Aktualitet

Hoxha: ‘Mos i mbyllni xhamitë për Ramazan, virusi shërohet dhe me lutje’

Kanë mbetur edhe gjashtë ditë nga nisja e muajit të Ramazanit.

Gjashtë ditë para e të nisë muaji i Ramazanit, Qeveria e Kosovës ka marrë vendimin për të rikthyer orët po licore nga 22:00-05:00. Gjithashtu është vendosur edhe për mbylljen e disa sektorëve siç është gastronomia e qendrat tregtare.

Në vendimin e Qeverisë “Kurti” nuk ka diçka specifike rreth organizimit dhe kryerjes së riteve fetare. Hoxha nga Mitrovica, Fatmir Latifi, shpreson se nuk do të mbyllen xhamitë pikërisht në kohën e Ramazanit, ndryshe, ai paralajmëron revoltë popullore nëse ndodh një gjë e tillë.

Latifi ka thënë se nuk ekziston asnjë arsye që xhamitë të mbyllen, sepse, ato janë të dezinfektuara .

Madje, ai paralajmëroi re volta nga ana e popullit, në rast se kjo ndodhë.

“Uroj të mos i mbyllin xhamitë tash që jemi në prag të Ramazanit dhe të na mundësohet falja e teravive. Nëse vitin e kaluar i kanë mbyll për shkak se jemi përballur me një virus të panjohur, sivjet nuk kanë asnjë arsye me i mbyllë. Nëse kjo gjë ndodhë, le ta dinë që do të çojnë deri të një rev olucion i popullit sepse është padrejtësi e madhe”.

“Virusi nuk shërohet veç me vaksina, por, edhe me lutje. Unë vet kam qëndruar i izoluar për dy javë para disa muajve pasi u preka nga virusi. Nuk kam dal as në xhami dhe jam shëru prej t’Madhit Zot. Ramazani nënkupton bashkim, vizitë xhamiave e për neve adihet që xhamiat i kemi të dezinfektuara, përdorim distancë. Deri tani vendimin e kemi që me na u leju falja e namazit në xhami, inshAllah nuk e ndryshojnë se do përballen me popull”, – tha Latifi.

Kujtojmë që muaji i Ramazanit nis me 13 prill dhe falja e namazit të parë të teravive nisë nga ora 21:00, kurse, teravia e fundit në ora 21:43, që është me datë 12 maj.

NOA.al

Hoxha: ‘Mos i mbyllni xhamitë për Ramazan, virusi shërohet dhe me lutje’ Read More »

Basha:Gjoba për Becchetin do paguhet duke sekuestruar pasuritë e politikanëve të korruptuar

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një takim me të rinj në Belsh ka folur për faturën që shteti shqiptar duhet t’i paguaj biznesmenit Beccheti, pas gjobës 110 mln euro.

Basha tha se kur PD të vijë në pushtet, kjo faturë do të paguhet duke u sekuestruar pasuritë e politikanëve të korruptuar.

“Ato 110 mln euro që do i paguhen Becchetitt, mjaftojnë dhe teprojnë për të paguar shqiptarët. Faturat si të Becchetit do t’i paguajmë duke sekuestruar pasuritë politikanëve të korruptuar”, u shpreh Basha. Ndër të tjera ai tha se ajo shumë e madhe eurosh mund të përdorej për rimbursimin e shqiptarëve të prekur nga covid, që harxhuan kursimet e tyre.

“Sot që flasim, qeveria ul numrin e të infektuarve me COVID, po ashtu dhe të atyre që ndahen nga jeta për shkak të Covid. Qëllimi është që përhapin një realitet të rremë. Shumica dërrmuese e qytetarëve përfundojnë në borxh, apo i shtrijnë dorën të afërmeve apo fëmijëve të tyre emigrantë. Në këtë momente që flasim po finalizojmë një plan që po hartohet në bashkëpunim me ekspertët tanë të financave dhe të Shëndetësisë, dhe do të bëjmë të mundur rimbursim të shpenzimeve për familjet shqiptare. Ata kanë shkrirë kursimet e jetës për të luftuar virusin dhe s’do ta ngrenë dot buxhetin. Ndaj do të ndalen lekët që shkojnë për oligarkët”, theksoi Basha.

