf tën kundër Covid-it.
Edhe kur katër muaj pas propozimit tonë e pranoi rimbursimin si koncept, faktikisht nuk ka dhënë para për të paguar faturat e kripura të cilat…
Cili është problemi? Në këtë mënyrë po fshihen kursimet e atyre që kanë pasur kursime ndërsa shumica e familjeve që po i kurojnë njerëzit e tyre në shtëpi po zhyten në borxhe. Dhe programi ynë për fat të keq, në këto kushte duhet t’i japë përgjigje dhe këtij problemi.
Në momentin që flasim, ka më shumë se dy javë që ekspertët tanë të financave, ekspertët tanë të shëndetit publik që bëjnë kalkulimet e vërteta, jo ato shifrat e rreme që jepen, me ndihmën edhe të ekspertëve të huaj që na kanë qëndruar pranë, me këshillë profesionale po shohim çfarë mund të bëjmë dhe çfarë do të bëjmë pas 25 prillit për të rimbursuar në mos plotësisht, të paktën pjesërisht dhjetëra, mijëra familje që janë zhytur në b orxh për të kuruar veten e tyre apo të dashurit e tyre.
Por ndërkohë ka dhjetëra, mijëra familje të tjera që janë zhytur në borxh dhe nuk dinë nga t’ia mbajë. Dhe atyre duhet t’ia them sot që më 25 Prill vota për ndryshim do të thotë votë për një qeveri që paratë i buxhetit nuk do ti çojë më, edhe në kohë pandemie, në një gr usht njerëzish, por do ti çojë te prioritetet kryesore që janë shëndeti, ekonomia, punësimi dhe dalja nga kriza 8 vjeçare, stanjacioni 8 vjeçar i kësaj qeverie që është edhe problemi kryesor i vendit. Që ne kemi një ekip ekspertësh të fushës sepse po të shikoni ata kanë munguar në krah të qeverisë dhe kanë qenë kryesisht në debat me qeverinë.
Fusha është epidemia, pandemia, pra, sëmundjet infektive, të cilët na kanë siguruar ekspertizë me lidhjet e tyre europiane, sikundër kemi siguruar përmes lidhjeve tona me institucionet europiane, katër ekspertë perëndimorë që po asistojnë programin tonë, ekipin tonë, në mënyrë që qeverisja e ardhshme të jetë në gjendje të përballë me shpejtësi, sfidën e sigurimit të vaksinave, të çertifikuara nga Bashkimi Europian, për të vaksinuar popullsinë”.
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në takimin që pati me banorët e Njësisë 2 ka thënë se kryeministri Edi Rama do të përfundojë në gropën që hapi për shqiptarët.
Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi theksoi se me 25 prill shqiptarët me votën e tyre jo vetëm që do ta shtypin si mizat Kryeministrin, por do ta zhdukin edhe si specie.
Kryemadhi: Mirëmbrëma të gjithëve dhe ju uroj suksese, jo për 25 prillin, sepse as nuk e diskutoj fitoren e 25 prillit për ekipin e mrekullueshëm të Tiranës dhe sidomos të Njësisë 1 dhe 2, por ju uroj suksese në punën tonë mbas 25 prillit, për ta çuar Shqipërinë drejt Europës dhe jo siç po e çon Edi Rama me sorrat e tij drejt gropës. Gr opa që Edi Rama hapi për shqiptarët, do të bjeri vetë brenda.
Sepse qytetarët e Tiranës dhe jo vetëm të Tiranës, por në të gjithë Shqipërinë, e kanë dhënë fjalën e tyre, që më 25 prill do të votojnë djemtë dhe vajzat e tyre, do të votojnë burrat dhe gratë që i dalin për zot këtij vendi, që i dalin për zot familjeve, që i dalin për zot Shqipërisë, që i dalin për zot flamurit kombëtar.
Të rinjtë dhe të rejat shqiptarë sot më shumë se kurrë, siç janë këtu në këtë takim, ku do t’iu bëja kërkesë që të ruajmë njëri tjetrin, jo se Covidi na zë ne, por për të ruajtur vëllezërit tanë policë, që të mos i detyrojnë të vijnë t’iu gj obisin ju dhe mos t’i detyrojnë vëllezërit tanë që të përballen me ju. Ne e dimë shumë mirë se çfarë mendon Edi Rama për qytetarët e Tiranës. Ne e dimë shumë mirë se çfarë mendon Edi Rama për shqiptarët. Dhe nuk na bëhet vonë fare se çfarë mendon ai. Sepse ne duam të bëjmë më të mirën për të rinjtë dhe për të rejat, t’i kthejmë djemtë dhe vajzat e shqiptarëve në Shqipëri, të jetojnë në Shqipëri, ta bëjmë Shqipërinë shtëpinë e shqiptarëve, ta bëjmë Shqipërinë shtëpinë tonë.
Rama ka ikur, por Rama do iki më 25 prill me votën tuaj, sepse ne dimë të tregojmë që jemi qytetarë e qytetare europianë. Por ne dimë të tregojmë edhe anën tjetër të monedhës, kur nëse Edi Rama kërkon të cenojë shqiptarët, djemtë dhe vajzat e tyre, ai jo vetëm që do të sht ypet si një mizë, por do të zhd uket si një specie dhe Shqipëria të mos shikojë më racë të tillë, që shet Shqipërinë dhe djemtë e saj.