Po ashtu ai u zotua para të rinjve se bekimet e këtij vendi, do të kthehen bekime për ta. “Dua të zotohem para jush, se bekimi që na ka dhënë zoti në këtë vend të mrekullueshëm, do të kthehet bekim për të gjithë ju. Pres që të dëgjojë nga ju shqetësimet tuaja, dhe jam këtu që t’ju garantojë se do të mbaj zotimet. Kjo është qershia mbi tortë për këtë pritjen që mu bë sot. Rinia po i prin ndryshimit në 25 prill”, tha ai./NOA.al

Basha:Gjoba për Becchetin do paguhet duke sekuestruar pasuritë e politikanëve të korruptuar Read More »

‘Shqipëria duhet patjetër të shkojë në pikën që nuk kthehet më mbrapsht, dhe që të shkojë në atë pikë, duhet mandati i tretë’

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video ku shpjegon disa nga arsyet pse duhet një mandat i tretë për PS.

Rama thotë se Shqipëria duhet patjetër të shkojë në pikën që nuk kthehet më mbrapsht, e për këtë nevojitetet një mandati i tretë.

Sipas kreut të qeverisë, mandati i tretë duhet të vijë për tre arsye, për të hequr përfundimisht COVID-19 nga jetët e shqiptarët, për të kthyer të gjithë të pastrehët nga tërmeti në banesa dhe për t’a bërë drejtësinë të pathyeshme.

“Shqipëria duhet patjetër të shkojë në pikën që nuk kthehet më mbrapsht, dhe që të shkojë në atë pikë, duhet mandati i tretë. Në mandatin e tretë janë shumë gjëra përmbyllen, duhet mandati i tretë, që përfundimisht të heqim nga jetët tona armikun e padukshëm, të kthejmë në shtëpi të gjitha familjet që u prekën nga tërmeti, që drejtësia të forcohet dhe të bëhet e pathyeshme”, tha Rama./NOA.al

‘Shqipëria duhet patjetër të shkojë në pikën që nuk kthehet më mbrapsht, dhe që të shkojë në atë pikë, duhet mandati i tretë’ Read More »

‘Edhe unë për Përmet jam’/ Rama xhiro me motor me hungarezët në Kolonjë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk e ka hu mbur shansin e kënaqësisë së një xhiro me motor në Përmet.

Rama ka takuar rastësisht një grup motoristësh nga Hungaria në Kolonjë dhe u kërkoi që t’i bënin një xhiro.

Një prej motoristëve e mori Ramën pas dhe ia bëri xhiron. Ndërkohë kryeministri zbulon se destinacioni i tij i radhës për fushatën elektorale. është qytetin i Përmetit.
BISEDA E RAMËS ME MOTORISTËT
EDI RAMA: Çkemi si jeni, nga jeni?

MOTORISTI: Nga Hungaria

RAMA: E pëlqeni Shqipërinë?

MOTORISTI: Po

EDI RAMA: E bukur ë?

QYTETARI: Nuk është hera e parë, kemi qenë Shkodër, Tirana, Durrës. Këtë natë në Përmet.

EDI RAMA: Unë po shkoj në Përmet po ashtu, po ju do shkoni më shpejt. Paçi udhëtim të mbarë. Shpresoj të më bënit një xhiro.

blob:https://www.facebook.com/65b1b50a-d362-4846-a890-326d1da25f5d

‘Edhe unë për Përmet jam’/ Rama xhiro me motor me hungarezët në Kolonjë Read More »

Përveç fitores, e ke përgatitur fjalimin e humbjes? Basha i përgjigjet gazetarit: ’25 prilli është fillim i ri, start i ri për të gjithë shqiptarët’

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha duket tepër optimist te rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit, sa që nuk e diskuton fare humbjen.

Ndryshe nga kryeministri Edi Rama, që tha se në rast humbje do të “hapë krahun”, Basha thotë se në 25 prill sheh vetëm fitoren.

Gazetari Lutfi Dervishi: Nëse i referohemi traditës amerikane, kandidatët për presidentë përgatisin dy fjalime, atë të fitores dhe të humbjes. Po ju?

Lulzim Basha: Për sa fjalime jeni të përgatitur? Përgjigja që unë marr për shqiptarët është për një fillim i ri. 25 prilli është fillim i ri, start i ri për të gjithë shqiptarët.

Gazetari: Si bindni ju që jeni ndryshim total dhe jo riciklim i pjesshëm

Basha: Unë nuk besoj te viti zero, njerëzit ndërtojnë mbi atë që gjejnë. Edi Rama zgjodhi mohimin total.

Përveç fitores, e ke përgatitur fjalimin e humbjes? Basha i përgjigjet gazetarit: ’25 prilli është fillim i ri, start i ri për të gjithë shqiptarët’ Read More »

Basha: ‘Do ti kthejmë normalitetin Shqipërisë’

Lideri i opozitës, Lulzim Basha, ka bërë një ecje në Njësinë 10, në Tiranë i cili ka vazhduar turin e takimeve me qytetarë dhe biznese në këtë zonë.

Basha ka patur biseda të shkurtra me qytetarë dhe bizneset, të cilat i shprehën shqetësimet sa i përket krizës ekonomik dhe nevojën urgjente për ndryshim.

Kreu i opozitës ka kërkuar nga qytetarët të votojnë numrin 9 më 25 prill që t’i japin jetë ndryshimit dhe programeve të Partisë Demokratike që do t’i kthejnë normalitetin Shqipërisë.

Qytetari: Na rrit pensionet. Të lutem na rrit pensionet.

Lulzim Basha: Padiskutim që po!

Qytetari: Unë kam punuar 27 vjet, marr 100 mijë lekë. Ku t’i çoj ato 100 mijë lekë?

Lulzim Basha: Drita, ujë, ilaçe nuk ngelet asgjë më.

Qytetari: Urojmë atëherë, me fitore.

Lulzim Basha: Të jeni të sigurt që do t’i ngremë. Ne kemi bërë një plan serioz që pensionet të rriten minimumi dyfishi i inflacionit ose 5% në qoftë se inflacioni është më i ulët. Me 25 prill do ta ndryshojmë bashkë.

Unë kam diku rreth 300 koshere blete, kam ndjekur programin e Partisë Demokratike për bujqësinë, për subvencionet. Aktualisht me Maqedoninë dhe Kosovën në rast se në Kosovë ti rrit bletë dhe s’ka tavan, çmimi është 15 euro për bletë. Në Maqedoni 18 bletë dhe sipër s’ka tavan është 10 euro për një koshere. Në Shqipëri është 50 bletë dhe ka tavan. Problem tjetër që ne kemi është unë kam mbaruar një investim goxha të madh në Tropojë në pemëtari dhe kam mbjell 10 mijë fidanë arrë, gështenjë dhe lajthi. Duke qenë se ne nuk kemi certifikate toke nuk kam arritur të përfitoj asnjë subvencion.

Lulzim Basha: Realisht unë nuk i përkas asnjë partie, në këto zgjedhje jam angazhuar më shumë se kurrë. Largimi i Ramës është detyrë patriotike, dua që ky vend të bëhet ndryshe. Është detyrë patriotike siç e the, është detyrë ndaj familjeve tuaj, ndaj fëmijëve tuaj dhe ne ashtu siç e the ti, në qoftë se nuk mbajmë zotimet qe thamë para jush, nuk vijmë më të kërkojmë votë. Por ne jemi të bindur sepse plani ynë është plan realist, i bazuar në praktikat më të mira të rajonit që jemi të bindur, me një qeveri që e ka mendje të punojë për njerëzit, nuk ka pse mos ti zbatojë edhe Shqipëria. S’ka qenë asnjëherë bletaria, tani e kemi zë të veçantë për të mbështetur fuqishëm për prodhimin e brendshëm edhe për eksport. E para duke vendosur një shumë të mjaftueshme ne buxhet për subvencionet në buxhet, si fillim 100 milionë euro. Të jeni të bindur që kur të shoh Bashkimi Europian që vetë qeveria e vendit jep 100 milionë euro taksave të shqiptarëve për bujqësinë, të paktën do të japë të njëjtën ndihmë dhe ata. Së dyti duke këputur këtë rreth vicioz, fermerit shqiptar nuk do ti kërkohet Nipt, por me numrin personal të identifikimit do të jetë në gjendje të bëjë të gjitha transaksionet, të cilat do t’i bëjmë elektronike që të mos ketë kontakt me nëpunësin, sepse aty është hapësira për korrupsion dhe sa kohë kohë që qeveria është përgjegjëse për mungesën e certifikatës së pronësisë. Subvencioni do shkojë direkt si mbështetje direkte për fermerin në bazë të prodhimit.