Një prej kontrollorëve në kullën ajrore pranë kompanisë Albcontrol në Rinas tha se kanë nisur arrestimet e kolegëve të tij dhe se pret që të arrestohet edhe ai.
I ftuar në “Opinion”, ai tha se kishte 23 vite që punonte si kontrollor, ndërsa shton se janë kërcënuar me heqjen e gjysmës së kontrollorëve.
Andel Trebicka: Dua t’i them koleges time që do të arrestohet nga policia. Po arrestohen kolegët një e nga një. Kjo është në vazhdën e asaj që tha zonja Balluku, ‘grusht shteti’ që po na kërcënon Erdogani. Albcontrol ka të drejtë të mbyllë hapësirën ajrore. Dje janë pushuar 5 vetë nga puna. Na keni mbledhur dhe na keni thënë se do të pushojmë gjysmën nga puna. Mos hapni gojën. Kur keni parë se ne nuk tërhiqemi, na keni thënë përralla.
Zt. Baton Haxhiu tha përpara kush janë këta? Unë i them kush është ky?! Unë kam 23 vjet këtu. Kam pasur emergjenca. Në 23 vjet kam mbajtur bythën tate në ajër të sigurt dhe ti del e më thua kush je ti.
Haxhiu: E para, nuk merrem me nervozizmin tënd. Në diskutim publik nuk përdoret një fjalor i tillë. Fikja e dritave është shantazh. Grevën ta vazhdoni por të mos ndërprisni punën.
Ndreca: Ndodhemi përpara arrestimit!
Trebicka: E para nuk është grevë. 80% e kontrollorëve e kanë kaluar covidin aty në këmbë. Nuk ka marrë masë asnjë njeri.
Ndreca: Kam një fëmijë të vogël në shtëpi dhe kam të njëjtat rroba që prej mëngjesit të djeshëm dhe ndodhem përpara arrestimit.
Takimet elektorale kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i zhvilloi sot në Lushnje, ku provoi edhe byrekun në një nga lokalet më me emër në këtë zonë.
Gjatë bashkëbisedimit me punonjëset, kryedemokrati tha se këtë lokal e ka një ndalesë të përhershme.
Stafi i lokalit i serviri kreut të selisë blu byrek me kos deleje.
“Si jeni? Punë e mbarë! Mirë se ju gjej dhe ju lumshin duart”, u tha Basha.
Kryedemokrati u ul në një nga tavolinat e lokalit ku porositi byrekët dhe kosin për drekë.
“Njerëzit nuk e dinë që unë e kam këtë stacionin ku ndaloj gjithmonë. Edhe kur jam në Durrës e Kavajë e marr rrugën dhe vij këtu vetëm për byrekun tuaj. Ju lumshin duart edhe qoftë 25 prilli një ditë fitoreje për ju dhe familjet tuaja. Që tua kthej shpresën të gjithëve, familjeve tuaja dhe gjithë Shqipërisë. Fitore të përbashkët!”, tha kreu i opozitës gjatë bashkëbisedimit me punonjëset në lokal.
Presidenti i Republikës Ilir Meta deklaron se fuqia e çdo qytetari në demokraci është vetëm vota e tij. Në një postim në “Facebook” Meta shpërndan një analizë të publicistit Ndriçim Kulla, teksa shkruan se shqiptarët do e tregojnë veten, që janë popull shqiponjash më 25 prill duke dërrmuar kapjen e shtetit dhe rivendosur demokracinë.
“Një analizë brilante e publicistit të shquar, Ndriçim Kulla, që e fton të gjithë shoqërinë për një reflektim të thellë, për të kuptuar njëherë e përgjithmonë se: Fuqia e çdo qytetari në demokraci është vetëm vota e tij. Përndryshe, nëse e shet votën, nesër do të jesh një skllav i pushtetit. Por shqiptarët do e tregojnë veten, që janë popull shqiponjash më 25 prill duke dërrmuar kapjen e shtetit dhe rivendosur demokracinë.”, shkruan Presidenti Meta.
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Gjirokastra se është e patolerueshme që është humbur ngarkesa e djeshme e vaksinave për shkak të pr otestës së kontrollorëve të trafikut ajror.
Pas inspektimit të procesit të vaksinimit në të moshuarëve plus 65, Rama tha se nuk ka shans që forca destruktive të së shkuarës të rimarin peng të ardhmen dhe se po sfidojnë kryeministrin më të gabuar.
“Ajo që është e patolerueshme dhe e pajustifikueshme është se ne e kemi humbur ngarkesën e djeshme të vaksinave dhe kjo është realisht e dhimbshme në një kohë lufte ku çdo sekondë dhe çdo minutë vlen dhe ne nuk po lëmë sekondë pa shfrytëzuar. Një gjë është e sigurt, që nuk ka shans që forca destruktive, forca të verbra, forca të së shkuarës që duan me çdo kusht të rimarrin peng të ardhmen të na ndalin në këtë proces. I kanë bërë llogaritë gabim dhe kanë marrë përsipër të sfidojnë qeverinë dhe kryeministrin më të gabuar”, deklaroi Rama./NOA.al