Zotëria: Shpresojmë që Partia Demokratike të fitojë zgjedhjet. Nuk i përkas asnjë partie politike, nuk kam teserë partie në xhep. Por Rama duhet të largohet.

Kishte edhe nga ata mbështetës që e kanё quajtur Bashën si njeri europian qё i duhet drejtimit të vendit.

Qytetari: Suksese dhe fitore!

Lulzim Basha: Faleminderit! Fitore të përbashkët.

Qytetari: Njeri europian, t’i shkatërrojmë këtë rrallë.

Lulzim Basha: Faleminderit, do të ndreqim vendin, ta sjellim atë ndryshim që duan të gjithë shqiptarët, mezi po e pret Shqipëria ndryshimin

Qytetari: Sidomos kur ka një njeri si ty europian, kur ka një njeri si juve europian, duhet pa tjetër…

Lulzim Basha: Europianët do ta bëjnë edhe Shqipërinë!/noa.al/

Basha: ‘Do ti kthejmë normalitetin Shqipërisë’ Read More »

Vjosa Osmani merr zyrtarisht detyrën e presidentes së Republikës së Kosovës

Vjosa Osmani ka marr sot zyrtarisht detyrën e presidentes së Republikës së Kosovës. Këtë detyrë asaj ia ka dorëzuar kryeparlamentari Glauk Konjufca, i cili për pak ditë qe ushtrues detyre i presidentit.

Paraprakisht, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka parakaluar pranë gardës së FSK-së së bashku me kryeparlamentarin Glauk Konjfuca.

Në ceremoni janë duke marrë pjesë ambasadorë të disa vendeve, kryeministri Albin Kurti dhe anëtarë të kabinetit qeveritar.

Osmani u zgjodh nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, presidente e vendit të dielën, me 71 vota. Pas marrjes së detyrës, Osmani do të vazhdojë gjatë ditës me një sërë aktivitetesh./NOA.al

Vjosa Osmani merr zyrtarisht detyrën e presidentes së Republikës së Kosovës Read More »

Rama: Apeli im për të gjithë, pavarësisht bindjeve politike, shëndeti është për të gjitha dhe të sillemi si një komb serioz, si një bashkim njerëzish që nuk bëhemi qesharak

Kryeministri Edi Rama, në një komunikim me qytetarët në Bilisht të Korçës, i bëri apel opozitës, por jo vetëm, që të ruajnë distancimin social dhe të mos e përshkallëzojnë më tepër situatën e pandemisë në vend.

Rama tha se popujt seriozë në situata të vështira bëhen bashkë, e këtë gjë, ai kërkoi edhe nga opozita.

“Me keqardhjen që edhe këtu u desh të bëhej një organizim shumë i kujdesshëm duke lënë jashtë shumë më tepër se sa jemi këtu, por kjo është etika jonë, qasja jonë ndaj një problemi që është problemi i problemeve që duhet me e zgjidhur me patjetër.

Duam të sigurojmë shëndetin e qytetarëve, pavarësisht përkatësive të tyre, çdo jetë, e çdo shqiptar dhe shqiptare është një vlerë e çmuar e këtij vendi dhe kësaj bashkësie e ne nuk mundet ta vëmë në rre zik për disa shfaqje të pakuptimta në mesin e një lu fte. Një lu fte që ka karakterizuar këtë mandat të dytë. Ne kemi bërë një mandat qeverisës dhe se kemi pasur në kuptimin normal, jo për zgjedhjen tonë, as nga dëshira jonë kemi hyrë në një lu ftë, në një lu ftë me dy fronte. Me dy fatke qësi të mëdha.

Një tërmet katastrofik që brenda pak sekondash la pa çati mijëra familje, la pa shkollë mijëra nxënës, la pa qendër shëndetësore mijëra të moshuar. Një virus i cili gjunjëzoi mbarë botën, mbylli brenda shtetet më të fuqishme të planetit. Jemi sot, në një moment të kësaj lu fte kur kemi filluar një ofensivë për ta nxjerrë jashtë nga jetët tona dhe vendi ynë ar mikun e padukshëm, për të garantuar vaksinën anti-COVID. Nuk ishte e lehtë, mbetet ende e vështirë për vendet e tjera në rajon.

Jemi një nga 2 vendet në rajonin tonë që ka nisur vaksinimin masiv dhe po grantojmë mbrojtjen e të gjithëve pa dallim. Vaksinimi masiv duhet garantuar nga disatncimi i përgjegjshëm. Nuk duhet të vaksinohemi masivisht dhe të krijojmë vatra infektimi për vota. Siç ka treguar eksperiencave e hidhur e Kosovës, malit të Zi, sjellin mbrapa halle të mëdha. Shihni numrin e infektimeve në Kosovë, shihni numrin e infektimeve dhe viktimave në Malin e Zi, ku para zgjedhjeve ishte rozë. Nuk e bëkemi dot ne një fushatë elektorale dinjitoze si njerëz të përgjegjshëm, si njerëz që në rrallë të parë jemi njerëz e më pas socialistë. Si mund të bëhemi lolo duke sfiduar një ar mik të padukshëm që s’do t’ia dijë fare për trimëri, sepse kudo që gjen shesh, bën përshesh.

Siç është e rëndë që kemi një opozitë, e cila sapo ndodh diçka, bëhet me të keqen, kundër zgjidhjes, jo kundër nesh. Ndodhi një përmbytje bëhen me përmbytjen, ndodh një tërmet, bëhen me tërmetin. Ata tregojnë gënjeshtra për vaksinat. Vaksinat nuk janë ilaçe çudibërëse për sëmundje të tjera, të mbron nga armiku i padukshëm. Fakti që ka bërë vaksinën nuk është se e ka nga ajo. Vetëm këta, që duan me patjetër të fusin mërzi, të ngjallin panik për politikë, për një politikë mizerabël në funksion të një qëllimi mizerabël në raport me shëndetin e njerëzve që është pushteti me çdo kusht. Kundërshtarët nuk i zgjedh, janë aty.

Apeli im për të gjithë, pavarësisht bindjeve politike, shëndeti është për të gjitha dhe të sillemi si një komb serioz, si një bashkim njerëzish që nuk bëhemi qesharak. Të jemi të bashkuar në këtë drejtim, kur ka fatkeqësi të tilla popujt seriozë bashkohen. Ne duhet të jemi të bashkuar, sepse duhet ta fitojmë këtë luftë, siç po e fitojmë çdo ditë për pasojat e tërmetit.

Ne jemi shumë të qartë se ku duam të shkojmë dhe e dimë shumë mirë se si shkohet aty për ta bërë Shqipërinë shtëpinë tonë. Ça ishte Korça përpara disa vitesh, një vend nga ku të gjithë donin të iknin, sot është një destinacion. Një destinacion që çdo ditë transformohet sepse tanimë shpirti i transformimit, i investimit i ka përfshirë të gjithë. në çdo rrugicë të Korçës hapen bujtina të vogla, krijohen vende pune, hapen dyer për të pritur turistë. Natyrisht për të fituar përmes punës së ndershme”, u shpreh kryeministri./NOA.al

Rama: Apeli im për të gjithë, pavarësisht bindjeve politike, shëndeti është për të gjitha dhe të sillemi si një komb serioz, si një bashkim njerëzish që nuk bëhemi qesharak Read More »